Tre janë kushtet që duhet të përmbushin nxënësit që përfundojnë studimet e shkollës së mesme për të siguruar marrjen e “Medaljes së Artë” në rang vendi. Autoritetet e dikasterit të Arsimit kanë miratuar tashmë procedurat e reja se si do të vlerësohen nxënësit e shkëlqyer pas përfundimit tëstudimeve tëgjimnazit. Sipas kushteve të përcaktuara në udhëzimin e miratuar së fundmi nga MAS, nxënësit e shkëlqyer ndër vite, pas përfundimit të arsimit të mesëm të lartë, do të mund të sigurojnë“Medaljen e artë”, nëse plotësojnë njëherësh kriteret që kanë të bëjnë me rezultatet e larta të arritura gjatë studimeve, si dhe sjelljes së mirë. Këtë vlerësim do të mund ta marrin edhe nxënësit që do të fitojnë olimpiadat sipas kushteve të caktuara.
Në këto kushte, me “Medaljen e Artë” do të vlerësohen të gjithë nxënësit që kanëpërfunduar arsimin e mesëm të lartë me notë mesatare 10, dhe që në të gjitha provimet e Maturës Shtetërore (të detyruara dhe me zgjedhje) janë vlerësuar me jo më pak se nota e shkallëzuar 9.50, nga të cilat të paktën në një provim të Maturës duhet të kenë marrë notën 10,00 të plotë. Krahas këtyre rezultateve të larta nxënësit duhet të kenë edhe vlerësimin në sjellje “Shumë mirë”, në të gjitha vitet e arsimit të mesëm të lartë.
Autoritetet e Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit saktësojnë seme “Medaljen e artë” do të vlerësohen edhe të gjithë nxënësit që janë fitues të njërit prej tri çmimeve të para në olimpiadat ndërkombëtare me më shumë se 15 vende pjesëmarrëse, sipas procedurave të rregullores “Për zhvillimin e olimpiadave kombëtare në arsimin parauniversitar dhe pjesëmarrja e nxënësve në olimpiadat ndërkombëtare”.
Procedurat e dhënies së“Medaljes së Artë”
Bashkë me kriteret e përfitimit, në udhëzimin e miratuar Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përcaktuar edhe afatet se si do të bëhet shqyrtimi dhe dhënia e tyre, për të gjithë nxënësit që plotësojnë kushtet e përcaktuara. Kështu, nëjavën e parë të vitit shkollor, Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) duhet tëdërgojë në Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar listën emërore të nxënësve që ka përfunduar arsimin e mesëm të lartë me notë mesatare 10.00, dhe janë vlerësuar në të gjitha provimet e detyruara dhe me zgjedhje të maturës me jo më pak se nota e shkallëzuar 9.50, nga të cilat të paktën në një provim të Maturës e kanë me notë të plotë 10:00. Kjo drejtori më pas përcjell këtë listë nëpërmjet drejtorive rajonale të arsimit parauniversitar (DRAP) dhe zyrave vendore të arsimit parauniversitar (ZVAP), në shkollat publike të arsimit të mesëm në të gjithë vendin. Pasi tëmarrin këto lista, shkollat do të duhet që të përgatisin dhe dërgojnë në zyrat vendore të arsimit parauniversitar, listat dhe dosjet e nxënësve, që plotësojnë kriteret për “Medaljen e Artë”.
Konkretisht në dosjen që duhet të dorëzojnë për këta nxënës, duhet që të përfshijnëdokumentet e mëposhtme: fotokopjen e kartës së identitetit, fotokopjen e diplomës dhe të certifikatës së Maturës Shtetërore, vlerësimin për sjelljen, për të gjitha vitet e arsimit të mesëm të lartë, lëshuar nga drejtoria e shkollës, fotokopjen e certifikatës që nxënësi ka fituar në olimpiadën ndërkombëtare, nëse ai e disponon”.
Listat dhe dosjet e nxënësve dërgohen në vijim në Drejtorinë e Përgjithëhsme të Arsimit Parauniversitar.Sipas afateve të përcaktuara, kjo drejtori në javën e tretë të vitit shkollor përcjell në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit listën emërore të nxënësve të shoqëruar me certifikatën përkatëse, që nxënësi ka fituar në olimpiadën ndërkombëtare. QSHA pasi kryen verifikimet e përcjell atë në Drejtorinë e Përgjithëhsme të Arsimit Parauniversitar. Në javën e katërt të vitit shkollor do të jetë kjo drejtori që do tëpërcjellë në Ministrinë e Arsimit , listën emërore të nxënësve të verifikuar së bashku me dosjet e nxënësve që përfitojnë “Medaljen e Artë”.
Në vijim MAS pasi kryen verifikimin përfundimtar të dosjes për secilin nxënës, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara përcjell në Kryeministri listën e nxënësve që u jepet “Medalje e artë”, të shoqëruar me projekturdhrin dhe relacionin shoqërues.
Udhëzimi përcakton se MAS ka detyrimin të prodhojë “Medaljen e artë” për të gjithë nxënësit që i përfitojnë ato, ndërkohë qëmban në një regjistër të veçantë të dhënat e nxënësve, të cilët janë pajisur me “Medaljen e artë”. Ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit për Arsimin dhe Sportin, Qendra e Shërbimeve Arsimore, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, drejtoritë rajonale të arsimit parauniversitar, zyrat vendore të arsimit parauniversitar dhe institucionet e arsimit të mesëm të lartë parauniversitar.
Organzimi i arsimit të mesëm
Ndjekja e arsimit të mesëm të lartë nuk është i detyrueshëm. Ky cikël përbëhet nga gjimnazet (me kohë të plotë dhe të shkurtuar), si dhe nga shkollat e mesme profesionale.Gjimnazet publike japin një kulturë të përgjithshme që është zgjerim i njohurive e thellim i kulturës dhe njohurive të fituara në shkollat e arsimit bazë. Kohëzgjatja e gjimnazit është 3 vjet dhe përfundon me provimet e Maturës Shtetërore. Në planin mësimor janë përfshirë nëntë fusha si: Artet, Edukimi fizik dhe sportet,Gjuha e huaj (ose gjuhët e huaj), Gjuha shqipe dhe letërsia, Karriera dhe aftësimi për jetën, Matematika, Teknologjia & TIK, Shkencat natyrore dhe Shkencat shoqërore.
Kurrikula e gjimnazit është e përbërë nga kurrikula bërthamë dhe kurrikula me zgjedhje. Gjimnazet me kohë të shkurtuar, shërbejnë edhe për arsimimin e të rriturve. Kohëzgjatja e studimeve në gjimnazet me kohë të shkurtuar, është 4 vjet dhe ato përfundojnë me dhënien e provimeve të Maturës Shtetërore (MSH). Plani mësimor dhe programet kurrikulare, miratohen nga Ministri i Arsimit dhe Sportit.
Medaljen e Artë e merr çdo nxënës që:
- Ka përfunduar arsimin e mesëm të lartë me notë mesatare 10.00.
- Në të gjitha provimet e Maturës Shtetërore (të detyruara dhe me zgjedhje) është vlerësuar me jo më pak se nota e shkallëzuar 9.50, nga të cilat të paktën në një provim të Maturës Shtetërore është vlerësuar me jo më pak se nota e shkallëzuar 10.00.
- Ka vlerësimin në sjellje “Shumë mirë”, në të gjitha vitet e arsimit të mesëm të lartë.
- Nderohet me “Medaljen e Artë” edhe nxënësi që është fitues i njërit prej tri çmimeve të para në olimpiadat ndërkombëtare me më shumë se 15 vende pjesëmarrëse.
