Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dyshimi për neglizhencë mjekësore që solli vdekjen e një bebi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Dyshimi për neglizhencë mjekësore që solli vdekjen e një bebi
Lajmi i funditShendetesi

Dyshimi për neglizhencë mjekësore që solli vdekjen e një bebi

Published: July 22, 2025
Shpërndaje

Të voglës E. Q. i dhamë sot lamtumirën e fundit.

Ajo ishte vajza e Xh., të cilin e kam si vëlla. Ishte vajza e M., e cila është si motra ime.

Prisnin të bëheshin prindër për herë të parë. Çdo gjë kishte shkuar shumë mirë gjatë gjithë shtatzënisë.

- Publicitet -

E ndoqën me mjekun A. Sh.

Të enjten e javës së shkuar, ata kryen kontrollet e nevojshme për bebin, dhe çdo gjë rezultoi në rregull.

Nëna atë ditë ishte në javën e 40-të të shtatzënisë.

Të premten në mbrëmje, nëna ndjeu se foshnja nuk po lëvizte, si zakonisht. Të shqetësuar, morën në telefon mjekun që e kishte ndjekur shtatzëninë, dhe ai u kërkoi të shkonin në urgjencën e maternitetit “Koço Glozheni”.

Shkuan rreth orës 21:50.

Mjeku i turnit atë natë ishte Dr. Kastriot Dallaku.

Ankesa e nënës ishte e qartë: “Fëmija nuk po lëviz, si zakonisht.”

Mjeku i bëri një CTG (kardiotokografi), një grafik që monitoron rrahjet e zemrës së fetusit, por vetëm për disa minuta.

Më pas, u tha që gjithçka ishte në rregull dhe i kërkoi të shkonin në shtëpi.

Vetë babai i fëmijës i kërkoi disa herë mamisë që ishte në turn të kontrollonte ujërat, pasi ndienin se diçka nuk ishte në rregull. Kërkesat e tyre u shpërfillën.

Kur një grua shtatzënë, në javën e 40 + 1 ditë, paraqitet në urgjencë sepse nuk ndjen më lëvizjet e fetusit si më parë, dhe i bëhet vetëm një CTG e shkurtër e më pas dërgohet në shtëpi, ky është një veprim mjekësor i papërgjegjshëm dhe potencialisht fatal.

Pse?

1. Zvogëlimi i lëvizjeve të fetusit është një shenjë alarmi shumë serioze, veçanërisht në shtatzënitë post-term.

Mund të tregojë mungesë oksigjeni, plakje të placentës, apo komplikacione të tjera.

2. CTG për 7-8 minuta nuk mjafton.

Duhej bërë monitorim për të paktën 20 minuta, bashkë me:

Ekografi për Dopplerin fetal dhe matjen e likidit amniotik (AFI),

Testi i profilit biofizik.

3. Shtatzënia ishte post-term.

Pas javës së 40-të, rreziku rritet çdo ditë. Në prani të zvogëlimit të lëvizjeve, kjo është arsye e mjaftueshme për shtrim dhe ndoshta për të nisur lindjen.

Asgjë nga këto nuk u bë nga mjeku Kastriot Dallaku. Mjeku neglizhoi në mënyrë të frikshme rastin.

Çfarë ndodhi më pas?

Pas “qetësimit” nga mjeku, çifti u kthye në shtëpi.

Të shtunën rreth orës 14:00, nëna kishte temperaturë 38°C.

Lajmërojnë menjëherë mjekun e ndjekjes, i cili u kërkon të shkojnë sërish në urgjencë.

Shkojnë në të njëjtin maternitet, ku i pret Dr. Anika Dokle. Ajo, në mënyrë të menjëhershme dhe profesionale, realizon lindjen me operacion në më pak se 7 minuta.

E falënderojmë pafund për shpëtimin e jetës së nënës dhe përpjekjen për të shpëtuar beben, të cilën e nxori në rrahjet e fundit të zemrës.

E porsalindura u intubua menjëherë dhe u transferua në reanimacion.

Falënderojmë gjithashtu Drejtorin e Spitalit, Dr. Genci Hyska, për praninë dhe angazhimin e tij.

Mirënjohje edhe për Dr. Alketa Qosen dhe ekipin e reanimacionit që bënë gjithçka ishte e mundur. Dr. Alketa i ka qëndruar gjithë natën tek koka, duke shpresuar në një mrekulli.

Por fatkeqësisht, sipas mjekëve, fëmija ndërroi jetë të hënën nga insuficienca multiorganore.

Kjo është tragjedia e së voglës E. Q.

Një jetë e pafajshme që nuk pati mundësinë të jetojë, për shkak të dyshimit për neglizhencë kriminale të një mjeku, që nuk dëgjoi, nuk pa, nuk reagoi.

Një vdekje që mund të ishte shmangur.

E kemi bërë kallëzimin penal.

E kemi kryer autopsinë.

E kemi varrosur sot.

Por nuk do ta mbyllim këtë histori këtu.

Sepse nuk dua që një tjetër prind, një tjetër vajzë, një tjetër engjëll, të kalojë të njëjtën tragjedi.

E., zemra e vogël, qofsh në paqe e pranë Zotit. Ti je sot engjëll. Ti nuk kishe faj!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga bizelja e Andersenit te kutitë e Durrësit: Anatomia e “kapitalizmit” tonë pas ’90-s
  • ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  • Njerëzit që pastrojnë Tiranën! Flasin ata që punojnë kur të tjerët flenë: Nuk na lodh puna, por sjellja e qytetarëve
  • Trashëgimia kulturore e Durrësit në kërkim të publikut të saj të ri
  • Megaoperacion në Sarandë, arrestohet “koka” e grupit dhe 19 persona që shpërndanin drogë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. K R on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  3. demo on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  4. Genti on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  5. Vl on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?