Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dosja britanike e Berishës “non-grata”, zbulohen lidhjet korruptive me bosin hasian të krimit në Londër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Dosja britanike e Berishës “non-grata”, zbulohen lidhjet korruptive me bosin hasian të krimit në Londër
Lajmi i funditPolitike

Dosja britanike e Berishës “non-grata”, zbulohen lidhjet korruptive me bosin hasian të krimit në Londër

Published: May 21, 2024
Shpërndaje

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken publikisht më 19 maj 2021 shpalli ish presidentin dhe ish kryeministrin Sali Berisha person “non grata” për korrupsion madhor dhe minim në demokracisë. Një vit më pas me 19 korrik 2022 jo publikisht të njëjtin vendim mori edhe Britania e Madhe.

Nga selia e PD zoti Berisha më 22 korrik 2022,  tregoi se sekretaria e shtetit për punët e brendshme në Britaninë e Madhe i kishte  ndaluar hyrjen në këtë shtet.

Sali Berisha tregoi vetëm një pjesë te motiveve. Më pas akuzoi dhe sulmoi ashpër ambasadorin Britanik në Tiranë, Alastair King-Smith me pretendimin e paprovuar me fakte, se ai bashkë me Ramën dhe Bashën e futën në listën e zezë britanike.

- Publicitet -

Por nga ky dokument me 35 faqe, që disponon ekskluzivisht gazetari i Top Channel Muhamed Veliu , dorëzuar në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit”,  ku zoti Berisha apeloi vendimin, ndryshe nga pretendimet e ish kryeministrit demokrat, tregohen mekanizmat se kush e inicioi këtë ndëshkim për liderin historik të PD.

Të dhënat  në këtë dokument iu paraqitën gjykatës, në atë që njihet si  “SESIONI I HAPUR” ndërsa në “SESIONIN E MBYLLUR” janë paraqitur fakte dhe grup-fakte të tjera nën siglën sekret, të cilat nuk do mësohen asnjëherë përveç palëve në proces.

Ky dokument është  paraqitur  në gjykatë nga Lisa Giovannetti KC,  përfaqësuese e qeverisë angleze në këtë proces,  si prapësime të pretendimeve të zotit Berisha.

Në këtë dokument tregohet se Qeveria Britanike në Mars 2021 ngriti  projektin “Crime State Nexus” për të minimizuar kërcënimet që i vinë Britanisë së Madhe nga grupet e krimit të organizuar prej Ballkanit Perëndimor.

Në tryezën e këtij projekti, ulen përfaqësues të lartë nga Ministria e Punëve të Jashtme Foreing Office  dhe ata të Punëve të Brendshme Home Office.

Dokumenti tregon se ishte projekti qeveritar “Crime State Nexus” ai i cili i sugjeroi sekretares të atëhershme të shtetit Priti Patel ti ndalonte hyrjen Sali Berishës në Britaninë e Madhe.

Në procesin ndaj Berishës janë përfshirë edhe gjetjet e National Crime Agency, “Agjencisë Kombetare kundra Krimit”  njohur si  FBI-s angleze të pasqyruara në dokumentin  “Tactical Assessment”  “Vlerësimi Taktik” datë 14 Korrik 2021, ku shpjegohet problemi i asaj që njihet si  “state capture”  kapja e shtetit.  Projekti i qeverisë britanike “Crime State Nexus” jep këtë përfundim për lidhjet e krimit me politikën në Shqipëri.

“Lidhjet midis politikës dhe krimit në Ballkanin Perëndimor krijojnë një mjedis lejues në të cilin kriminelët  dhe grupet e krimit të organizuar, mund të veprojnë dhe të përfitojnë nga mbrojtja politike e politikanëve të korruptuar nga aktivitetet e zbatimit të ligjit. Kjo mbrojtje politike u siguron gjithashtu Organizatave të Krimit të Organizuar rrugë shtesë për të pastruar paratë dhe u mundëson atyre të përdorin Shqipërinë si një strehë të sigurt nga e cila mund të operojnë. Në këmbim, këto grupe do të ndihmojnë një politikan gjatë zgjedhjeve duke blerë vota dhe duke frikësuar votuesit”.

Ishin drejtuesit e këtij projekti ata të cilët përmes një raporti referues i rekomanduan sekretares së shtetit Priti Patel  masa ndëshkuese për Berishën.

“Ky raport përmban vlerësimin përmes evidencave të mbledhura se apeluesi (Sali Berisha) është i përfshirë në korrupsion domethënës kur ishte kryeministër i Shqipërisë dhe po ashtu i lidhur me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë”.

Bazuar në këto të dhëna sekretarja e shtetit më 19 Korrik 2022 pranoi rekomandimin  dhe urdhëroi ndalimin e zotit Berisha për të hyrë në Britaninë e Madhe. Janë tre episode me tre personazhe konkrete të cilat lidhin zotin Berisha me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Apeluesit iu vunë në dispozicion një seri me artikuj marrë në konsideratë gjatë vlerësimit vendimmarrës. Përfshihen artikuj ku janë hedhur akuza për ndërtimin e një parku energjetik nga ku zonja Malltezi ishte e përfshirë dhe kishte përfituar. Hetimi ndaj Damir Fazlic kishte “presion politik intensiv ndaj prokurorëve prej qeverisë. Përfshi artikuj ku tregohet Fation Dauti duke goditur një derë,  e në këtë mënyrë apeluesi Sali Berisha bashkë ke enturazhin e tij donin të hynin në një dhomë në selinë e PD-së”.

E njëjta gjykatë ku apeloi  ish kryeministri Berisha, i refuzoi Fation Dautit në Mars 2021 rinovimin e  lejes së qëndrimit në Britaninë e Madhe. Bazuar në informacionet e NCA treguar në gjykatë,  i riu nga Hasi konsiderohej një aktor i rëndësishëm i krimit të organizuar shqiptarë në Londër,  me mundësi përdorimi të dhunës ekstreme. Martin Matthews, drejtor i operacioneve në  NCA,  tha në gjykatë se Fation Dauti vlerësohet se drejtonte një rrjet kriminal në Angli.

Në shtator të vitit 2013 ai i mbijetoi një atentati brenda lokalit që e kishte nën pronësi afër shkollës së Baletit.

Në faqen 13 të këtij dokumenti thuhet se zoti Berisha çoi 600 faqe me dëshmi dhe prova të cilat u morën në konsideratë nga Sekretarja e Shtetit por vendosi të lërë në fuqi vendimin e marrë pasi kishte në dispozicion  të dhëna të mjaftuese.

 “Kjo përfshin një vlerësim të një niveli të konsiderueshëm korrupsioni që ndodhi gjatë gjithë kohës kur Berisha  si Kryeministër, qoftë i kryer nga ai ose nga anëtarë të partisë së tij, i cili, për shkak të nivelit të kontrollit mbi partinë, duhet të jetë vënë  me dijeni. BERISHA ndërhyri në hetimin për FAZLIC-in dhe se blerja nga FAZLIC e tokës në kufi me parkun energjetik të Porto Romanos, ndodhi pasi ai kishte njohuri të brendshme. Gjithashtu vlerësohet se BERISHA ka përfituar nga lidhjet me kriminelët dhe veprimtarinë kriminale”.

Ndërsa në faqen 17 duke iu referuar raportime të brendshme të departamenteve qeveritare angleze mbërrihet në përfundimin se:

 “Apeluesi Sali Berisha abuzoi me pushtetin duke emëruar zyrtarë të korruptuar, ndërhyri në sistemin e drejtësisë shqiptare për të marrë në mbrojtje nga hetimet vartësit. Ndërmori survejim ilegal të kundërshtarëve politik. Raportet e brendshme më tej tregojnë një panoramë të pastër të përhapjes të korrupsionit gjatë periudhës qeverisëse të Berishës në mënyrë të veçantë përpara zgjedhjeve të 2013. Kjo u përdor për interesa të tijat, ndihmën e aleatëve të tij duke blerë suport politik.”

Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit i tha Top Channel se nuk ka përfunduar ende shkrimi vendimit për apelin e zotit Berisha, zhvilluar në këtë komision, gjatë muajt Mars. (TCH)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Boss says:
    May 21, 2024 at 8:24 am

    Blinken zionist plegra t3 shikoje skandalet e pafund te qeverise Rama

    Reply
  • Boss says:
    May 21, 2024 at 8:24 am

    Blinken zionist plehra te shikoje skandalet e pafund te qeverise Rama

    Reply
  • intelektuali says:
    May 21, 2024 at 9:06 am

    Do t’i bashkohet edhe une @Boss-it pa pjesen antisemite te sionizmit te sekretarit te shtetit Blinken qe po qeveris dhe drejton aktualisht administraten e budallit trushkulur Biden qe e cilesoi gangsterin Edi Rama si BURRE SHTETI edhe pse e dinte qe ne tre mandate enveriste pushteti komunist e ka mbushur Shqypnine me banda krimi, droge dhe killera pa asnje skrupull: Banda e Arben Ndokes, banda e Ramazan Rrajes, banda e Indrit Dokles, banda e Shkodres, banda e Lezhes, banda e Elbasanit, banda e Durresit dhe Shijakut, banda e Vlores, banda e Sarandes, banda e gopit te s’emes te gangsterit Edi Rama qe eshte KAPOBANDA e te gjitha bandave mafioze qe po asgjesojne Shqypnine

    dhe:

    Qe korruptoi FBI duke paguar nje spiun te Sigurimit te Enverit dhe qe e ka vllaun Olsi Ramen narkotrsfikant te Xibrakes qe kryeprokurori nip i xhelatit, Aranit Cela e fshehu nga krimi i kokaines ne Xibrake dhe SPAK bedel i pushtetit kriminal e ka fshehur nga hajnia si ortak me hajdutin nderkombetar Amant Josifi qe Edi Rama e kishte emeruar si keshilltar i krimineles Olta Xhacka dhe pastaj gazeta DITA llap e perhap propagande te shemtuar me banden e Hasit ne Angli ku gangsteri Edi Rama do te valavise per drogaxhinjte e tij “patriotizmin” enverist me gisht ne bythe

    PO C’A THU KESHTU O GAZETA DITA?

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    May 21, 2024 at 9:10 am

    Dy gjera me ngjallin krupë: WC-të publike ne atë sistem (nuk kishe ku te vësh kemben) , dhe politikanet ne kete sistem.

    Reply
  • Dreni says:
    May 21, 2024 at 10:30 am

    Dy pyetje kam per Anglezet.
    Korrupsioni eshte ulur ne Shqiperi apo eshte i njeti se ne kohen e Berishes?!
    Zyrtaret e sotem qe dalin te korruptuar pse sot i quajne se hane dardha dhe molla pas shpines se kryeministrit dhe kryeminstri nuk mban pergjegjesi?

    Keshtu qe ose bejeni dhe kete te sotshmin “Non Grata ” dhe ju besojme ose boll se late name me nderhyrje ne politiken e brenshme.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    May 21, 2024 at 11:39 am

    VO:
    -Shpallja NON GRATA edhe nga INGLITERA..Ishte GOZHDA NR.2 Për SB TMERR I KOMBIT NË 34 VITE në Shqipëri.
    -B..lëpirsit e Sb duhet ta dinë mirë Se AMERIKANËT & ANGLEZËT flasin me një GJUHË & ME FAKTE.
    -Faktet e 101 krimeve të Sb diheshin 100 % nga POPULLI & DREJTËSIA E TREDHUR E SB e tipit GJIN GJONI me Shok.Ndaj Sb Vodhi e Shiti pasurinë Kombëtare prej 350 mild.$ & Vrau mbi 20.000 njërz gjat pushtetit të tij GANGËSTER(shpallur nga SHBA+BE).
    -Tashmë është FUNDI I TIRANIT TROPOJAN DUKE U ELEMINUAR NGA POLITIKA PËRGUNDIMISHT,Ndërsa shpëton nga BURGUIMI PËR JETË për shkak të moshës dhe ligjit të PARASHKRIMIT..për 1991,96,97,98,08,011,etj.
    -Më parë do qërrohen HESAPET me politikanët e degjeneruar 1992-2013,mandej edhe Ata që jan bër PISË në Korrupsion deri 2024 me VIDIO,PROVA,FAKTE..!
    -Shpifjet nuk merren për bazë në demokraci & Shtetin Ligjor..!
    -FLM ANTI/BERISHISTËVE.

    Reply
  • capi says:
    May 21, 2024 at 11:52 am

    Nga 101 te zeza doli dhe nje tjeter. U bene 102, nese matematika ime eshte e sakte. Dhe pastaj cfare ndodh. Asnje gje. Sala nuk eshte gjykuar dhe denuar per keto qe ka bere. Eshte akoma i lire te bej flalime nga kati i 8.
    Partine do e mare cupa, dhe financat po i menaxhon i biri, me ndihmen e te majteve.
    Ku ishe asgjekundi, cfare bere asgje.

    Reply
  • demo says:
    May 21, 2024 at 12:23 pm

    Eshte kapur gafil me Fasllicin,,me pallatet e dhendrit pa breke,pa toke,,Aq sa mund te kete toke nje muhaxhir i ardhur nga Bosnja ne Shijak,me nje damar tezja e gjyshes ne Tirane,qe kishte nje skerke 110metro katror.Truallin e paguan njehere Italjanet,pastaj gjithe Ay klub i lavdishem Partizani,.Po ti o Berishe,po te kishe qene kaq merakli per tokat e pronareve,perse nuk me dhe tokat e mija me tapi te Zogut,as te Zena nga Ndertimet shtetrore,as te paguara nga taljanet,por te pushtuara nga katundaret(qe i lshove ti).Ata bandat e gangstarrat nga fshati i ka merak vete Berisha,se pa ta nuk e ze gjumi,..Ha mut nashi!
    Dil si kukudh ne dritare per te trembur laraskat.

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    May 21, 2024 at 12:34 pm

    Intelektuali ku e kam Intelektualin e madh se nuk e shoh ….mos e ka ngrënë ndonjë peshkaqen draper-e-çekan andesj nga oqeani more amani….
    O Demo bëju një zë atyremiqve të tu të Vatrës nga Amerika të bëjnë ndonjë kontroll me polumbarë për Intelektualin e madh

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    May 21, 2024 at 1:12 pm

    VINI RE:
    -NON GRATËS do i numërohen 101 FAKTET E KRIMIT PAS VDEKJES,Siç ja bëri ky ENVERIT ME POROSI TË AGJENTURAVE TË HUAJA,PËR TË MARR FLAMURIN E RRËZIMIT TË KOMUNIZMIT I LINDUR I VDEKUR,KUR ANGLO-AMERIKANËT NUK E RRËZUAN DOT PËR 46 VITE.
    -SB akoma e mbrojnë agjenturat e huaja që e prunë në pushtet 1990 & me OK të RAMIZ ALISË,i cili e porositi të ZBATONTE KATOVICËN..!
    -Tashmë Sb do lihet të shpif nga ballkoni 8 për të bërë PIS ME SHPIFJE KUNDËRSHTARËT E TIJ TË PËRJETSHËM:POPULLIN,PS,SHBA,BE,ANGLISË,SOROSIN..SPAK..PËRVEÇ:UDB,KGB,ASFALISË,ISIS,OLIGARKËVE,KRIMINELVE TË TIPIT MARTINAJ,KULIÇI,BREÇANI,MULI,GJIN GJONI,VOKSHI,LIKE,KALAJA,BARDHI,BOÇI,BAÇI,SALIANI(babale)= 2000-2500 banditë të armatosur për MOS BINFJE CIVILE..!

    Reply
  • Fjale me vend says:
    May 21, 2024 at 1:51 pm

    Aman o Ethem edhe ti, idealist mbete gjithë jetën.
    Çpoji ca vrima të tjera fyellit mos e mbaj me një, se të nget MeteH-u !!!
    Ose bëju ca kontravers si unë e demo që I kemi patur gjyshërit ballista.
    Mua më vdiq në Milano në ’64, ndjesë pastë Xhelo efendiu. Ehhhh

    Reply
  • demo says:
    May 21, 2024 at 1:53 pm

    Po cfare Ramizi ngarterroni me Sali Berishen!
    Ramizi ishte njeri fisnik,qytetar tolerant,me kulture,njerzillek,.Po ku e dinte Ramiz Alia cfare bluante ne kaplloqe maloku? Ramizit i thane:Jane ca studenta rrugace nga tropoja po bejne rremuja tek konviktet,.Shoku Xhelil ja kujtoi :–Dergojme Saliun nga Tropoja,se eshte i gojes. Kaq. Te tjerat i kollondrisi vete Saliu.kishte 6 muaj Saliu qe pregatitej me banditet e Tropojes te merrte pushtetin.Qe ne Mbledhjen e Intelektualleve i kerkoi Ramiz Alise-C`duan Sambistet tek Spitali?
    Se kishte hall mos rrihnin horrat e Tropojes.
    Saliu i qorrollepsi pleqte e Birose,,U tregonte perralla me Milloshevic,i vinte ne gjume.Ky u be si doktorr Hamdi Sulcebe,qekur tregonte ate emisjonin Trupi dhe Shendeti,,aq embe fliste,sa te zinte gjumi.

    Reply
  • Sul Koburja says:
    May 22, 2024 at 10:50 pm

    Amerikanet dhe Anglezet vetem me 0.1 % te zullumeve te tij e bene lanet Sali Berishen ,ne shqiptaret ja dime shume me teper dhe ala e mbajme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?