Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PËRGJIMET: “E do sakat apo të vdekur?” Bisedat e biznesmenit Gjoka, kërkoi vrasjen e ish-policit që e plagosi për sherrin e fëmijëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > PËRGJIMET: “E do sakat apo të vdekur?” Bisedat e biznesmenit Gjoka, kërkoi vrasjen e ish-policit që e plagosi për sherrin e fëmijëve
KronikeKryesore

PËRGJIMET: “E do sakat apo të vdekur?” Bisedat e biznesmenit Gjoka, kërkoi vrasjen e ish-policit që e plagosi për sherrin e fëmijëve

Published: August 4, 2023
Shpërndaje

Janë zbardhur të tjera komunikime të përgjuara nga dosja “Metamorfoza”. Shtetasin Gjin Boriçi (Ndoji) e donte të vdekur Ervis Martinaj. Por mes tij dhe Behar Brajoviç (Bajri) është aplikuar “metoda me ndërrim”.

Pra Behar Bajri ka marrë përsipër vrasjen e Gjin Ndojit, ndërsa Ervis Martinaj do të vriste Kleant Musabelliun menjëherë pas vrasjes së Ndojit.

Për vrasjen e Kleant Musabelliut interesohej biznesmeni Pëllumb Gjoka. Ai ofrohet të paguajë shumën prej rreth 100.000 euro. Behar Brajoviç mer përsipër sigurimin e personave që do të kryenin vrasjen.

- Publicitet -

Edmond Preka duke qenë person shumë i afërt i shtetasit Pëllumb Gjoka ka pasur dijeni për çdo planifikim për vrasjen e shtetasit Musabelliu dhe ka kryer edhe veprime aktive për organizimin e kushteve për vrasje.

Shtetasi tjetër, Klaodor Haka ka pasur rolin e sigurimit të informacionit në lidhje me lëvizjet, kontaktet, vendbanimin, ndjekje dhe çdo të dhënë tjetër me interes për Kleant Musabelliun.

Përgjimet

Pëllumb Gjoka i shkruan Behar Brajoviç: Vëlla, nëse edhe një javë nuk më vjen dikush që jam duke prit, a ma gjen një për me mbaru një punë në Tiranë.

Behari i përgjigjet: Po mo vlla, ça të dush, ça të kesh ti personale ta kryej unë vetë.

Pëllumb Gjoka: Jo vëlla, duhet me lek, ndonjë që nuk e ke afër.

Behar Brajoviç: A po thua për atë, për punën tënde?

Pëllumb Gjoka: Po.

Behar Brajoviç: Atë ta kryej unë vetë, nuk ke nevojë me i thënë kërkujt, vetëm leji një njeri në shpinë, se ku rrin. Du me ta kry, për qef.

Pëllumb Gjoka: Jo vëlla, nuk bëhet fjalë, duhet ndonjë që është larg.

Behar Brajoviç: Po kam edhe larg, nga Kosova, po kur të takona po flasim.

Pëllumb Gjoka: Puna është që don shofer ai i Kosovës, por flasim kur të takohemi.

Behar Brajoviç: I kam unë me shofer dhe me tana. Nuk janë nga veriu, deri sa t’ju them se janë dy veta? Sa lek ju ofron se janë dy veta?

Më datë 09.07.2020 ora 09.30 Behar Brajoviç komunikon sërish me Pëllumb Gjokën.

Behar Brajoviç: Unë fola për atë punën tënde dhe më thanë sa paguan. Donin me dit se sa, se për ta kry e kryejnë, vetëm a del.

Pëllumb Gjoka: 50-60-70-80-90-100. Del në rrugë të madhe, është i falur.

Behar Brajoviç: A të ta kryej unë dhe nuk ke detyrim me i dhënë kujt asnjë cent?

Pëllumb Gjoka: Jooo, nuk është punë për ty. Atëherë, hallexhia pagun.

Behar Brajoviç: 100 kërkojnë kto kurva, ose të ta kryej unë.

Pëllumb Gjoka: 100 me ju dhënë vlla.

Behar Brajoviç: Ta kryej unë vëlla dhe mos jep asnjë lek, ose ta paguajmë bashkë.

Pëllumb Gjoka: Jo nuk është punë për ty. Edhe 10 të tjera i kanë shpërblim për punë të pastër. Kur të takohemi do të flasim.

Behar Brajoviç: Punën e bëjnë të pastër.

Më datë 10 Gusht 2020 në orën 20.29 Behar Brajoviç komunikon me Klodor Hakën. Ky i fundit tregon se ka mbajtur çdo lëvizje të Musabelliut.

Klodor Haka: Takova ato njerëzit në Tiranë, i çova tek shtëpia e atij, ja tregova çdo gja, hyrje-dalje, rrugën që bën i dhashë dhe foto. Ato u dukën kamikaz për këtë punë, foli me siguri d.m.th ik pa merak vëlla e ke të kryme. Ishalla po e kryjmë tha për dy dit ose një javë. U futa me makinë të tyre andej.

LEXO EDHE: PËRGJIMET: Vranë Gjin Boriçin dhe i shkuan në varrim. Gjoka, oficerit të policisë: Si duket si dorë? Këta të vrasin e të vijn me u pjek…

Tash fol me Visin se ja kam dhënë foto atyne unë, çdo gjë ja kam detaju. Ka një favor se aty hyn dhe aty del, s’ka rrugë tjetër. Oraret nga cila orë mund të dali, deri në çfarë ore. Foli me siguri, po tha Visi tha, i q*het motra e ke në tokë.

Gjushin me motorr. Ishte bashkë me një tjetër që e njoh unë, është shumë i mirë për motorr.

Në orën 20.47 shtetasi Klodor Haka komunikon me Ervis Martinaj. Klodori e pyet, “nëse e takove shokun?”

Në vazhdimësi Klodori i tregon: E takova, e çova tek shtëpia, ja tregova rrugën, oraret kur lëviz, ja dhashë dhe foton se kush është, çdo gjë e ka të qartë. Tani lidhu vetë ti me të se më tha që s’kam fol me “V”.

Ja dhashë të gjitha infot, se vetëm një opsion, nga hyn dhe del në një vend, e ka skicën e bërë. Se e ka direkt në rrugë dhe e ka mbarë aty. Gjithsesi po erdhe ti më shkruaj. Natën.

Gusht 2020, Brajoviç (Bajri) komunikon me Pëllumb Gjokën ku i kërkon që të qëndrojë në vende ku e kap kamera për të patur alibi më pas

Behari i shprehet duke i thënë: O vëlla afati është deri me 1 Shtator mund t’i shkoj atij, është punë orësh, punë ditësh. Këtë muaj rri nëpër kamera.

Pëllumb Gjoka: Kur e mendon ditën?

Behar Brajoviç: Unë me atë jam marrë, i thash si e kena lënë dhe më tha që nuk e kap data 1 Shtator dhe e kam pre dorën me të. Dhe pastaj kam me ja kry atë kurvën tjetër, dy për një. Ai që iku dhe ky “Manueli” duhet me ja kry meqë ta kryn ktë.

Pëllumb Gjoka: Ok vëlla.

Behar Brajoviç: Flije mendjen se nuk ma han fjalën se me fitim ka dal ky dhe nuk është se është duke bërë gjë gratis.

Pëllumb Gjoka: Shikoje vetë vetëm mos na fut në borxh tek ai.

Komunikime ka pasur edhe mes Klodor Hakës dhe Pëllumb Gjokës

Klodor Haka: Është mirë puna vetëm më duhej noj foto se i kam pas heq atë ditë në Shkodër. I dua për “Kapedanin” se donte me i pa, se unë i kam pas fshi.

Është çdo gjë në rregull. Është çdo gjë e detajuar, informacioni 10, çdo lëvizje, çdo rrugë, oraret të gjitha. E shikoj me orë të numëruara, shpejt do hamë darkën.

Ndërsa Behar Brajoviç i kërkon Pëllumb Gjokës që deri të dielën të mos shkojë në Tiranë.

Behari i shkruan: Deri ditën e diel mos hajde në Tiranë sepse do kryhet, të hënën mundesh me ardh.

Pëllumb Gjoka: Këtu kam nejt në kamera.

Behar Brajoviç: E don sakat apo të vdekur se unë ju kam thënë të vdekur, por thash të të pyes një herë.

Pëllumb Gjoka: Të vdekur vëlla.

Behar Brajoviç: Se këta më kollaj e kanë të vdekur.

Pëllumb Gjoka: Edhe unë ashtu e dua.

Përgjimet janë sjellë në SPAK nga hetues francezë që kanë zbërthyer aplikacionet Encro dhe SKY.

Por pse e donte të vrarë Musabelliun biznesmeni Pëllumb Gjoka? Kleant Musabelliu ishte oficer i shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në vitin 2017. Ai ka qëlluar biznesmenin Pëllumb Gjoka duke e lënë të plagosur.

Sipas Musabelliut, ai kishte shkuar për t’u sqaruar me Gjokën, pasi fëmijët e tyre ishin zënë me njëri-tjetrin. Por, biznesmeni së bashku me disa persona të tjerë e kanë qëlluar me grushte. “Në këtë moment kam nxjerr armën dhe me sa mbaj mend kam qëlluar në ajër.” – është shprehur Musabelliu.

Sherri ndodhi pranë Pazarit të Ri, ku Musabelliu qëlloi me pistoletë në këmbë ish-pronarin e “Rozafës”, Pëllumb Gjoka. Ky i fundit ka dashur ta vrasë për këtë sherr.

Vrasja nuk është finalizuar. Musabelliu rezulton i larguar nga Shqipëria pas ngjarjes.

LEXO EDHE: “Sa lekë don, hap gojën. E kryej vetë, që mos vrasim njerëz kot”, zbardhet biseda e Bajrit me Gjokën për të vrarë Licin në një varrim

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?