Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dëshmia e ish-shefit të CEZ, Jozef Hejsek për Metën dhe Ismailajn
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dëshmia e ish-shefit të CEZ, Jozef Hejsek për Metën dhe Ismailajn
AktualitetKryesore

Dëshmia e ish-shefit të CEZ, Jozef Hejsek për Metën dhe Ismailajn

Published: February 22, 2023
Shpërndaje

Në dëshminë e dhënë për Clifford Chance, Jozef Hejsek zbulon se kontrata 4.5 milionë euroshe me Kastriot Ismailajn u firmos pasi biznesmeni u rekomandua si “aleati i ngushtë” i Metës dhe i Berishës nga ish-ambasadori në Pragë, Qazim Tepshi.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta akuzohet se rekomandoi Kastriot Ismailajn si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ Shpërndarje;

Sipas Jozef Hejsek, ish-shefit ekzekutiv të CEZ Shpërndarje, Ismailaj u trajtua si “kandidati” i qeverisë shqiptare për mbledhjen e borxheve të vjetra, pasi u prezantua si aleati i ngushtë i ministrit të punëve të jashtme, Meta dhe i ish-kryeministrit Berisha nga ambasadori shqiptar i asaj kohe në Pragë, Qazim Tepshi.

- Publicitet -

Dëshmia e Jozef Hejsek, është dhënë më 26 tetor 2014 në Pragë për llogari të avokatëve të studios ligjore të OSHEE-së, Clifford Chance.

Për të njëjtën marrëveshje, pronari i DIA-s, Kastriot Ismailaj u arrestua për pastrim parash dhe mashtrim, duke orkestruar një skemë mashtruese të mbledhjes së borxheve të CEZ në bashkëpunim me Hejsek.

I lënë jashtë hetimit të prokurorisë shqiptare, Hejsek ka pranuar të zbardhë prapaskenat e nënshkrimit të kontratës mes DIA dhe CEZ Shpërndarje, që duket se kishte për qëllim të influenconte në mënyrë të paligjshme politikanët shqiptarë dhe Entin Rregullator të Energjisë Elektrike, ERE.

Paralelisht me dëshminë e Hejsek, Clifford Chance paraqiti në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë një raport, ku thotë se “përfitues të parave që DIA mori nga CEZ Shpërndarje ishin politikanë të rëndësishëm shqiptarë, përfshirë një ish-kryeministër i proceduar për korrupsion”.

Meta e përjashtoi implikimin e tij në këtë çështje, dhe u mbrojt me argumentin se zyra ligjore e OSHEE-së, Clifford Chance është përzgjedhur në kohën kur qeveria drejtohej nga kryeministri Berisha dhe se në raportin e saj nuk përmendej emri.

Ismailaj, “i besuari” i Metës 

Në dëshminë e tij për Clifford Chance, Hejsek thotë se borxhi i trashëguar i OSSH-së prej 230 milionë eurosh dhe rreth 200 milionë të tjera në interesa ishte një shtyllë e rëndësishme e vendimit të gjigantit çek, CEZ për të investuar në Shqipëri.

Ai pohoi se shitja e paketës së borxhit tek një agjent i jashtëm u pa si alternativë, pasi pala shqiptare insistoi në mundësinë e një kompanie të jashtme, të kontraktuar nga CEZ.

Hejsek shpjegoi më tej se çështja e borxhit u diskutua me përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, METE, ndërsa qeveria shqiptare mori përsipër të rekomandonte dikë me njohuri rreth botës së biznesit.

Pas këtyre bisedimeve, ambasadori i Shqipërisë në Pragë, zoti Qazim Tepshi luajti rolin e këshilltarit të qeverisë shqiptare në marrëveshjet me drejtuesit e CEZ.

“Ai e mori këtë rol pas bisedimeve me eprorin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme (Zotin Ilir Meta),” dëshmon Hejsek.

“Ai rekomandoi zotin Kastriot Ismailaj për mbledhjen e borxhit dhe e prezantoi atë si aleatin e ngushtë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe të kryeministrit Berisha,” shton ai.

Në dëshminë e tij, Hejsek thotë se emri i Ismailajt i është rekomanduar CEZ Shpërndarje në vjeshtën e vitit 2009. Ata janë takuar më pas në Tiranë, në praninë e ambasadorit Tepshi, që sipas Hejsek e prezantoi Ismailajn si “një person me lidhje të forta” dhe “njeri i besuar” i ministrit të Jashtëm, Meta.

“Zoti Ismailaj e prezantoi veten si një specialist në mbledhjen e borxheve dhe njohës i politikës dhe biznesit shqiptar. Bashkë me zotin Ismailaj, unë takova gjithashtu edhe zotin Nepravishta, ish-kryetarin e Bordit të Komisionerëve në ERE dhe këshilltarin e tij…,” thotë Hejsek.

Raporti i DIA, një gënjeshtër e madhe

Pasi mori dritën jeshile nga Hejsek, Kastriot Ismailaj ra dakord të paraqiste një projekt për identifikimin e borxhit nga kompania e tij DIA. Hejsek dëshmon se ky raport u prezantua në qershor të vitit 2010 nga Ismailaj, në Tiranë dhe në Pragë.

Sipas zyrës ligjore të OSHEE, kompania e Ismailajt është paguar me 1.48 milionë euro nga CEZ Shpërndarje për këtë raport të pavlerë për identifikimin e borxhit të kompanisë.

Jozef Hejsek kujton në dëshminë e tij se raporti i prezantuar nga Kastriot Ismailaj ishte një “gënjeshtër e madhe”.

Përpara një audience të përbërë nga menaxherët e CEZ Shpërndarje, anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës dhe të Bordit të CEZ, Ismailaj e prezantoi veten si një biznesmen me lidhje të forta dhe paraqiti në Power Point projektin e tij për mbledhjen e borxhit të vjetër.

“Gënjeu për çdo fakt: për infrastrukturën e mbledhjes së borxhit dhe eksperiencën që ata kishin, për kapacitetin e tyre dhe faktin se kishin zyra kudo nëpër Shqipëri,” kujton Hejsek.

Sipas Clifford Chance, pagesa prej 1.48 milionë eurosh besohet se u përfitua nga DIA për të influencuar një vendim të ERE për uljen e çmimit me të cilin KESH ia shiste energjinë elektrike CEZ Shpërndarje. Ky vendim u mor nga ERE në dhjetor të vitit 2010, pasi DIA ishte paguar 1.48 milionë euro nga CEZ shpërndarje, në tre pagesa prej 485,000 euro për raportin fals të identifikimit të debitorëve.

Vendimi i marrë nga ERE në dhjetor të vitit 2010 ulte çmimin e shitjes së energjisë nga KESH tek CEZ me 27 për qind; nga 2.03 lek në 1.48 lek.

“Dëmi i shkaktuar në kompaninë shtetërore dhe të subvencionuar KESH nga ky vendim arbitrar vlerësohet në më shumë se 30 milionë dollarë,” argumenton Clifford Chance.

Sipas dokumentit të protokolluar nga Clifford Chance në gjykatën e arbitrazhit më 30 qershor 2015; DIA ka përfituar në total 4.5 milionë euro nga CEZ Shpërndarje gjatë një periudhe gati një vjeçare nga Nëntori 2010 deri në Tetor 2011.

Vjeshtën e 2011, Ismailaj pati mosmarrëveshje me bashkëpunëtorët e tij se si do të ndaheshin paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme, ndërsa në tetor 2011, CEZ e prishi marrëveshjen me DIA-n.

Pavarësisht manovrave që kishte kryer, Kastriot Ismailaj dorëzoi një padi në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë, duke kërkuar 130 milionë euro nga OSHEE për prishjen e kontratës.

Kompania që mbrojtj interesat e shtetit shqiptar në arbitrazh shkruan në raportin e vet se “skema e Ismailajt mund të ekspozojë rastin më të madh të korrupsionit dhe mashtrimit në Shqipëri”

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • ce says:
    February 23, 2023 at 5:17 am

    spiuni Agush askush kokeducja duket se eshte koka e vjedhjes me te madhe ne Cez dhe uleret cdo dite tek portali naziskin Cim pordha qenefi tv si i forti i pazarit te ri. Por dje dukesh qarte se i kishin rene poturet, dhe genjeshtra lexohesh qarte ne fytyren e tij bashke me friken se dara e drejtesise se re Shqiptare do mberthehet ngadale derisa te mbertheje hajdutet e Cez qe e shiten kete kompani tek Ceket me bashkepunimin e kryehajdutit Sahit Dollapi . Trageti i Komanit ne prone te hajdutit Sahit dollapi tregon qarte se cfare ka ndodhur me supervjedhjen ne cez. Pse shkoi spiuni Agush me vrap ne spital kur hajduti sahit dollapi u rrezua ne pordheste rrugore ne 2019 duke vrapuar si hajdut ordiner per te mos u njohur nga policia. Spiuni la presidencen dhe me vrap shkoi per te pare gjendjen e kryehajdutit te Cez se i lidh bashke ofera Cez Dia . kete e di gjithe Shqiperia. Si ka mundesi Spiunit Agush i del emri tek floriri i krrabes, tek Video 700 mije euro e Dritan Priftit, tek Cez Dia, tek Tom doshi Durim Bami, tek guroret e Malit Tomorrit, e kudo ku ka vjedhje e korrupsion. Drejtesia e vonuar por jo e harruar.

    Reply
  • demo says:
    February 23, 2023 at 7:39 am

    Ore Redaktori!Sqaroni nese Rama mban ne dore Pellush Panda,apo Arush Panda.
    Sepse rruge dhe tunele prej silikoni kemi pare shume nga Rama,.
    Jane harxhuar per to me shume se PEVERTETI.

    Reply
  • I paemer says:
    February 23, 2023 at 7:41 am

    Rasti me i madh i korrupsionit i te nje Kryeministri eshte McGogal, pastaj Incenertoret, kanabizimi i vendit dhe Sinaloa…pa fund skandale, deri tek Marina e Durresit.

    Asnje rast korrupsioni nuk duhet te fshihet.

    Reply
  • vlonjati says:
    February 23, 2023 at 8:13 am

    Ku diskuton Rama e ku diskutohet per Ramen nuk lejohen komente ama kur vjen fjala per kundrshtaret (shoket) e Rames mund te shkruash e te ofendosh me te gjitha fjalet qe permban permban fjalori yne i pasur shqip-shqip. Kjo eshte gazeta e pavarur ( e varur vetem nga qeveria dhe Rama ne veçanti) DITA.

    Reply
  • demo says:
    February 23, 2023 at 9:41 am

    sUKSES I SHUMEPRITUR I VIZITES SE KRYEMINISTRIT RAMA NE jAPONI.
    Shqiptaret dhe japonezet do udhetojne pa viza.
    Shqiptaret do shkojne pa viza ne Japoni.
    kJO VIZITE me nje majmun pellush arush,e kalon lajmin e paradokohshem
    PER NJE FERGESE NE PESHKOPI,

    Reply
  • demo says:
    February 23, 2023 at 10:23 am

    sukses i jashtzakonshem i vizites se kryeministrit Rama ne Japoni.
    Promovon rakine shqiptare.Hiqeni nga perdorimi VIAGRAN. Per tre minuta Zhaponezja te therrase burrin.

    Reply
  • SPAK says:
    February 23, 2023 at 10:40 am

    Ndiqni parate dhe pronat! Perse kerkoni kaq thelle ku duhen edhe prova! Konfiksoni pasurine! Ndrysh ju dhjefasha apo ju befsha mutin!

    Reply
  • I paemer says:
    February 23, 2023 at 10:48 am

    Dosja ne Uashington ka edhe McGonigal e Tom Doshi. Prisni e do te shihni…

    Reply
  • Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike says:
    February 23, 2023 at 10:53 am

    Nje pyetje : Kur u “zbuluan” keto afera te Ilir Metes –
    1- Kur Rama e Rilindja e zgjodhen Kryetar Kuvendi e President te Republikes
    2 – Kur iku nga Presidenca e shpalli opozite me kete qeveri Rama
    Se mjaft te dalesh kunder qeverise Rama sot dhe te hapen Qitapet e ster-Gjysherve…E mjaft ti sherbesh ne zgjedhje ketij pushteti Rama e ta zbardhin Dosjen sado kriminale te jete.

    Reply
  • karl says:
    February 23, 2023 at 11:04 am

    O Demo..je i lindur apo te ka bere PDja…injoranca eshte arma me e forte e atij qe e ka.mbaje forte e mos e lesho..nuk ke si te jesh ndryshe…se te tille njerez i ben militante sali gerdalla

    Reply
  • vlonjati says:
    February 23, 2023 at 7:40 pm

    Jeni barabar o karl me Demon sepse dhe Rama njerez ( funderrina) si ty ben patronazhiste.I kerkoj falje Demos qe fola pa miratimin e tij por keto funderrinat e rilindjes po te jesh kunder Rames te bejne berishist.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Goxhaj tregon historinë famëkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  • Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  • Lufta SHBA-Iran, arrihet dakordësia për armëpushim të përkohshëm, të martën takimi në Katar
  • Në shtet, privat, apo institucione ndërkombëtare, punët që kishin pagat më të larta në 2025
  • Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec

Komentet e Fundit

  1. Detari on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  2. Xhozi on Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  3. Presori on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. nastradini on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  5. Na ruajt zoti on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?