Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhunimi për vdekje i Egli Progës, ndryshohet prokurorja e çështjes pas kërkesës së familjarëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dhunimi për vdekje i Egli Progës, ndryshohet prokurorja e çështjes pas kërkesës së familjarëve
AktualitetKronike

Dhunimi për vdekje i Egli Progës, ndryshohet prokurorja e çështjes pas kërkesës së familjarëve

Published: September 7, 2024
Shpërndaje

Pas kërkesës së familjarëve të Egli Progës, i cili u dhunua për vdekje nga Denis Meçe, drejtuesi i Prokurorisë së Korçës ka vendosur të largojë prokuroren Vasjana Postoli nga hetimi i çështjes. Postoli, e cila në një vendim të mëparshëm kishte ndryshuar akuzën ndaj autorit Denis Meçes, duke e cilësuar atë si “vrasje nga pakujdesia”, do të zëvendësohet nga një prokuror tjetër.

Një ditë më parë, u publikuan edhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore lidhur me vdekjen e 42-vjeçarit. Në akt ekspertimin thuhej se shkaku i vdekjes së 42 vjeçarit është hemorragji në cipen e trurit dhe hemorragji e indit trunor. Ky akt-ekspertim mjeko-ligjor i është dërguar Prokurorisë së Korçës e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës.

Motra e Egli Progës reagoi pas publikimit të ekspertizës mjeko-ligjore mbi vdekjen e Eglit, ku shprehej se Policia e Shtetit ka “përdhosur” për të tretën herë kujtimin e vëllait të saj. Ajo ka përmendur sërish lëvizjen e makinës nga vendngjarja, parakolpi i së cilës, sipas saj ishte mbuluar me gjak. Jonida ka akuzuar dy mjekët që kanë kryer ekspertizën për mashtrim. Ajo shkruan se motra e njërit prej tyre ka punuar si vartëse e ish-drejtorit të Posta Korçë, Valter Gora, i cili është daja i dhnuesit Denis Meçe. Motra e të ndjerit ka rreshtuar dhe shumë të tjera lidhur me ngjarjen, ndërs ashkruan se do t’i shkojë çështjes deri në fund dhe do të kërkojë drejtësi për të vëllanë e saj.

- Publicitet -

Egli Proga dyshohet se u dhunua nga 29-vjeçari Denis Meçe. Ky i fundit është i arrestuar, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë ende pasi ka dyshime se ngjarja ka tentuar të fshihet nga autoritetet. Në pranga bashkë me autorin janë vënë edhe tre persona të tjerë, Voltan Shulkun, Leonidha Guçen, Arian Manellarin. Ata akuzohen për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ata kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?