Hetimet e Prokurorisë së Posaçme SPAK për koncensionin 10-vjeçar të sterilizimit mund të përfshijnë një numër më të madh zyrtarësh për shpërdorim detyre.
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e orientoi Prokurorinë e Posaçme që të shtrijë hetimet edhe mbi përgjegjësitë e 6 personave të tjerë; për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish ministrin e Financave Shkëlqim Cani, si dhe për katër komisionerë të prokurimeve.
Në vendimin prej 348 fletëve mbi arrestet me burg për ish zëvendës ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, Gjykata thekson se provat e SPAK-ut evidentojnë shkelje ligjore edhe nga dy ish ministrat dhe 4 komisionerët.
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar thekson në vendim se “pavarësisht qëndrimit të prokurorisë, nga analiza e provave të administruara dhe të para në unitetin e tyre, në to evidentohen shkelje të akteve ligjore e nënligjore, të cilat ngrihen në nivelin e përgjegjësive penale për ish ministrin e Shëndetësisë Beqaj dhe ish ministrin e Financave Cani, si dhe për katër komisionerë të prokurimit publik”.
GJKKO vëren se nga moria e të dhënave hetimore del se fituesi i këtij koncensioni ishte paracaktuar nga drejtuesit e ministrisë së shëndetësisë para se të nisnin procedurat formale, madje fituesit parapërgatitën dokumente dhe përshtatën kriteret ligjore në mënyrë që të siguronin fitoren.
Hetimet kanë vërejtur shkeljen e barazisë së konkurrentëve në garë, fryrje artificiale dhe shumëfishimin e kostove dhe çmimeve, falsifikimin e dokumenteve dhe shifrave statistikore, kalimin e qendrës së re të sterilizimeve të QSUT-së në përdorim të koncensionarit, llogaritje të pasakta ekonomike dhe shkelje ligjore.
Në vendimin e GJKKO-së mbi masat e arrestit të tyre dhe 6 zyrtarëve të shëndetësisë thuhet se ish ministri Beqaj dhe zëvendësi i tij Rrjepaj kishin njohje dhe takime të vazhdueshme qysh nga dhjetori i vitit 2013 me biznesmenin Rrapaj, pra dy vjet para se ky të fitonte koncensionin e sterilizimeve spitalore.
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vërejti gjatë hetimeve se, në emailet mes tyre ish zëvendësministri Rrjepaj merr udhëzime nga biznesmeni Rrapaj për veprimet, që duhet të kryejë në rajonin e Umbrias, pjesë nga studimi i fizibilitetit me logot dhe adresat e kompanisë Investital.
Në komunikime ku tregohet se ata të dy kanë njohje dhe marrëdhënie të afërt miqësore me njëri-tjetrin. Ata kanë studiuar për mjekësi në të njëjtat vite, i kanë ndërprerë ato në të njëjtin vit dhe i kanë rinisur në të njëjtin vit.
Biznesmeni Rrapaj, ish ministri i Shëndetësisë Beqaj dhe zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj kanë udhëtuar së bashku në qershorin e 2014, periudhë që sipas hetimeve përkon me veprimet përgatitore të koncensionit.
Po ashtu biznesmeni Rrapaj dhe ish zëvendës ministri Rrjepaj udhëtuan së bashku në mars 2015, periudhë që përkon me shpalljen e njoftimit të tenderit brenda afatit të dorëzimit të ofertave, vërejnë hetuesit.
Kompanitë operatore fituese ishin informuar për detaje të koncensionit të patën 6 muaj para se të shpallej kontrata 10-vjeçare, madje ata e dinin më herët se kjo procedurë do të ishte koncension dhe jo prokurim i zakonshëm.
Rrapaj bëri një regjsitrim formal të kompanisë së tij në Prishtinë si subjekt tatimor, ku deklaroi si punëtor të vetëm të kompanisë veten e tij me pagë 200 euro, ndërsa ajo nuk ka si veprimtari dizinfektimin e sallave kirurgjikale.
Rrapaj ka udhëtuar edhe me automjetet e zyrtarëve drejtues të ministrisë së shëndetësisë, mes të tjerave, edhe drejt Kosovës.
Koncensioni 100 milionë dollarë u nënshkrua në dhjetor 2015 nga ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Dy prej protagonistëve të procesit, Rrapaj dhe Rrjepaj, janë tashmë në arrest me burg, dy të tjerë – drejtorët ekonomikë dhe juridikë janë në arrest shtëpie, katër komisionerë të koncensionit në detyrim paraqitje.
n.s. / dita

Rrapaj,Rrjepaj
Rama ,Beqaj
Grapsi,rrjepsi,
Dhjaksi,vjedhsi.
demo hahahahaha sa bukur i ben keto epigramet. keshtu vazhdo demo demiraliu
demo eshte poet i rralle,
nuk eshte poet dosido,
demo kurre nuk pi dhalle,
demon ne pyll mos e kerko.
demo ka smartphon te fundit,
ia dhuroi goca per ditelindje,
demo eshte dhe kambist i mire,
jep para te pastra me perqindje.
hahahahahahaha
hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha
hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha
PS:
1.Si ka mundësi që të dënohet Ministri kur nuk i vërtetohen parat e vjedhura personalisht prej tij.Kjo po ndodh si me S.Tahirin pse shëmbi drogën e Lazaratit të ligjëruar nga S.Berisha DV.
2.Si ka mundësi që të dënohet Ministri se me bisezmenin dhe Zv.M kan qën shok shkolle dhe kan udhëtuar bashkë në nië avion TIRANË-VIÇIDOL. !
3.Si ka mundësi që nuk thirret Tit Vasili apo Like..pasi të 2 personat e arrestuar jan të LSI dhe në Qeverisjen PS-LSI(bandë hajdute Shtetit 33 vite)
4.Si ka mundësi që dosjet e 101 krimeve për SB,IM,LB,FM,SALIANIN,e KO.. nuk hapen..!
5.Si ka mundësi që DASH e cilëson Sb të korruptuarit më të madh në Shqipëri,etj dhe SPAK E BËN SHURRËN NË BREKË PREJ TIJ..!
-ZOT NDIHMOE SHQIPËRINË SA TË DALI SPAK+GJKKO NGA KOMA PREJ TMERRIT TË SB 92.
PS:
1.Si ka mundësi që të dënohet Ministri kur nuk i vërtetohen parat e vjedhura personalisht prej tij.Kjo po ndodh si me S.Tahirin pse shëmbi drogën e Lazaratit të ligjëruar nga S.Berisha deklarim DV.
2.Si ka mundësi që të dënohet Ministri se me bisezmenin dhe Zv.M kan qën shok shkolle dhe kan udhëtuar bashkë në nië avion TIRANË-VIÇIDOL. !
3.Si ka mundësi që nuk thirret Tit Vasili apo Like..pasi të 2 personat e arrestuar jan të LSI dhe në Qeverisjen PS-LSI(bandë hajdute Shtetit 33 vite)..!
4.Si ka mundësi që dosjet e 101 krimeve për SB,IM,LB,FM,SALIANIN,e KO.. nuk hapen..!
5.Si ka mundësi që DASH e cilëson Sb të korruptuarin më të madh në Shqipëri,etj dhe SPAK E BËN SHURRËN NË BREKË PREJ TIJ..!
-ZOT NDIHMOE SHQIPËRINË SA TË DALI SPAK+GJKKO NGA KOMA PREJ TMERRIT TË SB 92.
Ethem Lalaj sqaron ceshtjet,
Nje per nje dhe seriozisht,
Me llogjike ashtu si duhet,
Dhe nuk i shton me pas nje bisht.
Ethem Lalaj pi kafe turke,
Ne shtepi me plaken ne verande,
Dhe sikur ishte oficer madhor,
I jep dhe plakes ndonje komande.
Ethem Lalaj neper lokale,
Nuk hyn per kafe kurre,
I ndodh te hyje dhe ndonje here,
Kur krej papritur e ze nje shurre.
Ethem Lalaj me pension te madh,
I takon si oficer madhor qe ish,
Tek tregu fshatar perimet zgjedh,
Medyshje ka mos bleje ca mish.
Ti qe ben ha ha ha,,ke ca hi hi hi tek faqja e djeshme. Edhe Mero te ka hedhur nje kocke.
hahahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
me lot
Sugjerim: Gomari Madhor Ethem Lalaj duhet emeruar shef i SPAKut, prokuror i pergjithshem dhe kryetar i gjykates se larte. Pastaj ta shikoje Sali Berisha ku i fluturojne kockat.