Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nuk kisha kohë…” Çfarë deklaroi para hetuesve të AMP kreu i ndaluar i Komisariatit të Sarandës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Nuk kisha kohë…” Çfarë deklaroi para hetuesve të AMP kreu i ndaluar i Komisariatit të Sarandës
AktualitetKronike

“Nuk kisha kohë…” Çfarë deklaroi para hetuesve të AMP kreu i ndaluar i Komisariatit të Sarandës

Published: May 17, 2026
Shpërndaje

Zbardhen detaje nga dëshmia e Shefit të Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari, i cili u arrestua pas një aksioni policor për ndërtimet pa leje.

Sipas burimeve, përpara hetuesve të AMP-së, Bashllari ka befasuar me deklaratat e tij.

Ai pohoi se ka qenë i zënë këtë javë me vrasjen në Sarandë, ndaj nuk ka patur kohë të merret me ndërtimet pa leje.

- Publicitet -

Sipas hetimit, shefi i komisariatit lokal, Gëzim Bashllari dhe 3 inspektorë, Andi Duro, Ajdin Ismailaj dhe Robert Çullaj u ndaluan pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe toleruar ndërtimet pa leje në zonë bregdetare.

Dyshimet janë se efektivët kishin krijuar skema me qëllim përfitimi të paligjshëm, si edhe dyshohet se kanë favorizuar ndërtimet që ishin të lidhura me grupet kriminale në territorin e Sarandës.

I gjithë ky aksion nisi pas një denoncimi të mbërritur në Policinë e Shtetit, për një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi në lagjen numër 1 në Sarandë, që çoi në arrestimin e 8 punëtorëve dhe shpalljen në kërkim të pronares Arjola Dhrami Bajo. Për këtë ndërtim, Policia e Shtetit njoftoi shërbimet e IKMT-së, IMT-së dhe Policisë Bashkiake, të cilat kryen prishjen e ndërtimeve.

Ndërtimi pa leje, dyshohet se lidhet me një seri ngjarjesh kriminale që kanë tronditur qytetin muajt e fundit. Sipas burimeve pranë policisë, prona ku po kryheshin punimet rezulton të ketë qenë në emër të Isuf Jaçajt, i cili mbeti i vrarë pas një shpërthimi me tritol në automjetin e tij në tetor të vitit 2025.

Hetuesit dyshojnë se pas atentatit mund të qëndrojë një grup kriminal me bazë në Kamëz, i cili po verifikohet edhe për përfshirje në episode të tjera kriminale në Sarandë.

Në pronën që dyshohet se ishte marrë me forcë nga ky grup, po ndërtohej një beach bar që synohej të vihej në funksion gjatë sezonit turistik. Për lejimin e ndërtimit, dyshohet se janë dhënë ryshfete ndaj drejtuesve lokalë të policisë.

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari dhe Isuf Jaçaj (i vrarë)

AMP bëri ndalimin e shefit të Komisariatit dhe 3 inspektorëve, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, vepra këto të kryera në bashkëpunim, jo vetëm për këtë rast, por edhe të tjera.

Pas aksionit, drejtuesi Hita i ka pezulluar nga detyra katër punonjësit dhe ka nisur procedurat për përjashtimin e tyre nga Policia e Shtetit.

Po ashtu, Hita ka pezulluar menjëherë nga detyra dhe Shefin e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Sarandë, Komisar Blerim Tafçiu, pasi nuk është paraqitur për tu marrë në pyetje gjatë veprimeve hetimore që po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Policia qe (s)duam says:
    May 16, 2026 at 9:34 am

    Dyshohet se qenka korruptuar nje kupole Policie? Ne fakt dyshimi eshte ne ka ndonje kupole Policie gjekundi qe nuk eshte nen urdhera te qeverise e krimit organizuar njekohesisht.

    Reply
    • Asd says:
      May 17, 2026 at 5:48 am

      Shume sakte.

      Reply
  • Ppsh says:
    May 16, 2026 at 7:24 pm

    Kopola e qeverise doje te thoje
    Sepse policine e kemi nderruar 10 here deri tani dhe po nuk qe e korruptuar nuk behesh polic
    Vetem kanuni nuk njeh korrupsion per fat te keq ky eshte raliteti

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Guacka e Zvërnecit
  • Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  • Enigma e Zvërnecit: Pse po heton SPAK investimin në kulmin e protestave
  • Ata të rinj që janë në shesh…
  • Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?