Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhunimi i pronarit të lokalit në Ksamil, tre të arrestuar, procedohet një 17-vjeçar dhe bashkëshortja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dhunimi i pronarit të lokalit në Ksamil, tre të arrestuar, procedohet një 17-vjeçar dhe bashkëshortja
KronikeLajmi i fundit

Dhunimi i pronarit të lokalit në Ksamil, tre të arrestuar, procedohet një 17-vjeçar dhe bashkëshortja

Published: July 20, 2025
Shpërndaje

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e pronarit të “Euro Hotel Ksamil”, Albert Pashaj. Në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj Pashajt janë vënë në pranga 3 persona mes tyre edhe Agim Taraj është pronar i “Sunset Restorant Ksamil”. Dy të arrestuarit e tjerë janë Silvjan Sulku, Aldo Zeqiraj.

Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar 46-vjeçarin. Të arrestuari akuzohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”. Gjithashtu është proceduar një 17-vjeçar dhe bashkëshortja e të dhunuarit pasi pas konfliktit ajo ka dëmtuar “beach bar”-in e Tarajt.

Njoftimi i Policisë Sarandë:

- Publicitet -

Dhunuan me sende të forta, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 46-vjeçar, vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një 17-vjeçar. Procedohet penalisht edhe bashkëshortja e 46-vjeçarit të dëmtuar, pasi shkaktoi dëme materiale në “beach bar”-in e njërit prej të arrestuarve.

Në vijim të zbardhjes së plotë të rrethanave të konfliktit të ndodhur ditën e djeshme, në Ksamil, dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

A. T., 43 vjeç, banues në Berat, S. S., 18 vjeç, banues në Dibër dhe A. Z., 35 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një shtetas i mitur, 17 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, pranë një plazhi publik në Ksamil, shtetasin A. P., 46 vjeç, banues në Tiranë, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Gjithashtu, lidhur me këtë ngjarje, u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe nisi procedimi penal për shtetasen O. P., 40 vjeçe, pasi pas konfliktit kjo shtetase  ka dëmtuar ambientin duke shkatërruar pajisje dhe sende të tjera në “beach bar”-in e shtetasit të arrestuar A. T. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Shqiptar says:
    July 20, 2025 at 8:56 am

    Nuk kuptojne akoma qe edhe pushime gratis te falin, nqs ska qetesi publike nuk te vjen njeri.
    O bagetia ishit mire neper stalla.
    A behet edukat morale neper shkolla e familje? Si po rriten disa plera.

    Institucionet shteterore te na njoftojne per denimet e personave pergjegjes. Keshtu kuptojme kemi ligje dhe zbatohen.

    Reply
  • NATO says:
    July 20, 2025 at 10:58 am

    Keto skena kafsherore mblidhini ju gazetaret dhe dergojani krahas pamjeve Maldivjane qe poston Edi Rama neper Agjencite e gjithe Botes. Jane perditshmeri,Nuk jane cpifje dhe trillime.

    Reply
  • abdiaga says:
    July 20, 2025 at 11:26 am

    edi jot shoqe ka lyer ato lart,por ka harruar te lyeje ate poshte,prandaj.

    Reply
  • dyshuesi says:
    July 20, 2025 at 2:10 pm

    Në artikullin e mëparshëm për këtë ngjarje flitej për të fortin e Ksamilit që rrahu një pushues në sy të gruas dhe fëmijëve . . Mirpo nuk qënka saktësisht kështu. . Policia flet për persona që janë pronarë hotelesh. Gazeta në artikullin e parë ja ka mbytur kot .

    Reply
  • Patriot says:
    July 20, 2025 at 3:58 pm

    Nuk ja ka mbyture kote sepse pronaret e hotoleve jane edhe te fortet. Keshtu qe kazani ka te drejte te etiketoje si te doje, te forte ose pronare.

    Reply
  • pap says:
    July 20, 2025 at 5:41 pm

    Ndoshta jam gabim, por nga cfare lexoj “akuzuar per shkaterrim prone”, nderkohe qe ky zoteria i dhunuar eshte perlyer ne gjak, nuk me ben sens?! Apo ne shqiptaret drurin e quajme mjet normal komunikimi?!

    Reply
  • Ceceni maloqeri,, says:
    July 20, 2025 at 9:42 pm

    Kamz,durres,diber e vari k,,asnji vendali,,tok e xanun,,,far e keqe,,i gjen kudo,,te paret per te shkel ligjet e shtetit,,,

    Reply
  • capi says:
    July 21, 2025 at 1:51 am

    Si tha Kadriu, ramet past, deshet ja u rrahet. Futi nja pese te mira ti i gjakosuri, Zihen si qener dhe per cfare, per pronen publike qe nuk i takon asnjerit.
    Nje verejtje ju te gazetes, merrni pak me shume informacion kur shkruani, se duket po rrihet “qytetari” ne sy te femijve, kur motivi i sherrit ka qene e drejta e perdorimit, se as pronare nuk jane.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tragjedi brenda familjes në Lushnjë: Vret nënën me sqepar dhe plagos rëndë të atin, arrestohet 45-vjeçari
  • Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  • “Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
  • Netanyahu: Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e mi
  • Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes

Komentet e Fundit

  1. Luan 62 on Tragjedi brenda familjes në Lushnjë: Vret nënën me sqepar dhe plagos rëndë të atin, arrestohet 45-vjeçari
  2. Protestusi on Tragjedi brenda familjes në Lushnjë: Vret nënën me sqepar dhe plagos rëndë të atin, arrestohet 45-vjeçari
  3. Mira on Tragjedi brenda familjes në Lushnjë: Vret nënën me sqepar dhe plagos rëndë të atin, arrestohet 45-vjeçari
  4. I paemer on Tragjedi brenda familjes në Lushnjë: Vret nënën me sqepar dhe plagos rëndë të atin, arrestohet 45-vjeçari
  5. Xha Teme Analisti on Tragjedi brenda familjes në Lushnjë: Vret nënën me sqepar dhe plagos rëndë të atin, arrestohet 45-vjeçari

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?