Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dy motrat që u aksidentuan shisnin misra në Sarandë për kurimin e vëllait, familjarët: Na ndihmoni ta shërojmë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dy motrat që u aksidentuan shisnin misra në Sarandë për kurimin e vëllait, familjarët: Na ndihmoni ta shërojmë
KronikeLajmi i fundit

Dy motrat që u aksidentuan shisnin misra në Sarandë për kurimin e vëllait, familjarët: Na ndihmoni ta shërojmë

Published: August 26, 2025
Shpërndaje

Në familjen Dhimaku ka pllakosur zija. Dyer e mortit janë hapur. Mes dhimbjes së papërshkrueshme, familjarë e të afërm, po presin ngushëllime për ndarjen nga jeta të dy vajzave, studente të Mjekësisë, Elvisa 22 vjeç dhe Rozina 20 vjeç.

Sakrificat për të kuruar vëllanë 7-vjeçar, i cili vuan nga leuçemia ishin të mëdha jo vetëm nga kryefamiljari që merret me blegtori, por edhe dy vajzat që punonin dy punë për të përballuar kushtet e vështira ekonomike.

Report Tv ishte pranë familjes Dhimaku, ku familjarët mes lotësh tregojnë se dy vajzat shisnin misra në qytetin bregdetar të Sarandës, për të mbuluar shpenzimet e kurimit. Halla e vajza, thotë se mbrëmjen kur ndodhi aksidenti, Elvisa dhe Rozina kishin mbaruar njërën prej punëve dhe ishin kthyer në banesë për t’u çlodhur. Pas 30 minutash u nisën për të shitur misra, në Sarandën që gëlon nga turistët, por punonjësi 24-vjeçar i Ministrisë së Brendshme, Kevi Norra, i dehur në timon dhe me shpejtësi u preu rrugën për shkak të një parakalimi të gabuar duke u marrë edhe jetën.

- Publicitet -

“Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe. 2 çupat ikën nuk kthehen më. Në mbrëmje kishin ardhur nga puna, bënin 2 punë për shërimin e vëllait se s’kishin mundësi. Erdhën pushuan dhe u nisën prapë për punë. Në Sarandë shisnin misra dhe gjëra të fshatit. Ato ikën, dhimbjen e kemi”, tregon Shahide, halla e dy vajzave.

Guximin për t’i treguar djalit 7-vjeçar se dy motrat kanë humbur jetën, ende nuk e kanë gjetur. Të voglin e kanë larguar nga shtëpia, ndërsa një apel për ndihmë kanë për të gjithë shqiptarët që të ndihmojnë për kurimin e tij.

“Kanë vëllanë e vetëm, ai ishte shumë i lidhur me to, po ta marrë vesh…e kemi larguar nga shtëpia. Sadopak kërkojmë ndihmë që djali të shkojë në një spital më të specializuar që të na shpëtojë”, shprehet Shahidja, halla e vajzave mes lotësh.

Djali ishte shumë i lidhur me dy motrat e tij më të mëdha. Prej 3 vitesh po përballet me sëmundjen e vështirë, ndërsa xhaxhai i tij rrëfen për  sakrificiat dhe vështirësitë që kanë kaluar.

“Jetoj në emigrim. Kjo që na ndodhi mos i ndodhtë askujt, as hasmit, ndihmë kërkojë dhe për djalin se vajti 3 vjet me këto probleme, ka sëmundje gjaku. Kemi luftuar me forcat tona kaq sa kemi pasur mundësi. Djali është 7 vjeç. Në momentin që do e marrë vesh, menjëherë do përkeqësohet gjendja e tij”, shprehet xhaxhai i vajzave Vasil Dhimaku.

Babai i dy vajzave merret me blegtori, ndërsa e ëma kujdeset për djalin e sëmurë.

“2 yje dy vajza, 22 vjeçe 20 vjeçe, të dyja studente në Tiranë. Prindërit punëtorë në fshat, punonin natë-ditë për ato vajza t’i sistemojnë, të studionin. Kërkojnë ndihmë për çunin, zoti të na ndihmojë. Djali nuk di gjë për motrat”, tha Servet Dervishi, daja i vajzave.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Toni says:
    August 26, 2025 at 1:40 pm

    Zoti e ndihmofte vellain e tyre te vogel te sherohet ! Zoti e ndihmofte kete familje per te perballuar kete dhimbje kaq te madhe !

    Reply
  • Marksi says:
    August 26, 2025 at 2:11 pm

    Te krijohet te pakten nje llogari bankare, qe ta ndihmojme sado pak kete familje ne nevoje.

    Reply
    • ¿? says:
      August 26, 2025 at 5:48 pm

      Nga psuronimi qe ke zgjedhur dukesh qe je idiot megalloman.

      Reply
  • Detari says:
    August 26, 2025 at 5:06 pm

    shtet muti, merjanu gjithe pasurine familjes se vrasesit dhe detyroini te paguajne vajzat per 50 vjet.

    Reply
  • demo says:
    August 26, 2025 at 5:44 pm

    Kjo tragjedi i kalon kufijte e dhimbjes.Nje rrugac kapadai beri gjemen.Dikush me lart shkruan te hapin nje numur llogarie,Te kontribuojme te gjithe.Fukarai me fukarain gjen derman.

    Reply
  • Dudumi says:
    August 27, 2025 at 12:28 am

    Ne perplasjen ballore siguracioni maksimal me shume vende i kalon 5 milione euro. Nqs shoferi eshte i dehur siguracioni nuk e mbulon dhe shuma maksimale i merret shoferit qe ne fjale te thjeshta i duhen tre jete te perballoje pagesen. I merret gjithe pasuria qe ka dhe nqs nuk arrin shumen edhe rrogen e burgut ia merr siguracioni. Por cfare fatkeqesie mor zot! Vriten vajzat ne lulen e jetes dhe familja s’ka ku te gjeje drejtesi.

    Reply
  • Artan says:
    August 27, 2025 at 1:20 am

    Dhe psheretima e zakonshme: “Dhe pyesin pastaj perse largohen shqiptarët!” Mua per te marre nje dokument te thjeshte shkolle me sorollaten dy muaj, dy muaj plot per dicka qe duhej bere maksimumi per dy jave, dhe kushedi sa do me kishin sorollatur po te mos kishte nderhyre “dikush”, sa nderhyri brenda dites u zgjidh muhabeti. Ajo qe i thashe vetes gjthe kohes ishte: Po te kesh pune me gjykaten, me pronat me keta shkerdhata, te nxjerrin qumeshtin e nenes.

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    August 27, 2025 at 6:12 am

    Artan, ne kete rastin tend nuk eshte faji i gjykatesve qe sulmon Rama dhe ti krah tij por eshte faji i qeveruse se Rames dhe i yti qe e mbron kete qeveri dhe nuk lejon njer te dale kunder sepse sipas asaj rradakes tende jane njerez te Berishes , nje tjeter qelbanik dhe mik i mikut tend .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. prehistoriku on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Vlora 97 on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  5. Detari on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?