Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dodik bën thirrje për bashkimin e Republika Sërpska me Serbinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dodik bën thirrje për bashkimin e Republika Sërpska me Serbinë
AktualitetBote

Dodik bën thirrje për bashkimin e Republika Sërpska me Serbinë

Published: March 25, 2023
Shpërndaje

Në përvjetorin e bombardimeve, Dodik bëri thirrje për bashkimin e RS-së dhe Serbisë

Të ardhmen e shoh në bashkimin e Serbisë dhe Republikës Sërpska, tha Milorad Dodik, lider i Republikës Sërpska, entiteti ky i Bosnje-Hercegovinës.

Dodik e bëri këtë deklaratë, të premten, më 24 mars, në Sombor, ku zyrtarët e Serbisë po e shënojnë përvjetorin e ndërhyrjes së NATO-s.

- Publicitet -

Bombardimi i ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, në vitin 1999, filloi për shkak të krimeve të kryera nga forcat serbe kundër popullatës shqiptare në Kosovë.

Në fjalimin zyrtar, Dodik përsëriti kërcënimet për shkëputjen e Republikës Sërpska(RS).

“Tani ata duan të rrëmbejnë pronën, ndërkaq unë u them në momentin që ju përpiqeni të rrëmbeni pronën tonë, ju keni thirrur një seancë të Kuvendit të Republikës Sërpska, ku do të marrim një vendim për pavarësinë e Republikës Sërpska. Mjaft më me premtimet juaja të rreme, nuk do t’ju shikoj dhe nuk do t’ju duroj”, tha Dodik.

Mesazhi i tij vjen një ditë pas vendimit të Qeverisë së Republikës Sërpska (RS) për t’i dhënë fund bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Britaninë e Madhe dhe publikimit të një projektligji që detyron organizatat joqeveritare të raportojnë të gjitha transaksionet që financohen nga jashtë.

Vendimi është marrë në seancën e qeverisë së këtij entiteti, të enjten, më 23 mars, në Banja Llukë.

“Ata duan vetëm një gjë, që serbët të largohen. Rroftë ideja e bashkimit të popullit serb. Dhe ne duam të bashkohemi. Do ta bëjmë në mënyrë paqësore”, tha Dodik.

Në vargun e vendimeve të diskutueshme, Asambleja e RS miratoi gjithashtu një projektligj, me të cilin shpifja dënohet penalisht, me gjoba deri në 60,000 euro.

Nndaj ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike dhe shënjestrimit të organizatave joqeveritare, ndër të parat ka reaguar Ambasada e SHBA-së në Sarajevë, e cila tha se njoftimet e kryetarit të Republikës Sërpska janë “edhe një hap tjetër në rrugën e rrezikshme që ai zgjodhi – rruga e izolimit dhe e sundimit autoritar”.

Bashkimi Evropian reagoi gjithashtu edhe ndaj ndryshimeve në Kodin Penal të Republikës Sërpska, të cilat rivendosin dënimet penale për shpifje. Duke shprehur keqardhjen, siç raportohet, ajo bëri thirrje që amendamenti të tërhiqet.

Pavarësisht thirrjeve të shumta nga komuniteti ndërkombëtar, se bëhet fjalë për ligje që nuk janë vlera evropiane, Dodik nuk hoqi dorë nga synimi i tij për miratimin e tyre.

Lideri i Republikës Sërpska tashmë është në listën e personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, për korrupsion dhe shkelje të legjitimitetit dhe funksionalitetit të shtetit të Bosnje e Hercegovinës. /REL

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?