Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E djeshmja që ha ende kohë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > E djeshmja që ha ende kohë
Kryesoreopinion

E djeshmja që ha ende kohë

Published: January 29, 2024
Shpërndaje

Nga Artan Duka

Botuar në DITA

SPAK po ndeshet sot me një malore të vërtetë mosbesimi qytetar të trashëguar nga e kaluara kur vjen puna tek ndëshkimi i abuzimit elitar.
Ndoshta vërtet hetimi i z. Berisha përbën një pikë kthese për qasjen ndaj kokave të elitës së paprekshme deri më sot.

- Publicitet -

Por, krahas interesit e besimit se gjërat mbase po lëvizin, ka edhe hamëndje plot. Nga ajo që drejtësia e nisi me një “pensionist” në politikë, që kur e nisi lart e nis nga opozita, që dosja në fjalë nuk krahasohet me të tjera më problematike, që zuri fill vetëm pasi u shpall nongrata etj.

Pa dallim, pa humbur kohë!

Drejtësia ndaj zullumit elitar, bashkë me reformimin real të ligjit zgjedhor, është thelbësore për rikthimin e shpresës në vënd. Që drejtësia të mos përflitet ajo duhet të mos humbasë kohë e bëjë dallim. Ajo do kohën e hapësirën e saj dhe fakti se shoqëria ka duruar boll nuk është arsye për padurim e presion ndaj saj.

Drejtësia duhet të merret bashkë me të “vdekurit” e të “gjallët” në politikë. Me ata që e kanë mbyllur me pushtetin dhe ata që janë sot në zenitin e tij. Me të drejtë duhen verifikuar e hetuar kokat e djeshme në pushtet, sado e largët në kohë por njëkohësisht, në mos të parët, duhet të verifikohen e hetohen kokat e pushtetit.

Me të drejtë duhet të hetohet çdo çështje e përfolur dhe e pikasur por përparësi duhet të kenë ato që kanë bërë bujë. Me të drejtë nuk ka pse të kursehet edhe koka e opozitës por po aq vëmëndje, në mos më shumë, duhet t’i kushtohet kokave të pushtetit.

Me të drejtë duhet të hetohen ata që edhe bota i shpall non-grata por nuk kemi përse të presim këtë “damkosje” pa të hapen dosjet dhe po aq vëmëndje duhet edhe ndaj atyre që vetë koha e publiku i ka shpallur “nongrata” për zullumin pafre e ditën me diell.

E sa për perëndimin, bën mirë t’i “zbardhi” sa më parë edhe nongratat e tjera ende të pashpallura që kemi ende nëpër këmbë dhe u bëjnë karshillëk qytetarit, drejtësisë e deri vetë interesave të perëndimit, ndryshe, bën dallim mes të paudhëve e duket sikur merret vetëm sa herë i shkelin në kallo atij!

Në demokraci punët janë të ndara. Qytetari e politika kanë të drejtën e përgjegjësinë e denoncimit të zullumit por më tej duhet të respektojnë pavarësinë e drejtësisë dhe nëse ajo vonon apo zhgënjen për dikë, reagimi duhet të jetë etik e ligjor, deri tutje në Strasburg por kurrsesi populist e politik.

Shpresa nuk ngrihet me rrokaqiejt!

Por përtej drejtësisë, duhet të ndryshojë rrënjësisht edhe politika që qytetari të ketë besim tek e ardhmja. Z. Rama momentalisht ka mbetur i vetëm trim në luftë sepse opozita nuk ka gjë në vijë. Përtej teatrit populist, karta Berisha është e djegur dhe opozita duhet të ndryshojë rrënjësisht në frymë dhe në formë që të ngallë besim e shpresë për rrotacion.

Ende merremi me z. Berisha sikur të ketë gjë në dorë ndërkohë që ai u “damkos” politikisht pakthim nga non-grata e SHBA. Saga e tij me drejtësinë mund të vazhdojë gjatë por ajo nuk duhet të zbehë vëmëndjen tek ata që kanë sot gjëra në dorë në qeverisje apo trumbetohen si shpresë e alternativë për të ardhmen në opozitë.

Z. Rama, pavarësisht trumbetimit të arritjeve të tij, nuk arriti të ngjizë frymën e besimit e shpresës tek e ardhmja. Turizmi, rrugët, fasadat, parqet etj ndoshta ngazëllejnë apo entuziasmojnë fanatikët, interesaxhinjtë, turistët por jo qytetarin shqiptar në përpjekjet për mbijetesë.

Shifrat e larta të turistëve nuk janë automatikisht shprehje e mirëqënies së popullit por dëshmi se vëndi po bëhet parajsë për të huajt dhe i huaj për shqiptarët, se vëndi është boshatisur e boshatiset sistematikisht se mes turistëve ka plot shqiptarë me pasaportë të huaj, se çmimet e ushqimeve të rritura nga turizmi po zbrazin xhepat e shqiptarëve, se shumë prej milionave të turistëve po blejnë shtëpi duke lënë shqiptarët pa çati etj, me ndikim afatgjatë ekonomik, social dhe demografik duke rrezikuar që vëndi në një të ardhme jo të largët të mos njihet më!

Frymë dhe fytyrë e re!

Por, ndonse vëndi ka nevojë jetike për rrotacion, opozita e sotme nuk ka sy për qase t’a nxitë atë. Z. Basha si drejtues i opozitës formale, është një tjetër bast i humbur politik përballë z. Rama në synimin për të qeverisur këtë vënd. Problemi me z. Basha është se ai po distancohet nga z. Berisha si individ por jo nga trashëgimia e tij ku edhe ai ka pjesën e tij.

Edhe kjo ndodhi vetëm kur doli nongrata amerikane (edhe atëhere me ngurrime plot) dhe jo më parë!

Nongrata amerikane nuk u dha për vitet e “pensionit” por për vitet e qeverisjes së PD kur mjaft anti-berishistë të sotëm ndodheshin rrotull apo pranë z. Berisha apo u futën në PD për hir të tij! Nuk u ndje kush deri dje as për piramidat, 96, 97, 98, 21 janarin, Gërdecin, marrëveshjen e detit me grekun etj. Ose kanë qënë sylesh, ose kanë përfituar, ose janë frikësuar, ose kanë qënë dekor … e dinë vetë.

Ndaj dhe z. Basha e të tjerë pas tij të lidhur me të shkuarën, sot mbeten të pabesueshëm dhe ndërsa z. Rama është përfituesi i madh, demokracia mbetet humbësja e madhe.

PD duhet të reformohet rrënjësisht dhe këtë mision nuk mund t’a përmbushin ata që e degraduan në këtë pikë. Nëse kanë sot ndonjë rol historik, z. Basha e të tjerë pas tij, është distancimi e denoncimi prerazi i trashëgimisë problematike të së shkuarës si e vetmja ndjesë e reflektim që u rikthen dinjitetin politik e qytetar dhe u hap mundësi për më tej.

Përballë një PS të majtë me letra por që ka bërë të sajën plot vlera e gjetje të djathta për të bërë për vete qytetarin pa dallim bindjesh politike, edhe PD me drejtues të rinj duhet të synojë të jetë parti e qëndrës duke thyer edhe tabutë absurde që la trashëgimia e z. Berisha pas deri tek qëndrimi ndaj luftës e datave historike, punës së brezave në socializëm, veteranët e familjet e dëshmorëve të luftës etj.

Qytetarët shqiptarë duan të lënë pas ndasitë e së shkuarës dhe të bëhen bashkë për të ardhmen sa më të mirë për familjet e tyre, këtu! Një politikë gjithëpërfshirëse ngjit dhe sa për hijet e së shkuarës, në mos SPAK, bota me nongratat e saj apo vota e qytetarit, do të bëjnë të tyren herët a vonë!

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • epo kjo pune says:
    January 29, 2024 at 2:24 pm

    na kane mbire ne dere, peshqeshi botes nga 1990, vazhdojne pardesyte e bardha, bene e bejne cfare u do qejfi, palaco keta e palaco perendimi qe genjyen me pashe ne 90, ja dhe Berzh banka ben testime e dalim shteti me pakenaqesi rekord… nuk ka shprese se ketej Rama qe ben karshillek e andej me beter Sala e Basha e Meta qe i nxorren ujin e zi ketij vendi sa kohe ne pushtet. ose te ndrrohet ligji zgjedhor e te varet cdo berr nga kembet e veta ose Spak ta shtoje ritmin se te gjithe, Ku me shume e Ku me pak, nga nje vathe dolen e duhet te rrefehen…

    Reply
  • Arben Tashko says:
    January 29, 2024 at 7:17 pm

    Malorja qe po ndeshet SPAK eshte shum me e vogel sec duket:

    Jane vetem nje grup i caktuar i opozites dhe pushtetaresh te korruptuar
    e mafjozesh te tjere dhe disa platformat televizive ku mund te inkludoje
    edhe disa gazetare sharlatane me shume fetyra qe hiqen se i duan shume
    GRINGOT e te tjere qe mbeshtesin Berishen e bejne gjullurdine ne parlament
    me forma te drejt per drejta e te terthorta, duke thene se ligjet qe ato
    i kane perdorur e interpretuar sic i ka dashur qefi per 33 vite e mbrojne Berishen.

    Keta individe, praktikisht i kane shpallur lufte Shqiperise, dhe po vazhduan
    keshtu do na Izolojne e te na bejne preh e armiqeve qe duan copat e tyre
    te Kombit Shqiptarapo e atyre qe ndodhen pertej komtinentit tone, por
    qe aspirojne te na kene nen kontrroll duke na bere dhurata te medha dhe
    pastaj te na shtypin “kokat e shpirtin” me anen e Bashkebozukeve,
    qehajajve apo mercenareve qe ka me bollek, qe do punesojne per te na kontrrolluar.

    Reply
  • Sos says:
    January 30, 2024 at 12:16 am

    KESHTU KEMI QENE GJITHMON
    TE HUAJIN E BEJME ZOT
    PA PYETUR ATE ME PARE
    AS BREKET SI HEQIM DOT

    NA U BE NON GRATA
    SI FERMAN SULLTANI
    NE GJUNJE PARA SAJ
    I GJITHE VATANI

    KUSH ESHTE ME ZOTI
    DAMKOS KUNDERSHTARIN
    SIGURON PUSHTETIN
    PPOPULLIT I VE SAMARIN

    PO TROKET FUNDI PER NE
    ME KETA POLITIKHANE
    O ZOT NA SHPETO
    SE SHQIPOT HUMBEN DAVANE

    Reply
  • Vigjilenca says:
    January 30, 2024 at 5:16 am

    Çoniu shqiptar prej gjumit çoniu
    Dhe gjithë si vllazën rreth një
    bese bashkonjiu
    Fund, së fundi emigrimit
    Dhe Shqipërisë së mjerë shpëtimin
    Dhe të brohorasim rroftë Shqipëria
    Se jo kështu, s’eshtë demokracia.
    Të punojmë të gjithë për lumturinë
    Dhe më të bukur Nënën Tonë
    SHQIPËRINË.

    Reply
  • Diktatura nuk ka brire! says:
    January 30, 2024 at 9:55 am

    Artan Duka,ju përshëndes per analizen e sakte dhe te guximshme qe i beni realitetit ne vend,gje qe DITA,kohet e fundit e ka paraqitur si roze!
    Shqiperine nuk e shpëton kurre SPAK-u,por qytetaret shqiptare !
    Media shqiptare ka ne dore ARMEN ME TE FUQISHME qe t’u rrise adrenalinën shqiptareve per t’u REBELUAR ndaj te keqes se madhe qe na ka pushtuar dhe po na con drejt zhdukjes si shtet e si komb!
    Media t’u hape faqet e gazetave dhe studiot televizive jo thjesht disa palo analisto-opinionisteve ,qe u kane shpallen trurin popullit,por qytetareve qe trajtoje probleme duke goditur qeverisjen qendrore dhe vendore per sundimin e tyre diktatorial antishqiptar!
    Ju si gazete shporreni moderatoret xhelate te inkuizicionit kishtar qe censuron komentet kritike ndaj qeverise dhe sidomos bashkise,te heqë dore nga bllokimi i turpshëm qe u keni bere komenteve gati ne te gjitha shkrimet problematike etj!
    Ua kam thënë me kohe se Erion Veliaj dhe Fatos Tarifa vertet jane diplomuar ne Michigan,por ne Shqiperi kurre nuk kane prure ASGJE nga pervoja e mrekullueshme e këtij shteti parajse,vecanerisht e pushtetit vendor atje,ne shërbimin ndaj qyretareve,pa dallim dhe pavaresisht se ku banojnë!
    Lagjet periferike te Tiranes jane GETO te vërteta dhe ne lagjen nr.14,Astir-Yzberisht ne mbi 100 mije banore,bashkia per mijra femije dhe re rinj nuk ka ndertuar ASNJE cerdhe,kopshte,shkolla,lulishte,parqe,kende lojrash,fusha sportive,shetitore,stola dhe tavolina pushimi,biblioteka,qendra kulturore etj bile ua ka grabitur edhe hapesirat midis pallateve dhe trotuaret duke ua dhene me qera kafeneve ,ndersa banoreve u duket sikur jane rober lufte ne kampet e perqendrimit nazist!

    Reply
  • Shkembi says:
    January 31, 2024 at 6:49 am

    Shkrim futja pordhes. Edhe ashtu edhe keshtu. Edhe ajo edhe kjo. Problemi eshte fare i thjeshte. Shpellar i vampir ka vrare njerez e ka vjedh sa po i dalin per hundesh. Ai asnjehere nuk eshte shkeput nga drejtimi i opozites fashiste e cila e beri jashte e koqe kete vend. Me te drejtesia duhej te kishte vepruar prej kohesh.
    Te tjerat jane teorira pa buke

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: I quajti “tam-tamexhinj”, kush janë ish-bashkëpunëtorët e hershëm të PS dhe personat e tjerë në foton e mbuluar të kryeministrit
  • 19 qershor 2026
  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?