Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dilema hamletiane e PSD-së gjermane!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Dilema hamletiane e PSD-së gjermane!
AnalizaLajmi i funditopinion

Dilema hamletiane e PSD-së gjermane!

Published: November 19, 2024
Shpërndaje

Nga Dr. Jorgji Kote 

Botuar në DITA

 

- Publicitet -

Të jetë apo të mos jetë kandidat për Kancelar! Kjo është dilema e vërtetë “hamletiane” që ka pushtuar ditët e  fundit mbas prishjes së koalicionit qeveritar gjerman Kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe Partinë Social-Demokrate lidhur me kandidimin e tij si Kancelar në zgjedhjet e reja të parakohshme që do të zhvillohen më 23 Shkurt 2025, mbas votëbesimit qysh tani të humbur të tij më 20 Dhjetor të këtij viti.  Ethet politike dhe zgjedhore janë të mëdha, mbasi është hera e tretë që ndodh diçka e tillë në historinë e saj të 80 viteve të fundit dhe Veç kësaj, Kancelari Scholz nuk ka përfunduar ende mandatin e tij në krye të qeverisë gjermane tanimë në pakicë. Nga njera anë është kryesia e PSD-së e cila vazhdon me këmbëngulje të mbështesë Kancelarin Scholz për një mandat të dytë, me vlerësimet më të larta; por nga ana tjetër po shtohet trysnia nga partiakë, deputetë, personalitete social-demokratë dhe jashtë tij kampi që Scholz të mos kandidojë më, mbasi qeverisja e tij konsiderohet e dështuar dhe humbja do të jetë e sigurt. Më 17 Nëntor, edhe legjenda e PSD-së, ish lideri i saj në vitet 2000 Franz Myntefering u shpreh se debati dhe pse jo një kandidaturë tjetër tregon funksionimin e demokracisë brenda Partisë dhe i bën mirë asaj.

Duke u kthyer pak prapa në kohë, në vitet 60, Ëilly Brandt, Kancelari nobelist i   ”Ostpolitikës“ së famshme quhej  me krenari ”Kenedi i Berlinit”. Ndërsa këto ditët e fundit, mbas zhvillimeve dramatike në Berlin, Kancelarin Olaf Scholz po e krahasojnë dhe etiketojnë si ”Bideni i Berlinit“. Në fakt, Scholz dallon nga Biden  vetëm nga mosha, për të tjerat kanë ngjashmëri pothuajse të plotë. Të dy kanë qenë zëvendësa, Bideni  zv.President, Scholz zv.Kancelar; të dy senator dhe deputet dhe me karrierë të gjatë në partitë e tyre ” simotra”. Biden sapo i çoi demokratët në një ” Vaterlo” të paparë zgjedhore, por dhe Scholz po ndjek të njëjtën rrugë me SPD-në 160 vjeçare gjermane. Biden këmbënguli ” si mushka” për të rikandiduar, megjithë telashet e  shumta dhe gjendjen shëndetësore, derisa i ” doli boja” gjatë debatit televiziv me Trump; ai u detyrua të tërhiqej nga gara vetëm 100 ditë përpara zgjedhjeve presidenciale. 100 ditë e ndajnë Berlinin dhe nga zgjedhjet e reja të parakohshme gjermane; por tamam si Biden, edhe  Scholz  nuk po pranon ” të hapë krahun”   Ndonëse  ka një kandidat alternativ shumë më bindës dhe fitues, si Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Nëse vazhdon kështu siç e ka nisur, në Gjermani dhe gjetkë pranohet gjerësisht se në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 23 Shkurtit janë të gjitha gjasat që dhe  Kancelari Scholz të ketë fatin politik të Biden/Haris. Me ndryshimin se ai dhe SPD-ja nuk do të humbasin vetëm zgjedhjet e radhës, por do të bien në një humnerë të thellë zgjedhore, me shumë pasiguri dhe dramë për ta, ashtu siç e kanë pësuar  ” simotrat ” e tyre tyre në Francë, Greqi dhe gjetkë.

”Tersi” politik për Kancelarin Scholz pa bërë ende tre vjet në krye të qeverisë gjermane shënoi kulmin ditën kur në SHBA Trump korri fitoren e tij plebishitare. Pikërisht atë ditë,  në vend të priste sadopak, ai nuk priti pak por shkarkoi me ngut ministrin Federal të Financave, Christian Lindner të Partisë Liberale (FDP) i cili disa ditë më parë kishte dalë me një program, sipas tij, reformues ekonomik publik. Midis tij dhe Scholz dhe të Gjelbërve kishte patur vazhdimisht grindje, gërvëre dhe përplasje të ashpra, të hapura dhe të nëndheshme lidhur me drejtimin dhe rimëkëmbjen e ekonomisë gjermane, sidomos frenimin e borxhit dhe në përgjithësi për t’u bërë ballë sfidave madhore të paqes, sigurisë dhe stabilitetit. Ashtu siç pritej, FDP-ja u largua menjëherë nga koalicioni qeveritar tripartiak, çka shënoi dhe shpërbërjen e tij, tejet e rrallë në historinë gjermane të 8 dekadave të fundit.

Mirëpo, kjo ndodhi në momentet më të vështira për vendin, kur Rusia po përparon në luftën kundër Ukrainës, kur Lindja e Mesme është ndezur nga një konflikt me pasoja të paparashikueshme. Kur aleati tjetër më i ngushtë i BE-së, Franca drejtohet nga një qeveri që mbahet në këmbë ”me paterica”, duke qenë në mëshirën e ekstremit të djathtë dhe të majtë; kur BE-ja do të rifillojë punën në dhjetor me ekipet e reja të larta, me plot sfida madhore, ku  dy të mëdhenjtë e BE-së, Scholz dhe Macron janë ” rosakë të çalë” dhe kur  ”ylli“ i tyre po perëndon.

Ndërsa brenda vendit AfD-ja ka filluar ofensivën për të ” pushtuar” qeveritë në landet e saj dhe me piksynime të mëdha në nivel federal. Mbi të gjitha, kur pëlqyeshmëria publike në Gjermani për koalicionin qeveritar dhe sidomos për Kancelarin është në nivelet më të ulta historike me vetëm 15 për qind! Sondazhi më i fundit i INSA më 14 nëntor tregonte se mbi 80 për qind e popullsisë janë të pakënaqur me Scholz dhe nuik e duan atë për Kancelar.

Shkaku kryesor i papëlqyeshmërisë dhe pakënaqësisë masive me punën e Kancelarit Scholz është se ai nuk  i ka mbajtur premtimet e bujshme dhe jetike zgjedhore të 4 viteve më parë. Ndonëse është marrë me gjëra dhe plane të mëdha, ai nuk ka realizuar kërkesat dhe nevojat më minimale të popullsisë – shmangien e azilit të paligjshëm, sigurinë nga krimi dhe bandat që janë shtuar ndjeshëm, respektin dhe dinjitetin njerëzor që po merret nëpër këmbë, një vend pune, një shtëpi për të pastrehët dhe ekonomi më të mirë. Pa folur  për rritjen e pandalshme të borxhit gjerman në 290 Miliard Euro, poathuajse zero për qind të rritjes ekonomike,  papunësinë mbi 6 për qind dhe tregues të tjerë negativë.

Këtë dështim qeverisës e dëshmojnë dhe më qartë realitetet në terren dhe më konkretisht rezultatet zgjedhore të SPD-së në 12 muajt e fundit.  Kështu, në zgjedhjet për Landin e madh të  Bavarisë shtatorin e kaluar, SPD-ja ra në nivelin më poshtërues në historinë e saj, me vetëm 8 për qind; ndërsa në Tyringen një muaj më parë me vetëm 6 për qind; në zgjedhjet europiane në qershor mori vetëm 14 për qind, duke rënë në të gjitha rastet poshtë AfD-së bashkë me të Gjelbërit dhe Liberalët e koalicionit qeveritar.

Dhe prapë se prapë, në vend që t’u binte kambanave të alarmit, Scholz ka vazhduar të drejtojë me moton  ”business as usual“. Madje,  vazhdon të mburret se ka bërë më të mirën, se  ”do të bëjë namin në muajt e mbetur me qeverisjen e tij” ama me rutinën e zakonshme, me motivin  ”shtyje ta shtyjmë“ ose “tërhiq dhe mos e këput“

Por pakkush e beson tani, aq më tepër se hezitimet, vonesat dhe shtyrjet kanë qenë tipari karakteristik i lidershipit të tij në këto tre vite qeverisëse; shtyrje në politikën e brendshme dhe në atë të jashtme ; shtyrje deri një javë përpara agresionit rus të  mbylljes së gazsjellësit gjigand Nord Stream II me Rusinë, shtyrje të paktit për emigracionin, për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm dhe kriminelë, shtyrje për  livrimin e armëve dhe armatimeve moderne, të tankeve ”Leopard” dhe tani të raketave ”Taurus” për Ukrainën, me justifikime që koha dhe dinamikat në teatrin e luftimeve i kanë hedhur poshtë. Droja dhe frika ruse janë bërë mënyrë jetese dhe udhëheqje dhe për pasojë këshilltari më i keq për Scholzin. Edhe kthesa epokale e shpallur më 27 Shkurt 2022 ka shtyrje. Madje, shtyrje pati dhe “Procesi i Berlinit“ i cili u riaktivizua vetëm  2 vjet mbas emërimit si Kancelar.

Kjo filozofi dhe praktikë shtyrjesh u shfaq dhe këto ditët e fundit mbas prishjes së koalicionit qeveritar. Fillimisht, pa asnjë konsultim, Scholz e shtyu për më 15 janar 2025  Votëbesimin në Bundestag, ndërsa zgjedhjet e reja në mars; kur opozita dhe të gjithë i kërkonin TANI dhe në janar; me justifikimin qesharak se gjoja po të bëhej më parë ky votëbesim, ”atëhere gjermanëve mund t’i  prishej humori dhe gëzimi i Krishtlindjeve dhe Vitit  të Ri“  Por, mbas trysnisë në rritje, Scholz pranoi që votëbesimi në Bundestag të bëhet më 15 Dhjetor, ndërsa zgjedhjet e reja të parakohshme më 23 Shkurt 2025. Por ai dështoi me shtyrjet e tij më të fundit,  mbasi CDU-ja, partia më e madhe opozitare e paralajmëroi në mënyrë ultimative se pa caktuar më parë datat për votëbesimin dhe zgjedhjet e reja, ajo nuk do të jepte konsensusin e nevojshëm për 4 – 5 ligjet jetike që duhen miratuar dhe as nuk do ta mbështeste qeverinë e pakicës.

Shkaku tjetër madhor i rënies drastike të popullaritetit të Kancelarit Scholz pa përfunduar ende mandatin e tij të parë është se atij i mungon stili i duhur frymëzues i udhëheqësisë politike; atij i mungon fryma,  nuk krijon dot bindje dhe besueshmëri, nuk nxit sepse vetëm premton, nuk garanton  dhe për pasojë nuk mobilizon dot më as të vetët, le më të tjerët! Dihet se ishin pikërisht këto cilësi që siguruan fitoren e bujshme të Trump-it, të tjerat janë rrjedhojë e tyre. Në këtë drejtim Scholz është shumë larg imazhit dhe personalitetit rrezatues të parardhësve të tij social  demokratë – Brandt, Schmidt dhe Schrőder!

Këtë e them dhe nga përvoja si diplomat në Berlin në vitet 2001 – 2006, kur kam patur disa raste të jem i pranishëm në disa  takime dhe veprimtari shtetërore me  kancelarët e  nderuar  Schmidt, Schrőder dhe Scholz.

Mirëpo, pavarësisht nga katraura ku e ka futur vendin, Scholz ende vazhdon t’u besojë aftësive të veta si lider, pa dashur të tërhiqet si Kancelar. Ndonëse shembujt e një tërheqjeje me nder dhe dinjitet nuk mungojnë, duke filluar nga paraardhësja e tij, ish Kancelarja Merkel;  në vitin 2018, në kulmin e krizës brenda CDU-së dhe pakënaqësive ndaj qeverisë së saj, mbas humbjeve në zgjedhjet në disa lande Merkel dha dorëheqjen si lidere e CDU-së dhe shpalli dy vite përpara afatit moskandidimin si Kancelare në zgjedhjet e vitit 2021. Këto dy veprime të saj e çtensionuan goxha gjendjen dhe  rritën dozat e simpatisë për të dhe qeverisjen në përgjithësi. Kështu veproi dhe parardhësi social – demokrat, Gerhard Schroder, i cili mbas humbjes në Nord Rein Vestfali më 2005, shpalli zgjedhjet e parakohshme, të cilat i humbi vetëm për tre vende, duke u tërhequr me dinjitet nga politika aktive.

Ndërsa  Scholz ngulmon se do të rikandidojë, madje dhe do fitojë.  Por se si, vetëm ai e di, siç thuhet dhe në media.

Ja pse ajo që e bën atë t’i ngjajë, madje dhe t’ia kalojë Presidentit Biden sa i takon sjelljes politike është se pavarësisht  sfidave  dhe tematikave që ”ulërasin” për zgjidhje, edhe Scholz nuk pranon t’i bindet kërkesës masive brenda dhe jashtë SPD-së që të tërhiqet nga gara; edhe pse në sondazhin e datës 14 Nëntor  Scholz renditej i 19- ti në listën e politikanëve më të pëlqyer.

Ca më tepër kur pa përjashtuar kandidatë të tjerë, SPD-ja e ka gati ministrin e suksesshëm të Mbrojtjes, Boris Pistorius, politikani më i pëlqyer për gjermanët dhe në sondazhet e datës 14 Nëntor. Ndryshe nga Scholz, ai vlerësohet maksimalisht për karizmën, aftësitë drejtuese, frymën dhe frymëzimin që u jep forcave të armatosura dhe më gjerë; Pistorius është komunikues i lindur dhe tërheqës, çka sot kërkohet shumë nga elektoratet në Gjermani e sidomos nga social-demokratët.

Gjithsesi, deri me 11 Janar, afati i fundit i emërimit nga SPD-ja të kandidatit për Kancelar, shpresohet që trysnia do shtohet dhe Scholz do largohet nga  kjo garë.

Së fundi, edhe pse nuk ka garanci as me të, ca më tepër përballë një CDU-je të ripërtërirë, një AfD-je të egër dhe partisë më të re ”BSË” të ish lideres majtiste Sahra Wagenknecht, dhe me Pistorius shanset e SPD-së janë shumë më të mëdha se me Scholz, qoftë dhe për të zvogëluar përmasat e një humbjeje të mundshme. Ka një dakordësi masive dhe jashtë SPD-së se e kundërta do të ndodhë nëse Scholz  do të rikandidojë, apo dhe do ta vonojë futjen në garë të Pistoriusit, siç bëri Biden me Harris; ky do të ishte pragu i kataklizmës zgjedhore për  SPD-në gjermane, nga e cila askush nuk e di se si dhe kur do të dalë prej andej.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Një saktësim! says:
    November 19, 2024 at 11:37 am

    Në Google mund t’a gjesh shprehjen se: Schmidt(SPD), who served as the chancellor of West Germany from 1974 to 1982. Në atë kohë nuk kishim marrëdhënje diplomatike me Gjermaninë Perëndimore. Përse shprehesh : « Këtë e them dhe nga përvoja si diplomat në Berlin në vitet 2001 – 2006, kur kam patur disa raste të jem i pranishëm në disa takime dhe veprimtari shtetërore me kancelarët e nderuar Schmidt, Schrőder dhe Scholz. » lëri reklamat për veten tënde, të tipit « a doni më për Belulin », se artikulli del më i mirë!

    Reply
  • demo says:
    November 19, 2024 at 12:08 pm

    Ju jeni per te drejtuar boten,po vajti e na Hasmeroi Enveri me 1 miljard e gjys kineze.

    Reply
  • Zgalem says:
    November 19, 2024 at 2:42 pm

    Shkrimet analitike te ketij diplomati , jane ne nivelin me te larte , qe mund ta shkoi nder mend sejcili shqiptar . Meriton falnderime dhe urime . Zgalem

    Reply
  • nje kafe pa sheqer te lutem says:
    November 19, 2024 at 3:26 pm

    Doli ky “diplomati” i madh shqiptar, si gjithe shqiptaret qe i dine mire hallet e botes, hallet e Gjermanise dhe i japin drejtim politikes gjermane.
    Keta jane vetme dordolece dhe asgje me shume

    Reply
  • mali says:
    November 19, 2024 at 8:06 pm

    Jorgji Kote.
    Nuk e kuptoj sepse nuk e lexova ,kete shkrim e ke per shqiptaret apo per gjermanet.
    O zot na ruaj mendjen!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?