Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Drafti i Kodit Penal godet gazetarinë investigative, masa ekstreme deri në mbyllje të mediave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Drafti i Kodit Penal godet gazetarinë investigative, masa ekstreme deri në mbyllje të mediave
KronikeLajmi i fundit

Drafti i Kodit Penal godet gazetarinë investigative, masa ekstreme deri në mbyllje të mediave

Published: August 7, 2025
Shpërndaje

Prej afro dy javësh opinionit publik shqiptar i është prezantuar një draft mbi Kodin e ri Penal. Dokumenti i punuar nga një grup ekspertësh e profesorësh të njohur të jurisprudencës, u prezantua në një tryezë të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, e cila zyrtarisht në vitin 2023, ngarkoi grupin e punës me në krye Prof. Arben Rakipin, drejtor i Shkollës së Magjistraturës, për rikonceptimin dhe shkrimin nga e para të Kodit, një ndër aktet më të rëndësishme që garanton edhe sigurinë juridike.

Drafti i paraqitur shkaktoi debate mes vetë institucioneve kushtetuese, në radhët e ekspertëve të fushës, komunitetit të gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile, të cilët shprehën shqetësimet e tyre për një sërë nenesh duke kërkuar rishikimin e tyre dhe përafrimin me jurisprudencën e GJEDNJ-së.

Sikurse do të analizojmë në vijim, drafti i Kodit Penal, godet rëndë lirinë e shprehjes dhe censuron qytetarin, gazetarin dhe median duke kriminalizuar veprime dhe praktika që deri më sot nuk konsideroheshin si të tilla. Ky dokument nuk i parashikon një status të veçantë gazetarit të lirë apo atij të atashuar pranë një medie që administron dhe raporton informacionin për interes publik. Gjithashtu koncepti për median është i vjetër, pasi njehson këtë te fundit me gazetarin, duke harruar se luftën e parë për liri raportimi, reporter e ka brenda redaksisë.

- Publicitet -

Për të kaluar më në detaje, do të ndalemi ndoshta te neni më abuziv në raport me median e lirë (Neni 515), gazetarinë e pavarur dhe përpjekjen për të censuruar një gazetar të pavarur, por pse jo dhe individë të tjerë opinionbërës, influencer, gazetarin-qytetar, etj., që përpiqen të hedhin dritë dhe në çështje abuzive, shpesh herë nën ombrellën e informacionit sekret, që duhet mbajtur larg opinionit publik.

Neni 515 – Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete të procedimit penal

1. Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave, që përmbajnë aktet sekrete, nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore, gjyqtari apo sekretari gjyqësor, avokati ose çdo subjekt që vjen në dijeni për to për shkak të detyrës gjyqësore, si dhe mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

2. Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave, që përmbajnë aktet sekrete, nga cilido, që është paralajmëruar nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore për moszbulimin e tyre, e shton dënimin e parashikuar në paragrafin e parë deri në një të tretën e tij. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet e tjera parashikuar në nenin 123 të këtij Kodi.

3. Publikimi i akteve sipas paragrafit të parë të këtij neni, që sigurohen nga nëpunës apo burime zyrtare, që synojnë shfrytëzimin e tyre për interesa të çfarëdoshme të publikuesit duke u sjellë dëm interesave publike që lidhen me hetimin apo gjykimin e çështjeve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër vjet. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet sipas nenit 123 të këtij Kodi.

Marrëdhëniet që pushtetet e tjera kanë në raport me median tregojnë shumë për nivelin demokratik të një vend dhe në këtë nen, sikurse dhe shumë të tjerë në këtë draft, nuk i njohin asnjë status gazetarit apo dhe medias, ndonëse gjykatat ndërkombëtare dhe vendimi i fundit i Kushtetueses në rastin Qyno, i njeh gazetarit të drejtën për publikimin e informacionit sekret dhe ruajtjen deri në fund të burimit të tij.

Po të kthehemi disa dekada pas, në vitin e largët 1971, është marrë një vendim historik mbi të ashtuquajturën “Pentagon Papers”, e cila mund të konsiderohet si çështja më e rëndësishme në historinë e medias botërore dhe gazetarisë investigative që i hapi rrugë hulumtimeve të tjera, mes tyre dhe skandalit të “Watergate”.

Shkurtimisht, Gjykata Supreme në SHBA rrezoi tentativat e qeverisë amerikane e cila përdori argumentin e “kërcënimit te sigurisë kombëtare” për të ndaluar publikimin e raportit sekret të Pentagonit mbi luftën në Vietnam, në New York Times dhe Washington Post. Në këtë dokument tregohej sesi qeveria kishte fshehur për shumë vite informacione duke mashtruar Kongresin dhe publikun amerikan. Vendimi i Gjykatës Supreme shënoi një standard në SHBA në të cilin interesi publik prevalonte mbi sekretin dhe lejoi publikimin e raportit prej mediave.

Po kështu, ka disa procese gjyqësore kur Strasburgu ka argumentuar se Neni 10 i Konventës mbron publikimin e një dokumenti sekret nga ana e gazetarit pasi interesi publik është më i lartë se dokumentet e klasifikuara. (Stoll vs. Switzerland 2007)

Nëse afrohemi në kohë, në rastin e skandalit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, e njohur si NSA, në vitin 2013, ndonëse të dhënat që rrodhën ishin të klasifikuara si sekret, qeveria amerikane procedoi penalisht Eduard Snowden si ish-punonjës i Shërbimit Sekret Amerikan dhe askush nuk tentoi të akuzonte mediat dhe gazetarët që publikuan informacionet.

Ka dhe raste të tjera ndërkombëtare, sigurisht, por jurisprudenca jonë është pasuruar edhe me një vendim të këtij vitit të Gjykatës Kushtetuese e cila argumentoi se rëndësia për të mbrojtur burimin e informacionit në rastin e gazetarit Elton Qyno është më e lartë se ajo për ruajtjen e aktit konfidencial.

Ndaj, nuk mundet sot, në vitin 2025, pas gjithë këtyre praktikave botërore dhe vendase, një shtet si Shqipëria aspirante për anëtare në BE, të hartojë një draft të Kodit Penal ku të mos njohi, rëndësinë, statusin dhe të drejtën jo vetëm të gazetarit investigativ, por në kushtet e sotme të zhvillimit të medias edhe reporterëve të lirë, që jo domosdoshmërish janë të lidhur me një media tradicionale, por punojnë për platforma alternative online, apo si gazetarë të pavarur.

Prisni, se nuk ka mbaruar!

Pasi ky nen, të cilin jo më kot e cilësuam si abuziv, pasi dënon median apo gazetarin e pavarur që është regjistruar si person juridik, në momentin kur ai ka pamjaftueshmëri financiare për të paguar gjobën, dënimi i tij mund të konvertohet edhe në mbyllje të “personit juridik” sipas nenit 123/6 të këtij Kodi.

Neni 123/6: Në rast pamundësie apo pengese në shlyerjen e dënimit me gjobë, gjykata, me kërkesë të prokurorit, vendos ekzekutimin e detyrueshëm të vendimit të dënimit. Nëse personi juridik nuk disponon fonde dhe pasuri për shlyerjen e dënimit me gjobë, gjykata mund ta zëvendësojë atë me dënimin e mbarimit të personit juridik.

Pra, publikimi i një dokumenti sekret, që gazetari gjykon se mbart interes te larte publik, mund te sjellë dënim të konvertuar në mbyllje të platformës apo medias në të cilën ai punon.

Dhe duhet mbajtur në vëmendje se një pjesë e konsiderueshme e mediave apo organizatave që lëvrojnë gazetari investigative në Shqipëri, janë kryesisht iniciativa individuale apo grupe gazetarësh, që financohen kryesisht me grante të huaja dhe pak ose aspak fitimprurëse.

Në të njëjtën logjikë censuruese dhe ndëshkuese për gazetarin dhe mediat që publikojnë informacione që lidhen me ngjarje kriminale. Ekspertët e draftit në vend që të kërkojnë përgjegjësinë penale te autoritetet e ngarkuara për ruajtjen e informacioneve, shënjestrojnë median me ndëshkime të rënda financiare deri në mbyllje të saj:

Neni 517 – Dhënia e informacioneve

1. Dhënia e informacioneve të rëndësishme që lidhen me operacione arrestimesh, vendndodhje dokumentesh apo personash, ngjarje kriminale, rekorde kriminale, lëvizje personash, pavarësisht shkaqeve të dhënies së tij, përveçse kur ka shkaqe padënueshmërie, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

2. Nëse informacioni është dhënë në shërbim të personave të organizuar në bashkëpunim të veçantë, dënimi sipas paragrafit të parë rritet deri në një të dytën e tij.

3. Kur informacioni jepet nga zyrtari publik që mban informacionin apo bie në kontakt me të ngaqë ka dijeni për arsyet e kërkimit të tij, vepra konkurron me krimin që kryhet me ndihmën edhe të informacionit të dhënë autorëve të tyre.

4. Publikimi me çfarëdolloj forme i akteve të përmendura në paragrafin e parë të këtij neni, shton dënimin deri në një të tretën e tij. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet sipas nenit 123 të këtij Kodi.

Drafti ne fjalë nuk sqaron se çfarë nënkupton me informacion të rëndësishëm! A kemi të bëjmë këtu me informacionin e klasifikuar si sekret shtetëror? A kemi të bëjmë me informacionin të klasifikuar si konfidencial? Mos ndoshta ekspertët me informacion të rëndësishëm nënkuptojnë aktet hetimore? Çfarë është informacioni i rëndësishëm për grupin e ekspertëve?

Deri diku mirëkuptohet publikimi i një informacioni sensitiv në operacione arrestimi në zhvillim e sipër, ndonëse, përsëris nuk është detyra e reporterit ta ruajë këtë sekret. Gjithashtu, si gazetar nuk arrij të kuptoj se çfarë do të thotë të ndalosh raportimin mediatik të një informacioni të rëndësishëm mbi një ngjarje kriminale post factum! Puna e gazetarit nuk është të riprodhojë deklaratat për shtyp të autoriteteve por pikërisht të gjurmojë dhe zbulojë informacionin më të rëndësishëm mbi ngjarjen kriminale të ndodhur.

Nga ana tjetër, kjo dispozitë ndalon informacionin e rëndësishëm për rekordet kriminale. A mund të ndalohet publikimi i rekordeve kriminale, të cilat janë të dhëna publike të evidentuara nga autoritetet? Ta konsiderosh këtë një vepër penale në rastin më të mirë do të cilësohej censurë ndaj lirisë së medias, liri kjo e garantuar nga Kushtetuta e Shqipërisë (neni 22), Neni 10 i Konventës por dhe nenin 852 i këtij Kodi, të cilin do e shohim në vijim.

Nenin 852 është në dukje dispozita më favorizuese për gazetarët dhe median. Themi në dukje pasi po ta lexosh me vëmendje përdoret një terminologji që lë shteg për interpretim por dhe për cenimin e ushtrimit të profesionit të gazetarit:

Neni 852 – Shkelje e lirisë së mendimit dhe shprehjes:

1. Mohimi ose kufizimi padrejtësisht i lirisë së fjalës dhe shprehjes në publik, lirisë së shtypit apo të komunikimit me mënyra të tjera, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim deri në një vit.
2. Dënimi shtohet deri në një të tretën e tij kur kundërvajtja penale sipas paragrafit të parë kryhet nga kushdo që urdhëron, detyron, kufizon apo padrejtësisht i mohon një gazetari të ushtrojë me vërtetësi vullnetin profesional të lirë për të regjistruar ose raportuar ngjarje e fakte reale, apo analiza dhe opinione të bazuara në to.
3. I njëjti dënim sipas paragrafit të dytë të këtij neni zbatohet edhe për këdo që në mënyrë të padrejtë pengon publikimin, shitjen apo shpërndarjen e librave, revistave, gazetave, apo çdo lloj shtypi tjetër, ose prodhimin, shpërndarjen e programeve radio dhe televizive, programeve të lajmeve të agjencive të shtypit, apo lëshimin e përmbajtjeve të tjera mediatike.

Çdo të thotë që një gazetar “të ushtrojë me vërtetësi vullnetin profesional të lirë”? Si do të arrijë gjykata që të interpretojë nëse një gazetar ka ushtruar profesionin me vërtetësi apo pa vërtetësi? Mos ndoshta duke përdorur këtë terminologji, autorët e këtij drafti synojnë që të hyjnë në analizën e përmbajtjes së shkrimit të gazetarit, sepse, nëse do të ishte kështu, ky nen, në dukje avantazhues, do të përbënte një censurë të rëndë. Imagjinoni gjykatën që shprehet se gazetari i ka verifikuar si duhet faktet apo jo! Po burimet anonime si do i klasifikojë? Mos do kërkojnë nga gazetarët edhe burimet? Vetëm terminologjia “me vërtetësi” e përdorur “hedh në erë” gjithë nenin dhe në vend që të garantojë lirinë e shprehjes e shkel atë me të dyja këmbët. Për këtë arsye ajo duhet hequr duke u mjaftuar me “ushtrimin e vullnetit te lirë profesional”.

Nga ana tjetër, në të treja pikat e këtij neni përdoret ndajfolja “padrejtësisht”, e cila në vetvete bart shumë subjektivitet, ku secila palë pretendon se e drejta është në anën e tij. Kam parasysh këtu me qindra rastet kur gazetarët e Fiks Fare, të Stop, Piranjave apo dhe gazetarë freelance janë sulmuar ndërsa filmonin jashtë rrethimit të subjekteve private apo kur kryenin xhirime të gërryerjes së lumenjve dhe të abuzimeve që kompanitë koncesionare kanë kryer gjatë zbatimit të një PPP-je. Punonjësit e këtyre kompanive, besonin se ata ishin viktimat real të një padrejtësie që po u bënin gazetarët dhe se ishin në të drejtën e tyre për ta larguar këtë kërcënim. Ndaj ky term subjektiv ka nevojë për rishikim, ndoshta duke u  zëvendësuar me “i kundraligjshëm” apo “në kundërshtim me ligjin”.

Sakaq, një tjetër nen që mund të rrezikojë thellësisht hulumtimin gazetaresk me natyrë investiguese është dhe Neni 838. Ky i fundit nuk krijon një balancë mes të drejtës për privatësi dhe lirisë së gazetarit për të përdorur mjetë regjistrimi apo fotografimi si teknika të gazetarisë investigative.

Neni 838 – Ndërhyrje të padrejta në jetën private

1. Cilido që për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, pa autorizim fotografon, filmon, regjistron me video apo audio këtë person në banesën e tij personale ose në ndonjë vend tjetër ku personi gëzon ligjërisht privatësi, apo vendos aparatura që shërbejnë për fotografim, transmetim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, i të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit, pa pëlqimin e tij, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

2. Shpërndarja, ofrimi për publikim apo publikimi me çdo mjet ose formë të komunikimit publik apo mënyrë tjetër i të dhënave të marra në mënyrën dhe qëllimin e përcaktuar në paragrafin e parë të këtij neni, dënohet me gjobe ose me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
…

Cilat janë hapësirat kur një person apo një funksionar publik gëzon ligjërisht privatësi? Ligji përmend banesën e tij personale, por mund të jetë një shtëpi pushimi, një vilë e deklaruar ose jo apo dhe në automjetin personal. Të mendojmë për një moment sikur ky ligj, me këto masa ndëshkimore penale të aplikohej në SHBA, gazetarët investigative nuk do të mund të kishin zbuluar kurrëskandalin “Epstein”, ku miliarderi dhe figura të rëndësishme politike dhe personazhe VIP përfshiheshin në abuzime seksuale me të mitura. Për zbulimin e tij u përdorën regjistrime të ambienteve private, fotografi dhe dëshmi të viktimave.

Sikur ky ligj të aplikohej në Itali, mediat nuk do të mund të zbardhin asnjëherë festat “Bunga Bunga” të ish kryeministrit Italian, Silvio Berluskoni, ku përdorej pushteti politik në këmbim të favoreve seksuale, në disa raste edhe me vajza të minorene. Ky skandal u zbulua me përgjime të brendshme, fotografi, telefonata të përgjuara nga autoritetet por që u siguruan nga gazetarët. Pa harruar dhjetëra materiale investigative te Fiksit, Stopit ndër vite duke përdorur pikërisht këto teknike për ekspozime rastesh korruptive.

Sa më sipër, është me mjaft rëndësi që në këto dispozita, por edhe në nene të tjera të këtij drafti, të evidentohet se nga cenimi i këtyre të drejtave, përjashtohen së kategorizuari si vepra penal punët investiguese kur këto të fundit vërtetojnë se shkelja është kryer për një interes më të gjerë publik, siç mund të jetë aferat korruptive, abuzimi me detyrën apo pushtetin.

Medialook

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • fjala says:
    August 7, 2025 at 1:16 pm

    E ku ka media investigative ne Shqiperi? Ai Qynoi eshte nje idiote i heshtur, ndersa Lala, po, ajo bashkepunon edhe me gazetat gjermane, u jep dhe merr informacion, nders Artan Hoxhe i ka rene gjuha e ziles. Ne Shqiperi 95% e gazetareve jane medioker, idiote dhe spiune ne nje parti apo tjeter , por dhe spiune nderkombtar. Media si pushtet nuk funksionon, ja pyesni Andi Bushatin nje goje halé. Si mund ta lejoshe nje bastarde gazetar si ai?! Prandaj, kunder ketyre anomalive, kunder mos mbajtjes se pergjegjesise se deputetit per ate qe thote, kunder çpifjes duhet kategorikisht masa drastike ligjore. NUk eshte lir, eshte çthurje dhe kercenim per njerezit e ndershem dhe shoqerin kjo qe ka ndodhur deri tani, deri tek vrasjet kriminale. Jane keta spekulante, ne emer te lirise qe ne Shqiperi edhe drejtesia eshte e lidhur dhe i shet informaconet medias. Ligje drastike per median, fjalen e deputeti dhe prokruorit, gjykatesit dhe avokatit qe bashkepunon me prokurorin dhe gjykatesin me para marramendeshe. Diktatura ne zbatimin e ligjit i jep embelsi jetes perditeshme te qytetarit ndershem.

    Reply
  • SPAK says:
    August 7, 2025 at 1:18 pm

    Cfare ben Syri TV, News 24, NTV, Grida Duma, Ylli Rakipi i Albanias qe ndante markat e Bukoshit duke i pastruar me Saliun! Genjejne vene gjoba, i sherbejne Saliut qe i financon Zeni!Dumani nga Dibra s’ka kellqe te investigoje Salin!

    Reply
  • Gac Gjondrekaj says:
    August 8, 2025 at 6:56 am

    Lexova artikullin.liria e shprehjes jam dakord që në kufij normalë por jo të kalojë cakun në shpifje, përgojim , gënjeshtra se mandej nuk ka kuptim. Sot liria e fjalës për këto gjëra përdoret bile edhe disa emisione si fix apo stop për të vënë gjoba është. Është këthyer në mënyrë jetese. Si ka mundësi që një gazetar investigativ ti japë menjëherë përgjigje çdo ngjarje në shqipëri kudo që ndodh. Nuk ka mundësi. Shumë kohë më parë kur ekzistone kanuni si është zgjidhur një shpifje apo marrje nëpër gojë kot. Kjo ka shkuar deri te pushka. Dhe kanuni kritikohet por ai ka patur elementë juridikë të marrë nga kushtetuta franceze. Edhe sot një shpifje e dërgon shumë larg problemin. Kish nxjerrë një ditë një portal mbathjet e A. Xoxës të pista e me miza djhe kjo kujdo shqiptar që mund ti ndodh nuk zgjidhet me gjykatë por ndryshe. Të dënohen gazetarët e analistët shpifës jo me gjobë por burg dersa ky profesion të zhduket.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    August 8, 2025 at 8:25 am

    Grupi JURISTËVE propozoi një DRAFTË/KOD,që po hidhet në diskutim në mjedisin e JURISTËVE e jo të ALABAKVE BERISHIST:
    1.Disa idiot pa e lexuar fare P/KODIN u hodhën në Sulmë,Pas Saliut duke shpifur si Ai për Qeverinë,kur Qeveria nuk ishte AUTORE E SAJ.!
    2.Ministri Manja ishte prezent,Por grupin e punës e kryeson Arben Rakipi,juristi njohur i cili u shkarkua nga SALIKRIMI SI SHUMË PREKUROR TË TJERË pse dolën kundër monarkisë së tij !
    3.Medjet në Shqipëri u kapën 99 % nga SALIU 2005,si dhe të financuara nga agjenturat Sërbe dhe Greke,ku dolën shumë gazetar të financuar nga ish Ministri jashtëm Grek-KOCIAS.
    Shifni nga janë Presidentët e TV dhe kush i ka bllokuar EKRANET kryesore në KLAN,NEWS24,ORA,TOPI,SYRI,MCN,Albania,Abc,A2..apo 800 portalet që vjellin vrer kundër çdo përparimi në Shqipëri,pa përmendur medjet LOKALE MOÇAL.!
    4.Në Shqipëri nuk ka ligj për KUNDËR SHPIFJES,Pasi nuk do Saliu,i cili me shpifje mbahet për 35 vite edhe kundër DREJTËSISË SË TREDHUR PREJ TIJ 92.!
    5.Medjet informojnë për çdo gjë të zezë në Shqipëri,duke marr INFO nga Prekuror,Gjyqtar,Avokat,AGJENT TË huaji..pa i kontrolluar në 3 burime kryesore.Çdo dit në SPAK shihen gazetar me “çibuk” në dorë për të gjuajtur lajmin e militantëve partiak.
    Cilat madje shkojnë pas Saliut kudo edhe në Bruksel.? Cilat madje shpifën në BILD-Gjemani për dosjen 339,184.? Cilat madje shkojnë më shumë pas Saliut apo E.Ramës.? Kush ka vrar më shumë gazetar Saliu Apo Edi Rama.?
    Megjithatë Kuvëndi RI duhet orgjent:
    1.Të hartoi ligjin e RI të medies,duke hequr nga i vetmi NEN..SHTYPI ËSHTË I LIRË & MBROHET ME LIGJ..OSE..DEPUTETI,PUSHTETARI NUK MBAN PËRGJEGJSI PËR ATO QË DEKLARON..!
    2.TË VOTOHET LIGJI K/SHPIFJES QË PO HELMON OPINIONIN KOMBËTAR E ND/KOMBËTAR.
    3.KODI RI TË HIDHET NË DISKUTIM MIDIS JURISTËVE POR JO BERISHISTËVE.
    4.KUVËNDI SHQIPËRISË TI VËRI KUFIJT TE THANA DREJTËSISË PËR ARRESTIME PA PROVA MBI 63 % PA GJYKUAR..SKANDAL NË EU.!

    Reply
  • demo says:
    August 8, 2025 at 9:58 am

    Te hiki KY,qe te vije AI,,s`ka.
    Lexova nje titull ne shtypin e sotem:Vetem te iki ky! nga Lutfi Dervishi.Nuk kisha durim ta lexoja shkrimin.Nuk kam pasur durim te lexoj shkrimet e Lutfi Dervishit.E mbaj mend kete ne gazeten ALBANIA ketu e 30 vjet te shkuar,ku Ylli kishte mbledhur ca arriviste te rinj,si ky ,si Sokol Olldashi,qe gatuanin helm per opoziten e athershme,per Azem Hajdarin,Gramoz Pashkon,Neritan Ceken Arben Imamin,qe ishin vene ne sherbim te komunizmit dhe sigurimit te shtetit.
    Te hiki ky djali Lagjes,qe te vije maloku druve,,S`KA.
    Si gjithe maloket qe zaptojne Tiranen,,edhe maloku Vucidolit me sepate,me sharre dore verdallisej nga Lagje Bllokut.Nuk verdallisej nga periferite,por ne BASH te Bllokut,.Hajde dru me pre,,Rreaksionare me pre,Armiq me pre,Mjeke me Internu..
    I kryj UNE.Sa ja mesoi sepetet,senduket,cekmexhete Bllokut dhe u vervit si clirimtar i Bllokut me rastin me te pare.
    Ky malok bir kurve nuk kishte mesuar vetem Iletet e Bllokut,por edhe Hazinete e rreaksionareve,prona,toka,pyje e kullota,qe Blloku i kishte ruajtur me Rregjistra,me Kadastra ,me Te Tera.Dhe lshoi kushtrimin:-O burra maloke/se ju bie nga 3 hektare per koke.Kete do te na vervise prape Lutfi Dervishi,se qeni nuk e harron kush e rriti kelysh.
    Por jo mor Dervish! E kemi mire kete cun Lagje,.Flasim nje gjuhe..Pak i llastuar djali Kristaqit,por IHSAN PA NOKSAN,NUK KA.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë
  • Amendamenti i kongresmenit amerikan: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë shqiptare me drogën
  • Rama sulmon sërish protestuesit: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët
  • Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë

Komentet e Fundit

  1. Jim on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Abc on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  3. BE on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Cameria on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. Dashi on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?