Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhunoi për vdekje 42-vjeçarin në Pogradec, Gjykata lë në burg autorin, lirohen 3 të tjerët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dhunoi për vdekje 42-vjeçarin në Pogradec, Gjykata lë në burg autorin, lirohen 3 të tjerët
KronikeLajmi i fundit

Dhunoi për vdekje 42-vjeçarin në Pogradec, Gjykata lë në burg autorin, lirohen 3 të tjerët

Published: August 13, 2024
Shpërndaje

Gjykata e Korçës ka caktuar  masën e sigurisë “Arrest me burg” për autorin e dyshuar të vrasjes së Egli Progës, i cili akuzohet se ka dhunuar për vdekje 42-vjeçarin.

Denis Meçe, 29 vjeç, doli sot para togave të zeza në Gjykatën e Korçës, ku u njoh dhe me akuzat që rëndojnë ndaj tij. Ndërsa për tre të akuzuarit për moskallëzim krimi Voltan Shulku, Arian Manellari, Leonidha Guçe, togat e zeza caktuan masën “detyrim paraqitje”.

Vendimi:

- Publicitet -

Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 13.08.2024 ora 11:00 seanca me objekt: “Vleftësim arresti në flagrancë, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasve D.M, V.SH, A.M, L.G ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës.

1- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit D.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal.

2- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit V.Sh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

3-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit A.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

4-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit L.G, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Në ambientet e jashtme të godinës ndodheshin edhe familjarë të viktimës, mes tyre motra e Egli Progës, e cila kërkonte të shikonte autorin e dyshuar të krimit dhe të arrestuarit e tjerë.

Familja e viktimës ka pretenduar se policia ka fshehur vrasjen e 42-vjeçarit, duke deklaruar se Egli Proga kishte vdekur pasi është rrëzuar në rrugë në gjendje të dehur. Motra e tij, Jonida Proga tha dje për mediat se vdekja e vëllait të saj ishte vrasje në bashkëpunim ndërsa hodhi akuza dhe në drejtim të policisë, duke thënë se efektivët kanë vepruar shumë vonë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • info analitike says:
    August 13, 2024 at 6:16 pm

    Drejtësia që deshët shokë! Kushedi sa krenarë do të jetë shoku Bedri, shoku Viktor e shokët e tjerë që po rropaten të mos i bjerë kallaji Rilindjes raciste. Edhe ky si Kajo Karafili në emër të partisë. Mos harroni që Kriekaqoli është krenar për këta soj patronazhistësh. Shqipëria është kthyer si në Far West in amerikan.

    Reply
  • mali says:
    August 13, 2024 at 6:40 pm

    Pradeci ! O zot ! me 300 mije banore qyteti dhe nuk dinte policia per keta gjobe venesa.
    Dy rruge ka poradeci lart e poshte.
    Gjykata e Korces turp I zotit.
    U vra nje njeri zoteri gjykates.
    “Vrasje nga pakujdesia “?
    Ti kryeve nje sulm ndaj personit qe coi ne vdekje te tij.
    Kjo eshte vrasje nga gangsteret e lagjes.
    Komplet policia e Poradecit te shkarkohet dhe te shkojne ne pune private.
    Komplet edhe gjykatesit qe e quajne vrasjen “vrasje nga pakujdesia “.
    Vrasje eshte vrasje dhe aq me shume me motiv mafioz.
    Si Moj gjykate korcare I le te lire banditet?

    Reply
  • Dursakja says:
    August 13, 2024 at 9:37 pm

    Për këtë ngjarje duhet gjithë populli, në të gjithë qytetet të protestojë për të marrë i gjithë grupi bashkëpunues dënimin e merituar. Pra protestë masive në të gjitha qytetet, kjo do të tregojë se jemi qytetarë dhe mbrojmë të drejtën e jetës.

    Reply
  • Vigjilenca says:
    August 13, 2024 at 10:01 pm

    Një popull që nuk reagon në këto raste tmerrësisht tragjike nuk meriton të jetojë. Media televizive duhet të buçasë, nuk duhet të ndalojë së mbrojturi sigurinë për jetën, ajo duhet të këmbëngulë për dënimin maksimal për agresorët kriminelë. Media duhet të ngrejë lart opinionin publik për protesta masive dhe të vejë përpara përgjegjësisë dhe organet e drejtësisë dhe të qeverisjes së vendit.

    Reply
  • capi says:
    August 13, 2024 at 10:01 pm

    Se nuk ka drejtesi shkojne njerzit ne vetegjyqesi. Por ai qe ka ndermend te vej asaj rruge, le ti beje nje vizite atij prokurorit ose gjykatesit, se flitet per jete njeriu, qe iken e nuk vjen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?