Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Drejtësia spanjolle sfidon Izraelin, hetim për krime ndaj njerëzimit në Gaza
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Drejtësia spanjolle sfidon Izraelin, hetim për krime ndaj njerëzimit në Gaza
AktualitetBote

Drejtësia spanjolle sfidon Izraelin, hetim për krime ndaj njerëzimit në Gaza

Published: September 18, 2025
Shpërndaje

Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit në Spanjë, Álvaro García Ortiz, ka autorizuar nisjen e një hetimi paraprak për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe së drejtës ndërkombëtare humanitare, të kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës.

Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurores për të Drejtat e Njeriut dhe Kujtesën Demokratike, Dolores Delgado, e cila konfirmoi nisjen e hetimit në një intervistë për radion “Cadena Ser”. Ajo theksoi se hetimi bazohet në parimin e juridiksionit universal, që i lejon gjykatat spanjolle të ndjekin penalisht krimet më të rënda si gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit, edhe kur ato ndodhin jashtë territorit të Spanjës.

Sipas Delgados, hetimi është i ngjashëm me atë që drejtësia spanjolle ka ndërmarrë më herët për të hetuar krimet e luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë. Ajo bëri të ditur se vendimi për nisjen e hetimit bazohet në një raport të policisë kombëtare të paraqitur në muajin qershor, i cili përmban “material të bollshëm provues” dhe dëshmi të mbrojtura që lidhen me shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare dhe humanitare.

- Publicitet -

Megjithatë, për shkak të një reforme ligjore të vitit 2014, e ndërmarrë nga qeveria e atëhershme e Mariano Rajoy, parimi i juridiksionit universal në Spanjë aplikohet vetëm në rastet ku janë të përfshirë qytetarë spanjollë ose nëse vendi ku janë kryer krimet, në këtë rast Izraeli, nuk ka nisur një hetim të vetin.

Prokuroria spanjolle ka njoftuar për hapjen e hetimeve edhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) dhe Prokurorinë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), të cilat aktualisht kanë hetime të hapura mbi situatën në Gaza. Spanja është një nga vendet që mbështet padinë e ngritur nga Afrika e Jugut ndaj Izraelit në GJND dhe bashkëpunon me hetimet e GJPN-së, edhe pse Izraeli nuk e njeh juridiksionin e kësaj gjykate.

Prokurorja Delgado kujtoi se Gjykata Penale Ndërkombëtare “nuk ka polici të vetën” dhe varet nga bashkëpunimi i shteteve për zbatimin e vendimeve të saj. Ajo theksoi rëndësinë e ruajtjes së provave që po mblidhen: “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë po u kërkon shteteve të ruajnë materialin provues që po grumbullojmë, për të ndihmuar në procese të mundshme në të ardhmen”.

“Nuk kemi pasur kurrë më parë kaq shumë informacion në kohë reale për shkelje të mundshme të të drejtave të njeriut. Këto prova duhen ruajtur. Imagjinoni sikur në rastin e Holokaustit të kishim pasur një material të tillë në kohë reale”, përfundoi Delgado.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 1,1 miliardë euro investime publike të pashpenzuara në 8 muaj, nga hekurudhat tek armatimet
  • Sot Kuvend, në rend dite “Territorialja”, Komisioni hetimor për “KAYO” e katër interpelanca
  • Horoskopi 8 Tetor 2026, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
  • Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
  • Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  2. Dudumi on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  3. REGJIMET kane fund te njejte on VIDEO: Banorët i dalin përpara në zyrat e KAYO-s, Rama i pyet nëse kanë ndonjë kërkesë, ky është reagimi që merr
  4. eDRAMA, Il Re degli Ignoranti on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  5. demo on “O hajdut!” – I riu godet me vezë makinën e Edi Ramës, policia i vihet pas (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?