Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Diskutimet për Avokatin e Popullit\Balla fton Bardhin të ulen për të vlerësuar kandidaturat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Diskutimet për Avokatin e Popullit\Balla fton Bardhin të ulen për të vlerësuar kandidaturat
AktualitetPolitike

Diskutimet për Avokatin e Popullit\Balla fton Bardhin të ulen për të vlerësuar kandidaturat

Published: June 22, 2023
Shpërndaje

 

Një ndër pikat e rëndësishme të diskutuara në seancën plenare të ditës së sotme është edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i bëri kërkesë kreut të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhit që të ulen javën e ardhshme për të diskutuar e verifikuar 15 kandidaturat për pozicionin e Avokatit të Popullit.

- Publicitet -

Sipas Ballës, brenda 4 javëve të ardhshme duhet të zgjidhet Avokati i Popullit.

Balla propozoi që nga 15 kandidatura, të shkohet në 4, më pas në 2, deri në përzgjedhjen përfundimtare të kreut të këtij institucioni. Ai kërkoi respektimin e traditës parlamentare dhe së bashku me PD të dalin me një zgjedhje të përbashkët të kandidatit për kryetar të Avokatit të Popullit.

“Që nga 1998 kanë kaluar 25 vite, kemi krijuar një standard për procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, një nga institucionet ku Kushtetuta ka përcaktuar përzgjedhjen me 3/5.

Te presidenti më 2008 u fut një mekanizëm zhbllokues dhe kryetari i shtetit mund të zgjidhje me shumicë të thjeshtë, për Avokatin e Popullit nuk është parashikuar.

Krahu i majtë nuk i ka 84 vota. Ne duam që avokati të propozohet nga opozita, dhe asnjë deputet i PS nuk do përfshihet në mbështetjen me firma të një kandidati sikurse e përcakton ligji. Duam që pa humbur kohë, pasi komisioni i ligjeve ka ,mbyllur procesin e verifikimit të kandidatëve, sikurse jam njoftuar me një shkresë nga Kuvendi dhe z. Bardhi, Doda dhe Mediu kanë marrë shpresën, ku tashmë kemi përpara nesh 15 kandidatë të cilët plotësojnë kriteret ligjore. Brenda asaj liste kemi mundësinë të gjejmë njëri për kandidatin që flasim. Në këtë frymë për 4 seancat që kanë mbetur të zgjedhim avokatin e popullit.

Avokati i Popullit s’mund të jetë avokat i PD, një figurë e spikatu e PD brenda viteve të fundit. Unë mendoj dhe propozoj z. Bardhit të ulemi gjatë javës së ardhshme bashkë me drejtuesit e Komisionit të ligjeve, znj. Bushka e Çupi që të bëjmë një verifikim të kandidaturave që kemi përballë. Dhe të fillojmë të shkojmë drejt një grupi 3-4 kandidatura që marrin më shumë konsensus e secili prej nesh në grupet parlamentare të marrim konsensus për kandidaturën. Të shkojmë nga 15 në 4, në 2 dhe në 1.  Kushtetuta ka parashikuar shumicë të cilësuar”, tha Balla.

Balla tha se opozita ka të drejtë për të propozuar emrin për kryetar të Avokatit të Popullit, por jo të drejtën e emërimit të tij.

“Duhet të respektojmë një traditë parlamentare në mënyrë që ne të shkojmë drejt një kandidature që: ju mund të keni të drejtën për të propozuar por s’keni të drejtën të emëroni avokatin e popullit”, përfundoi Balla.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Balluku në SPAK, i komunikohen pesë vepra penale, por nuk do ketë kërkesë të re për arrestim
  • Pedagogë, shkrimtarë dhe prindër u bashkohen studentëve
  • VIDEO: Efektivët dhunojnë dy vajza të reja, spraj në sy
  • Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të studentëve dhe pedagogëve
  • AGSH denoncon dhunën policore ndaj gazetarëve

Komentet e Fundit

  1. Saliu. on Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit
  2. Anonymous on Rama kërcënon protestuesit: Do përndiqen nga hija e shtetit, po studiojmë uljen e moshës së dënimit penal
  3. RnB & BnB on VIDEO: Rama nxjerr karrige në Bulevard dhe fton studentët për dialog
  4. Dino on Balluku në SPAK, i komunikohen pesë vepra penale, por nuk do ketë kërkesë të re për arrestim
  5. ¿? on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?