Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DETAJET: Shefi i krimeve që u arrestua bashkë me Erzen Breçanin, nipi i ish-gjyqtarit të hetuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > DETAJET: Shefi i krimeve që u arrestua bashkë me Erzen Breçanin, nipi i ish-gjyqtarit të hetuar
KronikeLajmi i fundit

DETAJET: Shefi i krimeve që u arrestua bashkë me Erzen Breçanin, nipi i ish-gjyqtarit të hetuar

Published: November 22, 2023
Shpërndaje

Shefi i krimeve i Komisariatit nr. 6 në Tiranë Dedan Gjoni, i arrestuar për sigurimin e kushteve për vrasje, është nipi i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni.

Report Tv shkruan se Dedan Gjoni është djali i vëllait të ish-gjyqtarit të hetuar për fshehje pasurie, që pati dhënë dorëheqjen, para se të dilte para vetingut.

Gjyqtari Gjoni është një figurë kontraverse e sistemit të drejtësisë i kosnsideruar si një nga gjyqtarët më të pasur në vend sipas vetëdeklarimeve të dorëzuara në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave.

- Publicitet -

Ai dhe bashkëshortja Elona Çaushi u kallëzuan nga ILDKPKI në vitin 2014 për mosdeklarim pasurie dhe konflikt interesi, por hetimet e prokurorisë së Elbasanit u pushuan pas një sërë vendimesh të gjykatave në të tre shkallët që fillimisht ndaluan zgjatjen e afateve dhe më pas vendosën se “fakti nuk ekzistonte” dhe se Gjoni e bashkëshortja nuk kishin “pasuri të padeklaruara dhe të pajustifikuara, apo burim të paligjshëm të financimit të tyre.”

Gjyqtari Gjoni u shortua për t’iu nënshtruar procesit të vettingut në vitin 2018, ndërkohë që në tetor të të njëjtit vit ai mori leje prindërore 2-vjeçare nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Në letrën e tij të dorëheqjes, Gjoni pretendon se vettingun po e kalojnë vetëm “shërbëtorët e politikës” dhe ata që “firmosin dhe vulosin pa menduar”.

Pas 27 viteve karrierë, Gjin Gjoni, një nga njerëzit më me influencë në drejtësisë shqiptare, i shumëpërfolur për pasurinë miliona euro dhe për disa vendime të bujshme, vendosi të largohet me urgjencë nga sistemi gjyqësor. Gjin Gjoni po verifikohej prej 20 muajsh nga Komisioni i Vetingut për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale, një kohë kjo shumë e gjatë në raport me kohëzgjatjen e gjyqtarëve të tjerë.

Në këto rrethana,  përballja e Gjin Gjonit me Komisionin e Vetingut, për t’u njohur me gjetjet e Verifikimit,  ishte e pashmangshme, prandaj zgjodi dorëheqjen.

Në një dosje të referuar në prokurori, ILDKP pretendon se Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi nuk justifikojnë deri në vitin 2014 një pasuri me vlerë rreth 2 milionë euro. Deri më sot nuk ka një vendim të drejtësisë që të shprehet nëse pasuria e Gjin Gjonit dhe Elona Çaushit është apo nuk është e ligjshme, por është e qartë tashmë se Gjin Gjoni dha dorëheqjen nga drejtësia në prag të përballjes së Vettingut, në fokus të të cilit është pikërisht verifikimi i pasurisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush fitoi në Izrael? Pse sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë
  • 28 tetor 2026
  • Zgjedhjet në Izrael, të dhënat e para flasin për rezultat të ngushtë pa fitues të qartë
  • Lehtëson apo shtrenjton?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë
  2. Nalu on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  3. Ana on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  4. nastradini on Lehtëson apo shtrenjton?
  5. Adri on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?