Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë po ndodh në Bruksel? “Kurti dhe Vuçiç nuk duan as t’i japin dorën njëri-tjetrit…”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Çfarë po ndodh në Bruksel? “Kurti dhe Vuçiç nuk duan as t’i japin dorën njëri-tjetrit…”
KosovëKryesore

Çfarë po ndodh në Bruksel? “Kurti dhe Vuçiç nuk duan as t’i japin dorën njëri-tjetrit…”

Published: June 23, 2023
Shpërndaje

BE po përpiqet intensivisht muajt e fundit për të çuar përpara dialogun Kosovë-Serbi. Por një hap përpara pasohet nga disa hapa të rrezikshëm prapa. Shpresa të pakta për shtendosje edhe pas takimit në Bruksel të enjten.

Konflikti vazhdon të ziejë, frontet mbeten të ndara, kjo u duk në takimin e së enjtes (22.0.6) ku nuk pati as edhe një takim tresh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit Vuçiç dhe kryediplomatit të BE, Josep Borrell në Bruksel.

Takimet u zhvilluan të ndara të enjten në mbrëmje, pasi nuk pati ujdi për një takim të përbashkët. Pas takimeve veçmas kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell tha, se është arritur pajtimi për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës.

- Publicitet -

Megjithatë, sipas Josep Borrell, pas më shumë se katër orë diskutimesh, të dy udhëheqësit e kanë të qartë seriozitetin e situatës në veri të Kosovës, por “kanë qasje dhe interpretime të ndryshme”.

Së bashku me të dërguarin e BE-së në dialog Miroslav Lajҫak, Borrell u paraqiti palëve pritjet e Bashkimit Evropian për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës.

“Për Kosovën që menjëherë të pezullojë operacionet policore në ndërtesat e komunave në veri dhe që katër kryetarët e komunave përkohësisht t’i kryejnë detyrat jashtë zyrave komunale. Serbia të sigurojë që protestuesit të largohen nga ndërtesat e komunave njëkohësisht me largimin e policisë së Kosovës”, tha  Borrell, duke kërkuar pjesëmarrje pa kusht të serbëve në zgjedhjet në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

“Kjo është rrënja e problemit dhe rrënja e zgjidhjes. Zgjedhje të reja sa më parë me pjesëmarrje të plotë”, tha Borrell.

– Kurti pranon nevojën për zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ana e tij, tha se ai ka shprehur gatishmërinë që Kosova të shpallë zgjedhje të parakohshme lokale në katër komunat veriore, por “në përputhje me kornizën ligjore të vendit”.

“E kuptojmë se ka nevojë për zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri, me një proces i cili paraprihet nga sundimi i ligjit, nga një fushatë e hapur dhe fer dhe nga zgjedhjet e lira dhe demokratike. Nuk mund të them se situata është e sigurt për shkak të takimeve bilaterale dhe kemi një paqe të qëndrueshme, por nga optimizmi i ndërmjetësit mund të them se ka shenja se ditët përpara do të jenë më të mira nga ato që kemi lënë pas”, tha kryeministri Kurti.

Kurti tha, se ishte i gatshëm të takohej me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por ky i fundit  kishte refuzuar që ta takojë Kurtin. “Kam ardhur të takohem me palën serbe për të diskutuar për hapat përpara, por meqë ky është një proces që përfshin dy palë, kjo nuk ishte e mundur”, tha Kurti.

– Vuçiç: Nuk kemi udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Vuҫiç ndërkaq, tha se nuk mund të konfirmojë që “ka ndonjë udhërrëfyes”, për daljen nga kriza në veri të Kosovës. “Ne do të vazhdojmë të bisedojmë në baza ditore, sepse paqja dhe stabiliteti janë thelbësore, por unë paralajmërova se serbët janë në një pozitë shumë të vështirë dhe se nuk duan ta durojnë terrorin e Kurtit në atë mënyrë që janë detyruar ta detyrojnë deri në këtë momente”, tha Vuçiç.

Sipas tij, ҫdo gjë ka shkuar shumë larg dhe ai nuk e di akoma sesi do të zhvillohen ngjarjet në terren, duke përmendur që akoma ka kamionë me mallra të bllokuar në kufirin Kosovë-Serbi.

Takimet e ndara në Bruksel të Kurtit dhe Vuҫiç me ndërmjetësit evropianë erdhën pas arrestimit të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe me 14 qershor dhe tensionimit të ri të situatës.

Kosova akuzon Serbinë për “rrëmbim të policëve” brenda territorit të saj, ndërsa Beogradi thotë se ata u kapën brenda territorit serb. Lidhur me këtë çështje kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se i ka kërkuar presidentit serb lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve të Kosovës.

Tre policët e Kosovës po mbahen akoma të arrestuar  në Kralevë të Serbisë. Borrell të hënën e javës së ardhshme do t’u raportojë ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të të BE-së për situatën dhe rrjedhën e bisedimeve, – raporton Deutsche Welle.

p.k. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Prec Ulaj says:
    June 23, 2023 at 11:49 am

    Albin Kurti rrotullohet rreth vetes se tij, dhe kujton se po shkon ne Hene.
    Ka 2 vjet qe nuk ka bere asnje hap perpara, as njohje te Kosoves, vetem konflikte pa asnje perfitim, mbas 6 muajsh kthehet atje ku ka qene.
    Nderkohe Serbia me shpejtesi po ben c’njohjen e Kosoves nga shume shtete.
    Diplomacia e Gervalles dhe Vjosa Osmanit jane zero me bisht, nje disfate e dukshme.
    I gjithe mundi i Bexhet Pacollit per njohjen nga shume vente te Afrikes dhe Azise, po shkon dem.

    Reply
  • Ilirian Qelbaci says:
    June 23, 2023 at 11:57 am

    Pirdh pirdh o Perc se lirohesh. Ato njohjet e Kosoves nga ato vendet ne Afrike shko e futi ne by… te Bexhetit.

    Reply
  • Popujt linden vellezer, por politikat bastarde i bejne armiq. says:
    June 23, 2023 at 3:55 pm

    Kurt-Vucic pjellat e se njetes moster, qe nen reklamen e “nacionalizmit”, cojn uje ne mullirin e putinizmit, qe s’duan t’ja dine as per popull dhe as per AT’DHE. Populli dhe AT’DHEU per ta mbeten leket e piset dhe pushtetet pa kufi e me c’do forme e cmim brenda djallit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Albin Kurti: Mund të importojmë gaz amerikan nga Shqipëria
  • SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
  • SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja
  • VIDEO: Polifonia shqiptare në filmin “The Odyssey”, sqarimi i kompozitorit shqiptar
  • Kush është 46-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës te “Liqeni i Thatë” në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. demo on VIDEO: Polifonia shqiptare në filmin “The Odyssey”, sqarimi i kompozitorit shqiptar
  2. 666 on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  3. SK on Familja e Martinit kundër Ramës: Po përdor emrin e djalit tonë për politikë, institucionet dështuan
  4. Parku Rinia on Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës EURO
  5. Sarkazma on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?