Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Dhoma e Avokatisë lajmëron mbledhje urgjente
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Dhoma e Avokatisë lajmëron mbledhje urgjente
AktualitetKronike

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Dhoma e Avokatisë lajmëron mbledhje urgjente

Published: June 4, 2024
Shpërndaje

Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë do të zhvillojë sot një mbledhje urgjente, në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Avokati Sokol Mëngjesi prej 6 ditësh ndodhet në gjendje kome, ndërsa pasditen e djeshme ai u transportua drejt Athinës, pas kërkesës së familjarëve për një trajtim më të specializuar.

Njoftimi i plotë:

- Publicitet -

Te nderuar Avokat anetare te Keshillit te Pergjithshem,

Ju njoftoj se diten e Marte, me date 04.6.2024, do te zhvillohet ne Tirane, Mbledhja e Jashtezakonshme e Keshillit te Pergjithshem te Dhomes te Avokatise te Shqiperise me rend dite, mbi dhunen barbare te ushtruar ndaj Avokatit Sokol Mengjesi dhe pershkallezimin e qendrimit te DH.A.Sh.

Mbledhja zhvillohet ne oren 12.30 pm tek Kompleksi “Xibraku”. Pjesemarrja juaj per shkak te situates eshte e domosdoshme, prandaj merrni masa per shtyrjen e gjyqeve.

Sekretari i pergjithshem Edmond KONINI.

Si ndodhi dhunimi i avokatit Mëngjesi

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 29 majit, ku pasi avokati ka lënë djalin e tij në kopësht, teksa po rrinte në këmbë jashtë rrethimit të institucionit është goditur me grusht nga një person dhe më pas është rrëzuar në tokë. Pas rënies koka i ka rënë në trotuar, ndërsa dy persona të tjerë kanë nisur ta godasin me shkelma. Si pasojë e goditjeve ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje. Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël.

Autorët e sulmit u identifikuan si Dorian Alia, 32 vjeç (i arrestuar pas vetëdorëzimit); Drivald Alia, 21 vjeç (në kërkim); Elton Kasaj (në kërkim), 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç (në kërkim), të gjithë banues në Tiranë. Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e tyre.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të profesionit, ku një familje që avokati ka përfaqësuar në një gjyq për çështje prone nuk respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Çështja është fituar në dy shkallët e gjyqësorit nga 8 trashgimtarët që përfaqësonte avokati. Në të tilla kushte avokati ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur dhe dyshohet që vetëm Dritan Nano nuk ka pranuar. I gjendur në këtë situatë dyshohet se ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte. Takimi i para një muaji ka qenë i fundit para dhunës, sqarues por nuk kanë rënë dakord, pasi avokati ka pretenduar se ka një kontratë me studion ligjore që duhet ta zbatojë.

Autori i vetëm në qeli për ngjarjen, i cili u vetëdorëzua, Dorian Alia ka deklaruar para hetuesve se ndodhej rastësisht në të njëjtën rrugë ku ishte dhe avokati pranë kopshtit, dhe sipas tij nuk ishte plan i menduar. Ai ka deklaruar se pasi e pa, i ka folur, dhe pasi avokati e ka injoruar e ka qëlluar vetëm një herë me grusht.

“I jam afruar dhe i kam folur, pasi avokati më injoroi e kam qëlluar vetëm njëherë me grusht dhe nga paniku që ai ra, u largova”- raportohet se ka deklaruar Dorian Alia.

Ai ka deklaruar po ashtu se aktin e kreu “për miqësi” pasi ia kishte kërkuar Dritan Nano, dhe se bashkë me autorët e tjerë, donin t’i bënin presion të hiqtë dorë nga gjyqi që avokati Sokol Mëngjesi kishte hapur. Nga ana tjetër, Dritan Nano ka mohuar përfshirjen, ndërsa drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Voci tha se Nano ishte organizuesi i sulmit dhe me autorët ishte takuar një muaj më parë. E gjithë ngjarja nga Partia Demokratike është cilësuar si sulm politik i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
  • Shifrat e një Shqipërie që po tkurret: Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet
  • Media hollandeze: Kush e merr seriozisht zgjerimin duhet të jetë në gjendje të garantojë shtetin e së drejtës
  • Gjykata Kushtetuese kundërshton raportin e Avokaturës së Shtetit, zbulohet arsyeja
  • Qeveria miraton paketën e re të vendimeve, nga shpronësimet te zhvillimi i ekonomisë malore

Komentet e Fundit

  1. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  2. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  3. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. durrsaku on Një cirk i dështuar
  5. Fjalë me vend on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?