Një grup i krimit të organizuar, i dyshuar për trafikimin e tonelatave të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës si dhe aktivitet kriminal në Shqipëri u godit mbrëmjen e së hënës nga Prokuroria e Posaçme, në një operacion të kryer në bashkëpunim me Europol, Eurojust dhe agjenci të tjera të huaja ligjzbatuese.
Hetimet kanë zbuluar gjithashtu përfshirjen e zyrtarëve të policisë në aktivitetin e grupeve kriminale në cënim të funksionimit të shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit.
Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë nga SPAK, gjykata ka vendosur 11 masa sigurimi për anëtarët e grupit kriminal dhe zyrtarët e policisë, por vetëm katër prej tyre janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit.
Dhjetë prej masave të sigurisë janë “arrest me burg” për vepra penale të trafikimit të narkotikëve, grupit të struktuar kriminal dhe sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.
SPAK deklaroi se ka mundur të dokumentojë katër episode të trafikimit të trafikimit të lëndëve narkotike në sasi të mëdha gjatë vitit 2021; të cilat kanë të bëjnë me sekuestrimin e 446 kilogramëve kokainë në Holandë, 69 kg kokainë në Brazil, 166 kg marijuanë në Gjermani si dhe të një sasie prej 250 kilogramë kokainë të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.
Gjithashtu, janë zbardhur dy episode të tentativave të vrasjes për dy shtetas të Republikës së Shqipërisë.
“Po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian,” thuhet në njoftim.
SPAK deklaroi gjithashtu se produktet e kësaj veprimtarie kriminale pastroheshin në Shqipëri dhe se ka dokumentuar disa pasuri, për të cilat ka kërkuar sekuestrimin.
Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme.
Kjo është goditja e dytë e madhe e SPAK ndaj krimit të organizuar, pas operacionit “Metamorfoza” në korrik të këtij viti, ku u arrestua biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe drejtues të policisë dhe prokurorisë.
Të dyja operacionet janë mundësuar nga informacionet e ardhura në Shqipëri nga drejtësia franceze dhe të koordinuara nga Europol dhe Eurojust.
Si u arrestua Erzen Breçani dhe të tjerët
Ish-zv.drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani në momentin e arrestimit ka qenë pranë stadiumit ‘Air Albania’ bashkë me Dedan Gjonin, shef i Krimeve te komisariati Nr. 6 në Tiranë.
Ata kishin prerë biletat për të parë ndeshjen e kombëtares me Ishujt Faroe, përballja e fundit për kualifikueset e europianit. Në atë moment, bashkë me Breçanin u arrestua edhe Dedan Gjoni.
Ndaj shefit të krimeve janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje. Ndërsa Breçani dhe djali i tij, Eralbi Breçani, akuzohen për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit.
Nga 11 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK, 6 janë ekzekutuar dhe 5 janë në kërkim, përfshirë këtu edhe Ervin Mata, një emër i njohur i drejtësisë.
Emrat e dy prej të arrestuarve të tjerë janë Besmir Mustati dhe Bujar Germizi. Ky i fundit një emër i njohur i botës së krimit në Kukës. Germizi akuzohet për krijim kushtesh për te kryer vrasje.
Ata kanë bashkëpunuar me shefin e krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të tentuar vrasjen e 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe.
Sipas SPAK ‘vrasja do të kryhej në Republikën e Shqipërisë;
Ndërkohë Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit ndaj të cilës është dhënë masa e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ është shoqëruar në kuadër të këtij operacioni, dyshohet se gjatë kohës që punonte në Interpol ka dhënë informacione nga sistemi për 2 vëllezërit që jetonin në Britani.
Dyshohet se plani për vrasjen e 2 vëllezërve ishte bërë pas konflikteve për trafikun e drogës.
Sipas mediave, katër prej të dyshuarave që janë shpallur në kërkim nga SPAK ndodhen në Spanjë. Në kërkim janë Ervin Mata, Besmir Murati, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova.
Gjithashtu janë dokumentuar pasuri, të cilat janë produkt i kësaj veprimtarie kriminale, për të cilat është kërkuar sekuestrimi i tyre. SPAK njofton se janë ushtruar kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme.
Ministri i brendshëm Taulant Balla tha në një deklaratë: “Përgëzoj drejtuesit dhe pjesëmarrësit e Policisë së Shtetit në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit që çoi në arrestimin e të gjithë personave që ndodhen në Shqipëri. Ndërsa vijon puna për gjetjen dhe ndalimin e personave të tjerë që ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë. Gjej rastin t’i falenderoj dhe përgëzoj prokurorët për besimin dhe bashkëpunimin…”
Njoftimi i plotë i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar në datën 28.04.2023 procedimin penal nr.78 të vitit 2023, për veprat penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 278, 283, 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Në kuadër të këtij procedimi penal, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese hollandeze, belge, gjermane, braziliane, kolumbiane dhe franceze, ka zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale në Shqipëri, në Amerikën e Jugut si dhe në disa vende të tjera në Evropë. Po ashtu është hetuar dhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri.
Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e BKH-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formë e grupit të strukturuar kriminal, si më poshtë:
Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Hollandë në datën 05.01.2021;
Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;
Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erwitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;
Sekuestrimi i një sasie prej 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main, Gjermani;
Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Republikën e Shqipërisë;
Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në Republikën e Shqipërisë;
Po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.
Gjithashtu janë dokumentuar pasuri, të cilat janë produkt i kësaj veprimtarie kriminale, për të cilat është kërkuar sekuestrimi i tyre.
Janë dokumentuar gjithashtu vepra penale të kryera nga zyrtarë publikë, punonjës të policisë së shtetit në nivel të lartë, të cilat cënonin funksionimin e rregullt të shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit.
Është dokumentuar përfshirja e punonjësve të policisë në grupe kriminale.
Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.124, datë 17.11.2023 ka vendosur caktimin e masave të sigurisë personale “arrest në burg” për 10 shtetas të dyshuar si autorë të kryerjes së veprave penale, konkretisht për shtetasit I.Z, B.A, D.Gj, E.B, B.M, A.S, A.P, B.G, E.B, E.M dhe masën e sigurimit personal për shtetasen J.B.
Më datën 20.11.2023 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, kanë ekzekutuar urdhrat për ekzekutimin e vendimit penal nr.124, datë 17.11.2023, për 4 shtetas, konkretisht për shtetasit E.B., B.M., D.Gj. dhe B.A.
Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme.
Falenderojmë Policinë e Shtetit për profesionalizimin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë, gjatë fazës së ekzekutimit të vendimeve të gjykatës.
Falenderim të veçantë për Eurojust, Europol, Autoritetet Gjyqësore Franceze dhe agjencitë ligjzbatuese hollandeze, belge, franceze e gjermane për bashkëpunimin intensiv dhe kontributin e dhënë në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal.
Pse tani e mori vesh SPAK-u se cfare bente Brecani,ushtari i Berishes?
Pas Azem Hajdarit,vjen Brecani ndaj beni qejf kur te dali i pafajshem!
Te gjithe tallin menderen me popullin shqiptar,ama edhe ky popull nuk e rrusn fare,se pa buke rri,por partine nuk e leshon!
Jo Besnik i Sales, por Brecani eshte nip I tij. Cudi si nuk e thote njeri lidhjen e tij me familjen kriminale qe ja qiu nanen Shqiperise!
Erzen Breçani eshte rasti kur llumi, balta, krimineli, gangsteri dhe i forti, u ngriten nga hiçi nen mbrojtjen e Sali Berishes, person i marre i pandehur dhe i shpallur Non Grata nga disa nga shtet me te fuqishme te botes. Bashkimi i ketyre dy figurave te krimit ka nje te perbashket, dhunen ne ushtrimin e pushtetit. Nese Saliu kriminel dhe gjakatar tashme i provuar dhe i denoncuar, ishte urdherdhenesi, Erzen Breçani ishte krahu i armatosur i tij ne Policine e Shtetit se bashku me Agron Kuliçin, dhe shume te tjere. Keta ishin njerez te lidhur me Sali Berishen jo vetem per shkak te marredhenieve krahinore dhe fisnore, por bashke me nje grup tjeter kriminelesh si Dem Dollapi, Sali Lusha e te tjere, kryenin edhe goditjet e kundershtareve politike. Keta njerez te dale nga llumi, balta, kriminaliteti, injoranca dhe shpellat e Tropoje, perfituan nga pushteti i Sali Berishes, dhe u pasuruan duke i sherbyer atij. Sali Berisha ky fshatar i pagdhendur, i nxorri nga shpellat kete kategori dhe i perdori mish per top. Shpresojme qe po i vjen fundi ketij dhe klanit te tropojes te cilet me arogancen, mungesen e edukates qytetare, e qelben Tiranen kudo ku vinin kemben.
Tropoja ka njerez te shkelqyer te cilet, kane mbetur ne hije per shkak se hijenat e Tropojes me ne krye Sali Berishen, Azem Hadarin dhe gjithe keta kriminelet me larte, ja nxine faqen Tropojes dhe do te mbeten ne histori si koha e shemtuar e krimineleve gjakatare qe vrane te gjithe djemte e Tropojes.
Maloket e Sales analistat e krimit neper televizione kombetare
Çfarë po luhet me aeroportin e Vlorës? Jo më vonë se dje, u dha një lajm se pista e Rinasit po zgjatohet për të pritur avion të mëdhenj. E njëjta gjë edhe pista e aeroportit të Vlorës! Organizatat mjedisore me lidhjet e tyre jashtë vëndit në emër të mbrojtjes mjedisore, të lidhura me interesa antishqiptare pengojnë me çdo mjet zhvillimin e vendit, veçanrisht në Jug. E filluan me Vjosën, tani dalin tek Narta! “Ane shën ane Bagdat”! Ku është Narta dhe ku është Pish-Poro!
I bëj thirrje qeverisë qe investime të lloit të aeroportit të Vlorës dhe ndertimet e HEC- ve mbi Vjosë, t’i konsiderojë investime strategjike me impakt të madh ekonomik për vendin. Kjo do të thotë, se organizatat mjedisore kur ndërhynë për mbrojtjen e mjedisit, duke anulluar vepra me karakter të theksuar ekonomik, duhet të kenë parasysh alternativat për kompensimin e humbjeve të shtetit shqiptar, nëse ato na detyrojnë ndryshe! Pra, nëse këto organizata kanë parà për kompensim, atëhere dakord, nëse nuk kanë parà le të bashkohen me organizatat fetare.
Nuk ka vepër apo investim pa studim, dhe natyrisht studimi merr parasysh edhe impaktin mjedisor.
Le të ndërhynin këto organizata në këtë fazë Kam përshtypjen se këto organizata përdoren nga aktorë e shteteve më të fuqishme, që vendosin karshi shteteve më të dobta!
Pse çuditeni per kete gje? Ne kishim Sajmir Tahirin minister qe merrej me kete pune dhe nuk u habitet kaq shume . Ky nje cope polici ishte . Po te hetohen mire te gjithe drejtuesit e policise qe kane qene, dhe jane aktualisht hane dhe pine me kriminelet . Edhe Ardi Veliu per kete pune u hoq por do i vije koha dhe atij. Krimi nuk ka ngjyre as krahine o budallenj, sot eshte ky ushtari i Saliut neser do dale ushtari i Rames e keshtu me rradhe se per pune pazaresh ju shkojne nga mbrapa politikaneve. Keshtu qe merruni me personin individualisht por jo me krahinen se trafikante ka kudo ne Bote.