Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, tha sot se është vrarë personi që në orët e para të së enjtes vrau një polic në Serbi.
Identiteti i personit të vrarë nuk është përmendur në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe në pasditen e 19 korrikut.
Daçiç më herët gjatë së premtes tha se autoritetet ishin në kërkim të Faton Hajrizit, i dyshuar për vrasjen e policit dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.
Ajo që çoi në lokalizimin e Faton Hajrizit duket se ka qenë një informacion i marrë nga banorë të zonës ku ai fshihej.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë publikoi fotografinë e një të dyshuari për krime, kur njëri nga vendasit raportoi se kishte parë një person me atë përshkrim pranë ish-pompës së karburantit të Viskozës.
Pjesëtarët e MPB-së në numër të madh bllokuan të gjithë zonën dhe rrugën Drinska.
Ai u lokalizua dhe u vra ndërsa pretendohet se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak se Hajrizi ka qëlluar në drejtim të policëve duke bërë rezistencë.
Fillimisht, autoritetet serbe shpallën në kërkim vëllain e Fatonit, Artan Hajrizin, meqë në vendngjarje u gjetën dokumentet e tij personale, pasaporta e Republikës së Kosovës dhe letërnjoftimi i Gjermanisë.
I njëjti pas raportimeve, u lajmërua ku tha se ndodhet në Gjermani dhe se nuk ka lidhje me rastin.
Për dokumentet që iu gjetën në vendin ku u krye krimi, ai akuzoi vëllain e tij, Fatonin, se ia ka vjedhur sa ishte në Gjermani.
Ai bëri me dije se ka dhënë deklaratë në Policinë e Hannoverit për rreth gjashtë orë, ku edhe ka hapur rast për humbjen e dokumenteve.
Mediat në Serbi kanë publikuar fotografinë e Faton Hajrizit menjëherë pas ekzekutimit të tij nga forcat e policisë serbe. Aty shihet trupi i tij i shtrirë në tokë.
Një tjetër media serbe “Informatori” ka publikuar fotografitë e Fatonit të vrarë dhe të armës, me të cilën ka qëlluar policinë serbe. Sipas tyre, në armë ishin të gdhendura simbolet e UÇK-së.


Hajrizi ka tentuar të kalojë Drinën dhe të arratiset në Bosnje dhe Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, prandaj është fshehur në një kompleks të braktisur fabrikash. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë publikoi fotografinë e një të dyshuari për krime, kur njëri nga vendasit raportoi se kishte parë një person me atë përshkrim pranë ish-pompës së karburantit të Viskozës. Ai u lokalizua dhe u vra ndërsa pretendohet se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak se Hajrizi ka qëlluar në drejtim të policëve duke bërë rezistencë.
Fillimisht, autoritetet serbe shpallën në kërkim vëllain e Fatonit, Artan Hajrizin, meqë në vendngjarje u gjetën dokumentet e tij personale, pasaporta e Republikës së Kosovës dhe letërnjoftimi i Gjermanisë. Artani lajmëroi se ndodhet në Gjermani dhe se nuk ka lidhje me rastin. Për dokumentet që iu gjetën në vendin ku u krye krimi, ai akuzoi vëllain e tij, Fatonin, se ia ka vjedhur sa ishte në Gjermani.
Vrasja e policit serb ka ndodhur pak pas mesnatës së të mërkurës (18 korrik) gjatë kontrollit të automjetit në pikën kufitare në Lipnicki Sor në Loznicë. Punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet tip “Mercedes” të drejtuar nga taksisti Mithat Haxhiç nga Tutini, por pasagjeri në mjet ka hapur zjarr në drejtim të tyre. Nikolla Krsmanoviç ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav u plagos rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
j.l./ dita

Komenti eshte I bere ,bam-bam dhe mbyllet filmi.Ky eshte shteti.
Edi rama mos luaj me Kosoven! Vidh kendej poshte.Kujdes me ato fotografite me klanin e Zemunit.
Perse kane pritur deri tani qe populli te mare lajmin qe Edi Rama qenkerka edhe kryetar I sindikatave?
Si ore I vjen keq per keta punonjes?
Shpirt njeriu ,vallahi!
Çfarë kërkonte ky në Serbi?8 Pse nuk jetonte në Kosovë apo Shqipëri?! Dhe pse e vrau policin serb që po bënte detyrën në vendin e tij?! Shumë paqartësi.ra?!
Ja kanë bërë aq mirë , sa s’ka ku vete . Shkoi në Gjermani te i vëllai si mysafir , ja vodhi kartën e identitetit gjermane të vëllait (sipas thënieve të vëllait vetë) dhe kjo kartë u gjet në vendin e krimit ku vrau policin . Policia serbe , me të drejtë , ja ktheu potkonjtë nga dielli , një krimineli .
Vizita e kancelarit Scholz ne Beograd befasisht eshte nje shenje e keqe.
Serbia e tha qarte qe po i jep Litiumin Gjermanise ne shkembim te Zajednicave me gjithe Mitrovice.
Scholz ishte i vetmi Aleat qe kishim ne Evrope.Si duken bathet,Gjermania do na dorzoje ne Serbi,per litiumin.
Edhe Amerika u pjerdh po fitoi Trapi,miku putinit.
Albin Kurti,na duhet nje Kongres Mbarekombetar ne Prishtine per Hallet Tona.
Armiqte ppo na ngushtojne lakun.
Skenderbeu kur u braktis nga te gjithe,,vetem me shqiptaret e tij korri fitoren me spektakolare ne Kroin e Bardhe.
Hajt me faqe te bardhe o Kapedan!
Ngushellime nenes,babait vellezerve motrave dhe familjes ,gjithashtu ngushellime per te gjithe ata shqiptar qe e ndien dhimbjen e kesaj vrasje.I pushofte shpirti ne parajse keti Luani,ngase tek nje person qe vritet frika lind guximi trimeria deshira per te jetuar i lire.I tille ka lindur dhe eshte rritur Faton Hajrizi.Shum zuzare e keq interpretojne i apin epitete nga me te keqijat,keta sherbetor “analiste leshi”tentojne qe ta vrasin per here te dyte.Po a vritet Luani me nje gur (si dikur ne krijonim lojera per hedhjen e nje guri)?.Them Jo.Fatoni e ka shkruajtur biografine e vet qe nga mosha 14 vjece kur rrembeu kallashin e nje serbi aty ne Skenderaj (ose rrethine) ju bashkua UCKE- ese te lavdishme pastaj rremben armen e oficerit rus te cilet jane vellezer me serbet.Ky veprim llogaritet nje akt heroik.Pamvaresisht nga kjo vrasje fillon kalvari me i zi.Denimi dhe mbajtja ne nje burg ku dergohen kriminele vrases te dalluar kunder njerezimit,e vrau e shkaterroi shpirtin e nje femije…kjo nuk ndodh ne asnje shtet te botes pos qe ligji urdheri gjykata serbe ,detyron unmikun te veproj sipas ligjit kushetutes rusoserbe…Institucionet rehabilituese ,psikolog sociolog nuk e ndihmuan as qe tentuan qe ta socializojne,as ministrit e drejtesise nuk u treguan te afta…Fatoni e kerkonte Lirine per ate edhe flijoi…nje pjese e madhe e kesaj neglizhence ,bien mbi ato institucione te cilat nuk kane qen te afta ,ta shpetojne ta riedukojne dhe tjakethente shoqerise si nje person te devotshem ,si ne polici,ushtriose figastere te tjera .Fatkeqesisht Fatoni i humbi deshirat enderrat e lirise ,deshirat per te krijuar familje..ky eshte turpi i organeve te RK,dhe sot akoma turpi me i madh i atyre qe e etiketojne zi e me zi.Dhimbjen e nenes te Fatonit ,e ndien edhe cdo nene shqiptare,prandaj duhet te reflektojne per ne te ardhmen instituvionet per ti shpetuar njerezit te cilet e fillojne jeten ne menyre te gabuar.I lehte i qofte dheu i Skenderajt,i REPUBLIKES se KOSOVES….