Temperaturat e larta janë rikthyer sërish në vend bashkë më zjarret.
Forcat zjarrfikëse vijojnë betejën me flakët në disa zona të vendit.
Ndërkohë në ndihmë për shuarjen e zjarrë kanë mbërritur sot në vend dy helikopterët Black Haëk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Helikopterët kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës për t’u angazhuar në operacionet për fikjen e zjarreve në vend.
Nga ana tjetër, që prej orëve të para të mëngjesit, avioni kroat Canadair ka nisur të veprojë për izolimin e vatrës së zjarrit në Synej të Rrogozhinës. Vatra e zjarrit është aktive që prej ditës së djeshme, ndërsa flakët janë përhapur gjatë natës nga era e fortë.
Fatmirësisht vatra e zjarri në Poliçan është vënë nën kontroll paraditen e sotme dhe flakët nuk përbëjnë më rrezik për zonat e banuara. Pavarësisht kësaj zjarrfikësit ndodhen në terren dhe po neutralizojnë vatrat e mbetura.
Zjarri nisi pasditen e djeshme në pyllin e Poliçanit, ku flakët shkrumbuan sipërfaqe me shkurre dhe pisha.
Flakët përfshinë pjesën perëndimore të kodrës përreth Uzinës së Armëve, në afërsi të zonës B, ndërsa iu afruan banesave dhe spitalit të qytetit.
Një ditë më parë u evakuuan të moshuarit e azilit dhe disa familje që ndodheshin në Plirezë.
Në Kavajë policia ka arrestuar tre persona të dyshuar si autorë të zjarreve në fshatrat Peqinaj, Kavajë dhe Zhabjak, Rrogozhinë.
Sipas informacioneve policore, gjatë djegies së mbeturinave në tokat e tyre, zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me pemë frutore dhe duke shkaktuar djegien e një banese të pabanuar.
Njoftimi i plotë:
Forca të reja në veprim kundër zjarreve
Dy helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës për t’u angazhuar në operacionet për fikjen e zjarreve në vend.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtant Arben Kingji, priti në bazë ekuipazhet dhe stafin, të cilët do të bashkëpunojnë ngushtë me forcat tona për të përballuar situatën.
j.l./ dita
