Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “E dashuron qytetin që drejton”, profesori i njohur i bën portretin Veliajt: “I ka dalë zot Tiranës, janë 900 mijë banorë! Të mos bëhemi nihilistë!”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “E dashuron qytetin që drejton”, profesori i njohur i bën portretin Veliajt: “I ka dalë zot Tiranës, janë 900 mijë banorë! Të mos bëhemi nihilistë!”
KryesorePolitike

“E dashuron qytetin që drejton”, profesori i njohur i bën portretin Veliajt: “I ka dalë zot Tiranës, janë 900 mijë banorë! Të mos bëhemi nihilistë!”

Published: May 9, 2023
Shpërndaje

Profesori i njohur Ksenofon Krisafi ka analizuar në një shkrim në DITA, fushatën për zgjedhjet e 14 majit, që ka hyrë në javën e saj të fundit.

Ai bën një portret të kandidatëve të garës për kryeqytetin. Profesori shkruan për kreun aktual të Bashkisë:

“Erion Veliaj, pati shansin të provohet për një periudhë 8 vjeçare, kohë gjatë së cilës qytetarët e Tiranës dalluan sjelljen qytetare, edukimin e konsoliduar, emancipimin, formimin dhe mentalitetin perendimor që e karakterizojnë.

- Publicitet -

Shumëkush e sheh me simpati, si njeri të punes që flet nepermjet vepres se realizuar, përmes çerdheve, kopshteve te fëmijëve, shkollave, banesave sociale, infrastrukturës rrugore, urave, parqeve, komplekseve rekreative e shumë objekteve të tjera.

Erion Veliaj është kryetari punëtor i palodhur, që e dashuron qytetin qe drejton, që i ka falur perkushtimin, kohen, entusiazmin, karizmen e vet dhe që ka kontribuar për ta shndërruar atë në qytetin e jetës, rinisë, kulturës, artit, sportit etj.

Portreti i tij qëndron në peisazhin social, politik, ekonomik, kulturor, demografik, arkitekturor, në transformim të vazhdueshëm i Tiranës së ditëve tona.

Ai flet duke i dalë zot nje Tirane te kthyer në kryeqendren e shqiptareve, ku aktualisht jetojnë rreth 900 mijë vete, përmirësimeve në infrastrukturën rrugore, transportin publik, në zhvillimet e reja te përditshme. Ato shihen lehtë, sidomos ne Tiranen policentrike, ku perveç Pazarit te ri, Kalase se Tiranës, pedonales dhe zonave përreth, sheshit “Skënderbej”, stadiumit të ri, parkut zoologjik etj, një vend te veçante kane zene parqet e liqenit Artificial, liqenit të Farkës, atij të Liqenit të Thatë e Kasharit, zona e Astirit, e Laprakes, Kamzes, Freskut, zona e 5 Majit, Bregu i Lumit, Tirana te ish stacioni i trenit e më gjerë. etj, të shndërruara në qendra moderne urbane”.

Krisafi merr në analizë nihilizmin e treguar nga disa dhe thotë se Tirana ka bërë hapa të mëdhenj përpara. Ai shton se ka edhe premtime ende të parealizuara, apo ka ende varfëri, por nuk është vetëm Tirana, e tillë.

“Sado përpjekje të bëhen për të rendur me kapërcime pindarike, është e vështirë që, në kaq pak vjet, të realizohen ato që të tjerët i kanë bërë për disa shekuj. Prandaj, nuk themi ndonjë gjë të pabesueshme nëse pohojmë se mund të kenë mbetur premtime pa u kthyer në realitete.

Në Tiranë, si në gjithë Shqipërinë, ka ende mungesa, ka fatkeqësisht njerëz të varfër, që vuajnë, që ndoshta s’kanë një kulm mbi kokë, që nuk mbushin barkun me bukë, por që mbeten gjithësesi të respektuar deri në pafundësi.

E tillë është jeta njerëzore, jo vetem në Tirane, por edhe në kryeqendra të tjera, që konsiderohen simbole të qytetërimit, zhvillimit, progresit si në Paris, Romë, Bruksel, Londër, Berlin, Vjenë, Hagë, Kopenhagen, Madrid, Uashington, Nju Jork, Toronto, Stamboll, Athinë, Pragë etj etj., ku megjithë zhvillimin marramendës, prosperitetin, luksin etj, në periferitë e tyre mund të shihen edhe bidonvile, pamje të dhimbshme, të pabesueshme, mjerim e varfëri. Tirana dhe gjithë Shqipëria janë pjesë e realitetit botëror tepër kompleks…” – shkruan Krisafi.

Shkrimi i plotë, mund të lexohet duke klikuar KËTU.

i.b. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Skandal sigurie në Britani: Kryeministri Burnham mashtrohet nga “shefja e stafit” të Trump
  • Gary Kokalari: Zvërneci mund të trondisë skenën politike amerikane
  • Arrestohet në Krujë i shumëkërkuari Ylli Zalla
  • Europa në alarm për zjarret, edhe Shqipëria mes vendeve në fokus të Copernicus
  • Skadon afati 60-ditor, SHBA dhe Irani pa marrëveshje: rritet rreziku i përshkallëzimit në Lindjen e Mesme

Komentet e Fundit

  1. Ekonomisti on Kriza e pensioneve, janë sa 30% e pagës; Shqipëria me zëvendësimin më të ulët në Europë
  2. plazhisti on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  3. L on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  4. brunilda on ​Mbi 100 vjeç dhe i përjashtuar nga Michelin: Historia e jashtëzakonshme e ustait të sushi-t që refuzoi botën
  5. Precizim on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?