Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pranuar përgjegjësinë e organizimit të ngjarjeve të fundit në Kosovë. Përmes shpalljes së një zie, ndër më të turpshmet të kohës sonë, z. Vuçiç, në të vërtetë ka pranuar se sulmi i organizuar së fundmi ka miratimin e tij.
Problemi që i ka dalë zotit Vuçiç kësaj radhe, dhe që e shohim teksa ai përsërit se është një ndër momentet më të vështira për Serbinë, është se nuk luan dot më viktimën, nuk flet dot për pogrom ndaj serbëve, pasi ai vrau një njeri.
E pranoi edhe vetë në deklaratën e parë për media pas ngjarjes, kur deklaroi se ‘kjo ishte diçka që nuk i duhej kujt”. Dhe 4 vrasjet e sulmuesve të autorizuar prej tij provojnë se nuk ka më fusnotë të dobishme për Beogradin kur flet për të “ashtuquajturën Republikë të Kosovës”.
Aleksander Vuçiç sot është autor dhe organizues i tensionit në rajon. Ky është fakt publik i gjithëpranuar.
Kërkesa e tij sot që KFOR të marrë në dorë sigurinë në Veriun e Kosovës, provon se skenari për të ndarë veriun ka qenë i hershëm dhe i planëzuar përmes valëve të tensionit që zhvlerësojnë dialogun. Barrikada, refuzim, përplasje dhe protesta, të gjitha mjete të konsumit të një politike hibride që do të çonin në atë që zëdhënësi i tij në Tiranë e quajti i pari si Republika e KFOR-it.
Por z. Vuçiç nuk ka ditur ta luajë mirë simfoninë ballkanike. Ai nuk i ka fshehur dot gjurmët dhe është kapur për shkak të njerëzve të tij në flagrancë.
Tani zotërisë i duhet të negociojë në pozita të tjera dhe pikërisht tani, Kosova duhet të tregojë gatishmërinë më të madhe për dialog, por me tjetër ndërmjetësi dhe me një qëndrim unanim të komunitetit ndërkombëtar që vë gishtin mbi përgjegjësitë e kësaj që ndodhi.
Dialogu dhe përforcimi i kufijve, jo rendit të brendshëm, nga KFOR, janë imperativa të sigurisë së Kosovës dhe të rajonit. Aleksandër Vuçiç duhet ulur në tavolinë pikërisht tani që nuk ka gjë për të thënë. Me tjetër gjuhë, tjetër rend kërkesash dhe tjetër lloj presioni.
Është jashtë çdo diskutimi që tani të flitet për zgjedhje në Veri, pa kuptuar dhe dokumentuar përfshirjen e Listës Srpska në këtë që ndodhi.
Kjo është e panegociueshme, përderisa janë të gjitha të drejtat që ky subjekt të nxirret jashtë ligjit. Në Kosovë duhen faktorizuar aktorë të tjerë të komunitetit serb.
S.Zaimi / ResPublica

Hileqar, njeri plehre, vrases femijesh
Keti shkrimi nuk mund ti shtosh asgjë. Shpresojmë që dy diplomacite tona të flasin me të njëjtën gjuhë pa bërë asnjë lëshim se sa për Europen (një pjesë e saj) ka qenë është e do të jetë me Serbinë. Të ndihmohet Dardania me çdo kusht.
Tani kryeministri rama t’ju bej lutje nderkombtarve qe ti mbyllin ne nje keshtjell vuqicin she gruan e millosheviqit e deri sa te lind millosheviqi junior mos ti lejon te dalin nga keshtjella !