Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka kundërshtuar draftin për Kodin e ri Penal. Çela ishte shprehur kundër ndryshime të Kodit Penal edhe në deklaratat e mëparshme të bëra publikisht, por edhe gjatë raportit vjetor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Sipas kryeprokurorit, ishte e nevojshme një shkëputje nga një konceptim autoritar i kodit të vjetër penal drejt një kodi të përshkruar nga një frymë demokratike liberale.
Por mungesa e procesit për të “shtruar bazamentin e duhur filozofik moralo-juridik mbi të cilën të ndërtohej struktura e një kodi të ri”, sipas Çelës përfaqëson një veprim të nxituar që rrezikon të minojë mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë penale në vend.
“Në vitin 1995, për shkak të një konteksti të caktuar historik, ishte mëse e qartë nevoja për t’u shkëputur nga një konceptim autoritar i kodit të vjetër penal drejt një kodi të përshkuar tërësisht nga një frymë demokratike liberale, i cili duhej të përfaqësonte vlerat e shoqërisë që synonim të ndërtonim. Kjo do të duhej të kishte qenë pikënisja edhe për procesin e draftimit të një kodi të ri, si një nevojë reale për shkak të evoluimit të vlerave shoqërore dhe përshtatjes me ndryshimet e vrullshme në nivel global në shumë aspekte, shpesh herë edhe mjaft delikate e për të cilat nuk është e lehtë të gjendet konsensusi. Ky proces do të kishte shtruar bazamentin e duhur filozofik moralo-juridik mbi të cilën të ndërtohej struktura e një kodi të ri. Mungesa e këtij procesi përbën një gabim fatal strukturor në ngritjen e kësaj ngrehine, që në vend se të ishte produkt i një rrjedhe të natyrshme institucionale dhe shoqërore si domosdoshmëri historike, në fakt nuk përfaqëson më shumë se një veprim të nxituar që rrezikon të minojë në mënyrë të pariparueshme mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë penale në vend”, u shpreh Çela.
Kryeprokurori shkon më tej kur thotë se eksperienca ka treguar se procesi i ligjbërjes në vend, të paktën sa i përket sistemit të drejtësisë dhe sidomos kuadrit ligjor penal, “është difektoz dhe shpesh herë ndikohet nga nevojat dhe emocionet e çastit, duke mos sjellë efektet e dëshiruara”.
“Për shkak të nivelit të përmasave të pasojave për dekada të tëra kur bëhet fjale për një kod, nuk duhet të lejohet që ky gabim të përsëritej për një ligj kaq të rëndësishëm, aq më tepër për momentet në të cilat po kalon sistemi i drejtësisë në vend, ku debate të tilla do të mund të ndikoheshin thellësisht nga qasje aspak objektive, përtej logjikës së ftohtë juridike që kërkon një kod penal”, shprehet ai.
Publikimi i draftit, sipas Çelës, vjen në një moment të vështirë për sistemin e drejtësisë dhe do thellonte kaosin për shkak të konfuzionit. Por mbi të gjitha, ai thekson se vendi ka nevojë për ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale.
“Sistemi ende vuan nga mungesat masive në organika dhe mbingarkesa e jashtëzakonshme e dosjeve, nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të thellonte shumëfish kaosin në hetim dhe proceset gjyqësore, për shkak të konfuzionit të paevitueshëm që do të sillte zbatimi i normave të reja penale. Kjo mund të vihet re lehtësisht edhe në mungesën e një kontributi real të magjistratëve në dhënien e opinioneve mbi draftin që nga viti 2023, pikërisht për shkak të ngarkesës së papërballueshme në punë që nuk i lejon të përfshihen cilësisht në një proces kaq delikat dhe të rëndësishëm. Më tepër se për një kod të ri penal, sot vendi ka nevojë urgjente për ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale, për të korrigjuar gjërat që po shkojnë keq në funksionimin e tij dhe për të lehtësuar proceset nga burokracitë e panevojshme, që po ndikojnë në zvarritjen e hetimeve dhe gjykimeve”, tha ai.
Në një reagim për gazetaren Glidona Daci, Çela është shprehur se Prokuroria e Përgjithshme nuk ishte njohur më parë për draftin në fjalë. Sipas tij, “Prokuroria e Përgjithshme nuk ka qenë e përfaqësuar zyrtarisht në grupin e punës për hartimin e një Kodi të ri Penal”.
j.l./ dita

Beni nje ligj te ri per kodin penal! Shkrijeni SPAK dhe GJK me Bane’t sherbetaore te saliut! Mos e ktheni shqiperine ne Republike prokuroresh te shitur tek Saliu! U kthyet me keq se ne sigurimin e shtetit!
E mor ti SPAK, me te vertete, ne kete republiken e prokuroreve te Saliut, me mbret Edvin Byth@ir Ramen nuk merret vesh kush eshte i Sigurimit, kush eshte sppiuni.
Pse gjalle eshte ky? E kam pare qe kur mori ne dorezim detyren. Kodi penal duhet te diskutohet masivisht edhe ne popull, qofte edhe formalisht se njerezit e mençur do marrin diçka qe i vlen ligjit. Shqiperi duhet te kete nje drejtesi dhe jo dhjete. Spak-t ja pame bereqetin qe me shume na shkaterroi se na ndreqi, pa lere qe eshte kthyer si Hitleri Dumani me Olsi Dadon e Banin. Kodi penal eshte baraz me demokracine dhe lirine ne Shqiperi. Prandaj te rishikohet.
Po mire vertet kaq IQ te uĺet ka ne media.Ky draft do diskutohet 1 vit,ai i Prokurorise thote nuk na kane pyetùr.Po 1 vit nuk mjafton.Hajde zot na ruaj se ma mbyten idiotet.
Per ata qe marrin vesh, opononca e prokjrorit te pergjithshem eshte teper e goditur. Nje ligj kaq i rendesishen, objekt paresor i punes se prokurorise dhe gjykatave, nuk eshte shtruar per diskutim e marre mendime ne vete keto struktura ne rradhe te pare. Si behet nje ligj kaq i rendesishem nen surdine nga aparatcike te kodifikimit, qe nuk kane lidhje te perditshme me zbatimin e ligjit ne praktike. Thirrini mendjes ju te ekzekutivit …..