Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DW: Pse BE dhe NATO nuk po tremben nga kërcënimet e Putin, për luftë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > DW: Pse BE dhe NATO nuk po tremben nga kërcënimet e Putin, për luftë?
BoteLajmi i fundit

DW: Pse BE dhe NATO nuk po tremben nga kërcënimet e Putin, për luftë?

Published: September 14, 2024
Shpërndaje

NATO mund të hyjë në një luftë kundër Rusisë? Kjo tezë e guximshme nga pushtetmbajtësi i Kremlinit, Putin nuk po shkakton shqetësime të mëdha në BE dhe NATO. Po pse?

Kërcënimet e fundit të presidentit rus, Vladimir Putin ndaj NATO-s nuk kanë çuar në ndonjë reagim të menjëhershëm në Bruksel. Putin tha më parë, se nëse shtetet e NATO-s lejojnë Ukrainën të përdorë raketa perëndimore në territorin rus, NATO do të ishte në luftë me Rusinë. Një përgjigje nga NATO lidhur me këtë të premten nuk pati. Sekretari i Përgjithshëm në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar vazhdimisht se NATO si organizatë nuk do të marrë pjesë aktive në mbrojtjen e Ukrainës kundër agresorit rus.

Në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Oksford në korrik, Stoltenberg u shpreh, se “ne nuk do të jemi palë në këtë konflikt. Kjo është arsyeja pse ne e mbështesim Ukrainën në shkatërrimin e avionëve luftarakë rusë, por nuk do të ndërhyjmë drejtpërdrejt”. NATO ka dy detyra, tha Sekretari i Përgjithshëm gjatë një vizite në Uashington në qershor: “Njëra detyrë është të mbështesë Ukrainën. Tjetra është të parandalojë që konflikti të përshkallëzohet në një konflikt gjithëpërfshirës midis Rusisë dhe NATO-s në Evropë”. NATO mbetet një aleancë mbrojtëse, tha Stoltenberg, dhe sulmuesi është Rusia.

- Publicitet -

Shkallëzimi nga Moska

Kreu i shtetit rus, Vladimir Putin i tha disa herë një gazetari në Shën Petersburg të enjten se ai do t’i përgjigjej në përputhje me rrethanat kërcënimeve nga NATO. Por ai e la të hapur se çfarë donte të thoshte me këtë. Pushtetmbajtësi rus i ka bërë disa herë deklarata të tilla. Madje të besuarit e tij në parlamentin rus kërcënuan, se do të përdornin armë bërthamore. Në fjalimin televiziv më 22 shkurt 2022 në ditën e parë të sulmit të tij ndaj Ukrainës, Putin, tha, se NATO-ja është fajtore për konfliktin dhe arsyen e “operacionit ushtarak” në Ukrainë.

Por si pushtimi në shkallë të gjerë i Ukrainës, valët e reja të sulmeve në këtë vend, granatimet e popullsisë civile – gjithmonë përshkallëzimi i luftës ka ardhur nga Rusia. Nëse vjen përshkallëzimi, ai vjen nga Rusia, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, para dy ditësh në Varshavë. Ai iu referua gjithashtu raketave që ushtria ruse me sa duket po i siguron nga Irani. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i ka bërë thirrje Rusisë që të ndalojë sulmet e saj. Ekziston edhe një urdhër arresti kundër Putinit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë për krime të dyshuara lufte.

Kryeministri polak Donald Tusk nuk do të shqetësohet shumë për deklaratat e fundit të presidentit rus. “Zhvillimet në Ukrainë dhe në frontin ruso-ukrainas duhet t’i marrim shumë seriozisht, por unë nuk do t’i kushtoja rëndësi të tepërt deklaratës së presidentit Putin” tha Tusk para shtypit në Varshavë, një ditë pas takimit me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken, që kishte ardhur nga Kievi.

Blinken siguroi se Shtetet e Bashkuara, së bashku me Britaninë e Madhe, po shqyrtojnë, nëse armët perëndimore me rreze të gjatë veprimi mund të përdoren kundër objektivave ushtarake në Rusi. Deri më tani, SHBA-të dhe shtetet e tjera të NATO-s e kanë lejuar Ukrainën të përdorë armë perëndimore në territorin rus vetëm në një masë shumë të kufizuar. Udhëzimet operacionale janë përshtatur gjithmonë me zhvillimet në fushën e luftimeve dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, tha Blinken.

Kufizimet bien, por me vonesa

Aleatët perëndimorë kanë qenë gjithmonë të kujdesshëm në furnizimin me predha, tanke, obus, municione, raketa dhe në fund me avionë luftarakë për ushtrinë ukrainase. Gjithmonë ekzistonte frika se NATO bëhej palë në luftë, dhe Rusia mund të provokohej. Por meqenëse Rusia nuk po jep shenja shenja të përfundimit të luftës, shumë kufizime janë hequr gradualisht.

Tani Ukraina së shpejti mund të lejohet të përdorë raketa amerikane dhe raketa të tjera kundër instalimeve ushtarake ruse thellë në brendësi. Megjithatë shumë kufizime mbeten në fuqi. Italia e ndalon përdorimin e armëve të saj në territorin rus. Belgjika këmbëngul se avionët luftarakë F-16 nga një dërgesë belge lejohen të sulmojnë vetëm objektivat në hapësirën ajrore të Ukrainës. Gjermania nuk furnizon me asnjë raketë të tipit Taurus. Kjo është vija e kuqe për kancelarin Olaf Scholz (SPD). Në fillim të korrikut, kancelari premtoi në Bundestag se Gjermania nuk do të bëhej palë ndërluftuese përmes mbështetjes së saj për Ukrainën. “Po, unë e jap këtë garanci. Unë qëndroj për të.”

Putin i paparashikueshëm

Në një konferencë shtypi me gazetarët ndërkombëtarë në Shën Petersburg në qershor, presidenti Putin hodhi poshtë me zemërim idenë se Rusia donte të sulmonte NATO-n . “A e keni humbur plotësisht mendjen? Kush e ka trilluar këtë? Kjo është plehrë. Është absolutisht marrëzi,” iu përgjigj Putini një gazetari.

Megjithatë, se si dhe kur Vladimir Putin do të reagojë ndaj asaj që ai e sheh si provokim nga NATO, është e vështirë të llogaritet. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih në shkurt 2024, eksperti i Evropës Lindore Andreas Umland nga Qendra e Stokholmit për Studimet e Evropës Lindore tha se ekziston një “element çmendurie” në vendimet e Putinit. “Ka mbetur një pjesë paqartësie në lidhje me racionalitetin e udhëheqjes ruse, e kjo po bën që politikanët e sigurisë të përgatiten për një skenar të rastit më të keq, një luftë me Rusinë,” tha Andreas Umland në Radion Bavareze.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius nuk lodhet kurrë së paralajmëruari se një Rusi autoritare përbën kërcënimin më të madh për NATO-n. Në pesë deri në tetë vjet, Rusia mund të jetë në pozicionin për të sulmuar NATO-n. Kjo është arsyeja pse ne duhet të bëhemi gati për luftë, ka thënë Pistorius që nga viti 2023. Rusia ka rritur ndjeshëm armatimin e saj, përfshirë armatimin bërthamor, vitet e fundit. Kjo është arsyeja pse SHBA-të duan të vendosin armë të reja me rreze të mesme veprimi në Gjermani, të cilat gjithashtu mund të jenë të afta të pajisen me koka bërthamore./DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • demo says:
    September 14, 2024 at 9:59 am

    Po.Rusia ka pushtuar gjysmen e Ukraines; ben cfare te doje ne Ukraine,,por NATO nuk trembet.
    Aty qendro,pa u trmbur.

    Reply
  • Reshit Lala says:
    September 14, 2024 at 10:14 am

    Nato nuk e logarit Rusinë. Ajo e ka rrethuar me F 35 dhe mund ta rrafshojë për pak kohë! Natoja është një përbindësh paqësor. Mjer kush ngatërrohet me të . Po të nevrikoset fajtori nuk do të dijë ku të shkojë!

    Reply
  • Katiu says:
    September 14, 2024 at 3:26 pm

    Ne shqipëtaret kemi një prirje të çuditëshme për tu marrë me problemet boterore , paçka se punët tona i kemi për lumë .
    Problemet e botës së sotme që e bëjnë intelegjencën boterore të mos e zërë gjumi , për shqipëtarin janë fare ordinere , të thjeshta , banale .
    Enveri që patëm ishte klasik në këtë fushë . Jepte leksione për gjithë globin , për të gjitha përplasjet tregonte rrugën e zgjidhjes . Enveri ka vdekur , po enverizmi është gjallë , të gjithë ne , kush më shumë e kush më pak jemi nga një çikë Enver ; njerëzit e ditur e të pęrgjegjshëm për fatet e njerëzimit nuk i zë gjumi , ne i bijem me sëpatën e dardharit . Ky qëndrim buron nga injoranca .

    Për Ukrainën !
    S’ka Ukrainë . Ky është një shtet artificial i krijuar ng Lenini me ideologjinë e tij larg realitetit, për të patur harmoni dhe vëllazëri midis popujve. Me llogjikën e asaj kohe , Lenini dhe Trocki edhe Hindinë dhe Kinën do t’i pęrfshinin në një republike të madhe bashkë me federatën ruse .

    Rusia dhe Ukraina janë dy popuj vëllezër !
    Fatkeqësia është se Ukraina ka rënë në dorë të një bande fashiste me në krye kllounin kriminel , Zelenskin .

    Reply
  • Katiu says:
    September 14, 2024 at 6:25 pm

    NATO , NATO , NATO !

    Shumë tek ne e konsiderojnë NATON si një forcë mbitokësore .
    E kanë gabim . NATO është Amerika , pa Amerikën NATO është një hiç . E si mund të jetë ndryshe me anetarë si Edvin Rama me qeverinë e tij tullumbace . Ka edhe të tjera tullumbace , por kjo jona është “ më e bukura “ .

    Amerika edhe pa NATON ngelet Amerikë .
    NATUA pa Amerikën edhe Millosheviçin nuk do ta mundte dot .

    Reply
  • 3D says:
    September 14, 2024 at 7:32 pm

    Financuesi kryesorë i luftës në Ukrainë është Gjermania USA përfituesi

    Reply
  • IMPERIALIZMI RUS says:
    September 14, 2024 at 7:44 pm

    Cfar don Rusia ende në Kaukaz në Azinë çëndrore dhe në Pacifik nëse demokracitë perendimore vlersojnë liritë e popujve ato duhet ta shpallin Rusinë si fuqia koloniale e vetme dhe e fundit

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    September 14, 2024 at 8:02 pm

    Ja dhe specialisët e peshkut e midhjes, Katiu me 3D.
    I pari thotë që NATO pa Amerikën nuk mundte dot as Milosheviçin. Dikush duhet ta ketë trurin në b¥thë që të arrijë në përfundime të tilla. Gomari nuk bën dot një llogari të thjeshtë, forcën ushtarake të NATO-s pa Amerikën, krahasuar me forcën ushtarake të Serbisë së 1999.
    I dyti, sqaron edhe kush është financuesi kryesor dhe kush përfituesi.

    Përfytyroni të mos ekzistonin këto mendje të ndritura! Si do i vente halli botës?

    Reply
    • Moisi K@ri says:
      September 14, 2024 at 8:33 pm

      Bota do te ishte nje vend shume me i kendshem po te mos egzistoje ti o Moisi K@ri

      Reply
  • Katiu says:
    September 14, 2024 at 8:38 pm

    Me njerëz që kanë si argument injorancën ( paditurinë e tyre ) unë nuk futem në polemikë .
    Demokracia jonë u dha diplomat e shkollës së lartë shumë pelivanëve që ’s’kishin as shkollën e mesme . Siç duket agai Moisi Golemi është njëri nga këta .
    Këtu mbyllet polemika ime !

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    September 14, 2024 at 9:25 pm

    O Katiu, po ç’polemikë të bësh ti o ditëzi??
    Meqënëse flitke për argumenta, pa na thuaj pak o dinshum, sa është forca ushtarake e NATO-s pa Amerikën? Na i shtjello pak, sa ushtarë, avionë, tanke, aeroplanmbajtëse, helikopterë, etj?

    Në 10-shen më të fuqishme ushtarake të botës, NATO pa Amerikën ka 4 shtete. Britaninë e Madhe, Francën, Italinë dhe Turqinë. Sikur vetëm njëra nga këto ushtri të jetë, i pshurr çdo mëngjes ushtrisë së Milosheviçit në kokë, para e pas buke.

    Kurse ti avdall na thua që NATO pa Amerikën nuk do mundte dot as Milosheviçin.

    E pastaj na flet për argumenta, kokloqe. Këtë keni ju m¥tngrënësit e Putanit, hidhni shashka kot më kot, por na paraqiteni si burra të mirë, plot mirësjellje, dituri e urtësi. E pastaj na “ofendoheni”. Se na plasi k@ri fort se ofendohen qurreshërit shqipfolës të Putanit!

    Reply
  • TRENI says:
    September 15, 2024 at 12:05 am

    BOTA DO TE JETE NJE VEND ME I MIRE PA VLADIMIR VLADIMIROVIÇ PUTANEN.

    SHQIPERIA do te jete nje vend me i mire pa putanat shqipfolese antishqiptare.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    September 15, 2024 at 1:05 am

    Ne nuk i kemi te gjitha informacionet si dhe eksperiencat e eksperteve
    qe vleresojne ngjarjet ne Ukraine e me tej, por interpretimet e Katiut me
    duken nje perafrim i mire i realitetit ne kete zone te botes.

    Reply
  • Eagle says:
    September 15, 2024 at 2:22 am

    Bota do jete me e mire pa bythqirat e LGBT Perendinore Zioniste qe po bejne genocodin e Shekullit ne Palestine

    Reply
  • Katiu says:
    September 15, 2024 at 6:15 am

    Për të argumentuar disa mendime që unë shpreha më lart , më duhet t’i referohem historisë .
    Historia është një libër i gjallë , veçse duhet të dishë ta lexosh .

    Po të jetë se automatikisht , në një përplasje me armë , fiton ai që ka më shumë armatim e ushtri , atëhere nuk do të kishim Skënderbeun që s’e mundi dot perandoria më e fuqishme e kohës.

    Vimë më tu .
    Izraeli me tre milionë banorë atëhere , gjunjëzoi mbi 100 milionë arabë të armatosur me armatimin modern të kohës…
    Bashkimi Sovjetik , superfuqia e armatosur deri në dhëmbë , luftoi 10 vjet në Afganistan dhe u detyrua të ikte me bisht në shalë .
    Amerika , po kështu , pas rusëve u largua me turp nga Afganistani , duke lënë sheshit miliarda dollarë armatim . Nuk po përmënd Vietnamin e sa e sa përplasje të tjera nëpër botë , ku i quajturi më i forti , ka dalë i mundur .

    Arma në vetëvete është një hekurishte , është njeriu që i jep jetë ose e vdes atë .

    Mund të permendin këtu edhe ushtrinë tejë të armatosur të Enver Hoxhës që vringëllonte armët e tij të shumta , por që e mundi një
    grusht banditësh . Për turp !

    PS
    Unë nuk jam historian , unë kam tjetër zanat. Para një historiani unë jam një profan , por e di historinë në atë shkallë që të mos llomotis idiotizma !

    Reply
  • Rroft Luli says:
    September 15, 2024 at 6:21 am

    PËRGJIGJE PËR KOMENTIN 14 SHTATOR 8:33:
    MOS E BEZDISNI MOISI GOLEMIN.
    QËRROHUNI SA MË PARË!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  • Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  • Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  • Lufta SHBA-Iran, arrihet dakordësia për armëpushim të përkohshëm, të martën takimi në Katar
  • Në shtet, privat, apo institucione ndërkombëtare, punët që kishin pagat më të larta në 2025

Komentet e Fundit

  1. K R on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Mirësevini në “shtëpi”!
  3. K R on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. K R on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  5. Sali pordha on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?