Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dyshime mbi qendrat e emigrantëve në Shqipëri, Gjykata e Kasacionit në Itali e dërgon çështjen në Gjykatën Europiane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Dyshime mbi qendrat e emigrantëve në Shqipëri, Gjykata e Kasacionit në Itali e dërgon çështjen në Gjykatën Europiane
BoteLajmi i fundit

Dyshime mbi qendrat e emigrantëve në Shqipëri, Gjykata e Kasacionit në Itali e dërgon çështjen në Gjykatën Europiane

Published: May 30, 2025
Shpërndaje

Gjykata e Kasacionit ndryshon mendje në lidhje me dekretin e Shqipërisë dhe e vë qeverinë italiane në telashe. Për qendrën e pritjes në Gjadër dhe për të gjithë strukturën e operacionit të bazuar në marrëveshjen Romë-Tiranë, gjykatësit e Gjykatës së Lartë kërkojnë që të jetë Gjykata Europiane e Drejtësisë që të vendosë, duke bërë kështu një kthesë thuajse të plotë në krahasim me atë që ishte përcaktuar nga vendimi nr. 17150 i 8 majit të kaluar.

Ky është kuptimi i pyetjes paraprake të dërguar dje, në formën e dy kërkesave, gjyqtarëve të Luksemburgut. Dhe është hera e parë që u kërkohet atyre togave të verifikojnë përputhshmërinë e një sistemi azili jashtë kufijve të territorit të BE-së me ligjin e Unionit.

Gjykata e Lartë italiane shpreh rezervën nëse operacioni “Shqipëria”, përmes të cilit struktura në Gjadër konsiderohet e njëjtë si Qendrat italiane të qëndrimit për riatdhesim, është ose jo në përputhje me rregullat dhe garancitë e të drejtave themelore që ka përcaktuar Europa.

- Publicitet -
Arsyetimi i plotë i Kasacionit do të depozitohet në ditët në vijim, por ndërkohë është një vendim me peshë, që rrezikon të krijojë përçarje edhe brenda vetë drejtësisë italiane. Për më tepër, derisa të zgjidhet ky ngërç, është pak e mundshme që gjykatat dhe instancat të tjera të miratojnë mbylljen e emigrantëve në strukturat shqiptare.

Por për çfarë duhej të shprehej Kasacioni? Dy vendimet e fundit të dhëna nga Seksioni i Parë Penal (me kryetar trupit gjykues Giuseppe De Marzo dhe relatorë Daniele Cappuccio e Carmine Russo) lidhen me ankimet e Ministrisë së Brendshme për dy raste emigrantësh për të cilët Gjykata e Apelit në Romë kishte vendosur të mos miratonte ndalimin e tyre: dy personat mbaheshin të ndaluar në Shqipëri dhe kishin paraqitur kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare. Një rekurs që ra kështu në vesh të shurdhër.

Gjykata e Kasacionit ngrin gjithçka dhe i paraqet Gjykatës së Drejtësisë së BE-së dy pyetje thelbësore: A i respektojnë vërtet marrëveshjet mes Romës dhe Tiranës direktivat evropiane? Dhe a i mbrojnë të drejtat e kërkuesve të azilit? Pyetja e parë trajton pikërisht përputhshmërinë me ligjin e Unionit të një dispozite të përfshirë në ligjin që ratifikon protokollin mes Italisë dhe Shqipërisë (ligji nr. 14 i vitit 2024), ku parashikohet ndalimi pa “perspektiva të paracaktuara” për riatdhesim — çka do të ishte në kundërshtim me Direktivën 2008/115. Pyetja e dytë synon të verifikojë nëse respektohet parimi themelor i të drejtës për të qëndruar në territorin e shtetit ku bën mbrojtjen (i lidhur me nenin 9 të Direktivës për Kualifikimet). Por problemi qëndron se Shqipëria nuk është territor i shtetit italian./La Repubblica

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E dashur Europë…
  • Mbaji shënim!
  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  2. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  3. K R on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  4. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  5. Ik mër legen on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?