Votuesit në disa shtete të SHBA-së po fillojnë të hedhin votat e tyre, duke iu bashkuar miliona të tjerëve që votuan përpara ditës së zgjedhjeve. Qendrat e votimit pritet të mbyllen në orën 18:00 (ET).
Demokratët, të cilëve u nevojiten tri vende për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe katër vende për të fituar Senatin, hyjnë në ditën e zgjedhjeve me një përparësi prej 9 pikësh në sondazhin e përgjithshëm kongresal, sipas Poll of Polls të CNN.
Republikanët janë fokusuar te mbrojtja e vendeve të Senatit në shtetet me shumicë të sigurt republikane.
Departamenti i Drejtësisë thotë se rreth 1,000 vëzhgues zgjedhorë janë shpërndarë në të 50 shtetet, ndërkohë që është dhënë një urdhër i gjithanshëm urgjence që pezullon shumë nga veprimet agresive të Departamentit të Drejtësisë ndaj zyrtarëve zgjedhorë.
Ky urdhët i referohet një vendimi gjyqësor me procedurë të përshpejtuar të lëshuar nga një gjyqtar federal në SHBA. Ai i ndalon Departamentit të Drejtësisë (DOJ) të përdorë gjatë procesit masa apo presione ndaj zyrtarëve lokalë të zgjedhjeve, të tilla si kërcënimet për padi ose hetime.
Ai u vendos sepse organizatat për të drejtat e votës dhe sindikatat ngritën padi duke argumentuar se ndërhyrjet apo presionet e ekzekutivit ndaj zyrtarëve zgjedhorë mund të pengonin ose frikësonin stafin që administron votimet pranë ditës së zgjedhjeve.
Gjykata e Apelit e la në fuqi këtë urdhër urgjence, duke urdhëruar që veprimet e DOJ-së duhet të ndalen ose të pezullohen derisa të përfundojë procesi i votimit.
m.aleksi / dita
