Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në epokën e Inteligjencës Artificiale, ata vazhdojnë të zgjedhin librin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Në epokën e Inteligjencës Artificiale, ata vazhdojnë të zgjedhin librin
AktualitetKulture

Në epokën e Inteligjencës Artificiale, ata vazhdojnë të zgjedhin librin

Published: September 20, 2026
Shpërndaje

Nën hijen e pemëve në një lulishte të Pogradecit, Viktor Buzmerxhani mban mbi gju një botim prej 1150 faqesh të romanit “Gjeniu” të Teodor Drajzerit dhe lexon në qetësi.

Librin e parë e ka lexuar në moshën 10-vjeçare. Kanë kaluar 82 vjet që atëherë, por zakoni nuk i është larguar.

“Leximi më kënaq më shumë se çdo gjë tjetër,” tha 92-vjeçari nga Elbasani, i cili ka punuar gjithë jetën si inxhinier mekanik. “Ajo që u kam lënë trashëgim fëmijëve është biblioteka e familjes dhe jam i gëzuar që edhe ata lexojnë,” shtoi ai.

- Publicitet -

Buzmerxhani i kujton me hollësi kontaktet e para me librin, kur një vajzë më e madhe në lagje u ritregonte fëmijëve romane. Më pas erdhën vitet e shkollimit në Politeknikumin e Tiranës dhe në shkollën e lartë në Sofje, të shoqëruara nga lexime të vazhdueshme.

Në një epokë kur telefonat inteligjentë, rrjetet sociale dhe Inteligjenca Artificiale po ndryshojnë mënyrën se si njerëzit konsumojnë informacionin, libri fizik zë një hapësirë gjithnjë e më të vogël në kohën e lirë.

Sipas Anketës së Përdorimit të Kohës 2010-2011 të INSTAT, personat mbi 65 vjeç shpenzonin mesatarisht vetëm 9 minuta në ditë duke lexuar, kundrejt 2 orë e 16 minutave para televizorit, ndërsa vetëm 11 për qind e tyre kishin lexuar gjatë një dite mesatare.

Megjithatë, për lexuesit e përkushtuar si Buzmerxhani, libri mbetet një ritual i pandryshuar që, sipas ekspertëve, ndihmon kujtesën, vëmendjen dhe imagjinatën, duke ofruar njëkohësisht qetësi dhe reflektim.

“Te moshat mbi 60 vjeç, përveç aspektit njohës, leximi mund të krijojë një moment qetësie dhe reflektimi, veçanërisht në një periudhë të jetës ku ritmi social dhe profesional mund të jetë më i ngadaltë,” shprehet psikologja Izolda Canka Deliallisi, ndërsa thekson leximi në moshën e tretë ka vlerë jo vetëm njohëse, por edhe emocionale.

Sipas saj, leximi stimulon vëmendjen, kujtesën, përpunimin e informacionit dhe imagjinatën, duke ndihmuar në mbajtjen aktive të trurit.

Lexues të kësaj moshe i gjen jo vetëm në biblioteka, por edhe në libraritë e qyteteve.

Në qendër të Durrësit, Zana Memko, një librashitëse me përvojë, thotë se shumë prej klientëve të moshuar kanë një marrëdhënie të veçantë me librin fizik.

“Lexuesit e thekur e nisin kontaktin e parë me aromën e librit,” tha ajo. “E hapin librin dhe e ndiejnë erën sikur të ishte një lule,” shtoi Memko.

Ajo kujton raste kur pensionistët shkojnë në librari sapo kanë marrë pensionin për të blerë librin që kanë zgjedhur më herët. Nuk duan të humbasin atë që kërkojnë, edhe kur mundësitë financiare janë të kufizuara.

Sipas Memkos, të moshuarit zgjedhin shpesh libra edhe për dhurata, si për bashkëmoshatarët, ashtu edhe për të rinjtë. Edhe gjatë verës, kur smartfonët dominojnë në duart e pushuesve, libri fizik vazhdon të ketë lexuesit e vet.

Psikologia Canka Deliallisi e lidh këtë preferencë edhe me mënyrën se si brezat mbi 60 vjeç janë familjarizuar me teknologjinë.

“Preferenca e shumë personave mbi 60 vjeç për librin fizik, krahasuar me telefonin apo mjete të tjera digjitale, mund të lidhet edhe me mënyrën se si ata janë socializuar me teknologjinë,” tha ajo.

“Libri është një format me të cilin janë të familjarizuar prej dekadash dhe ofron më pak shpërqendrime, nuk ka njoftime, nuk ka mesazhe apo kalime të vazhdueshme nga një përmbajtje në tjetrën,” shtoi psikologia.

Sofika Vata, 60 vjeç, është një prej atyre që e zgjedhin librin përpara telefonit. Kur shkon në plazh, celularin e lë mënjanë.

“Po librin nuk e harroj kurrë dhe nuk lexoj vetëm kur jam në ujë,” tha ajo duke qeshur.

Vata, me origjinë nga Durrësi dhe me banim në Itali, thotë se është krenare për bibliotekën e shtëpisë, po aq sa edhe për trëndafilat që kujdeset në bahçen e pallatit. Librat e saj nuk ua jep miqve.

“Nuk i jap libra askujt, përveç fëmijëve të mi. Jam e gëzuar që ata lexojnë,” tha ajo.

Sofika e di se në Durrës ka edhe një klub leximi, por nuk është e interesuar t’i diskutojë librat me të tjerët. “E di që ka një klub leximi në Durrës, por nuk shkoj atje. Preferoj ta kem për vete opinionin për librin,” tha ajo.

Lexuesit në moshën e pensionit nuk janë një përjashtim në bibliotekën publike të qytetit. Sipas Aldora Prizrenit, punonjëse e bibliotekës, rreth 40 për qind e lexuesve të regjistruar janë mbi 60 vjeç.

“Lexojnë më shumë pensionistët, gratë shtëpiake dhe të papunët,” tha ajo për BIRN.

Bibliotekën e frekuentojnë më shumë gratë, ndërsa mes lexuesve ka herë pas here edhe të huaj. Prizreni thotë se lexuesit e moshuar janë të rregullt, të interesuar për titujt e rinj dhe korrektë me afatet.

“Nuk na ndodh ndonjëherë që t’i vonojnë librat në bibliotekë,” tha ajo.

Për psikologen Canka Deliallisi, këto zakone lidhen edhe me ndjesinë e stabilitetit që ofron libri fizik.

“Leximi fizik mund të përjetohet si një aktivitet më i qëndrueshëm, më i përqendruar dhe emocionalisht më i njohur për personat të cilët e kanë leximin tashmë pjesë të rutinës së tyre prej vitesh,” përfundoi ajo.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dorën në zjarr!
  • Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  • INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllja e 30 kapitujve në dy vjet, fantazi zgjedhore
  • Partia nuk mund të jetë burg për njeriun e lirë
  • Zhbllokohen aplikimet për fondin e komunitetit në kryeqytet, Bashkia Tiranë: Rimbursojmë edhe zëvendësimin e depozitave të ujit në një të përbashkët për gjithë pallatin

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  2. Andi on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  3. Zani on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  4. ¿? on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  5. Daj Jaku on Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?