Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dy oficerët e SHISH në Elbasan rrihen me grushta brenda institucionit, lidhjet e errëta brenda shërbimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dy oficerët e SHISH në Elbasan rrihen me grushta brenda institucionit, lidhjet e errëta brenda shërbimit
KronikeLajmi i fundit

Dy oficerët e SHISH në Elbasan rrihen me grushta brenda institucionit, lidhjet e errëta brenda shërbimit

Published: August 27, 2025
Shpërndaje

Një sherr i pazakontë ka ndodhur brenda godinës së Shërbimit Informativ Shtetëror në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se dy protagonistët e sherrit janë E.L dhe Y.Ll, të dy inspektorë aktualisht në sektorin e Narkotikëve brenda këtij institucioni.

Më herët E.L., ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Narkotikëve por më pas është larguar.

- Publicitet -

Dyshohet se shkaku i sherrit lidhet me transferimet në këtë drejtori që janë kthyer në një histori më vete, me të cilën “Vox” do t’ju njohë ditët në vijim.

Të njëjtat burime i thanë redaksisë se në Elbasan po përpiqen të kalojnë edhe ish-zyrtarë të tjerë të SHISH, duke ngritur habinë përse ky qark është kaq i preferuar.

Disa javë më parë në SHISH Elbasan, u transferuar një tjetër inspektor tek Narkotika, i cili njihet për miqësinë e tij me agjentin J.R., që punon aktualisht te SHISH Elbasan, në sektorin e narkotikëve.

Vëllai i këtij të fundit është i skeduar në Selanik për trafik droge, ndërsa kunati i është arrestuar me shtëpi bari në Holandë.

Burime brenda SHISH, theksojnë se problemi më i madh lidhet me kulturën e brendshme të SHISH dhe mënyrën si bëhen emërimet e transferimet.

Elbasani shihet si një qark strategjik për trafikun e drogës dhe rrjetet kriminale që e përdorin këtë zonë si nyje kalimi.

Përplasjet, lidhjet familjare me persona të skeduar për krim dhe mungesa e transparencës në përzgjedhjen e oficerëve rrezikojnë të dëmtojnë misionin e shërbimit sekret. / Vox News

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • krimi ne simbioze me pushtetin says:
    August 27, 2025 at 3:00 pm

    Kjo eshte pasoja e futjes neper instanca shteterore te njerezve me familjare te afert eksponente droge. Perplasjet mes grupeve kriminale zgjaten dhe brenda institucioneve te Rilindjes. Nuk jane per motive te dobta, por per shume te forta – zoterimin e trafikut te droges !

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    August 27, 2025 at 8:24 pm

    Policia qe duam, apo me mire e do Rama ,chp, Dashi , fjala , ce dhe Artani .

    Reply
  • indianet e ardhur per pune says:
    August 28, 2025 at 7:04 am

    Shtet me institucione te korruptuara e shkaterruara.
    Fatkeqesi qe do te vazhdoje. Opozita e qelbur me nje grusht deputetesh qe i bejne hosana Berishes.
    Ca maskarej na bejne leksione se si duhet te jete opozita, por asnje fjale per bashkepunimin e saj te fshete me qeverine.
    Normale, keshtu ju intereson. Populli fle . Siduket e ka vene ne gjume tymi hashashit dhe mjegulla e korrupsionit.
    Drejtesia i exhte dorezuar pushtetit.
    SHQIPERIA NUK BEHET!

    Reply
  • Dashi says:
    August 28, 2025 at 7:35 am

    Aliu i babait me 400 hajdutë , mbylle sqepin se nuk të përmëndi njeri . Ke renditur disa komentues që janë me Ramën ? Eshtë njëlloj siç shahen sot ata që ishin me Enverin , shumica e popullit . Po me kë të ishin , kishte alternativë tjetër ? Edhe ti , shan ata që janë me Ramën , po me kë të jenë , ka ndonjë zgjedhje tjetër më të mirë ? Megjithatë neve jemi të qetë në ndërgjegje , sepse jemi me shumicën e popullit ( me tre të katërtat) dhe në demokraci shumica është më e rëndësishme .

    Reply
  • Artan says:
    August 28, 2025 at 7:58 am

    C.merresh me te o Dashi,duket qe nga nofka. Trimi i mire me shoke shume,sidomos nje hajdut si Aliu.

    Reply
  • Rexha says:
    August 28, 2025 at 10:53 am

    Zoteri Dashi,
    perafershit 3.76 milione ishin me te drejte vote,
    votuane perafersisht 42% e tyre , pra peafersisht 1.56 milione
    nga perafersisht 1,56 milione vota, PS mori afer 52.2% te tyre
    pra keni afersisht 810 mije votues,
    ……….
    TanI, ju thoni se “jemi me shumicën e popullit ( me tre të katërtat)…”.
    A na ndihmon pak, te lutem, qe ta kuptojme me mire kete pretendim tuajin?

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    August 28, 2025 at 4:52 pm

    Shoku Dashi, Rexha ka bere thjesht nje llogari. Jepi nje pergjigje. Popull jam dhe un por ne familjen time asnje nuk ka votuar sepse nuk mund te votoj per hajdute e maskarenj. Rama del perdite ne tv ,neper gazeta duke na treguar nr e larte te turisteve, duke na treguar bukurite natyrore a thua qe ne Shqiperi ka mbetur vetem ai por nuk del asnjehere te flase per qeverine e tij qe arrestohen perdite si hajdute, si te korruptuar etj. Edhe ti Dashi duhet te jesh pjese e qeverise Rama sepse kurre nuk ke folur nje fjale kunder Rames e qeverise por sulmon gjithmone opoziten a thua per qeveritaret qe vjedhin , per K/bashkiaket qe vjdhin fajin e ka opozita, je si kapterr Temja qe megjithese Rama mburret per drejtesine se e ka bere ai Teme thote drejtesia eshte e sb qe nga 92

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Grupi koordinues i protestës shpall 5 kërkesa, Rama sulmon Dritan Goxhajn, e lidh me Iranin
  2. katarakti on Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  3. 1 on Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  4. PS-ja, uturaku i Ramës on Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
  5. Janinë on Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?