Problemet e reperit kosovar Fero me Policinë duket se nuk kanë të ndalur. Burime për mediat kosovare bëjnë me dije se reperi i njohur është arrestuar sërish.
Dyshohet se ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli, me të cilën ka edhe një fëmijë. Arrestimi i tij është bërë ditën e djeshme.
Raportohet se ai ka kërcënuar me jetë dhe ka dhunuar Arbenitën. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku “Sinjali” raporton se Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin.
Reperi mësohet se i ka thënë “do të të vras nëse ma merr vajzën”. Pas dhunës, Arbenia është larguar nga banesa ku bashkëjeton me Feron dhe vajzën e tyre dhe ka bërë denoncimin në Polici.
Pas kallëzimit, Fero është arrestuar nga policia e Gjilanit dhe pas marrjes në pyetje, është dërguar në dhomat e paraburgimit.
Ky nuk është precedenti i parë i dhunës për reperin, i cili edhe disa muaj më parë u përfshi në një sherr në trafik.
j.l./ dita
