Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Do shkojmë ta rrahim, po më shqetëson të dashurën”, detajet si dy shqiptarët ndihmuan vrasjen e profesorit në Greqi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Do shkojmë ta rrahim, po më shqetëson të dashurën”, detajet si dy shqiptarët ndihmuan vrasjen e profesorit në Greqi
KronikeLajmi i fundit

“Do shkojmë ta rrahim, po më shqetëson të dashurën”, detajet si dy shqiptarët ndihmuan vrasjen e profesorit në Greqi

Published: July 17, 2025
Shpërndaje

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen me gjakftohtësi të profesorit 43-vjeçar polak në Shën Parashki në Greqi. Nga detajet e reja po hidhet dritë mbi lëvizjet e autorëve, si dhe rolin e ish-gruas së viktimës, e cila mbetet në qendër të hetimeve. Mes të akuzuarve janë edhe dy shqiptare.

Sipas burimeve policore, profesori polak kishte ngritur më parë një padi kundër partnerit aktual të ish-gruas së tij për kërcënime dhe dëmtime fizike, duke raportuar incidente specifike dhune. Ky fakt konfirmon se përballja mes tyre kishte një të kaluar, ndërsa është vërtetuar se viktima kishte frikë për jetën e tij.

Autori i dyshuar i vrasjes gjatë rrëfimit të tij në polici, u shfaq i penduar, duke thënë: “Nuk mund ta duroja më ta shihja të trishtuar dhe të stresuar, dhe thashë se do ta bëja. Kam bërë gjithçka”. Ai është përpjekur të marrë të gjithë përgjegjësinë mbi vete, megjithatë, provat e mbetura që kanë dalë përshkruajnë një veprim të organizuar me dijeninë dhe bashkëpunimin e ish-gruas së profesorit.

- Publicitet -

Autori i krimit rekrutoi tre bashkëpunëtorë, dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas bullgar duke u thënë atyre se do shkojnë diku për të rrahur dikë që po i shqetëson të dashurën. Për transportin e tyre u përdor një Porsche Cayenne me qira, e cila sipas autoriteteve u gjet dhe u identifikua nëpërmjet kompanisë së qirasë, duke çuar në identifikimin e dy shqiptarëve.

Mjeti dyshohet se e ndoqi 43-vjeçarin që nga momenti që ai ishte në Haidari për një takim me ish-gruan dhe fëmijët e tyre, deri në Shën Paraskevi ku u organizua komploti i vrasjes. Menjëherë pas vrasjes, autori dyshohet se braktisi bashkëpunëtorët e tij dhe hipi në një taksi me destinacion Nafplion, duke u përpjekur të fshihej.

Në të njëjtën kohë, ai ia kishte dhënë telefonin celular dhe çelësat e makinës një personi tjetër, me qëllim që të krijonte një alibi të rreme se gjoja ndodhej në Argolidë dhe jo në vendin e krimit. Me rëndësi të veçantë është fakti se arma e vrasjes, sipas deklaratës së tij, është blerë nga Omonia, pa qenë ende e mundur të gjendej.

Sa i përket ish-gruas së profesorit, ajo dyshohet se është përpjekur të fshehë të gjitha gjurmët menjëherë pas vrasjes, ajo e fiku telefonin dhe fshiu të gjitha të dhënat. Megjithatë, policia gjeti një foto të viktimës në telefonin e saj, të bërë nga pas, ditën e vrasjes, duke treguar saktësisht se çfarë kishte veshur, një fakt që, sipas autoriteteve, dokumenton rolin e saj në përgatitjen e krimit. Ende nuk është përcaktuar se kujt i është dërguar imazhi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos
  • Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
  • Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete
  • Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. capi on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  5. Durres Albania on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?