Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dështon formimi i qeverisë së re, Albin Kurti nuk merr votat e nevojshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Dështon formimi i qeverisë së re, Albin Kurti nuk merr votat e nevojshme
KosovëLajmi i fundit

Dështon formimi i qeverisë së re, Albin Kurti nuk merr votat e nevojshme

Published: October 26, 2025
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të votojë qeverinë Kurti 3 në seancën e mbajtur të dielën në afatin e fundit ligjor të vënë nga Gjykata Kushtetuese. Me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 absentime, Kuvendi nuk e zgjodhi Qeverinë e re të Republikës së Kosovës. Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tha se tani përgjegjësia kalon sërish te presidentja Vjosa Osmani dhe mbylli punimet e seancës

Albin Kurti, kryeministër në detyrë dhe mandatar për të formuar Qeverinë e re, nuk i ka siguruar 61 votat e nevojshme për të nisur një mandat të ri në pushtet.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë thënë paraprakisht se s’kanë votë për Kurtin dhe e kanë akuzuar atë për bllokim të shtetit prej zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Sipas tyre, mundësia e vetme për stabilitet janë zgjedhjet e reja.

- Publicitet -

Votë për Kurtin nuk patën as deputetët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – të cilët thanë se ai ka punuar në qeverisjet e kaluara kundër komunitetit serb.

Për hapat e mëtejmë duhet të ndërhyjë presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Sipas Kushtetutës, ajo tani duhet të propozojë mandatarin e dytë, por duke marrë parasysh se Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës, deklaroi sot se nuk e ka shumicën, duket se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. Ato duhet të mbahen 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Pjesëtarë të shoqërisë civile e kanë kritikuar Kurtin, për zvarritjen e procesit të formimit të Qeverisë me muaj, por në anën tjetër kanë thënë se nuk shohin ndryshim rezultati në zgjedhjet e reja.

Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar me vota në zgjedhjet e 9 shkurtit, por vetëm 48 ulëse në Kuvend, të pamjaftueshme për të qeverisur vetë me vendin.

Agon Maliqi, njohës i zhvillimeve politike, i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se nuk pret ndryshime të mëdha në rezultate.

Sipas tij, situata mund të ndryshojë vetëm në rast se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate dështojnë që ta kalojnë pragun në Kuvend.

Të dyja këto parti kanë arritur koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 9 shkurtit. Si përfundim, Aleanca i ka siguruar pesë ulëse në Kuvend, ndërsa Nisma tre të tjera. Pragu që duhet të kalojë një parti për të hyrë në Kuvend është 5 për qind e numrit të përgjithshëm të votave.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, njëherësh ministër në detyrë i Financave, ka akuzuar deputetët e partive tjera se e kanë vendosur përpara inatin në vend që ta shohin interesin shtetëror.

Ai ka thënë se partia të cilës i takon nuk është vonuar asnjë ditë dhe prej certifikimit të rezultateve i ka kryer të gjitha detyrat brenda afateve kushtetuese.

“Të gjitha zvarritjet, të gjitha vonesat, siç është parë edhe sot, kanë qenë në mënyrë që të bllokohet qoftë formimi i Kuvendit, qoftë formimi i Qeverisë nga fituesi i zgjedhjeve dhe të krijohet një ambient kur të gjitha partitë opozitare barrikadohen dhe ankohen pse nuk ka marrëveshje politike, por kur atyre u ofrohet e njëjta, ato refuzojnë”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • demo says:
    October 26, 2025 at 12:32 pm

    Ndodhi Ajo qe parashikova.Fitoi CMIRA,humbi Shteti Kosoves.

    Reply
  • Humoristi says:
    October 26, 2025 at 12:33 pm

    Ky fakt tregon se Kurti eshte idjot!

    Reply
  • ce says:
    October 26, 2025 at 2:24 pm

    Albin kurt kundrapedali do mbahet mend per kembnguljen e tij taman si gamori ne uren e prishur , per zgjedhjen si kryetare kuvendi te sharebajges se neveritur te Kosoves, antishqiptares me te eger te Ballkanit Serbulena Haqiut. 6 muaj humbje kohe per Kosoven dhe prishje maredhenjeve me BE dhe USA vetem e vetem prej garipllekut te Albin kurt kundrapedalit.
    Tani Kosova te mendohet mire para se te hedhe voten .
    Serbulena Haqiu ka krijuar nje urrejtje te madhe brenda Kosoves si dhe ne Shqiperi kur beri thirrjen publike drejtuar popullit te kosoves per braktisjen e pushimeve ne Shqiperi sa kohe ketu eshte ne pushtet gjigandi Edi Rama.
    Kete thirje fashiste do ta kishte zili dhe Mira Markovic , gruaja e Sllobos apo dhe gruaja e dr. Gebelsit te Rajhut te Trete .

    Reply
  • PANO HALLKO says:
    October 26, 2025 at 9:11 pm

    Përkohësisht, fitoi Serbia.
    Fitoi inati i “opozitës” së mirëpaguar nga Beogradi.
    Por jam shpresëplotë, se shqiptarët e Kosovës, do votojnë Atë, që…
    NUK I VJEDH.
    ALBIN KURTI, KY BIR I MADH I KOMBIT SHQIPTAR.

    Reply
  • Arber iliri says:
    October 26, 2025 at 9:11 pm

    Kurti duhet te terhiqet nga kandidimi per KM, Nje perfaqesues nga Partite e Opozites te ngarkohet me formimin e qeverise.Vetvendosja te mbeshtese qeverine e re po te jete e mencur,Albini jashte qeverise,vetvendosja mund te kete ministra.Ne te kundert duhet nje qeveri teknike per te pregatit zgjedhjet.

    Reply
  • demo says:
    October 26, 2025 at 9:40 pm

    Dita e Sotme eshte nje Dite zie per kombin shqiptar.Cmirezinjte permbysne Shtetarin e madh,Albin Kurti qe e beri Kosoven me Shtet cep me cep.Pa zajednica,,Ky Shtetar kombetar i mundesoi shqiptareve te kalojne Uren e Ibrit,,te shohin shtepite e tyre ne Veri te Mitrovices te djegura e shketerruara,,Ju ndertoi edhe dy Ura te tjera.Nje per serbet,dy per shqiptaret,I vuri edhe kufirin tek Thana shtetit serb,paramilitareve serbe ne Mitrovice. Edhe asaj Blerta Llalloshi Berisha Gashi,Krasniqe te flase nga Ura e Ibrit sa here i duhet te marre 5 mije lekshin e Kronikes,,se para Albin Kurtit e hidhnin serbet ne Iber.
    O deputete cmirezinj te Parlamentit Kosoves,,Bashke me culet po hidhni edhe foshnjen.Partite Politike nuk i duhen fare Kosoves.Jane lux per Kosoven.Kosoves i duhen Albin Kurti,Xhelal Zvecla,

    Reply
  • Golemi Kavajes says:
    October 27, 2025 at 12:11 am

    Thone se Albim Kurti eshte kembengules, po ata qe i kundervihen a nuk jane kembengules? VV si parti qe fitoi shumicen caktoi nje kryetare parlamenti. Si ta kuptojme kembenguljen 9 mujore te opozites per te mos votuar nje drejtuse seance? Ja pra jemi ne nje komplot per te kaluar ne nje situate paradoksale. Cdo t’i bente opozites a
    Albulena? Çdo vendim i kryetares se parlamentit hidhet ne vote dhe opozita kishte te drejten ta bllokonte me vote. Prandaj them se opozits eshte kembengulse. Cfare do bente me teper Albulena Haxhiu, nga Kryetarja e Kuvendit qe u zgjodh se fundi nga kuvendi? Ate qe beri sot opozita, e bente edhe me Albulenen si kryetare. A kuptoni sa kohe eshte humbur per nje kapriço te opozites?

    Reply
  • Igor says:
    October 27, 2025 at 6:23 am

    Pse nuk e votuan Albinin ?pse duan ta marin shtetin ne dore qe ta vjedhin popullin pse me Albinin nuk ju ecte puna,por nji gje eshte e sigurt po e moren keta shtetin u shit Kosova ndoshta mundet ti kthehet Serbis si nji Autonomi dhe dote burgoseni te gjith kurse populli mbetet me qifteli dhe me kenge patriotike te shpiunave.

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    October 27, 2025 at 7:19 am

    Hajt Albin, b¥thë forta! Eshtë vetëm fillimi. S’ke parë gjë akoma.

    Reply
  • Remo says:
    October 27, 2025 at 8:00 am

    Paska shkuar keq puna. Zi kombetare, flamuj
    ne gjysem shtize, cmirexhinj qe kane marre
    peng sherrtarin e madh Al bin Kurthi dhe s’po
    e lene te krijoje qeverine, qe vete s’e ka dashur…
    S’na duhen fare partite, thote njeri me larte, vetem
    Albini dhe sekti i tij, te vazhdoje ghendja e jashtezakonshme, ne te cilen e ka futur….me nje fjale, diktature! E kur ankohen edhe vete nga diktatura e kaluar, eshte kulmi….atje te cojne donkishotizmat e VV-se, dhe ate karton te kuq qe
    mori nga ata qe e bejne te quhet shtet, e mori pikerisht per kete;” destabilizim i qellimshem i institucioneve”!! Kete po ben prej 10 muajsh tallje me Albubulenen……arriten deri atje sa edhe keshilltari i pare i Kurthit, V.Surroi shkruajti: “Kosova projekt mendor dhe shtet aksidental!
    Hajt dhe merri vesh keta! Vetem me Mickovskin
    i’a vlejti VLEN i Binit, i dha nje fitore spektakolare.
    Eshte nje misionar i madh, s’ke c’ti thuash per kete!

    Reply
  • Remo says:
    October 27, 2025 at 8:14 am

    Korrigjim…”eshte nje vizionar i madh”,
    doja te thoja….

    Reply
  • find the difference says:
    October 27, 2025 at 8:22 am

    Nga ana e Vetvendosjes se Albinit eshte dinjiteti, ajo kurre nuk u be pale me Serbet e orekset e tyre duke ua vene kufirin te Thana.
    Nga Opozita ne aleance me Listen Serbe eshte diskretitimi e turperimi.
    Albin Kurti nuk e formon dot qeverise me Vetvendosjen e tij.
    Opozita LDK, PDK, AAK gjithashtu nuk e formojne dot qeverine….ndonese me turp e te menderos koke e kembe duke qene bashke pale dhe me Listen Serbe (Lista Serbska)

    Reply
  • Detari says:
    October 27, 2025 at 9:21 am

    Nuk duan shtet sllavomahamutet duan serbi dhe xhami. Qeveria dehstoi por xhamia me e madhe ne ballkan po ngrihet, simotra e xhamise turke ne parlamentin e teheranes ntiron

    Reply
  • Arratisur says:
    October 28, 2025 at 2:14 am

    Vullneti i VV u provua qe ishte sherbimi me i mire bere ndonjehere Kosoves se sapo dale nga veza si shtet. Opozita e shitur u bashkua ne diktature ndaj VV dhe Albin Kurtit.
    Kriminela qe luajne me fatin e Kosoves.
    Kosova s’ka nevoje per 10rokraci por per bashkim.
    S’ka si mos kete qene komplot ujdisur pas keshillave te ustallareve te 10rokracise, brenda Kosove a brenda Shqiperie.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rekord historik në Japoni, mbi 100 mijë persona kanë kaluar moshën 100 vjeç
  • Policia jep njoftim zyrtar për tubimin e djeshëm te “Zogu i Zi”: Arrestohen 12 persona
  • Shtyhet CENSI i Bujqësisë, ja kur do të nisë regjistrimi i sektorit bujqësor dhe blegtoral
  • Arrestohet në Belgjikë 58-vjeçari, i dënuar me 12 vite burg për dosjet “339” dhe “Volvo 4”
  • ZYRTARE: Zhgënjim për FSHF-në, UEFA refuzon planin për finalen e madhe në Tiranë. I jep një të tillë Beogradit

Komentet e Fundit

  1. 'Antishqiptari' on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  2. labi on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  3. Tartari on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Ashburn USA on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?
  5. capi on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?