Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhjetë parashikime për ato që s’dimë: Nga Bordi i Paqes, te NATO, BE, Kina dhe Shqipëria
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Dhjetë parashikime për ato që s’dimë: Nga Bordi i Paqes, te NATO, BE, Kina dhe Shqipëria
KryesoreLajmi i funditopinion

Dhjetë parashikime për ato që s’dimë: Nga Bordi i Paqes, te NATO, BE, Kina dhe Shqipëria

Published: January 20, 2026
Shpërndaje

Nga Fatos TARIFA

Askush nuk di asgjë. Me përjashtim të një a dy dyzinash opinionistësh që me sigurinë më të madhe, çdo mbrëmje, na thonë gjithçka. Ata i dinë të gjitha. Edhe nëse nuk dinë ndonjë detaj të vogël, e mësojnë në çast, sepse telefonat smart i mbajnë vazhdimisht në duar a mbi tryezë.

Unë vetë nuk di asgjë. Dhe e kuptoj pse Sokrati i mençur, mësuesi i parë në histori, thoshte të njëjtën gjë. Ç’do analizë që u bëj zhvillimeve të sotme në Amerikë, në Europë dhe në botë më bën më të pasigurt në ato që kam mësuar e kam ditur deri më sot.

- Publicitet -

Ndoshta është më mirë kështu, i zhveshur nga shumë njohuri, teori dhe opinone që i kam pasur e besuar deri më sot. Mendja ka nevojë për pak tabula rasa që të mund t’u bëjë vend pikëpamjeve të reja. Këto po përpiqem të krijoj përmes një dyshimi metodologjik të vazhdueshëm. Unë kurrë nuk i kam mësuar askujt asgjë të sigurt, veç dyshimit. Mësimi i vetëm që u jap studentëve të mi është se dyshimi është fillimi i çdo mendimi.

E përsëris, unë nuk di asgjë, por, duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e këtyre viteve, muajve dhe javëve të fundit, mendoj se mund të them, përsëri me dyshim, sa më poshtë:

(1) Bordi i Paqes, që këto ditë është bërë një subjekt kryesor i politikës botërore dhe asaj të Tiranës, si dhe gjithçka që thuhet, ose nuk thuhet për të, nuk ka të ardhme. Nuk mund të ketë. Nisma do të dështojë.

(2) Groenlanda do të mbetet Groenlandë, jo një territor amerikan, ndonëse me një prani të shtuar ushtarake dhe ekonomike amerikane.

(3) NATO, tashmë në chock dhe e pasigurt për misionin dhe të ardhmen e saj, do të qëndrojë në këmbë nëse Uashingtoni nuk vendos të dalë prej kësaj aleance.

(4) OKB përjeton një agoni të zgjatur, që mund të zgjasë edhe për pak kohë, por, në botën që jetojmë, kjo organizatë bëhet gjithnjë e më anakronike. Nuk u përshtatet aspak realiteteve të reja. Dhe as mund të reformohet dot. Një ditë, pa kaluar shumë kohë, do të vdesë njëlloj si Lidhja e Kombeve.

(5) Rendi botëror vazhdon të ruajë strukturën e tij, por edhe kjo po ndryshon. Një tjetër rend botëror po shfaqet në horizont. Konturet e tij po bëhen përherë e më të qarta. Dhe nuk janë siç mund të dëshironim ne.

(6) Nga politikat e presidentit Trump dhe animositeti i tij me Bashkimin Europian fiton vetëm Kina. China is the winner. Po ndodh pikërisht ajo së cilës amerikanët i janë ruajtur me kohë.

(7) Rusia do të vazhdojë të jetë e njëjta për sa kohë që në krye të saj do të jetë Putini. Shpresa për një tjetër Rusi është një Rusi pa Putinin.

(8) Në një Rusi pa Putinin, shumë territore të  saj në Siberi dhe në Lindjen e Largët do të bëhen pre e orekseve të vjetra të Kinës, të cilat, udhëheqja kineze i pretendon qysh nga koha e kryetarit Mao. Dhe do t’i marrë (ose do t’i blejë). Duke hyrë në konflikt jo me Rusinë, por me Amerikën.

(9) Nëse Bashkimi Europian përçahet e thyhet nën presionin amerikan, ai shumë shpejt do të jetë një histori. Nëse i mbijeton këtij momenti historik, mund të vazhdojë të ekzistojë, por sfidat e tij më të mëdha janë brenda BE-së, jo jashtë saj.

(10) Është krejt e mundur që Bashkimi Europian të shpërbëhet para se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e tij. Ne nuk mund ta dimë se ç’do të bëhet me ne, shqiptarët, nëse vërtet ndodh kështu, ose nëse BE shpërbëhet pasi ne të jemi anëtarësuar në të? Cili do të jetë fati ynë? Ne duhet të fillojmë të mendojmë qysh sot për këtë mundësi. Të kemi një Plan B, në mënyrë që të mos gjendemi të papërgatitur e të disavantazhuar nesër si vend dhe si komb.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​”Të mësojë gjermanisht”: Heshtja e kancelarit Merz për Tiranën, prapaskenat e fjalimit në Dublin
  • Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht
  • Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën dëshmitar në gjyq
  • Meta akuzë të fortë: Tom Doshi është takuar me Charles McGonigal në Vjenë, bashkë me Durim Bamin
  • TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  2. Durresi on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  3. xxx on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  4. Gim on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  5. Detari on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?