Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Provat e fundit që prokuroria e Specializuar në Hagë dorëzoi në rastin e krerëve të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë , në shumicën e tyre, libra, intervista të ndryshme video dhe raporte ndërkombëtare dhe nga shërbimi i fshehtë serb. Dorëzimi i tyre me datën 14 prill është edhe përfundimi i provave të prokurorisë.
Pas thuaj 5 viteve, ngritja të dyshimeve, grumbullimi të provave, lojës me dëshmitarë dhe krijimit të psikozës së ndjekjes dhe të fajësisë, akti i parë i gjykimit uli perdet e tij.
Gjithë çfarë ishte mbledhur nga dhjetëra e dhjetëra hetues e prokurorë, disa nga të cilët as nuk e njihnin shtetësinë e Kosovës dhe ishin nostalgjikë të Serbisë, hetime të pafund dhe seleksionime të provave, kryqëzim në pyetjen e dëshmitarëve dhe mos njohje e rrethanave, ndikim në dëshmitarë dhe krijimi i psikozës se kush që ka qenë në linjë drejtuese në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës është pjesë e grupit të strukturuar kriminal, po hetohet e mund të gjykohet e dënohet, e dhanë pjesën e parë të ushtrimit të detyrës së tyre.
Prokurori i Specializuar, i treti në momentin e tanishëm, përfundoi pjesën e parë të detyrës së tij, por, si ishte pritur, la të hapur shumë pyetje, ashtu si edhe shumë dështime.
Disa nga pyetjet më të rëndësishme mund të jenë:
E KUJT ËSHTË GJYKATA
Në të gjithë termat juridikë, por edhe në ligjet e miratuar nga parlamenti i Kosovës , e gjithë struktura e posaçme , në të gjithë përbërësit e saj, quhet e Kosovës. Prokurori i Specializuar quhet i Kosovës. Gjykata quhet e Kosovës. Të akuzuarit janë vetëm shqiptarë të Kosovës.
Në fakt, më shumë se gjithçka tjetër, ajo është e Serbisë. Aktakuza u formësua nga institucione të posaçme të shtetit serb. Emisarë të lartë të këtij shteti ia dorëzuan një ish senatori , i quajtur Dick Marty, ku në momentin e dorëzimit, krahas ambasadorit serb në Zvicër ishte edhe prokurori i përgjithshëm për luftën në Kosovë, por edhe njëri ndër figurat e rangut më të lartë të shërbimit të fshehtë të këtij shteti.
Por, si duket ,është edhe më shumë se sa një tribunal serb. Ai, në fakt, është një tribunal serb i veshur me petkun ndërkombëtar, me fuqi që deri tani nuk i ka pasur as Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, me arrogancë maksimale, sikur të kishte marrë me vete gjithë mentalitetin e një njësie force, ku nuk dihet se në cilën anë është njësia e prokurorëve dhe cilët janë gjykatësit, të supozuar të paanshëm.
Në fund të fundit, që kur është ngritur, ajo, Gjykata e Specializuar, nuk ka respektuar asnjë simbol të shtetit të Kosovës, në të kundërtën, anësia e tyre ka arritur deri në absurditete, si në kollaren dy ngjyrëshe të një akuzuari, pasi ngjyrat kuq e zi, sipas tyre, janë shenja nacionalizmi shqiptar.
Absurdi nuk ka arsye. Në emër të këtij absurdi u ngrit kjo gjykatë, në emër të tij vazhdon të veprojë, dhe, në vend të bëjë të qartë të vërtetën e luftës, dhunuesit e vrasësit nga njëra anë, dhe dalzotësit e Kosovës, si thotë Kadare, nga ana tjetër, ajo u bë e një dimensioneve, përbuzëse ndaj fakteve, dhe, mbi të gjitha, me burim kryesor, në mos të vetëm, institucionet e Serbisë, si ndodhi edhe në ditët e fundit.
Çuditërisht, por jo rastësisht, akuza kryesore e ngritur në raportin serb, ajo e trafikimit të organeve njerëzore, as nuk përmendet më, dhe, as nuk ka asnjë rëndësi për Trupën e Specializuar, që ndërkohë po “ shijojnë” frytet e pagesës së tyre të lartë, së bashku me bini ficet e tjera, çka do të kishin dëshiruar të zgjaste misionin e tyre në dhjetëra vite. Edhe pse ka prova që gjykatës të rëndësishëm në këtë panel, dikur i shkruanin kolegëve të tyre se, “ duhen dënuar qoftë edhe politikisht, pasi, dështimi do të ishte fundi i karrierës së tyre”, misioni i pamundur, për të dëshmuar se ka pasur krime të organizuara lufte, vazhdon. Edhe pse, edhe tash së fundi, trupa e prokurorëve dorëzon më së shumti prova të mbledhura, të sajuara dhe mashtruese nga organet serbe. Kjo nuk skuq askënd.
Parlamenti i Kosovës , në këto pesë vite, asnjëherë në mënyrë institucionale, nuk u kujtua për disa nga më të merituarit në shtetësinë e Kosovës. Ata u bënë temë e propagandës, por jo e ushtrimit të detyrës së tyre. Asnjëherë institucioni i ngritur prej tyre, Gjykata Speciale, nuk u thirr në seanca të tyre, qofshin edhe të mbyllura, ashtu si është normale të thirren të gjithë institucionet e pavarura, që janë krijuar pikërisht nga Parlamenti i Kosovës. Qeveria, aq më pak. Dukej se, duke i quajtur rivalë të rrezikshëm për pushtetin e tyre, ishin më të kënaqur me largësinë e tyre. Pjesë të kësaj qeveria ngritën furtunë mbi jetën publike e private të të akuzuarve në Hagë, duke lidhur çdo dështim politik e diplomatik të qeverisjes me të shkuarën e krerëve politikë të UÇK-së.
Arsyeja normale , mbi të cilën shtetarët e Kosovës ishin të detyruar ta formonin Gjykatën Speciale, për të qartësuar luftën e shqiptarëve të Kosovës për mbijetesë, tani është përdhosur nga mbizotërimi i akuzës së bazuara në institucionet e shtetit serb, të cilat, për habi, shërbehen si prova.
Është njëjtë, sikur në një gjykim të ardhshëm të luftës që po ndodh në Ukrainë, provat të ndërtohen nga shërbimi i fshehtë rus, gjykata të ngrihet mbi supozimet e tyre, ndërsa ushtarët ukrainas, të cilët preh më shumë se 3 dekadash kishin ngritur e formuar ushtrinë e tyre, të dënohen përse u mbrojtën, dhe, mbi të gjitha, nuk lejuan të vriten brutalisht nga pushtuesit rus.
KUSH PO GJYKOHET NË HAGË
Të gjithë ata që prej 5 viteve po qëndrojnë në Hagë kanë qenë në drejtuesit e rëndësishëm të luftës në Kosovë.
E kam pasur dhe e kam për nder që kam qenë krahas tyre, si pjesë e elitës drejtuese politike të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kemi bërë aq sa kemi mundur dhe sa kemi ditur.
Të akuzuarit, që befas u quajtën si “ Organizatë e Strukturuar kriminale”, deri më tani, drejt për së drejti nuk akuzohen për asnjë krim. As nuk kanë burgosur njeri, as nuk kanë rrahur, as nuk kanë vrarë, as nuk kanë dhunuar.
Në asnjë material, qoftë edhe në ato të ngritura nga shërbimi i fshehtë serb, nuk është akuzuar asnjëri prej tyre se ka qenë pjesë e krimit. Nuk ka asnjë fakt të qenësishëm për akuzën ndaj tyre.
E gjithë kjo është ngritur si një perde mbi të vërtetën. Në akuzë është vënë e gjithë lufta në Kosovë, të cilën prokurori i Specializuar e quan “ konflikt i armatosur”, e, si nuk ndodh në asnjë konflikt, UÇK-në e quan si një ushtri e strukturuar si në më të organizuarat në botë, me komandë unike, përgjegjësi të lartë komanduese, si të kishte qëndruar në stërvitje shumë vjeçare, e jo, ashtu si ishte në të vërtetë, si rrjedhë e një shpërthimi popullor, e vetvetishme, e papërmbajtshme, por gjithnjë me shpirt të fuqishëm.
Çudia është se, ndërsa në aktakuzën e ngritur, disa nga drejtuesit e lartë të UÇK-së janë pjesë e “ Organizatës kriminale”, menjëherë pas përfundimit të pranisë së tyre në Hagë, si dëshmitarë të prokurorisë, ata janë të lirë nga çdo aktakuzë.
Tashmë dihet se e gjithë skena është ngritur , në shumicën e saj dërmuese, nga prova të paraqitura nga shërbimet e fshehta serbe, të cilat prokurori i posaçëm, ende pa i saktësuar, i ka paraqitur pranë gjykatës si dëshmi mbështetëse në akuzën e ngritur.
Mirëpo, si në asnjë proces tjetër, tash pesë vite e më shumë, gjithçka është në mjegull.
Pak vetë e dinë se çfarë ka ndodhur në procesin e gjatë gjyqësor, ku sapo përfundoi pjesa e parë, dëshmitarët e paraqitur nga prokuroria.
Thuajse të gjitha seancat janë zhvilluar në terr për shqiptarët në Kosovë. Asgjë nuk dihet në thelbin e tyre.
Ka ndodhur kjo për dy arsye:
Së pari, pasi seancat e hapura në ditët e para sollën dështim të akuzës, pasi, njerëzit në Kosovë, edhe kundërshtarët politikë të drejtuesve të UÇK-së u ndeshën me gjëra bajate, ku dominonin në shumicën e tyre akuza bajate, që kishte të bënte me mendime politike, të shfaqura nga figura të ndryshme, të cilat, në asnjë vend të botës nuk përbëjnë krim.
Të duash apo të mos duash një figurë politike të lëvizjes paqësore në Kosovë, qoftë edhe lideri i tyre, nuk përbën krim, ndërsa Haga kishte synimin ta trajtojnë si krim politik që kishte sjell edhe krimet njerëzore. Por shembuj nuk kishte.
Së dyti, ajo që ishte pritur më së shumti, e vërteta për vrasjet pas luftës, ndaj figurave të njohur nga radhët e LDK-së, e më shumë nga radhët e UÇK-së, nuk është trajtuar asnjëherë. Nuk është sjell asnjë fakt, dhe, në rastin më të thellë, nuk është bërë asnjë njohuri.
Kjo ka ndodhur pasi, si është vërejtur nga institucione të Kosovës, por edhe analistë jashtë saj, shumë nga vrasjet politike kanë pasur autorë nga shërbimi i fshehtë serb. Që e donte domosdo ngritjen e një muri politik dhe armiqësor në Kosovë.
Dhe herë pas here, ia ka arritur.
PËRSE ËSHTË I DOMOSDOSHËM RIKTHIMI I ELITËS POLITIKE TË UÇK NË KOSOVË
Kosova është në njërin nga momentet më të vështira të pas luftës. Gjithçka po lëviz nga thellësia për t’u shfaqur më pas si rikthim ndaj bjerrjes së vlerave.
Drejtimi i Kosovës në vitet e fundit ka rendur drejt izolacionit politik dhe shtetëror dhe rikthimit të idesë së sovranitetit në çdo cep të Kosovës përmes masave radikale, shpesh herë në kundërshtim me çdo ide apo vizion perëndimor.
Kjo ka ndikuar në ruajtjen e primatit politik brenda Kosovës, por kjo nuk është e rëndësishme. Me një politikë të jashtme folklorike, pa asnjë vizion dhe mençuri, këmbëngulje për të dëshmua nacionalizimin revolucionar, shumë pranë të majtës ekstreme, ajo që mund të tronditë shtetin e Kosovës është pikërisht konceptimi folklorik për të drejtën nacionale të shtetit, gjetja e armikut tek secili kundërshtar politik, që kanë emërtesën e përbashkët, “ hajvanë”, regresi ndaj mediave dhe lënia pas e vlerave perëndimore mund të krijojnë gjendjen e shumë dëshiruar të shtetit serb. Krijimin e një grupi incidentesh në komunat me shumicë serbe, dhe, duke përfituar nga ndryshimet e mëdha dhe që janë gjithnjë të papritura në administratën e lartë të SHBA, të krijojnë precedentin e shkëputjes së këtyre komunave, dhe, si “ falendeirm” , të bëhet njohja e shtetit të Kosovës, nga qeveria serbe.
E, përsëri, do të vrapohet për të gjetur fajtorët në elitën drejtuese të UÇK-së dhe qeveria të mëhershme, të cilat, në pak vite, bënë shumë më tepër nga sa ishte pritur prej tyre.
Rikthimi i elitës politike të UÇK-së në Kosovë, për të qenë pjesë e jetës politike është tashmë domosdoshmëri.
Të gjithë ata janë pjesë e sendërtimit të shtetit t Kosovës, ngritjes dhe krijimit të institucioneve, ndërlidhjes me botën perëndimore dhe njohjet e gjëra diplomatike, ata do të ndikonin për të krijuar sërish polin e domosdoshëm mes Kosovës dhe fuqive perëndimore.
Kosovës i mungon një figurë politike si Thaçi, mungesa e tij është ndjerë në këto pesë vite, por , vazhdimi i saj do të ketë pasoja të ndjeshme.
Rrethanat, apo ndoshta kushtet, sjellin nw njw (h)ulli Migjenin (Millosh Gjergj Nikollwn), Skenderbeun -birin e Vojsaves dhe Gjonit (shkruar mw sw shumti: Ivan) dhe Lulin e vocerr -ati e ketij autori te ketushem, ai Lul (si lulja e ujitur) qw ngrihet pwrmjet pendws sw njw poeti tw akuzuar -sot, e ndoshta e mot- si serb, (sic dhe ”akuzave” te tjera per origjinen gjysem-serbe te heroit tone kombetar), aq sa tw ngratit lexues i ngrihet dyshimi ogurzi: mos janw komshinjtw tanw veriorw qw talin allatet me ne, pasardhwsit e arbwrve, pwrmjet kwtyre shkrimeve alla-patriotike, (desha te them: alla ”patriotike”)!?!
C’janw kwto pyetje te nje 10-15 vjecari: e kujt eshte gjykata, kush e formoi, kujt i sherben ajo, etj? Dhe pergjigjet e dhwna janw te njellojta me ato te nje 3-4 vjecari: gjykata eshte e Kosoves, ne fakt ajo eshte e Serbise, me fuqi me te medha se ajo gjykata arrogante e Hages, se Dick Marty eshte nje agjent i Svicres, (mire qe s’tha: i Rusise!), kjo gjykate speciale eshte nje gjykate e Serbise e veshur me petkun nderkombetar, etj.!
Une, si dhe shumica e qytetarve te thjeshte, nuk i besojme akuzat e ngrejtura ndaj UCK-ws! Dhe kjo per faktin se, perpara atij qwllimi te madh te panvarsise se Kosoves, nuk mund te kishte kohe per krime te tilla qe permbajne akuzat e ngrejtura nga gjykata speciale dhe ajo e Hages. (Ndonse nuk perjashtohet edhe ndonje rast krimi nga fundi i luftws.) Por, kur lexojme shkrime te ketilla alla ‘islame’, nisim e dyshojmw mos tw gjithw historinw tonw e dirigjojnw komshinjtw tanw veriorw, nwn figura tw kwtilla alla ”patriotike”!?!
Z.Bedri.Te vlersoj per analizat dhe komentet me hapsira kombetare dhe per veprimtarine tuaj per clirimin e Kosoves.
Besoj edhe juve duhet te me njihni ne distance per veprimtarine time shume efektive per clirimin e Kosoves me detyren e atasheut ushtarak ne Turqi, ku ngritem shtetin turk ne mbeshtetje te UCKse dhe pastaj pjesmarrjen e saj me Ameriken, me bllokimin ne Bosfor te 17 anijeve luftarake ruse qe u nisen per ne Adriatikun verior per te goditur avionet e NATO-s qe ngriheshin nga Aviono per te goditur objektet dhe trupat serbe ne Kosove dhe asgjesimin e anijeve qe sillnin furrnizimin e UCK-se me armatime e municione nga Bosnha, ngritjen e qendrave te pritjes se kosovareve ne Ederne,Shkup dhe Elbasan dhe furrnizimi intensiv i tyre per mbi jetese, hapjen e koridorit ushtarak Izmir-Bosfor-Bullgari Serbi etj.
Por Thaci coi vehten e tij ne burg me skenarin Thaci-Vucic-Grenell per shkembimin e territoreve me Serbine te cilin e kundershtoi BE me ne krye Gjermanine,te cilat Thaci i kishte braktisur.Prandaj me rruget e saj Europa me Gjermanine kerkuan braktisjen dhe arrestimin e Thacit, i cili fatkeqesisht more me vehte edhe bojte-luftetare te Kosoves. Tani gjykata, e cila i sherben plotesisht Serbise po e realizon misionin e saj anti Kosoves.
,Merita,Lufta per clirim e UCK,jane te Pashlyera.Meritet e Hashim Thacit dhe krereve te UCK te paperseritshme.
Paslufta ishte edhe me e veshtire. Besimi i verber tek Forcat e misionit francez na kushtoi spastrimin ethnik te Mitrovices,Besimi i verber tek ambasadoret Trumpista,Grenello me shoke,na kushtoi futjen e associacioneve ne Marreveshjet me Serbine.Herojte e Luftes nuk jane gjithmone Herojte e paqes.prandaj populli i mencur Anglez nuk e rizgjo0dhi Cercillin,megjithese fitoi Luften.Nje Lyder i Ri skeptik ndaj ofertave kapitulluese te Miqve,po nderton Kosoven Shtet,pa associacione,nga Mitrovica,ne Han te Elezitj Kurti eshte besnik vetem ndaj Kosoves.
Bedri Islami ose luan rolin e naivit ose eshte vertet aq naiv sa e beson vertet ate qe shkruan – qe ata UCK-ste mbahen ne burg atje ne Hage nga vullneti i Serbise!
Qe Serbia ka oreks te burgose jo vetem ish-UCK por mundesisht krejt Kosoven, kjo dihet.
Por ata Hashim Thac and Co. atje pas hekurave ne Hage i ka futur vullneti e urdheri i Shteteve te Bashkuara te Amerikes (me sakte i administrates Biden ndikuar fort nga politika e Soros)
Nuk ecen dot urdheri serb atje ne Hage! Sa per urdher amerikan, PO.
Dhe ka qene nje kerkese konstante e Serbise qe ish-UCK mos ishte ne politike dhe vullneti amerikan per t’ja plotesuar ate kerkese.
SHKURT, per UCK eshte marre vendimi per te mos qene fare ne politike. Kush nuk e ka kuptuar akoma kete nuk do ta kuptoje. Dhe ai vendim per ta mbajtur UCK larg politikes qofte edhe duke e burgosur (kur nuk largohet vete) nuk ka ardhur ne Hage prej Beogradit por mijra km. me larg nga matane oqeanit nga administrata Biden, me pro-serbe e tere administratave amerikane nder vite.
Zoti Islami, ju e ndjeni dhimbjen e të pafajshmit më shumë se çdo kush edhe për faktin se keni beshkëpunuar ngashtë me ta.Une njofë shume kosovarë kamë qenë ne LDKdhe me vone ne Fondin V.Thërret.Që kur doli ne skenë UÇK shumë kosovar dhe gati gjithë LDK ishin jo kundër por armiqë të UÇK.LDK u mundua me gjithë forcën e sajë politike,financisre dhe fizike për të penguar dhe sabotuar luftën.UÇK fitoj falë trimëris dhe idealizmit te pashoq të luftëtarëve te saje,nje pjese të vogël të kosovarëve,shqiptarëve të Maqedonis (në diaspor dhanë shumë para) dhe shqiptareve tjere kudo nepër botë dhe kuptohet me ndihmën e NATOs.Gjithë LDK ishte kundër sulmeve të NATOs,Rugova këkonte ndalimin e tyre edhe nga konaku i milosevicit edhe nga azili ne Itali.Kosova de facto u çlirua nga Serbia por strukturat serbe shpejtë e kapën jetën poitike, gjykatat..Në KFOR u punësuan gjithë nostalgjikët e Serbis,propaganda udb-ldk bëri që Kosova të kthehet kundër çlirimtarëve.Pa humbur kohë filluan luftën e gjithëanshme të papenguar për të përdhosur dhe kriminalizuar çdo gjë që përmendej UÇK.U formuan struktura të posaqme me qendë ne Beogtad për trajtimin e “viktimave” të cilet ishin keqtrajtuar se ishin” ldk “dhe jo se kishin shërbyer në aparatin e dhunës serbe.Partit e dala nga lufta ishin në mes dy zjarreve ,propaganda e egër ldk -udb dhe konsolidimi i radhëve ,përshtatja për angazhim politik.Populli në shumicë analfabet i Kosovës shpejtë i pëvetësoi mësimet e ldkisteve,sepse edhe vetë pakë ose aspak nuk kishte kontribuar…Shkurt ishte më mirë të jeshë në anën e mosndihmuesve sepse ndiheshe më i barabart.Intelektualet e Kosovës që mbi 90% nuk dinë shqip të flasin rrjedhshëm,ASHK asnjërerë nuk doli në mbrojtje të luftës ,kryetari i sajë njëfar bitango,suloi ashpër luftë dhe udhëheqjen e sajë.Me një fjalë kosovarë shumica dërmuese janë jo mirënjohës ,arrogant dhe pandjenja për të qenë të lirë.Shkurtë nuk e meritojnë lirin ,atë që të bënë i joti nuk ta bënë as i huaji!
Ti lshdkp je me keq se serbet.
Pse e fshihni ate autorin e shkrimit per Avni Rustemin? Ja po ju them une tre emra,kush mund te jene.
1-Lektoret e marxizmit Koco Danaj,Arjan Starova2-Biri Regjimentiit Gramshalesh Marenglen Kasmi.
Edhe truan Historigrafine komuniste si Dogmatike,edhe cileson Avni Rustemin si mit i Komunizmit edhe kritikon Kujtimet e Eqrem bej Vlores si Interesa te klases Feudale borgjeze cifligare e mrroklla te zhargonit komunist.
Edhe pranon se xhandarmeria franceze i gjeti pare te madhe neper xhepa te corapet te kpucet te hoteli,(s`dinte ku ti fshihte i shkreti Avni qe nuk ishte mesuar me para),pra ishte nje Sicario,edhe thote qe ishte nje figure shume dimensionale,,KOMPLEXE,.dhe i ka nxire me shkronja te zeza si raporte fjalime te plenumit IV.
O kadavrat e Agjitpropit!Keni mbetur si ushtari Japonez ne Ivoxhima.