23 vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e djeshme në rrugën Sarandë-Delvinë, po kthehej në shtëpinë e tij në fshatin Fushëbardhë të Gjirokastrës, nga ku ishte me origjinë dhe ku jeton familja e tij.
Ai kishte qenë në Sarandë prej pasdites dhe rreth orës 20:00 po kthehej në shtëpi, në fshatin Fushëbardhë, kur është futur kundravajtje dhe ka përplasur për vdekje dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, e plagosur ka mbetur shoqja e tyre Antonela Zhupa.
Pas testimit nga policia, ai u gjet në gjendje të dehur, me një nivel alkooli prej 1.52 mg/l në matjen e parë dhe 1.42 mg/l në të dytën. Ndodhur në këto kushte, efektivët e Policisë së Sarandës i kanë hedhur menjëherë prangat, ndërsa pritet të përballet në gjykatë me disa akuza të rënda.
Pra, 23 vjeçari kishte konsumuar sasi të lartë alkooli në Sarandë dhe ishte nisur për t’u kthyer në shtëpi.
Audi fuoristradë, në dukej model Q5, të cilin ai e drejtonte me shpejtësi skëterrë ka kryer një parakalim të gabuar në një zonë me vija të pandërprera dhe ka dalë përballë mjetit që drejtohej nga Elvisa Dhimaku.
Përplasja kokë më kokë ka qenë fatale dhe “Lancia” ku udhëtonin tre vajzat është shkatërruar e gjitha në pjesën e përparme. Edhe Audi është kthyer përmbys buzë rrugës, por shoferi Kevi Norra ka shpëtuar pa dëmtime.
Elvisa dhe Rozina Dhimaku dhe shoqja e tyre Antonela ishin nisur nga fshati Kopaçëz i Delvinës drejt spitalit të Sarandës, ku ndodhej vëllai 10 vjeçar. Djali i vogël i familjes Dhimaku është diagnostifikuar me leuçemi dhe ishte kthyer në Sarandë nga jashtë shteti.
Ndërkohë, Kevi Norra udhëtonte në drejtim të kundërt me to, nga Saranda drejt Delvinës e më pas Gjirokastrës, ku jetonte familja e tij.
Motrat dhe shoqja e tyre po shkonin ta kalonin natën pranë tij, në shtratin e spitalit, por fatkeqësisht rruga e tyre drejt vëllait u pre në mes, ashtu si dy jetët që ishin në lule të moshës.
Familja Dhimaku ka hapur dyert e mortit, mes dhimbjes së pamatë për ikjen e Elvisës e Rozinës dhe forcës për të qëndruar pranë të birit 10 vjeçar, që nuk i takoi dot për herë të fundit dy motrat të cilat e kishin dritë të syve. / newsbomb.al

Gjarper jugor …..
O kar,c’lidhje ka jugor apo verior ketu?
O djali kur ke pire rri ne shtepi, ske te drejte tju marresh jeten te tjereve. Ke pire per qejfin tend.
Tani bej nja 30-40 vjet tek vendi
Eeee, keshtu eshte kur behen edhe katunaret me makina.
Ajo rruge ka nje inspector qarkullimi mbi koke. Cili eshte ai? Ai inspektor policise se qarkullimit eshte “zot” ne ate pjese qe kontrollon, ai eshte personi zyrtar I shtetit qe pergjigjet per te gjitha aksidentet qe ndodhin ne zonen e tij. Ne qofte se ate segment te rruges ndodhin aksidente me pasoja vetem materjale, atij i hiqet nje “latë”, ne aksidentin e radhes i hiqet “lata” e dyte, ndersa pas “lates” se trete transferohet nga Permeti ne Kukes! Ndersa kur ka aksidente me vdekje, masa me e vogel qe merret per kete inspector eshte pushimi ngs puna!
Inspector qe nuk paraqet globa shefit te tij, ai inspector “nuk ka rezultate ne pune”! Por prit: Gjobat e inspektorit i analizon nje Komision Qytetar prane Inspektoruatit te Qarkullimit Rrugor, te rrethit, dhe kur ky komision konstaton gjoba te padrejta, perseri inspejtorit i hiqet nje “late”…
Tartari sa vjec je ti mor daj se te ka ngel ora ne 90,bjeri shkurt shteti eshte i vetmi pergjegjes per gjendjen qe jane njerezit e ate vend,shiko Ramen ose Brishen deri dje te kuptosh pse jane ne ate gjendje,per ate djalin te siguroj dy vjet burg e del,ndoshta as dy vjet nuk i ben. Po te doje shteti as te dali ne rruge me makine nuk guxojne keta plera,ishte nje here nje kohe qe per te marre patenten beje dy vjet kirs,sot e blen te komisari partise,te ishte si nje here dhe i jati do ishte ne burg se i biri dk i kalonte 25 vjet nen toke ne minjere,sot behet gallate,mjaft te kopjojne ligjin Zviceran e shioon si behen pula Shqiptaret,vetem nje llogari sa turiste kane vdekur ne aksidente e i ghati na flet per turiznin Shqiotar.
O labi , njeri I fëlliqur, që vetëm zeher nxjerr nga goja për Shqipërinë . Je një mut muti i mutit prej mutit që nuk e meriton të futësh hundët e tua të qelbura në punët e vëndit tonë . Pse si është katandisur Shqipëria more të qifshin shqiptarët ç’të përmban pragu ? Ku na qënkan këta turistë të shumtë që qënkan vrarë në Shqipëri ? Yyyyyy maskara i fëlliqur qen e bir qeni qelbësirë e rrugaç antishqiptar . Deri tani 9 milion kanë vizituar Shqipërinë dhe deri në dhjetor, janë prenotuar pothua të gjitha hotelet e qendrat turistike . Na paske vënë edhe nofkën labi, të qifsha udhët e mos e sjellësh kokën kurrë në Shqipëri .
Pu pu pu pu ca kafshe, pu cfare tragedie brenda tragjedise………….. keta jemi, marrim vende pune kur s’i meritojme, kerkojme te njohurin, mikun, babin,…. Makinen me te fuqishme per djalken palikar, ligji per ne eshte nje opsion qe na bezdis, PA e vrare mendjen qe moszbatimi rregullave mund te sjelle ndonje tragjedi here pas here, (kujt i plasi, jeta ecen). Para nja tre kater vitesh nje birbo i babit i mori jeten, zhduku nje familje te tere te sapo ardhur per pushime, ne autostraden Fier – Vlore, …. u harrua,… se ne nuk nxjerrim kurre mesime nga ajo qe ndodh, ne historikisht e kemi memorjen te cunguar, kur vjen fjala per perfitime, leshime apo mos zbatim te ligjit… Hajt mo se s’ndodh gje. (maksimumi ndonje tragjedi) … Shtet muti, perfaqesim perfekt i asaj qe jemi….. u jap te drejte atyre qe thone : ku je o Enver
Une me thene te drejten, jam nje specie e rralle, as di ta ngas makinen, as marr vesh nga makinat, por per nje gje jam i bindur, shoferlleku eshte profesion. Qe te mos dukem si Nard Noka, e kam fjalen qe eshte dicka qe jo gjithkush mund ta beje, dhe ashtu sic jo kushdo eshte hidraulik, kepucar e keshtu me radhe, po keshtu duhet hequr dore nga parulla “I gjithe populli shofer”. Aq me teper ne nje vend shithole te korruptuar gjer ne palce si Shqiperia, ku jo vetem patentat jepen ashtu si jepen, po edhe denimet kur kryen shkelje jepen ashtu si jepen.