Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Drogë me vlerë 500 mijë euro, zbulohet një banesë e përshtatur për përgatitjen e kanabisit dhe kokainës, arrestohet 61-vjeçari
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Drogë me vlerë 500 mijë euro, zbulohet një banesë e përshtatur për përgatitjen e kanabisit dhe kokainës, arrestohet 61-vjeçari
AktualitetKronike

Drogë me vlerë 500 mijë euro, zbulohet një banesë e përshtatur për përgatitjen e kanabisit dhe kokainës, arrestohet 61-vjeçari

Published: August 19, 2025
Shpërndaje

Një 61-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë pas operacionit “Shape”. Policia zbuloi një banesë në Yzberisht e cila ishte përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë.

I arrestuari është identifikuar si Shkëlqim Krrashi. Në banesë, Krrashit iu gjetën rreth 17 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis çokollatë, e ndarë në 69 paketime. Gjithashtu u sekuestruan 22.5 litra vaj kanabisi. Sipas policisë të dyja sasitë kapin vlerat rreth 500 000 euro. Në banesë u gjetën edhe 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu.

Njoftimi i plotë:

- Publicitet -

Tiranë/Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Shape”. Zbulohet në Yzberisht, një banesë e përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike Kanabis dhe Kokainë, në trajta dhe forma të ndryshme, me qëllim shitjen.

Sekuestrohen nga banesa rreth 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kanabis (çokollatë) dhe 22.5 litra vaj Kanabisi, të dyja me vlerë totale rreth 500 000 euro, një sasi Kokaine, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu. Arrestohet në flagrancë pronari i banesës.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për disa muaj, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar “Shape”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. K., 61 vjeç, banues në Yzberisht.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll në banesën e 61-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan rreth 17 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Kanabis (çokollatë), e ndarë në 69 paketime, 22.5 litra vaj Kanabisi (të dyja sasitë me rreth 500 000 euro), rreth 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas siguronte sasi të mëdha të Kanabisit dhe Kokainës, i përgatiste në trajta dhe forma të ndryshme dhe i shiste në Yzberisht. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  • Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit
  • Paradoksi i “Parajsës”
  • Zbulohet “një Tokë tjetër” 87 vite dritë larg: Planeti misterioz 2.5 herë më i madh se Toka
  • Rama mbledh në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  2. K R on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  3. Ethem Lalaj on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  4. prehistoriku on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  5. Vlora 97 on Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?