Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Drejtoria e Tatimeve përfshihet në përplasje publike me deputetin Erjon Braçe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Drejtoria e Tatimeve përfshihet në përplasje publike me deputetin Erjon Braçe
EkonomiLajmi i fundit

Drejtoria e Tatimeve përfshihet në përplasje publike me deputetin Erjon Braçe

Published: December 13, 2023
Shpërndaje

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri një sqarim publik të pazakontë të mërkurën për deklaratat e deputetit socialist Erjon Braçe, në lidhje me gjobat që administrata e Tatimeve ka vendosur mbi tregtarët e fruta-perimeve.

Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në facebook, Tatimet i quajnë “fyese” dhe të “pasakta” deklaratat e deputetit, i cili po ashtu në Facebook deklaronte se kjo agjenci kishte ndërmarrë masa në kufinjtë e “grabitjes”.

Braçe pretendonte në një video në faqen e tij të martën se ishte lajmëruar nga tregtarët se një agjenci ligjzbatuese kishte shkuar për kontroll në tregun e fruta perimeve pas disa apeleve të tij publike për abuzimin me çmimet e fruta-perimeve.

- Publicitet -

“Një pjesë e tregtarëve, të njoftuar, kanë mbyllur qepenat, makinat etj, një pjesë, ata që se zgjidhin dot me ta, janë kapur në kushte paligjshmërie”– thotë Braçe, duke pretenduar se agjentët tatimorë u kanë thënë tregtarëve “nuk kemi ç’bëjmë, ka dhënë urdhër Braçja, prej tij e keni”.

Duke i cilësuar zyrtarët e tatimeve “idiotët e padobishëm të shtetit”, deputeti socialist sqaron publikun se ai nuk ka urdhëruar askënd dhe se qëllimi i denoncimit të tij nuk ishte gjoba, por kërkimi i faturës tatimore në blerje nga bujku e  në shitje nga tregtari.

“Fatura dhe kuponi në çdo blerje e shitje, me çmime transparente, jo të rreme, deri në 31 dhjetor është emergjencë, e keni edhe detyrim ligjor”– thotë ndër të tjera Braçe në videon e tij. Në përgjigjen e tyre Tatimet thonë se ata kanë kryer një procedurë standarde në kontrollin e tregut në kuadër të muajit dhjetor me shtimin e qarkullimit të mallrave për shkak të festave.

“Lëshimi apo jo i faturës tatimore, edhe pse është shkelje ligjore, nuk do të ndryshojë në asnjë mënyrë çmimet, sikurse pretendohet, pasi çmimet përcaktohen nga ofertë-kërkesa si në çdo ekonomi të liberalizuar”– thuhet në reagimin e DPT.

Ndërsa gjykimet e deputetit i quajnë “mungesë respekti ndaj Administratës Tatimore” që përdhosin punën e saj.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?