Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dezinformimi, ministri Vengu: Shqipëria, në shënjestër nga Rusia dhe Irani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Dezinformimi, ministri Vengu: Shqipëria, në shënjestër nga Rusia dhe Irani
Lajmi i funditPolitike

Dezinformimi, ministri Vengu: Shqipëria, në shënjestër nga Rusia dhe Irani

Published: October 2, 2024
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu gjatë raportimit të tij në komisionin për dezinformimin tha se Shqipëria kërcënohet nga lajmet e rreme ruse dhe iraniane.

“Ky manipulim informacioni nga shtete të huaja që përfshinë dezinformimin dhe propagandën, është kërcënim ndërkombëtar i sigurisë që mund të krijojë përçarje brenda dhe midis vendeve, të rrezikojë integritetin e zgjedhjeve dhe të minojë besimin e publikut ndaj qeverisë”, tha Vengu.

“Vendi ynë është në shënjestër të dezinformimit dhe propagandës keqdashëse. Sjell në vëmendje këtu një shembull tjetër, në momentin kur në prill 2024, Ministria e Mbrojtjes themeloi qendrën e novacionit të sigurisë dhe mbrojtjes, e pamë që në mënyrë zyrtare dhe qoftë përmes kanaleve mediatike u ringjall narrativa ruse madje përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, ku ajo tha se ku investim i NATO-s po etiketohet qëllimisht si një burim për kërcënime hibride në Ballkan dhe praktikisht akuzonte Shqipërinë që kishte një strategji ofensive për kërcënime hibride në Ballkan”.

- Publicitet -

Duke sjellë shembuj konkretë të ndërhyrjes së shteteve të huaja në Shqipëri, Vengu tha se strategjitë që do të përdoren kundër tyre janë ato injoruese dhe diskredituese. “Po ashtu, në muajin janar të vitit 2020, udhëheqësi i Iranit, Ajatollah Khomeini, iu referua Shqipërisë si një vend i vogël dhe djallëzor europian, një element i Amerikës me disa iranianë mercenarë që kanë shitur atdheun e tyre”, tha Vengu.

“Pavarësisht arsyeve dhe tempistikës së këtyre deklaratave, është e vërtetë që shpeshherë nga këto vende, Rusia dhe Irani, jemi vënë në shënjestër dhe këto deklarata, që fillojnë fillimisht në mënyrë zyrtare. Ka shumë shtete që kanë vendosur të injorojnë përpjekjen e palëve të treta për të dezinformuar. Ta injorojnë duke mbështetur kryesisht të drejtën e fjalës së lirë. Por tashmë jemi në kushtet ku kërkohet ndërhyrja e inteligjencës artificiale për filtrimin dhe diskreditimin të elementëve dizinformues. Në gjykimin tonë si Ministri e Mbrojtjes ne duhet të përpiqemi të bëjmë një kombinim të të dyjave”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • 3D says:
    October 2, 2024 at 12:08 pm

    Rusia mundet deri diku po çfarë Irani ata kanë plotë dobësi të brendëshme dhe shumë probleme me Izraelin dhe arabët pro Izrael por nuk guxohet të thuhet e vërteta

    Reply
  • qeveria e (Gent) KAKAVE says:
    October 2, 2024 at 3:03 pm

    Ky Vengu vocerr sjell ne mendje ate Gent Cacen 26 vjec qe thoshte se kishte 18 vjet eksperience e qe Rama e vuri Minister te Jashtem.
    Perralla te zakonshme qe tregohen per ti thene Perendimit – ”Na toleroni korrupsion, vjedhje, eksport droge e gjithcka maskarallek qeverises se ne jemi ne shenjester te Rusise e Iranit “

    Reply
  • demo says:
    October 2, 2024 at 11:07 pm

    Historikisht ,qe ne mugetire te Historise Irani eshte DORDOLECI I LUFTES.
    Historikisht ka qene nje Turme kafshesh Uleriitese,qe Mjeshterit e Luftes,i kane shpartalluar,sakatuar,turperuar dhe shnderruar ne Dordolece.
    Rreth 500 vjet para Krishtit 10 mije Athinas vune perpara si lopet 200 mije iraniane,qe atehere quheshin persiane.
    Pasi i mbushen mendjen ta provonin njehere ne det,i mbyten dhe i Telendisen Fare.
    Alexandri i Madh me 25 mije ushtare shpertalloi ushtrine e Iranit me 200 mije duke ju marre edhe Kryeqytetin edhe perandorine edhe grate e mbretit.
    Roma e lashte nuk donte te shtrihej deri ne Iran,por meqenese e krujten vete,vajti beri edhe Ajo nje shetitje .
    Khanet mongole edhe Xhenxhis khani edhe Timur Lengu i mbajten te pushtuar nja 300 vjet.
    Perandoria Bizantine dhe Perandoria turke i kishin si kope derrash per te stervitur ushtrine.
    E vetmja lufte qe kane fituar Iranianet Historikisht eshte masakra kunder Trashegimtareve te Familjes Profetit Muhamet ne Qqerbela,kur po kalonin ne luginen e Eufratit.
    Shume e prer lume-thote populli.
    Druaj se Ajatollahu do psoje fatin e Mbreterve persiane,kur ti kthehet Israeli.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?