Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Do vendosin veto kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO, pro-rusët fitojnë zgjedhjet në Sllovaki
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Do vendosin veto kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO, pro-rusët fitojnë zgjedhjet në Sllovaki
BoteKryesore

Do vendosin veto kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO, pro-rusët fitojnë zgjedhjet në Sllovaki

Published: October 1, 2023
Shpërndaje

Partia majtiste-populiste Smer e ish-kryeministrit Robert Fico fitoi zgjedhjet e së shtunës në Sllovaki pasi premtoi se do të ndalojë dërgimin e armëve në Ukrainë, për të bllokuar anëtarësimin e mundshëm të Kievit në NATO dhe për të kundërshtuar sanksionet ndaj Rusisë.

Me 98 për qind të votave të numëruara në vendin me 5.5 milionë banorë, Smer kishte 23.4 për qind të votave, përpara Sllovakisë Progresive liberale, me orientim perëndimor me gati shtatë pikë përqindjeje dhe pothuajse 200,000 vota.

Siç është zakon politik në Sllovaki, fituesi i zgjedhjeve merr shansin e parë për të formuar një shumicë në parlamentin me 150 vende. Pavarësisht polarizimit të thellë të vendit, Fico është në një pozicion të fortë për t’u rikthyer në pushtet me mbështetjen e Hlas (Zëri), një parti social-demokrate që u nda nga Smer në 2021. Hlas përfundoi i treti me 15 përqind në votimin e së shtunës.

- Publicitet -

Në vitin 2018, zëvendëskryeministri i atëhershëm Peter Pellegrini mori detyrën nga Fico si lider i Sllovakisë gjatë krizës politike që pasoi vrasjen e gazetarit investigativ Ján Kuciak dhe të fejuarës së tij, Martina Kušnírová. Pas humbjes së Smerit në zgjedhjet e vitit 2020, Pellegrini i ktheu shpinën partisë dhe Ficos, për të formuar Hlas me 10 deputetë të Smer-it që dezertuan.

Kohët e fundit në shkurt, Pellegrini ende po e konsideronte Fico-n si një politikan nga e kaluara dhe një që nuk mund t’i ofrojë më Sllovakisë asnjë shpresë apo vizion për shekullin e 21-të”. Por Fico qartazi dëshiron të mendojë për të ardhmen, jo për të shkuarën.

Pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve në orën 4 të mëngjesit të së dielës, Pellegrini tha se priste që ai të merrte një ofertë bashkëpunimi nga Fico dhe se asgjë nuk e pengon krijimin e një koalicioni të tillë – edhe pse ka dy ish-kryeministra në të njëjtën kohë, shkruajnë mediat e huaja. 

Një tjetër partner i mundshëm i koalicionit për Fico mund të jetë Partia Kombëtare Sllovake (SNS), e cila mori 5.7 përqind mbështetje. SNS bashkëpunoi me Smer në qeveri nga 2006-2010 dhe 2016-2020. Udhëheqësi i SNS, Andrej Danko tha se kishte shpresë se qeveria e ardhshme e vendit do të ishte “pro-kombetare, pro-sociale”.

Bazuar në rezultatet e tyre zgjedhore, të tre partitë do të kontrollonin 81 vende në legjislaturë, e mirë për një shumicë prej gjashtë vendesh.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Detaje të reja nga vrasja në Vorë, viktima u ekzekutua me një plumb në kokë
  • Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i shkëlqyer për imazhin e Shqipërisë dhe ekonominë e Tiranës
  • Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  • Ëndrra e Messit për të ruajtur trofeun vazhdon, Argjentina “thyen” Zvicrën në shtesë dhe shkon në gjysmëfinale
  • Bellingham hero i Anglisë, “Tre Luanët” përmbysin Norvegjinë në shtesë dhe shkojnë në gjysmëfinale

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  2. E on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  3. E on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  4. # on Misteri i Mojtaba Khameneit: A ishte ai figura e fshehur në funeral?
  5. Ethem Lalaj on Ish-ministri socialist, akuza të rënda për deputetin Fatmir Xhafaj

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?