Nga Sefer Pasha
Botuar në DITA
Më 11 prill të vitit 1994 në Peshkëpi të rrethit të Gjirokstrës ndodhi një tragjedi. Ajo ka hyrë në histori. Njihet si “Masakra e Peshkëpisë”. Pikërisht në vendin e e masakrës u përurua një obelisk.
Në këtë ditë prilli vendi i masakrës ka tjetër pamje. Edhe dëshmorët Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini sikur u ngjallën me këtë vepër që u ngrit në kujtim të tyre dhe të kufitarëve që u gjymtuan.
Më të çelur duken gjithashtu shkëmbinjtë e kësaj çuke, ku kanë çelur bajamet e egra dhe kulumbritë. Piramida 23 ngjan me një shpend të bardhë. Mali i Buretos që i rri obeliskut mbi kokë është më krenar. Ai zgjuan kujtimin për dëshmorin Llesh Pal Çupin nga Mirdita, i cili u vra në Kakavijë si dhe për një bir tjetër të denjë nga Korça, që quhej Bendo Buzo, i cili pasi u plagos rëndë me gjakun e tij shkroi në faqen e shkëmbit: – “Rroftë Shqipëria”.
Ky prill u ka dhënë tjetër nur trëndafilave, luleve, barit të egër, fluturave shumëngjyrëshe, shqiponjave dhe gjeraqinave të malit të Buretos, krojeve, lëndinave dhe lumit që vjen nga Voshtina e Greqisë.
Peisazhi përqark obeliskut është dehës. Kanë ardhur autobuz që nga Tiranë e Fieri me miq të Fatmir Shehut dhe të Arsen Gjinit. Të gjithë janë të veshur me kostum kombëtar. Sa hije që paska ngjyra e gjelbër e livadheve me dekorin e flamujve kuq e zi. Njëqind metra më poshtë është Udha e Bajronit kur ai erdhi që nga Janina për tek Kalaja e Ali Pashë Tepelenës.
Vështroj nga udha përsipër së cilës është Shpella e Pëllumbave, ku kapiten Fatmir Shehu zhvillonte stërvitje me forcat e kufirit. Dhjetë prilli ka qënë dita e fundit. Vështroj tufat me pëllumba dhe recitoj vargjet e Bajronit tek vepra e tij “Shtegëtimi i Çajld Haroldit” -:/Të rreptë bijtë e Shqipes! Por vetitë//Nuk u mungojnë veç të ishin më të arrira//Armiku ua pa kurrizin ndonjë herë?//Kush e duron si ata mundimin e luftës?/……./Ç’armiq për vdekje, po sa miq besnik!//Kur besa a nderi i thërret të derdhin gjakun//Si trima, turren ku t’i çojë i pari i tyre/.
Në mes të qytetarëve që ishin mbledhur për të kujtuar Dëshmorët e Atdheut Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini të binte në sy gruaja e Fatmir Shehut. Ishte në mes të dramës. Kanë kaluar 30 vjet që nga ai 11 prill i vitit 1994 kur asaj i dhanë mandatën e gjëmës së vrasjes së bashkëshortit, Fatmirit. Atëherë që nuse e re. Pas kaq motesh me dhimbje ajo qe thinjur si ato lulet e murrizit në lëndinën rrotull obeliskut.
Tani Fatmir Shehu do ta kishte mbyllur karierën. Jam i sigurt se do të ngjitej në çupejkën me shkëmbinj e vidha të Peshkëpisë për të treguar kujtimet e viteve të stuhishme. Por jeta e tij u ndërpre në lulen e rinisë.
Dhe tani pas tridhjetë vjetësh në vendin ku ai u vra më duket sikur sillet rrotull fantazma e tij. Fantazma u rrëfen familjarëve dhe trupës së policisë se çfarë ngjau atë natë të 11 prillit të vitit 1994. Në atë orë të vonë kush e hapi derën e zyrës së tij ku ai po flinte? Vrasësi me pistoletë në dorë ç’tipare kishte? Sa vjeç duhet të qe?
Vetë Fatmir Shehu e mori pistoletën që e kishte poshtë kokës së jastëkut, por nuk mundi që të hapte zjarr kundër kriminelit. Para se t’i mbyllte sytë vështroi nga dritarja. Mendoj se vdiq me merakun për përgjegjësinë që kishte për 100 kufitarët, të cilët po trajnoheshin në postën kufitare të Peshkëpisë.
Sot në mëngjes më treguan lart në fshatin e Peshkëpisë se një ish kufitar e ka regjistruar të gjithë tragjedinë me të cilën në Hollivud mund të realizohet një film i denjë. Vërtetë zbulimi i huaj ua hoqi shulet e armëve, por 100 kufitarë të çarmatosur e panë tragjedinë. Pengu që banda e mori me vete për të zezën e tyre ka treguar se pas piramidës 23 ai i prangosur ka dëgjuar zëra që flisnin në gjuhë të huaj.
Ç’ishin këta? Të nesërmen aty janë gjetur shishe të zbrazuara me konjak “metaksa”. Po kështu është gjetur një lëmsh me bishta cigaresh, mish i pjekur, një orë dore dhe një foto e Enver Hoxhës. Po foton përse e kishte marë banda me vete?
Rri dhe mendohem me dorën mbi obelisk për autorët e krimit makabër. Por historia flet dhe për ura të miqësisë midis shqiptarëve dhe grekërve. Në historikun e kufirit mes dy shteteve është i shkruar dhe ky fakt. Në provokacionet e gushtit të vitit 1949 në majën e malit të Buretos, ku është piramida 21 u ndeshën ballë për ballë një kufitar shqiptar dhe një grek. Që të dyve u qenë mbaruar municionet. Filluan të luftojnë trup me trup.
Tek piramida 23 kufitari grek shkel mbi një minë dhe nga shpërthimi verbohet në të dy sytë. Kufitari shqiptar kur e pa grekun në atë gjendje nuk e la të vdiste i qorruar. Lajmëroi barinjtë që u ndodhën aty pranë dhe me kufitarët e postës së Peshkëpisë e nisin kufitarin grek në spitalin e Gjirokastrës. Të verbërin thuhet në historik e kuroj mjeku i njohur gjirokastrit Vasil Laboviti. Pas mjekimit kufitarin grek të verbuar e kthyen në Kakavijë për në vendlindjen e tij në Greqi.
Gjithashtu po qëndis dhe një tregim të një prozatori të njohur të letërsisë greke. Fabula e tregimit ishte kjo që po e shkruaj në esenë për masakrën e Peshkëpisë.
Në luftën kundër Turqisë luftonin në një llogore një ushtarak shqiptar dhe një grek. Gjatë betejës u plagos ushtaraku shqiptar. Greku e merr në shpinë shqiptarin për ta nxjer nga rrethimi. Por gjatë transportit ushtaraku grek po habitet. Shqiptari po e therte në zverk me thikë. Përse po ma pret kokën i thotë greku? Unë po të shpëtoj jetën. Jo, i përgjigjet shqiptari. Unë me thikën që e mbaj në brez po të pres një tufë me flokë që kur të kthehem në Shqipëri t’ja tregoj nënës. Cullufen e flokëve të tu t’i kem si kujtim për nderin që po më bën.
I jam kthyer disa herë ngjarjes tragjike të masakrës së Peshkëpisë. U përpoqa nëpër Tiranë të takohem e të shkoqis disa detaje me pengun Qemal Stroka. Me Qemalin në rini kemi ndarë pikat e vesës mbi piramidat e bardha. As një pikë vesë nuk duhej të derdhej në tokën e huaj.
Por Qemali nuk u bë më i gjallë. Me miqtë tanë më dërgoi lajme që të mos e përmend emrin e tij. Nuk do që t’ja kujtosh pengmarrejn tragjike. Gjithsesi Qemal Stroka është “Hamleti” i masakrës së Peshkëpisë. Ai është një minierë ari. Heshtja nuk është zgjedhja më e mirë e tij.
Pranë obeliskut të ri në orën 11 u mblodhën miq, koleg e famljar të Fatmir Shehut dhe Arsen Gjinit. Mbajnë lule në duar. Është prill dhe të gjitha livadhet, shpati i Buretos, piramida 23, Shkëmbi i Gjeneralit dhe Udha e Bajronit formojnë një kuorë të madhe me lule. Dhe prapë duket sikur nuk mjaftojnë.
Unë filmoj. Një miku im nga veriu më thotë që të fus në kamera dy shpend që enden mbi obelisk. I njoh këta shpendë. Janë shqiponjat e malit të Buretos. Bota që na rrethon është plot me mistere thotë miku i largët. Të dy shpendët janë shpirtërat e Fatmir Shehut dhe të Arsen Gjinit. Në trup më shkojnë mornica.
Në rininë time e kam njohr Fatmir Shehun. Ishte më i ri se unë. Po çfarë ndodhi atë natë të 11 prillit? Nuk mund të përshkruhet. Është një tragjedi e llahtarëshme. Komploti ishte i hollë. Armëve u ishin hequr shulet. Ata dinin zyrën ku flinte komandanti Fatmir Shehu. Roja i repartit ishte pa armë. Udha që vinte nga fshati Argjirohor ishte pa patrullë shërbimi…
Krimi makabër shkruhet me një prozë të brishtë në faqet e shkëmbinjëve, në fletët e gorricave, në sqepat e bilbilave, në pikat e vesës, në rrëketë e malit e në stuhitë e malit të Buretos. Asgjë nuk harrohet. Obelisku është një shënjë, një gur mali, një klithmë shqiponje e një këngë labe e trimit nga Tepelena, Fatmir Shehu.
Natyrisht që obelisku përcjell dhe mesazhin e paralajmërimit të fjalës së urtë “se ujët fle, por hasmi nuk fle”. Atdheu kërkon sakrifica. 11 prilli i vitit 1994 kurrë nuk ka për tu harruar.
Bëra shumë fotografi në të gjitha këndet, ku janë janë skalitur emrat e Fatmir Shehut dhe të kufitarit të thjeshtë Arsen Gjini. Për krimin e përbindshëm çoç më mërmërijnë shkëmbinjtë, ndërtesa e mbushur me plumba, piramida 23, pylli i Buretos, lëndinat me mijëra lule, shpendët, transhetë, rrëketë e malit, lumi i Voshtinës, lisat e plagosur, gurra e fshatit dhe erërat që vijnë nga majat e malit të Pindit.
Krimi i 11 prillit të vitit 1994 nuk ka ndodhur as në luftën italo – greke, ku luftoi dhe poeti nobelist grek Eliotis.
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Ky paragraf duhej te mos botohej, sespe eshte genjeshter antihistorike dhe nje rrefim i sajuar antishqiptar. “Në luftën kundër Turqisë luftonin në një llogore një ushtarak shqiptar dhe një grek. Gjatë betejës u plagos ushtaraku shqiptar. Greku e merr në shpinë shqiptarin për ta nxjer nga rrethimi. Por gjatë transportit ushtaraku grek po habitet. Shqiptari po e therte në zverk me thikë. Përse po ma pret kokën i thotë greku? Unë po të shpëtoj jetën. Jo, i përgjigjet shqiptari. Unë me thikën që e mbaj në brez po të pres një tufë me flokë që kur të kthehem në Shqipëri t’ja tregoj nënës. Cullufen e flokëve të tu t’i kem si kujtim për nderin që po më bën.”
OK,Sefer Pasha,Gazetës DITA.Ju lumtë për mdërtimin e PËRMENDORES TË 2 DËSHMORVE TË ATDHEUT F.SHEHU E A.GJINI.
-Kjo përmendore e ndërtuar në Peshkëpi flet shumë për krimin e bërë nga organizara TERRORISTE GREK MAVI NË 10.04.1994,por edhe për indiferencën e palës Shqipëtare të QEVERISË me në krye S.Berishën e A.Meksin si & TË DREJTËSISË së kohës që këtë OBELISK ta shikojnë KOKË ULUR nëse kan një fije patriotizmi e gjak Shqipëtari..!
-Tragjedia e Peshkopisë me 2 dëshmor të Atdheut & diskreditimin e kufitarve Shqipëtar të përdhosur nga terroristët Grek nuk është hetuar,Gjykuar & ndëshkuar sipa ligjit Shqipëtar e nd/Kombëtar..!
-Kjo duhet të bëhet sidomos për krimet e vrasjeve të tilla.Ndaj duhet të hiqet LIGJI I PARASHKRIMIT të votuar nga antishqipëtarët e kohës pas 1990-tës.
-LAVDI 2 DËSHMORVE TË ATDHEUT TË PESHKËPISË OFICERIT FATMIR SHEHU & KUFITARIT ARSEN GJINI.
-FLM DITA & AUTORVE TË OBELISKUT & TË SHKRIMIT SEFER PASHA.!
Buda!Ato pabesi,tinzari,masakrime qe u bene greket shqiptareve,,ti me nje pallaver ja vesh shqiptareve.
Herojt qe cliruan Arvanitine nga Turqit pikerisht keshtu i vrate,,ju grekerit ne pabesi,.
Kush e mbrojti Akropolin?Odhise Andruci me Jani Kulluriotin.Kush e mbrojti Mesolongjin?Bitheguri me Karaiskaqin me Marko Bocarin.Kush e cliroi Morene,Athinen,Po keta shqiptare,.Andruci me florijte e Ali pashe Tepelrnes Pagoi turmat arvanite,qe ju versulen kalave,Andrucin cam nga Preveza grekerit ne 1825 e hipen ne kembanaren e Akropolit dhe e hodhen poshte,hjoja e vetevra.Kollokotronin e shpallen tradhetar,Karaiskaqin agjent te turqve,Anastas Kullurjotin e helmuan kur solli nga Amerika shtypshkronje per te botuar abetare shqip per vocrraket e Athines,qe ne ate kohe banohej ende nga shqiptaret.
Ja ata pak greker qe erdhen nga Stambolli i zhduken me intriga gjithe udheheqesit shqiptare te kryengritjes dhe ngriten shtet grek me sakrificen e shqiptareve.Si eshte e mundur?
Po si eshte e mundur qe nje intrigant Urjahip,nje frikacak qe dridhej nga krisma e pushkes,,futi ne dhe gjithe drejtuesit e cetave,brigadave formacioneve partizane,a beri mendjen shoshe shqiptareve,qe ishin marxista leninista,qe nuk ju duhej as toka,as pasuria,as florijte,por o burra tja falim marzizem leninizmit fitimtar,se Shqiperia do quhej Keshtjelle e pamposhtur e marx-Len.
Edhe ky karnevaljua EDVIN RAMA,MENDJEN boze ja ka bere shqiptareve..Dolli kryebashkiaku Vlores ne Skele,ju thote vlonjateve,Sa mire qe po e marrin Cifutet e Amerikes Sazanin se ishte djerre me kacube me ferra ku fshiheshin gjarperinjte,.Tani do behet si Monte Karlua,si Maldivet e Europes,lum kush i ka dritaret nga Sazani! Aaaaaaaaa gjarper,gjarperrrr!Gjarperi ,Bolla zeze,TitanoBoa eshte Edi Rama me keta zarbot e korruptuar,,por fshihni nje kosore poshte xhupit,o vlonjate dhe pritjani koken,para se te na vrase e re perzere,te gjithe.
E cfare kene te perbashket keto ngjarje. Qe shqiptari eshte i miri botes dhe i keqi vetes. Ne te dy ngjarjet eshte faktori shqiptar nga te dy krahet e luftes. U permenden gjithe ata shqiptar qe luftua ne krahun e grekeve. Duhet te permendet kush luftonin nga krahu i turqeve. Nje Vrion nga Shqiperia dhe nje Ibrahim nga Egjypti. Ndoshta nje historian mund te shtjelloj me mire.
Luftuan shqiptaret dhe u krijua nje shtet i pavarur grek. Kurse per Shqiperine mezi u shkeputen nga turqit 100 vjet me vone.
Enveri ishte i poshter,ishte i keq ,mund ti themi cfar te duam por nje gje nuk mund ta mohojme.Ushtria ishte ushtri.Kush ka bere ushtrine ne ate kohe e di se ne 3 ushtare 2 flinin dhe 1 bente roje.Pervec rojeve me arme ne kapanon kishte posten e sherbimit qe behej me turne dhe rinte gjith naten zgjuar.Saliu shkateroi ushtrine dhe vuri ne krye injorantet.Z.Sefer kini qene ushtarak dhe i dinit regulloren e brendeshme.Eshte cmenduri te flene 100 ushtare dhe mos te kete nje roje.Te pakten zinxhiri komandues i kufirit dihej dhe ai duhej cuar i gjithi ne gjyq ushtarak.Edhe bagetite ne stan cobani i ruan naten e jo me ushtaret,te rinjte bijte e nenes,qe nuk dinin asgje nga ushtria.Komandanti i postes i mori gjynahet me vehte po ishte fajtori kryesor ne ate ngjarje ,te kuptohemi pa llogaritur kriminelet
E ke skalitur kete tregim o Sefer Pasha.E ke bere legjende ,epope,e ke ngritur shqiptarizmin ne piedestal!
Ngjarja dihet,vrasesit dihen,por ata kalojne ne tregimin tend ne plan te dyte se ashtu u lane….ne plan te dyte nga udheheqesit e politikes!
E keqja eshte qe i dyshuari per vrasjet tinzare naten dhe tinez,qe vrau pabesisht ne gjume bashkeatdhhetaret,eshte nje njeri qe ka futur shqiperine ne sherr me fqinjet jo vetem njehere! Te lumte pena Sefer Pasha!
Çdo ngjarje do të zërë vendin e duhur dhe do kujtohet me vërtetësinë e saj. Lavdi atyre që luftuan e luftojnë për vendin e tyre!
Masakra e Peshkepise eshte dorezim i shtetit shqiptar bandave shoviniste greke dhe kete dorezim e ka bere krimineli saliKerma me bashkepunetoret e tij. Greqia eshte nje gjitoni yne i keq, keqdashes, qe ne vite e dekada e ka treguar me vepra kriminale natyren e tij, i ka shkaktuar Shqiperise plage te pasherueshme, plage, qe dhembin dhe do te dhembin nga njeri brez i shqiptareve ne tjertin. Porosia e shtetit dhe e politikes se Enver Hoxhes ishte: Vigjilence ndaj shovinisteve, mos i besoni! Pergjegjes per masakren e fundit nuk jane bandat shoviniste, por politika e dorezimit te shtetit ne duarte e te paafteve me urdher te sali Katran Mortalit, kriminel, qe edhe ne prag te vdekjes, na flet si hoxhe i çmendur dhe na jep ”keshilla” nga ballkoni i katit te tete!
Zoti Sefer Pasha mire ben, qe e pershkruan ceremonine e obeliskut dhe perkujtimin e ngjarjes, por perveçse e permend Masakren e Peshkepise, nuk tregon asnje pergjegjesi, asnje aresye, asnje autoritet pergjegjes per Masakren e Peshkepise!