Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dita e dytë e armëpushimit në Gazë, vonesa në shkëmbimin e pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Dita e dytë e armëpushimit në Gazë, vonesa në shkëmbimin e pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë
BoteLajmi i fundit

Dita e dytë e armëpushimit në Gazë, vonesa në shkëmbimin e pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë

Published: November 25, 2023
Shpërndaje

Zyrtarët izraelitë bënë të ditur se të shtunën pritet lirimi i 13 personave që mbahen peng nga grupi militant në Gazë, në këmbim të 39 palestinezëve që mbahen të burgosur në Izrael. Shkëmbimi ndodh mes një armëpushimi katër ditor, i cili nisi të premten.

Krahu i armatosur i Hamasit, i konsideruar organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Bashkimi Evropian, njoftoi të shtunën se pati vendosur shtyrjen e fazës së dytë të lirimit të pengjeve, deri kur Izraeli të angazhohej për lejimin e kamionëve me ndihma drejt Gazës.

Në përgjigje, një zëdhënës i ushtrisë izraelite i tha kanalit francez BFM se Izraeli ka respektuar plotësisht marrëveshjen. Të shtunën autoritetet izraelite patën njoftuar se pesëdhjetë kamionë që transportonin ushqime, ujë, pajisje mjekësore dhe për strehim mbërritën në pjesën veriore të Gazës.

- Publicitet -

Nuk pati komente të menjëhershme nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar nëse është shtyrë lirimi i pengjeve izraelite dhe i të burgosurve palestinezë.

Sipas marrëveshjes së arritur gjatë bisedimeve që përfshinë Izraelin, grupet militante palestineze, Katarin, Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara, do të lirohen gjithësej 50 pengje izraelite dhe 150 të burgosur palestinezë.

Ndërkohë të shtunën, Londra po përgatitej për një marshim pro-palestinez ku pritet pjesmarrja e dhjetëra mijëra vetëve. Protesta do të monitorohet nga më shumë se 1500 oficerë policie. Autoritetet thanë se do të ndalohet përdorimi në protestë i fjalëve apo imazheve “që mbështesin Hamasin ose ndonjë organizatë tjetër që është shpallur a paligjshme”.

Njëzet e katër pengje, mes tyre 13 gra dhe fëmijë izraelitë, të moshës nga 2 deri në 85 vjeç, u liruan të premten në mbrëmje. Qeveria e Katarit bëri të ditur se Hamasi liroi gjithashtu edhe 10 shtetas tajlandezë dhe një filipinas.

Izraeli ka bërë të ditur gjithashtu se pauza në luftime mund të zgjatet me një ditë për çdo 10 pengje shtesë që lirohen nga Hamasi. Një zëdhënës i Katarit tha se Doha shpreson të ndërmjetësojë një marrëveshje tjetër për lirimin e më shumë pengjeve nga Gaza deri në ditën e fundit të armëpushimit.

“Shanset janë reale” për një zgjatje të pauzës në luftime, tha Presidenti Joe Biden në fjalimin e së premtes. Ai shtoi se dy gra dhe një fëmijë 4 vjeçar amerikan mbeten në mesin e personave të zhdukur.

Gjatë armëpushimit, pritet që në Gazë të futen kamionë me ndihma dhe karburant.

Sipas Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe palestineze vetëm të premten në rajon u futën 196 kamionë me ndihma humanitare, aukolona më e madhe e këtij lloji që është futur në Gazë që nga fillimi i luftës.

 

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 tetor 2026
  • Aksioni i SPAK në Ministrinë e Mbrojtjes, në kohën që ambasadori amerikan takohej me ministrin Nufi
  • SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?
  • Qytete pa Qytetarë
  • Ngrohja globale po përshpejtohet, njihuni me zonat më të prekura

Komentet e Fundit

  1. optimist futurist on Qytete pa Qytetarë
  2. Rama është gënjeshtar i korruptuar apo leshko? on Qytete pa Qytetarë
  3. Dudumi on Qytete pa Qytetarë
  4. Boll on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  5. Genti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?