Policia vijon kontrollet për heqjen e kamerave të instaluara nga grupet kriminale. Edhe në Devoll, në fshatin Baban dhe qytetin e Bilishtit, mbrëmjen e së premtes policia ka sekuestruar kamerat që u përkisnin dy shtetasve me precedentë penalë.
Nga kontrolli i komisariatit të Devollit, në vijim të operacionit “Fijet”, u konstatuan kamera në banesat e shtetasve Andrea Bleta në fshatin Baban dhe Sokol Anxhi në qytet.
Sipas informacioneve, të dy shtetasit janë me precedentë në fushën e narkotikëve, ndërsa Sokol Axhi mësohet se vuan masën e “arrestit të shtëpisë”.
Dyshohet se kamerat janë vendosur për të monitoruar lëvizjet lidhur me këtë aktivitet.
m.b./dita
