Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Njoftimi i SPAK: 21 masa sigurie për organizatë kriminale, mes tyre një zyrtar i lartë policie, një ish-gjyqtar dhe dy gazetarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Njoftimi i SPAK: 21 masa sigurie për organizatë kriminale, mes tyre një zyrtar i lartë policie, një ish-gjyqtar dhe dy gazetarë
KronikeLajmi i fundit

Njoftimi i SPAK: 21 masa sigurie për organizatë kriminale, mes tyre një zyrtar i lartë policie, një ish-gjyqtar dhe dy gazetarë

Published: November 25, 2024
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme njoftoi caktimin e 21 masave të sigurisë në kuadër të një hetimi ndaj një organizate kriminale, pa dhënë detaje të tjera. Mes personave në hetim edhe një zyrtar i lartë policie, një ish-gjyqtar dhe dy gazetarë.

 

Përditësim – Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno u fotografuan pasditen e së hënës teksa hynë në godinën e Prokurorisë së Posaçme në Tiranë dhe dolën gati një orë më vonë me dokumente në duar.

- Publicitet -

Sipas një njoftimi të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” ndaj dy gazetarëve si dhe masa më të rënda sigurie ndaj 19 personave të tjerë, mes të cilëve anëtarë të një organizate kriminale, një zyrtar i lartë policie, një ish-gjyqtar dhe një avokat.

SPAK nuk sqaroi arsyet e hetimit ndaj dy gazetarëve dhe personave të tjerë, ndërsa deklaroi se të dhënat do t’i publikojë të martën.

“Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme,” tha SPAK në njoftim.

Gazetarët Hoxha dhe Qyno nuk ishin të arritshëm për koment. Përfaqësuesi ligjor i Qynos, Dorian Matlija tha se nuk mund të komentonte, pasi nuk ishte njohur ende me vendimin e caktimit të masës së sigurisë.

Gjatë dy viteve të fundit, Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë disa operacione kundër krimit të organizuar mbi bazën e një sasie të madhe komunikimesh të siguruara nga deshifrimi i aplikacionit Sky ECC.

SPAK bëri me dije se edhe operacioni i fundit ishte ndërmarrë në kuadër të një hetimi të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare dhe se ishte mbështetur nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane.

Njoftimi i SPAK: 

‘Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e  organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:

Arrest me burg –  18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);

Arrest në shtëpi –  1 avokat;

Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore –  2 gazetarë

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.  

Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme.

Në foto: Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno të hënën më 25 nëntor 2024 në SPAK. Foto: LSA.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • capi says:
    November 25, 2024 at 12:33 pm

    Qe ta beni te plote, shikoni dhe hetoni njehere nga ana juaj tek ndonje prokuror , ose avokatet e ketyre kriminelve, se keta qe dalin ne media diku e kane marre informacionin. Nuk me duken tipa alla Kadri Roshi (RIP) tek filmi “Fijet qe priten” qe jua fotografojne dosjet tek zyrat tuaja.

    Reply
  • demo says:
    November 25, 2024 at 1:21 pm

    Chi va con lo zoppo,impara Zoppicare. ja keshtu o Artan!Trego pernate filma me bandite e mafioze,dersa u bere vete.
    Shit pordhe neper ekrane,sikur ja di te perbrendshmet burgaxhijve,,dersa u bere vete.Edhe Ajo Claudia Shifer,,ne rreze te veshit e ka. Gare rrote me rrote ju te dy,kush te nxjerri me shume sekrete burgaxhijsh. Shkoni beni shoqeri TAMAM!

    Reply
  • intelektuali says:
    November 27, 2024 at 8:14 pm

    PATRIOTI ENVERIST NE LUFTEN ME MONARKO-FASHISTET GREKE, ARTAN HOXHA REZULTON SE ESHTE GAZETAR I PAGUAR NGA BANDATE KRIMIT. PO BOSI I GAZETARISE YLLI RAKIPI NE CFARE BRIME MIU ESHTE FUTUR DHE NUK PO BEHET I GJALLE GJEKUNDI PER TE MBROJTUR KAUZEN “PATRIOTIKE” TE GAZETARIT TE TIJ BENIAMIN?

    sepse:

    Ka ardhur koha qe Ylli Rakipi te beje nje emision te ri “Te ekspozuarit” per t’i kerkuar falje publike Fredi Belerit tashme si eurodeputet i nerum i PE qe e masakroi me liber shpie ne emisionin e tij “patriotik” me gazetarin e paguar nga bandat e krimit dhe droges, Artan Hoxha duke mbrojtur si fanatike ne kete emision turpi dhe rezili akuzat e stisura putiniste te SPAK te Altin Dumanit dhe Arben Krajes si edhe dhe vendimin absurd enverist te GJKKO te Irena Gjokes per te tjetersuar voten e lire ne Himare.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    November 27, 2024 at 8:21 pm

    Beleraqis dhe TI do zhgërryheni në vezë e në kos o Intelektuhale!

    Reply
  • Edi says:
    November 27, 2024 at 8:24 pm

    Rroft trapi

    Reply
  • Rroft Luli says:
    November 27, 2024 at 8:26 pm

    Poshtë Edi Kari.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri
  • DITA 115 / Eurodeputetja holandeze u bashkohet protestuesve: Jeni inspirim për të gjithë Europën
  • Begaj firmos shkarkimin e Vlora Hysenit
  • 24 shtator 2026
  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut

Komentet e Fundit

  1. demo on Vlora Hyseni dorëzohet në Morinë, BKH e shoqëron drejt Tiranës
  2. demo on Vlora Hyseni dorëzohet në Morinë, BKH e shoqëron drejt Tiranës
  3. Arratisur on Vlora Hyseni dorëzohet në Morinë, BKH e shoqëron drejt Tiranës
  4. demo on Vlora Hyseni dorëzohet në Morinë, BKH e shoqëron drejt Tiranës
  5. demo on Vlora Hyseni dorëzohet në Morinë, BKH e shoqëron drejt Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?