Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Drejtuesja e BKH-së kërkon një mandat të dytë 5-vjeçar, SPAK: Aida Hajnaj të kalojë testet nëse shpreh interes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Drejtuesja e BKH-së kërkon një mandat të dytë 5-vjeçar, SPAK: Aida Hajnaj të kalojë testet nëse shpreh interes
KronikeLajmi i fundit

Drejtuesja e BKH-së kërkon një mandat të dytë 5-vjeçar, SPAK: Aida Hajnaj të kalojë testet nëse shpreh interes

Published: April 30, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme ka nisur procedurën e riemërimit për drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Veizaj Hajnaj, e cila e drejton për 5 vite më radhë këtë institucion. 

Hajnaj ka shprehur interesin për një mandat të dytë 5-vjeçar më 28 mars, megjithatë sipas SPAK, ajo duhet të kalojë të gjitha fazat e testimit me sukses për t’u rikonfirmuar.

Ndërkohë, përmes një shkrese drejtuar SPAK, Hajnaj ka kërkuar informacion lidhur me komisionin që do të bëjë vlerësimin, ndërsa bëhet me dije se ajo ka kërkuar riemërim në mënyrë automatike.

- Publicitet -

Sipas ligjit, Aida Hajnaj, ka të drejtën e riemërimit edhe për një mandat tjetër, dhe SPAK mund t’i japë të drejtën të riemërohet në të njëjtin pozicion nëse ajo shpreh interes. Por, SPAK ka deklaruar për mediat se ka nisur tashmë procedura e riemërimit të Drejtorit aktual të BKH-së.

Komisioni i përzgjedhjes përbëhet nga Altin Dumani (Drejtues i Prokurorisë së Posaçme) dhe prokurorët e posaçëm Arben Kraja e Behar Dibra. SPAK ka sqaruar se fillimisht, Komisioni shqyrton kërkesën për riemërim të Drejtorit aktual të BKH-së, ndërsa më pas duhet t’i nënshtrohet të gjitha fazave të procesit. 

“Ky proces zhvillohet vetëm për Drejtorin në detyrë. Pas vlerësimit të kalimit të Drejtorit në detyrë të të gjitha fazave më lart, Komisioni vlerëson nëse kandidati përmbush kriteret e parashikuara në nenet 34 dhe 38 të ligjit nr. 95/2016. Nëse ai nuk i kalon me sukses këto faza, atëherë Komisioni i Përzgjedhjes e konsideron të mbyllur procesin e ‘riemërimit’ dhe shpall garën për përzgjedhjen e një Drejtori të ri të BKH-së”, ka deklaruar SPAK për mediat. 

Aida Veizaj Hajnaj u emërua si drejtorja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me më 30 korrik të vitit 2020, teksa që prej 2018-ës mbante pozicionin e zëvendësdrejtores së Policisë së Shtetit. 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • fjala says:
    April 30, 2025 at 6:36 pm

    Me duket se kjo femra ka qene para se te vinte ketu zv/ministre dhe kur u emerua, une si shume njerez mendova se do ta kryej detyren mesemiri ne BKH. Faktet treguan se BKH te gjitha vendimet e dhe nga gjykatesit i ka bere sipas qejfit te prokuroreve! Pra, jane vetem noter te prokuroreve qe kane ardhe pa merite aty, keshtu qe kjo nuk e kerkon ti sherbeje njerzeve, por tu sherbeje atyre qe ka qejf kjo. Me çuditen ca ligje qe sot i mesova.: Si ka mundesi qe krueprokurori te emroje kryegjykatesin?! Kjo eshte katastrofe, per mua ne drejtesi. Dhe ndaj te gjitha vendimet e hetuesit, prokurorit, i noterizojne gjykatesit e kesaj, shkalla “e pare” shkalla” e dyte, shalla ” e trete ” e me radhe, bizare thote frengu. Pa lere qe te kalojne gjithe keto shkalle duhen nja 10 vjet dhe ankuesi ka vdekur. Skandaloze eshte te japesh vendim gjykate me nje njeri! Po kjo çdo te thote?! Te pakten duhen tre veta, prandaj s’ka drejtesi ne Shqiperi dhe s’ka per te pasur kurre. Dumanin dhe SPAK me ligjet aty jane shpallur mbret si Napoleoni nga parlamenti shqiptar. Ma merr mendja se parlamentaret e ardhshem piken e pare te konfirmimit te tyre duhet regullimin e ligje si per afatet, per kompetencat, per vendimet qe te merren me me shume se tre gjyqtar dhe SPAK te jete organ hetues dhe jo mbret sepse shkaterruat njerezit, fizikish, moralisht, u shuat shpresen dhe i bete qe te ikin te gjithe te ndershmit nga Shqiperia. E pa falsme ligjet e bera nuk jane ne interes te njerzeve, por te plitokaneve duke skllaveruar njerezit. Dumani me gjithe mbreterine e tij po shkaterron shtetin ligjor de nuk eshte konsoliduar akoma. Njerezit e pergjegjshem duhet ti dalin zot vendit, ata qe zgjedh populli dhe jo keta qe emerohen pas qejfit.

    Reply
    • Phoenix says:
      May 1, 2025 at 8:49 am

      Kjo do te thote DIKTATURE. Une e kam thene shpesh se c’fare eshte zgjidhja per te shporrur kete rregjim njehere e pergjithmone. Ja ca ide.

      1- Te shperbehet plotesisht Parlamenti.

      2- Qeveria te kete vetem rol adminstrativ dhe manaxhues te Institucioneve, pa te drejte qe te propozoj ligje , mandate dhe vkm-ra.

      3- Te eliminohen gjithe partite politike.

      4- Te krijohet nje kuvend Referendumesh qe te merret me firmat e peticionet e njerezve.

      5- Bamka e Shqiperise ti kaloj ne pronesi shtetit Shqiptar dhe te krijoj parane ( Lekun ) si mjet shkembimi pa interesa.

      6- Te eliminohen te gjitha taksat dhe tatimet ndaj prones dhe biznezit. Shteti i siguron te ardhurat nga Paraja e tij, e cila nuk eshte Borxh ndaj Bankiereve private, por prone e shtetit. Kredite te jepen me zero interesa.

      7- C’do ligj dhe vendim, duhet te kaloj vetem me referendume popullore.

      8 – Sistemi i drejtesise te eliminoje gjykatesit. Gjyqet penale dhe civile, te behen vetem me panele Jurie.

      etj etj.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?