Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DOKUMENTI: Gjykata Kushtetuese pranon padinë e PD për taksimin e profesioneve të lira
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > DOKUMENTI: Gjykata Kushtetuese pranon padinë e PD për taksimin e profesioneve të lira
Lajmi i funditPolitike

DOKUMENTI: Gjykata Kushtetuese pranon padinë e PD për taksimin e profesioneve të lira

Published: April 26, 2024
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë Grupit të Partisë Demokratike për ligjin për taksimin e profesioneve të lira.

Kushtetuesja ka vendosur “kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike si dhe thirrjen në këtë gjykim, në cilësinë e subjekteve të interesuara, Kuvendin e Shqipërisë dhe Këshillin e Ministrave.”

Togat e zeza kanë kërkuar që Grupi i PD-së të paraqesë argumente shtesë, nëse kanë brenda datës 21 maj.

- Publicitet -

Vendimi i Kushtetueses:

Ju njoftojmë se në shqyrtimin paraprak të kërkesës së kërkuesve jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt: “Shfuqizimi i nenit 24, pika 2 nenit 69, pika 1. germa “d”, fjalia e dytë, të ligjit nr. 29/2023 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, në datën 05.04.2024, bazuar në nenin 21, pika 1, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, (ligji nr. 8577/2000), ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike si dhe thirrjen në këtë gjykim, në cilësinë e subjekteve të interesuara, Kuvendin e Shqipërisë dhe Këshillin e Ministrave.

Për zhvillimin sa më të plotë të këtij gjykimi, Gjykata Kushtetuese e çmon të nevojshme vënien në dispozicion, brenda datës 21.05.2024, të parashtrimeve me shkrim, nëse keni argumente shtesë për kërkesën e paraqitur. Parashtrimet, si dhe çdo dokument/material të paraqitet në aq kopje sa janë palët.

Gjithashtu, ju informojmë se mund të paraqiteni në Gjykatën Kushtetuese për studimin e dosjes gjyqësore për këtë çështje, pas komunikimit paraprakisht në numrin 042232373.

Kërkesa, parashtrimet, si dhe materialet e paraqitura prej jush do t’u komunikohen edhe palëve të tjera pjesëmarrëse në këtë proces.

Tatimi i profesioneve të lira

Me nisjen e zbatimit nga 1 janari 2024 të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” fitimet e bizneseve të profesioneve të lira do të tatohen nga 15 deri 23% pas zbritjes së shpenzimeve nga të ardhurat vjetore.

Administrata Tatimore ju ka dërguar shkresë bizneseve duke i njoftuar që janë pjesë e listës së profesioneve të lira të miratuar nga qeveria, për këtë arsye nga 1 janari 2024 do të tatohen 15%.

Në shkresën e tatimeve dërguar bizneseve të profesioneve të lira sqarohet se për llogaritjen e tatimit paraprak të vitit 2024, do të përdoren të dhënat që kjo kategori biznesesh do të deklarojnë për të ardhurat dhe shpenzimet e 2023.

Konkretisht, të dhënat e deklaruara për të ardhurat, shpenzimet dhe fitimin e tatueshëm, që bizneset do të deklarojnë për vitin 2023, do të jenë objekt i vlerësimit nga Administrata Tatimore për përllogaritjen e tatim fitimit paraprak gjatë vitit 2024.

Kjo skemë është e njëjtë me atë që përdoret për bizneset e mëdha, të cilat e parapaguajnë tatim fitimin bazuar në fitimet e viteve të mëparshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Ndryshe says:
    April 26, 2024 at 11:49 am

    Mjere artizanet, rrobaqepesit, qendistaret dhe kepucaret qe renditen ne te njejten liste me mjeket, dentistet, avokatet, hotelieret, tregetaret e ku di une se c’fare.

    Do qethen me deshtë, qyqaret!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Publikohet ditari privat i Papa Françeskut: Shkruan se ka parë tri herë djallin dhe që i është shfaqur hyrja e ferrit pas abuzimeve seksuale të klerit në Kili
  • VIDEO: Aksident në aksin Levan-Tepelenë, Benzi përmbyset në rrugë
  • ​Shënimi “ka ndërruar jetë” në kolonën e adresës së re: Kalvari 7-vjeçar i familjeve të tërmetit
  • Barbari me fytyrë socialiste
  • Veliaj mund të gjykohet online, SPAK propozon videokonferencë, shtyhet seanca

Komentet e Fundit

  1. SHQIPTAR on Takimi i ministrave, Athina rikthen çështjen e detit: “12 miljet janë e drejta jonë e patjetërsueshme, Greqia do vijojë të rritet”
  2. Anonymous on 24 nëntor 2026
  3. SHQIPTAR on Takimi i ministrave, Athina rikthen çështjen e detit: “12 miljet janë e drejta jonë e patjetërsueshme, Greqia do vijojë të rritet”
  4. SHQIPTAR on Takimi i ministrave, Athina rikthen çështjen e detit: “12 miljet janë e drejta jonë e patjetërsueshme, Greqia do vijojë të rritet”
  5. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?