Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Lotët i rrjedhin, duart i dridhen… Dëshmitari është fshehur në Vjenë”! Kur gazeta austriake zbuloi kontratën e Metës në SHBA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Lotët i rrjedhin, duart i dridhen… Dëshmitari është fshehur në Vjenë”! Kur gazeta austriake zbuloi kontratën e Metës në SHBA
KronikeLajmi i fundit

“Lotët i rrjedhin, duart i dridhen… Dëshmitari është fshehur në Vjenë”! Kur gazeta austriake zbuloi kontratën e Metës në SHBA

Published: October 22, 2024
Shpërndaje
Në maj 2022 gazeta më e madhe në Austri, “Kronen Zeitung” i ka kushtuar një artikull ish-Presidentit të Shqipërisë. Artikulli nis me dëshminë e një personi të cilin gazeta nuk e identifikon, por e përshkruan si një ish-person afër Metës, që aktualisht është fshehur në Vjenë, ku ka kërkuar mbrojtje.
Artikulli flet për financimin e një lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ngre pikëpyetje për një vizitë të Metës në Uashington, veçanërisht për burimin e parave.

Artikulli përmend edhe shumat e mëdha të paguara për disa ndërhyrje kirurgjikale estetike që ka bërë bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi.

Më poshtë  pjesë nga artikulli i  “Kronen Zeitung”:

Dëshmitari kërkon mbrojtje në Vjenë: thriller për Presidentin e Shqipërisë

Një dëshmitar i cili u fsheh në Austri për shkak të kërcënimeve me vdekje akuzon rëndë kreun e shtetit të Shqipërisë. Në akuza përfshihet edhe ceremonia e inaugurimit të Donald Trump

Lotët i rrjedhin nëpër faqe, duart i dridhen, zëri i dridhet. Frika e tij është e dukshme, gjatë një takimi me “Krone” në një vend sekret. Ai erdhi në Austri për shkak të frikës së një atentati. Ajo që tregon në prani të disa avokatëve të njohur vjenezë, të bën të ndalesh dhe të mendosh. Provat që ai ka, mund të tronditin peizazhin politik të Shqipërisë.

- Publicitet -

Presidenti Ilir Meta (53 vjeç) ka mbajtur jo pak poste në karrierën e tij. Ai themeloi partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilën e drejtoi deri në vitin 2017. Ka qenë kryetar i Parlamentit për disa vite dhe është President i Republikës që nga viti 2017.

Përgjatë viteve qarkulluan flukse parash, burimin e të cilave dëshmitari e përshkruan nga veprime “thellësisht të korruptuara”.

Më 20 janar 2017, Meta ndau një foto të tij dhe një kolegeje partiake në inaugurimin e Donald Trump. Për të fituar akses në inaugurimin dhe zyrtarët republikanë, ata lobuan me zell përmes një kompanie guaskë qipriote. Kostoja: 700,000 dollarë.

Deri më sot, është e paqartë se kush e ka paguar këtë shumë. Vetë Meta pretendon se është ftuar nga republikanët. Por sipas disa dokumenteve hetimore amerikane, 700,000 dollarët kaluan nga një jurist i afërt me Metën përmes kompanisë offshore “Dorelita Limited”.

Pak javë para inaugurimit u lidh një kontratë mes palës LSI dhe kompanisë, e cila parashikonte pjesëmarrjen në inaugurim. Pas kësaj, Meta u bë edhe president.

Shqipëria kufizohet me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë.

Vendi ka rreth 2.9 milionë banorë. Shqipëria është anëtare e OKB-së, NATO-s dhe që nga viti 2014 edhe kandidate për anëtarësim në BE.

Vitet e fundit është bërë përparim në aspektin ekonomik dhe social. Megjithatë, Shqipëria konsiderohet ende një nga vendet më të korruptuara dhe më të varfra në Evropë…

Duke qenë se lobimi me pagesë është i vështirë për t’u menazhuar në pozicionin e tij, kontrata u ndërpre. Por u lidh menjëherë një kontratë të re me “Dorelitën”, e cila nuk ka asnjë aktivitet biznesi.

Në listën e tyre të dyshimtë të shpenzimeve: 50 mijë euro në muaj për takime me senatorë amerikanë, darkë, udhëtime dhe me sa duket edhe operacione estetike për zonjën Meta, Monika Kryemadhin, e cila mori kryesinë e LSI-së nga bashkëshorti i saj.

Në çdo rast, akuzat rëndojnë dhe prezumimi i pafajësisë vlen për çiftin politik…”

 

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Prroji Thate says:
    December 6, 2023 at 8:43 pm

    E mbylli mw turp Likja
    Shkon e zihet edhe me policat
    Hajde shtetar hajde

    Reply
  • Shqiptar says:
    December 7, 2023 at 9:13 am

    Për të fituar akses në inaugurimin dhe zyrtarët republikanë, ata lobuan me zell përmes një kompanie guaskë qipriote. Kostoja: 700,000 dollarë

    Kjo 700 – ja qenka shifer e dashur, me kujtohet video e ish ministrit te ndjere.

    Reply
  • mali says:
    October 22, 2024 at 6:29 pm

    Ne mos gabohem ne kete eveniment te Trump kemi edhe zj.Hajdari qe me shume kenaqesi e nderuara dita na I jep me foto ne lulishten ku beheshe party I Trump.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    October 22, 2024 at 6:52 pm

    Lobim për interesat e Metës dhe të familjes së tij apo për interesat e Shqiperise?

    Duhet të botohet materjalet përkatëse.

    A ka të tjera personalitete politike që kanë bërë të njejtën gjë?

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    October 22, 2024 at 7:03 pm

    Ky asht politikan hajdut imoral vrasës batakçi tana zezat i ka. Për këtë ikun Shqiptarët se na kan komandu njerzit pa vizion dhe hajduta. Kalbeni mrena qenin.

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    October 23, 2024 at 7:35 am

    Per keto lloj investimesh u folshume dhe per Ramen me mc conigall por ama rama e mbylli dhe as SPAK dhe as BKH nuk ja mbajti te hetonin ! Tani dalin hajdutet patronazhiste te “rilindjes ” e te akuzojne ! Metes ja bejne mire seper nje pjate Ngjala pruri Ramen ne pushtet, por ama jane te dy mashtruesit dhe hajdutet me te medhenj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Paga mesatare rritet, por gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 60 mijë lekë neto në muaj
  • Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
  • SHBA dhe Irani njoftuan marrëveshje, ulet çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare
  • E rëndë në Mirditë, 45-vjeçari gjendet i vrarë brenda automjetit të tij
  • Përshkallëzohet protesta, qytetarët marshuan mbrëmë paqësisht drejt Rinasit, Policia iu bllokon rrugën

Komentet e Fundit

  1. Horri i bulevardit on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  2. Tas tarifa on Po ja iku ky, kush do vijë?! Makthi i një pushteti në rrokullisje
  3. Detari on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  4. Dugagjini on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  5. Anonymous on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?