Nga Geri Kokalari
Opinioni me titull “Berisha është aleati më i mirë i SHBA-ve në Ballkan” nga Nikola Kedhi në edicionin e datës 21 qershor të Newsmax, i përshkruan rrethanat e Sali Berishës si “të papërshtatshme për të marrë një vizë për në Shtetet e Bashkuara.”
Për të qenë më specifik, Sali Berishës i është ndaluar hyrja në SHBA sepse Sekretari i Shtetit, Antoni Blinken e ka shpallur Berishën persona non-grata “për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm”.*
Kedhi thotë se nuk është paraqitur asnjë fakt kundër z. Berisha, pavarësisht kërkesave të bëra nga kongresmenët Zeldin dhe Ric Grenell. Kjo tezë–e fabrikuar nga Berisha dhe servilët e tij–mbështetet te fakti se Xhorxh Soros na paska marrëdhënie me Sekretarin Blinken dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe ata paskan komplotuar në mënyrë që Sali Berisha dhe familja e tij të sanksionohej për korrupsion. Për fat të keq, njerëz si Zeldin dhe Grenell kanë “nevojë të besojnë” se Sorosi është gogoli i çdo republikani.
Nuk është aspak sekret fakti që Sorosi dhe Rama kanë raporte me njëri-tjetrin, por unë kam intervistuar arkitektin e këtij “komploti”, një punonjës i East West Management (një OJQ e themeluar nga Sorosi, por tani e financuar nga burime të tjera, përfshi këtu Bankën Aziatike të Zhvillimit, USAID-in, OKB-në, Komisionin Europian, Fondin Rockefeller Brothers, etj.) dhe pas atij diskutimi dhe kërkimeve të tjera të bëra, jam i bindur se historia sipas së cilës Sorosi ka ndërhyrë në Departamentin e Shtetit për llogari të Ramës është një broçkull.
Sa për dijeni, unë nuk jam ndonjë admirues i madh i Sorosit, sepse mendoj se qëllimi i tij për ta drejtuar Amerikën drejt ekstremit të majtë është diçka e keqe për vendin tonë dhe do të doja që ai të ushtronte më pak ndikim, veçanërisht për sa i përket përpjekjeve për të ndikuar në emërimet në gjyqësor.
Dhe për të qenë plotësisht transparent, unë kam pasur të bëj me Sali Berishën dhe e di që ai është një nga personat që mund të vendoset më shumë me shpatulla pas muri me anë të fakteve. Pavarësisht vlerësimeve të njëanshme të bëra nga z. Kedhi, shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar e konsiderojnë Berishën si një nga pengesat më të mëdha të përparimit të Shqipërisë si një vend demokratik, që kur ai e zaptoi Partinë Demokratike 30 vite më parë.
Unë jam një shqiptaro-amerikan dhe i përkas brezit të tretë të një familjeje që ka qenë mjaft aktive në çështjet e komunitetit shqiptaro amerikan për më shumë se një shekull. Krahas themelimit të shoqatës “Shqiptarët për një Shqipëri Demokratike”, unë kam qenë po ashtu një anëtar bordi dhe përgjegjës i çështjeve financiare i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan. Kam qenë gjithashtu përgjegjës për hapjen e zyrës sonë në Uashington –zyra e parë e lobimit e krijuar për shqiptaro-amerikanët në Uashington. Ndërkohë, kam qenë personalisht i përfshirë në fushatën e lotimit që çoi në ndërhyrjen ushtarake të udhëhequr nga SHBA dhe që i dha fund spastrimit etnik të Milosheviçit në Kosovë.
Mund të them me krenari që babai im dhe xhaxhallarët e mi kanë shërbyer në forcat e armatosura amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në Luftën e Koresë.
Pavarësisht tentativës së servilëve të Berishës për të na hedhur hi syve me anë të teorive të komploteve të Sorosit dhe pasi kam kaluar një kohë të konsiderueshme gjatë tre dekadave të fundit duke ekspozuar afera të mëdha korrupsioni në Shqipëri (gjatë qeverisë socialiste dhe demokratike), unë kam bindje të plotë se ekziston një dosje për familjen e Berishës. Është një dosje goxha voluminoze dhe përmban raporte komprometuese nga Departamenti i Shtetit, CIA, FBI dhe burime të tjera.
Ndonëse sekretari Blinken ende nuk ka dhënë ndonjë informacion për të mbështetur akuzat e tij për korrupsionin e Berishës, nuk do të ishte aspak e vështirë për të zbuluar malin me prova që vërtetojnë poshtërsitë e qeverive të drejtuara nga Sali Berisha duke filluar me anarkinë e skemave piramidale të vitit 1997. Z. Kedhi mund të jetë shumë i ri për të kujtuar atë periudhë të errët në historinë e Shqipërisë, por jam i bindur se nëse ai pyet të afërmit e tij dhe pjesën më të madhe të shqiptarëve, ata do të kujtojnë se si Berisha shfaqej përkrah Vehbi Alimuçës (Berni Madofi i Shqipërisë), drejtuesi kriminel i shoqërisë Vefa, e cila ishte një nga skemat më të mëdha piramidale në Shqipëri, ndërkohë që Berisha deklaronte që paratë e shqiptarëve ishin të sigurta.
Ndërkohë që ai vazhdonte ta mbështeste Vefa-n, Berisha i shpërfilli paralajmërimet e shumta që vinin nga Banka Botërore, FMN dhe ekspertë të ndryshëm financiarë që i bënin thirrje t’u jepte fund skemave piramidale, por këto skema vazhduan të zgjeroheshin–ashtu siç e parashikova unë–dhe kjo situatë pasoi me një luftë civile që shkaktoi mijëra të vdekur dhe gjysmës së popullsisë shqiptare iu zhvatën kursimet e jetës. U desh ndërhyrja e SHBA-së dhe e BE-së për të rivendosur sërish rregull në Shqipëri. Por Berishës nuk iu cenua aspak stili i jetës. Në fakt, pasi u rrëzua nga qeveria, ai u shpërngul në një apartament të ri dhe luksoz në lagjen më të shtrenjtë të Tiranës.
Më pas ishte edhe skandali i AEY-së ku qeveria e Berishës tentoi t’i shiste municione të vjetra e të paligjshme kineze me vlerë 300 milionë dollarë Departamentit Amerikan të Mbrojtjes me anë të AEY-së, një kompani me seli në Majami dhe Henri Thomet, një trafikant i njohur i armëve në tregun e zi, i cili është i njohur për marrëveshjet e tij me qeveritë e korruptuara. Kosta Trebicka, një biznesmen shqiptar, të cilit kompania AEY i kish dhënë kontratën fillestare për të ripaketuar municionet kineze, më dha informacione për këtë skandal, pasi ai ishte përjashtuar nga marrëveshja.
Ai më informoi se kontrata ishte pezulluar për shkak të presionit të ushtruar nga qeveria e Berishës për t’ia dhënë atë një miku të Berishës, i cili thuhej se ishte ortak biznesi me Shkëlzen Berishën, të birin e Sali Berishës. Gjatë një bisede telefonike të regjistruar mes Efraim Diverolit, President i AEY-së dhe Trebickës, teksa shprehu shqetësimin e tij për sa i përket korrupsionit në Shqipëri, Diveroli tha: “Çështja ka shkuar deri te kryeministri (Sali Berisha) dhe i biri. Unë nuk luftoj dot me mafien. Është bërë çështje shumë e madhe. Kafshët kanë dalë jashtë kontrolli.” **Departamenti i Drejtësisë e dënoi Diverolin dhe bashkëpunëtorët e tij të AEY-së për mashtrimet e bëra ndaj qeverisë amerikane; për fat të keq, ata anëtarë të qeverisë së Berishës që ndihmuan në këtë skemë, mbetën të paprekur për shkak të lidhjeve politike.
Marrëveshja e AEY-së me qeverinë Berisha ishte një përpjekje për të mashtruar Departamentin tonë të Mbrojtjes për një shumë prej 300 milionë dollarësh dhe me krenari mund të them që unë e kam demaskuar skandalin e AEY-së dhe kjo aferë paraqitet edhe në librin War Dogs, i cili flet për AEY-në dhe më vonë u bë edhe film me protagonistë Bradley Cooper dhe Jona Hill. Për fat të keq, gjashtë muaj pasi ky libër doli edhe në faqen e parë të New York Times më 27 mars 2008***, Kosta Trebicka u gjend i vdekur në rrethana të dyshimta në një rrugë rurale në jug të Shqipërisë.
Më pas kemi edhe privatizimet e ARMO-s dhe Albpetrol-it, dy nga asetet më të mëdha shtetërore në Shqipëri duke iu shërbyer në “pjatë argjendi” Rezart Taçit, një miku të Berishës, duke përdorur procedura të manipuluara tenderimi. Që të dy tenderat iu dhanë fillimisht kompanive fantazmë derisa Taçi u shfaq si fitues në çastin e fundit. Në rastin e ARMO-s, sipas Transparency International ****, një raport auditi nga Deloitte doli në përfundimin se AMRA (kompania guaskë e përdorur nga Taçi për të pasur nën kontroll ARMO-n) nuk i përmbushi zotimet e marra për investimet. Taçi nuk i përmbushi dot detyrimet financiare të parashikuara në kontratë, sepse ai paraqiti një situatë financiare fiktive gjatë procesit të tenderimit dhe kjo çoi në falimentimin e ARMO-s.
Si për rastësi, në jetëshkrimin e z. Kedhi thuhet se ai punon si konsulent financiar me Deloitte, kështu që ai mund të ofrojë më shumë informacione në lidhje me auditimin e ARMO-s. Pavarësisht fiaskos së ARMO-s, qeveria e Berishës pati guximin që t’ia jepte tenderin e Albpetrol-it Taçit dhe ai mund ta kishte zhvatur edhe atë aset shtetëror po të mos ishte për ndërhyrjen time për të vërtetuar se garancia bankare me vlerë 100 milionë dollarë që Taçi tentoi ta përdorte në mbështetje të ofertës së tij ishte një mashtrim i pastër. **** Si ARMO ashtu dhe Albpetrol ishin shembull i pastër i praktikave korruptive të qeverisë Berisha dhe ndoshta një ditë, Taçi mund të thirret të dëshmojë për rolin e tij në këto mashtrime. Për fat të keq, na duhet të presim, sepse aktualisht, Taçi është në kërkim nga drejtësia për akuza mashtrimi dhe pastrim parash për llogari të mafies palermitane.
Pse është një çështje e rëndësishme kjo? Pikësëpari, Shqipëria njihet si një nga aleatet më të mëdha të SHBA-së. Për ta ilustruar me shembuj, Shqipëria ka dërguar ushtarë për misionet tona ushtarake në Afganistan dhe Irak dhe ajo ka strehuar edhe refugjatë nga Afganistani, Ukraina dhe Kina (ujgurë) e po ashtu disidentë iranianë. Shqipëria njihet edhe për strehimin e refugjatëve hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore gjatë pushtimit nazist. Ndaj është e rëndësishme që marrëdhëniet shqiptaro-amerikane të mos minohen nga asgjë. Unë kam frikë se përpjekjet e Berishës dhe të disa provokatorëve po i dëmtojnë këto lidhje. Kjo gjë po hedh baltë edhe mbi imazhin e Amerikës në sytë e shqiptarëve, të cilët, që prej rënies së komunizmit, e kanë parë SHBA-në si një dritë shprese. Ndërkohë, korrupsioni dhe kriminaliteti janë probleme të mëdha në Ballkan dhe nëse Berisha është përgjegjës për praktika korruptive, SHBA duhet të ushtrojë më shumë presion për dënimin e Berishës në mënyrë që ai të paguajë për krimet e tij e të bëhet shembull për të tjerët.
Me një “aleat” si Sali Berisha, kujt i duhen armiqtë?
*https://www.state.gov/public-designation-of-albanian-sali-berisha-due-to-involvement-in-significant-corruption/
**https://pogoblog.typepad.com/pogo/2008/03/aey-efraim-dive.html
***https://www.nytimes.com/2008/03/27/world/asia/27ammo.html
****https://www.transparency.org/en/projects/cases-project/data/selling-shares-in-the-albanian-refining-and-marketing-of-oil-armo-company
*****https://www.ft.com/content/7c3848aa-744d-34c6-ad69-3943a8ad9564
Aaa, qenka Geri ky, dhe shkruan ne emer te DASh. Shko mor bajge se aty e paska Dash mendjen
Po pse more Aldrin , mos tha ndonje gje , qe nuk qendron ? Ai permendi vetem nje te qinten e krimeve te Berishes , te cilat i njef edhe shqiptari me i fundit . A ka sy e faqe valle , Sali Berisha te thote ku i ka provato Amerika ? Provat per Saliun i ka cdo njeri , madje edhe ti i di te gjitha shume mire . Nuk ju vjen turp qe i shkoni mbrapa nje krimineli 80 vjecar me nje kembe ne varr , qe mezzi e mbajne kembet dhe qe e kane bere dalje e gjithe bota , asnje nuk i afrohet ?!
Po pse te me vije turp mua, moj kerme e Ramutit. Ju e keni pushtetin ne dore, shpiket Vetting dhe Spak, dhe beni lufte me qeskat dhe fshatarin. Denojeni Berishen, ja ku e keni, dhe krimet ja dini te gjitha, pse nuk keni ngritur padi shteterore kunder tij? Pse prisni Geri Kokalarin tju tregoje krimet e Berishes, kur i di gjithe Shqiperia me kohe, jo sot, te mi tregosh ti dhe Geri.
Alkari , kush tha qe nuk do te denohet ? Kini dhe pak durim , o plehrat e Vicidollit . Si Pinoceti , ka per te ngordhur ne burg .
plere e Vicidollit je ti o kurve e mut Ramutit, qe i pastroni bajgat Berishes 100 here, pastaj beni sikur ju ka ardhur ne maje te hundes. Ja dhe pak, thote, putane e qelbur.
Akoma nuk e paskan mbush mendjen qe ta denojne.
ha Geri ha…
Duke hyrë në mes të komentuesve më sipër, gjykoj se në esencë të dy kanë të drejtë, por më “tullë” si i thonë për troç, është @Aldrini!
Na ka ardhur në majë të hundës me pritshmërinë ndaj drejtësisë dhe brenda saj më konkretisht nga SPAK. Aldrini me të drejtë thotë se pse nuk ka aty një kallzim penal? Në fakt ka një për privatizimit të kompleksit “Partizani”, por dhe ajo është për dhëndërin e tij. A implikohet si ish k/m indirekt Berisha, edhe mundet, por kjo ngjan pak a shumë si problemi i inceneratorëve ku si k/m mund të implikohet indirekt dhe Rama.
Ajo që unë e mbështes Aldrinin janë krimet e Saliut. Është apo jo ai një vrasës? Nëse po kjo duhet hetuar dhe për këtë mjafton të hapet një proces pe al vetëm për një të tillë. Konkretisht për 21 janarin 2011: si Provë për SPAK do mjaftonte inserti i intervistës së Berishës dhënë Sokol Ballës në emisionin “Top Story” në Top Channel, ku indirekt e pohon me gojën plot krimin, por shkon më tej se po të kthehej përsëri, poshtë zyrës së tij, do ta ekzekutonte me snajper dhe liderin e opozitës së asaj kohe Edi Ramën, bile do t’i mbante në funeral e tij një fjalim exelent?!?! Çfarë duhet më që dhe vetëm për këtë SPAK, ta thërresë kryesisht. Hapet rruga se më tej materialet dhe dëshmitë rreth atij krimi të Sali Berishës, janë mal. Edhe vetëm për këtë Aldrini ka të drejtë. “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar!”. Kur do gjykohet dhe do dënohet e keqja më e madhe e Shqipërisë së tranzicionit, pas vdekjes? Deri para “non grata”-s së DASH, kishte droje se kjo monstër mbrohej nga amerikanët, për të cilën dyshoj dhe vetë se e ka patur. Po tani kur për Berishën familiarisht mandata e tyre është publike, pra e ka në tavolinë edhe kryeprokurori i SPAK-ut Arben Kraja, çfarë pritet më?! Të testohet durimi i shqiptarëve?
Ky Geri dikur donte te behej ambasador dhe te vriste per Saliun. Jo vetem ky por edhe Spartak Ngjela do te behej minister i drejtesise. Kur Berisha nuk ju dha post ju kthyen kunder dhe nuk flasin per gje tjeter vetem kundra Berishes. Geri flet ne emer te Departamentit te Shtetit,Spartaku ne emer te FBI
Kurse Gjergji flet ne emer te kriminelit non grata . Ne te sateme o Gjergji .
Vazhdo mbroje Perbindeshin e Vicidolit Doktor Sali Mortjen se yt gjysh duhet te jete vrare per Haxhi Qamilin.
Mira po te kruhet bira???
Geri, me kerkesen e gazetes Dita dhe kerkesen e Rames (pronarit faktik te Dites po vazhdon betejen qe humbi Izet Haxhia.
fuk off baxhelle.
Me vjen shume keq qe njerezit ofendojne njeri tjetrin per pune partish,me duket njelloj si ata qe spiunonin ne kohen e dulles sepse kishin folur keq per partine
Denoni Ramen u rrobqira qe ka vjedh 100 here me shume se Berisha
Zotri Kokalari: Ju keni kohë që shkruani me fakte për S.Berishën sa asnjë tjetër në Shqipëri.
-Për Sb Dje dolën 38 fakte,kur për të ka më shumë.Por,Sb nuk dëgjon nga Ai vesh sikur topi Mato Grudës ti juças pranë.Ai e ka ndar mëndjen:Ose do drstabilizoi vëndin si në 97,98..Ose do vrasi njërz të tjerë si në 91 Shkodër,A.Hajdarin,etj..dhe tja hedhi fain kundërshtarit politikë për të ardhur në pushtet me dhunë..nëse AMERIKA DO PAJTOHET ME TË..EDHE KJO NGA FRIKA E DESTABILIZIMIT TË VËNDIT DHE NJË L3B NË BALLKAN.
-Përgjegjësia qëndron te SPAK që kërkon prova siç kërkon Sb prova..Kjo po çudit 90 % të popullit Shqipëtar.Dhe KUR DREJTËSIN TON E DREJTON AMERIKA..DO TË THOT SE DASH E KA FALUR S.BERISHËN PËR TË ARDHUR NË PUSHTET ME DHUNË..!
-Edi Rama ditë më parë deklaroi..” Nëse SPAK kërkon fakte të më thërrasin mua si dëshmitar..”.Dhe A.Kraja- Shkodrani i SPAK nuk lëvizi nga vëndi..!!
Kështu,merr fund përfundimisht demokracia në Shqipëri.
-Në 07.korrik Sb me 44. 000 luftëtarët e tij do i vërë flakën institucioneve të vëndit sikur SHQUPIT në 08 Janar dhe SPAK heshti.
Per c’fare do te gjykohet Berisha per 21 Janarin?
Ka dhe juriste qe nuk marrin vesh nga ligjet, si Spartak Ngjela qe thote arma e policit dhe gardistit eshte vetem per vetembrojtje.
Urdherin e ka dhene Berisha, thote Ngjela, por nuk njeh ligjin per perdorimin e armes.
Kete e kam per juristet;
Kush perdor armen ndaj personit, ka perballe vetem ligjin dhe nuk mund te justifikohet ne gjyq, se mora urdher nga ministri apo kryeministri.
-Gardisti ose ushtari instruktohet para marrjes se sherbimit, ku i behen te qarta te gjitha rastet e perdorimit te armes.
– Ushtari ose gardisti, e merr urdherin vetem nga eprori me i afert, cdo urdher tjeter, eshte i paligjshem.
– Ne rast se perdor armen drejt njerezve, ushtari ose gardisti, ka perballe vetem ligjin, dhe jo urdherat.
– Ne rast se rrethanat, nuk e justifikojne perdorimin e armes ndaj personit, urdheri qe ke marre, nuk te mbron ne gjyq, qofte dhe nga eprori me i afert.
Ministri apo kryeministri, ne rast se japin urdhera te paligjshem, mbajne pergjegjesi per vete, por nuk justifikojne ushtarin ose gardistin.
Pastaj, duhet te shihet dhe ligji.
Pse nuk eshte publikuar asnjehere ligji per mbrojtjen e institucioneve pas 21 Janarit?
h sa kom qesh në Rama për bashkëshortin e Xhaçkës: I takon me ligj plazhi që ka marrë
Artikull shkruesi eshte nje burre palaco.Ne US e di dhe bufi qe SOROS ka maredhenie me Blinken. Blinken ka punuat=r te SOROS, gruaja po ashtu,nena po ashtu i ati po astu.Cdo gje qe Blinken ka …nga vila,shtepia, makina..karfica e gravates e te brendeshmet e gruas ja detyron SOROSIT…shut the fuck up fat twat.
Ketij kokepalarit akoma si ka dale inati qe se beri ambasador Sala.
Zoterinje komentues ! Mire beni qe i mbani gjalle qelbesirlleqet e Berishizmit ne kurriz te popullit shqiptar . Me te drejte kerkoni,qe ai dhe fara e tij, te dalin para gjyqit e te marrin ndeshkimin qe u takon .Por nuk eshte kaq e lehte per nje operacjon ndesshkues .Berishizmi nuk eshte i lokalizuar vetem tek Saliu . Korrupsjoni galopant i Riliundjes se Rames eshte po aq i rrezikshem sa dhe Berishizmi .E gjithe kjo klase politke ,se bashku me administraten shteterore ,jane te zhytur ne llumin e korrupsjonit qe ika zenefrymen popullit dhe ndryshimit .
Per ti shpetuar kesaj gjendje statukuoje duhet kohe .Sa po ka filluar SPAKu dhe Drejtsija e munguar te veproje. Kjo eshte premtuese tu shkohet gradualishte ceshtjeve te nxehta qe dhe mund te marrinnje rrjedh te rrezikshmeper sigurine kombetare .Eshte rastiivetemnebote ku Aleatet tane nuk po nxitohen te bejne nje opreacjon shpetimi dukeu nxituar.Kjo ka arsyet e saja qe lidhet me temperamentin luajal te shqiptarit .Shqiptaret ,te cdo llojekategorije ,Veri ,Juge e megjere kalojne nga nje ekstremne rjetrin .Eshte shumeveshtire te behen bashke per nje kauze domethense ,kombetare .Te gjithe duan pushtet e te kapardisen si kaposhi maj plehur .Te vjedhin te vrasin e te bejne aventura paevrare mendjenper pasojatqe lene pas .Keto cilesi i mbylli diktatura por ja qe shperthimi ishte me katastrofike.
Une kam shprese se Aleatet tane dota gjejne ilacin qe do ti sheroje njehere e mire shqiptarer . Durim !
Geri Kokalari:
Perpara se te shkruash dacibao te gjata per gerdallen me pampersa, Sali Berisha pa permendur fare gangsterin e rrezikshem Edi Rama, cunin e Kristaqit, Killerit te Enverit qe korruptoi FBI me nje spiun te Sigurimit nga banda kriminale enveriste ne New York, hidh me pare nje sy ne cfare gjendje te mjeruar gjendet Drejtesia Amerikane qe po perdoret politikisht nga administrata Biden per te eliminuar nga gara nje kandidat republikan si Donald Trump duke perdorur si xhelat Drejtesine. Ky rezil nuk ka bere vaki qe nga koha e Luftes Civile ne SHBA dhe ka demtuar rende imazhin e Demokracise Amerikane ne Bote. Kete rezil e shikojne te gjithe amerikanet dhe vetem ti nuk e sheh, prandaj zbrit nga Olimpi ne Toke qe te mos hedhesh llogje pa dogane ne kete forum te nerum per komentues intelektuale.
sepse:
AY REZIL QE PO NDODH SOT NE SHBA ME DONALD TRUMP NGA DREJTESIA AMERIKANE PO KOPJOHET NGA EDI RAMA DUKE DHUNUAR OPOZITEN NE SHQYPNI, MADJE KA NDERSYER SPAK SI QEN PER FREDI BELERIN NE HIMARE
Megjithe respektin tim per familjen e nderuar patriotike Kokalari me vjen keq qe ju mbani qartazi anen e Edi Rames ne shkrimin tuaj kunder Sali Berishes dhe nuk mund te jem dakord me tezen tuaj totalisht te pavertete per Sali Berishen,
sepse:
CIA DHE FBI NUK KANE ASNJE DOSJE PER SALI BERISHEN SEPSE NDRYSHE BUSH JUNJORI DHE PENTAGONI I TIJ NUK DO TA DAROVISNIN ME 300 MELEONE DOLLARE KOMPANINE PRIVATE “SALIU&SON PER TE PLASUR BUMJEN NE GERDEC DHE PER TE MASHTRUAR SHBA ME FISHEKET E NDRYSHKUR KINEZE PER NE AFGANISTAN
Ishte Sekretari i Pare i Ambasades se SHBA ne Tirane ai zyrtar i larte qe dha alarmin per implikimin e ambasadorit Withers ne aferen mafioze te fishekeve kineze per ne Afganistan ne kundershtim me te gjitha ligjet ne SHBA dhe ato nderkombetare dhe ishte po ky ambasador rezili i SHBA ne Tirane qe vrapoi si lepur me Fatmir Mediun per te hequr etiketat kineze nga arkat e fishekeve te gaditur per Ushtrine Amerikane ne Afganistan kur ne Tirane kishte mberritur gazetari i New York Times per te investiguar kete afere totalisht mafioze dhe kur plasi Bumja ne Gerdec te gjithe u fshehen ne brimat e miut per t’ju shmangur pergjegjesise. Presidenti REZIL Bamir Topi deklaroi se nuk e dinte se ku bie Gerdeci ne harten e Botes, deklarate turpi per nje President qe nuk e can trapin fare per 26 femije dhe prinder qe groposen parate amerikane te Bush Junjorit ne Gerdec dhe qe trimeroi sekretaren e tij, Condoleezza Rice te zbarkonte ne terrin e nates per te pergenjeshtruar implikimin e ambasadorit Withers ne aferat mafioze me Saliun ne vend qe SHBA si shtet demokratik te kishte vepruar si ne raste te ngjashme ne vende te tjera duke pranuar fajin dhe duke demshperblyer familjes e viktimave, ne Maqedoni nje rakete e NATO devijoi dhe ne vend te Beogradit ra dhe shkaterroi nje shtepi ne nje fshat kufitar pa viktima njerezore dhe SHBA e ndertoi shtepine e re ne nje kohe rekord dhe ketu lind pyetja:
PSE KESHTU ME SHQYPTARET?
Qe ta zgjerojme kete pyetje me Armet Kimike te Asadit qe Presidenti tjeter rezil amerikan Barack Obama kishte urdheruar bedelin John Kerry qe t’i flakte ne Shqypni pa e vrare mendjenfare perme miratimin e kriminelit, Edi Rama, per ta vazhduar muhabetin me ambasadorin e radhes Donald Lu, qe u be sekseri i Bankers Petroleum ne Fier me pronar Wesley Clark dhe sapo Kryeprokurori Adriatik Llalla guxoi ta beje publik kete fakt qe e dinin te gjithe shqyptaret, u shpall non grata nga DASH si i korruptuar se nuk kishte deklaruar nje ullishte te “Perroi i Thate” dhe u desh qe Italia t’i tregonte gishtin e mesit Blinkenit qe DASH ta mbyllste squpin perfundimisht me kete non grata rezil. Dhe qe ta mbyll kete kritike te qarte parimore ta dergon intelektuali, familja e te cilit u masakrua nga xhelatet e Enverit vetem sepse donin qe Shqypnia te behej nje vend demokratik si SHBA qe ishin miq me Loni Adhamin (ne se ja ke degjuar emerin), Sekretarin e Pare te Ambasades Amerikane ne Tirane qe po keshtu u masakrua nga xhelatet e Enverit duke ja thyer kockat e trupit nje nga nje derisa dha shpirt dhe ne kete kendveshtrim intelektualit i dhemb shpirti kur shikon se SHBA hesht dhe mbyll syte me nje pinjoll injorant megalloman enverist si Edi Rama qe po asgjeson Shqypnine kur madje edhe kur i korrupton FBI per faqe te zeze ne syte e Botes.
OK,KOKALARI:
Është FATKEQSI për Shqipërinë që DREJTËSIA E “RE” u Andruar si XHAKETAT e VJETRA,Me puthadorët e S.Berishës 1992..!
•Dhe përgjegjësinë për këtë e ka AMERIKA,që aktualisht monitoron SPAK+GJKKO,pasi magjistratët në KLGJ,KLP,SPAK,GJKKO dhe në qarqe JANË KAZAN PLEHRASH,Bandë hajdute sëbshku me oligarkët,Vrasësit,Tutorët.. e kapur prej BOLESH NGA SALI RAM BERISHA.
-Gati 90 % e Gjyqtarve+Prekurorve që dolën NOKAUT nga VRTINGU,asnjërit nuk ju sekuestrua pasuria marramëndëse,ku nga 1992 që Sb kapi drejtësinë deri sot janë vjedhur,Shitur,Shkatërruar mbi 350 mikd.$.
• Kjo do të thot se POPULLI nuk ka më besim as te DREJTËSIA,Por po zeron SHPRESËN edhe te AMERIKA..!
-Sb ka bërë mbi 101 krime që nga 2 prilli 1991 Shkodër dhe deri 21 prill 2021 Elbasan me mbi 20.000 të vrarë.Ti lëm të tjerat:
-Vetëm për 21 janarin Sb duhet të dënohet me burgim të përjetshëm.
• Për 13 vite Sb TRODHI drejtësinë saqë për 3 të vrarë u mbuluan me mister me vrasje nga pakujdesia,Ndërsa për A.Nikën kërkojnë të manipulojnë me ekspertizën e plumbit nëpër botë.Është shumë e thjeshtë:
• Urdhri për të vrarë 4 protestuesit në mënyrë selektive dhe në përfundim të protestës me duar në xhepe është dhënë nga S.Berisha,pasi Ai ka deklaruar vet se..” do të vriste 30,300 por dhe E.Ramën dhe se do ti mbante një fjalim madhështor “-Shif TV KLAN,B.FEVZIU..!!
• Edhe në kohë lufte Ushtari,Gardisti..kur janë të inkuadruar në Skuadër,Togë,Kompani…nuk mundet të qëllojnë pa urdhërin e eprorit..! •Fakti që Sb qëndroi në zyrë dhe menaxhoi-Manipiloi..gjith vrasësit,Provat..dhe përdhosi Presidentin,K/Prekuroren,Gazetarët,Doktorët,Analistët,Opozitën,Amerikën(Arvizu e cilësoi burrë Shteti)..tregon se ky PËRBINDËSH nd/Planetar nuk pyet as KRISHT & MUHAMET..!
-Gërdeci u krijua me VKM.Dhe drejtësia nuk e ka thirrur asnjëherë Sb.Kan kaluar 15 vite dhe Sb,F.Mediu,Zeni,Bumçi..tallen me 26 të vrarët,300 të plagosurit,Shfarosjen e fshatit Gërdec.Dhe drejtësia akoma po merren nëse është firma e MD-Bumçi mbi shkresën..”.PËR SHKËLZENIN..”,Kur për Zenin u bë LIBËR E FILMË NË AMERIKË.Kur ortaku i Zenit-DIVEROLI Amerikan u dënua 4 vite burg në Amerikë..!
• Akoma nuk po thirret DËSHMITARI KYÇ I GËRDECIT-LUAN HOXHA,ish SH.SHT.Përgjithshë që nga frika e PËRBINSHIT SB fluturoi në Amerikë..!
• Ashtu siç ju shmang Arrestimit dhe vrasjes prej Sb ZEF BROZI ish Kryetari Gj.Kazacionit,i cili ka bërë disa deklarata për krimet e Sb…!
• Ashtu siç u fshehë në Amerikë Dr.YLVI VEHBIU që kuroi Sb në vitet 1970 për PSIKOTROPE..!
-Vetëm për thyerjen e EMBARGOS SË NAFTËS në favor të Millosheviçit..SHBA+OKB duhet ta dënonin Sb në GJYKATËN E HAGËS,Pasi për drejtësinë në Shqipëri Sb nuk pjerdh fare. !
• Është fatkeqsi që nafta eShqipërisë,Mallakastrës,Patosit,Marinzës,etj..u tret si kripa në uji vetëm nga një personazh..Agjent i shumfisht-Sb,duke lën pa punë me mijra punëtor dhe arkën e Shteti boshë..!
-Kam lexuar se TRIMI Shqipëtaro-Ametikan KOKALARI i ka dërguar LETËR KR.SPAK -ALTIN DUMANIT.Besoi Ky ja ka kaluar Arben Krajës që i kërkoi fakte DASH për Sb non grata,kur për Sb ka 101 fakte.
• Dhe mbi 40 fakte i ka dokumentuar IZET HAXHIA,Shoqëruesi nr.1 i Sb që mbahet në burg padrejtësisht nga DREJTËSIA E TREDHUR E SB TMERR I KOMBIT.
• Pasi dihet se Azem Hajdarin e vrau FATMIR HAKLAJ që Sb i vrau vëllan-Shkëlqimin e më pas të 4 vëllezrit HAKLAJ,duke i dhunuar edhe VARRET-TMERR..!
-SHKURT: Amerika që e futi Sb në listën e zezë,ti japi drejtim dhe të mos e lërë të këndoi si GJELI NGA BALLKONI 8-të,duke mohuar faktet e korrupsionit madhor për dhëndrrin e tij-Malltezi,ku Gjyqtarja OLLDASHI në konflikt interesi ja dërgo Argitës në shtëpi për ta mbajtur ngrohtë..!
-POPULLI PO PRET AMERIKËN..!
-FLM KOKALARI,DITA.
Kokalari eshte nje nga kritikuesit e ashper te Berishes! Por sikur te ishte ne Shqiperi ai, ne vitet 1997, do ti kishin sajuar nje “aksident ne gjueti” dhe do ishte i vdekur! Fal qe ai eshte ne diaspore e ka rujt zoti si shume te tjere qe kane ikur nga Shqiperia per arsye sigurie sepse Berisha dhe ShIKU famekeq i ndiqnin!
=
Pse Berisha eshte akoma “gjalle” I pa ndeshkuar ende dhe vetem i dyshuar i akuzuar nga SPAK ?
Arsyeja eshte e kompikuar. Edi Rama NUK MUND TE DAL MBI LIGJIN. Sot. Shteti ligjor eshte ne shinat e duhura! Por ka ende pune qe drejtesia te jete mbi Partite politike, mbi liderat mbi cdo person qe eshte me pushtet, ose me para te madhe!
–
Po duhet pak kohe! Amerikes ju desh gati 200 vjet te behet nje shtet ligjor dhe me nje demokraci dhe drejtesi korrekte. ku ligji ndeshkon te gjithe ata qe panvarsishe pozitave shoqerore socliale financiare dhe i thyen brinjet!
=
Shqiperia eshte ne hapat e para te drejtesise amerikane komplet e ndryshme nga drejtesia e vendeve lindore ish komuniste te Europes Shqiperia do behet! Sepse kemi nje mik te fort. Ameriken.
Shqiptaret do ta kene Ameriken ne Shqiperi vetem me SPAK dhe BKH!
Papa Doni i paditur dhe i coroditur:
Ishte nje polic i larte nga SHBA, ai ekpsert famoz i Bush Junjorit qe konfirmoi perfundimisht vdekjen aksidentale te Kosta Trebickes ne mes te fushes dhe ne mes te dites me fuoristraden e tij, prandaj mengadale me DASHNINE e pakufizuar te SHBA ndaj Shqypnise sepse amerikane festojne cdo vit THANKSGIVING me nje gjel deti te pjekur ne tryeze per cdo famjlje amerikane qe nga Koha e Presidentit Washington qe ishte i pari qe u kujtua dhe kerkoi falje zyrtarisht si Kreu i SHBA per masakren e pabese te Pilgrimeve nga Evropa ndaj mikpriteseve vendas naive hindiane.
Ne Shqiperi ne keto 33 vitet e fundit eshte bere nje nga menxyrat me te medha, pa precedent, kunder shqiptareve dhe Shqiperise, kete rradhe jo nga te huajt kunder shqiptareve, por nga vete shqiptaret kunder shqiptareve. Jane shkaterruar plantacione gjigante pemesh frutore ane e kend Shqiperise, u shkaterruan me qindra fabrika, uzina, kombinate dhe u shiten per skrap. Behet fjale per qindra miliarde dollare investime, qe u hodhen ne plehra, eshte mundi, djersa, gjaku i shqiptareve ne disa dekada. Disa prej objekteve industriale ishin rentabel, si uzina e telave ne Shkoder, qe shiste produktet e saj ne Shqiperi dhe ne Europe. Si ajo kishte edhe te tjera dhe mund te vazhdonin te punonin, te tjera qe ishin jo rentabel ti jepeshin me koncesion firmave te huaja te sukseshme per ti bere rentabel. Nje nga shembujt, fabrika e prodhimit te makinave Skoda ne Ceki ju dha me koncesion firmes se sukseshme gjermane Volkwagen, sot makinat Skoda shiten ane e mbane Europes.
Ajo qe ndodhi ne Shqiperi pas 90-tes eshte pak ta quash masaker, te gjithe pushtuesit, ne rrjedhen e shekujve e te mijevjecareve, te mbledhur se bashku, nuk kane bere ate gjeme qe vete shqiptaret i kane bere shqiptareve ne keto 33 vjet.
Protagonisti kryesor i ketij disatri monstruoz eshte pa dyshim S. Berisha, krimet e te cilit jane te shumta e te shumellojshme. Pervec tij ka edhe shume te tjere. Nje nga gjerat qe Saliu duhet te sqaroje, eshte versioni i “cekut te bardhe” ( arkitekti tjeter “mendjendritur” i kesaj kryevepre, nuk eshte me ), le ta thote ky personazhi i ballkonit, ku, ne cilin komunitet, vend, ne cilin vit, shekull eshte aplikuar ky famozi “ceku i bardhe” ?
Te flasesh per mynxyren shqiptare te dekadave te fundit, me “personazh kryesor” Saliun, nuk di “ku ta zesh e ku ta lesh”.
NE KANE DOKJMENTE
NE MEJDAN TI NXJERRIN
BOLL ME KETO NON GRATAT
SE NA FUTEN TMERRIN
NESE NUK I NXJERRIN
PSE I TRUMBETOJNE
AMAN MORRE SHOKE
ASGJE SPO KUPTOJME
LIGJET E USAs
CPUNE KANE TEK NE
GJERSA LIGJET TONA
SKANE VLERE ATJE
GJERSA SESHTE SHPALLUR
QE VATANI YNE
ESHTE BERE NJESH
ME AMERIQINE
Geri Kokalari personi me i rendesishem ne SHBA megjithese nuk kuptohetkush eshte me i rendesishem ky apo kusherira e tij,Evi.
Nuk ishte e lehte permbysja Berishes.Geri Kokalari ka kontributin e vet.
Shkrimi eshte i asaj kohe.
Ka sekrete qe dalin pas shume vitesh sepse mund te hapin probleme se si i kane mbledhur faktet dhe te nxjerrin ne drite te tjera gjera qe mund te perdoren nga kundershtaret. Dihet se dosjet per vrasien e Presidentit Kennedy akoma nuk jane hapur plotesisht. Ne keto kushte, cdo gje qe thuhet pa nxjerre faktet jane interpretime, por pas tyre ka shume gjera qe mund ti justifikojne ato interperetime ne te ardheshmen.