Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E majta që nuk është
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > E majta që nuk është
Kryesoreopinion

E majta që nuk është

Published: January 11, 2024
Shpërndaje

Nga Viktor Malaj

Kapitalizmi është amoral. Është i mirë për të shtuar pasurinë, por është i keq në shpërndarjen e saj. Po të mos zhvillohet brenda një kuadri moral ai do të krijojë një shoqëri të padrejtë – Charley Reese (Çarli Rijs), gazetar konservator amerikan i shek.XX

Po të dëgjosh propagandën e pakufishme që bëhet prej tridhjetë vitesh tek ne rreth shoqërisë dhe sistemit politik në të cilin jetojmë, të krijohet përshtypja se jemi në parajsë. Këtë “parajsë” e etiketojnë si “ferr” individët dhe forcat politike opozitare.

- Publicitet -

Mirëpo për dreq, sapo vijnë në pushtet apo përfitojnë prej pushtetit të radhës e kthejnë në anën e përkundërt “pllakën”. Parajsa bëhet ferr dhe ferri parajsë brenda natës.

Propaganduesit (dhe mashtruesit) më të zellshëm janë kategoria e personave që gjatë kësaj periudhe kanë përfituar pushtet dhe pasuri, më së shumti në mënyrë të padrejtë dhe me rrugë e mjete kriminale. Duke pasur parasysh kriteret që ata përdorin për vlerësimin e gjendjes së punëve dhe të shoqërisë, ne duhet t’iu japim të drejtë.

Ata na thonë se na mjafton liria për të folur, për t’u organizuar në parti politike ose për t’iu bashkuar palës që duam, për t’u grumbulluar e protestuar, si dhe për të zgjedhur cilindo që duam gjatë periudhave zgjedhore. Ky është refreni që dëgjojmë në çdo ligjërim politik apo mediatik.

Për t’u dukur simpatikë, joshës dhe interesantë, sistemit politik në të cilin jetojmë i kanë vënë emrin “demokraci”, domethënë “sundim i popullit”. Po t’iu thuash se këto nuk mjaftojnë që shoqëria shqiptare të jetë e drejtë e demokratike, ata të kundërvihen menjëherë, duke të bërë pyetjen “asgjësuese”: Pse, çfarë kërkon ti, diktaturën e Hoxhës?

Po të kthehesh e t’i pyesësh: Si ka mundësi që shumica e popullit nuk është e kënaqur me “sundimin e vet” dhe, shpesh, njerëzit bien në dëshpërim, ngaqë e shohin të pamundur ta ndryshojnë thelbin dhe cilësinë e “sundimit të vet”, ndonëse zgjedhjet i ndryshojnë ekipet qeverisëse, ata zgërdhihen dhe thjesht të thonë se “megjithatë ne jetojmë në demokraci”.

Demokracia reale nuk përcaktohet thjesht nga fakti nëse ai që ndodhet në nevojë apo i shkelen të drejtat e tij, ka të drejtë dhe mundësi të ngrejë zërin e të ankohet, por nga fakti se sa dëgjohet zëri i tij dhe sa ekzistojnë mundësitë praktike që t’i plotësohen nevojat dhe t’i jepen të drejtat kushtetuese, pa e sorollatur, vonuar, diskriminuar dhe shtrënguar të përdor ryshfetin.

Edhe kafshët kanë të drejtë të bërtasin përpara se t’i therrin, por kjo nuk i shpëton nga vdekja.

Fakti që, sipas të dhënave të Bankës Botërore, 57% e shqiptarëve ndodhen jashtë vendit dhe 50% e atyre që jetojnë në Shqipëri duan të ikin jashtë, është treguesi më i mirë se ne nuk jetojmë në demokraci, por në një kapitalizëm të pazhvilluar dhe, mbi të gjitha, të padrejtë.

Shkaku kryesor i ikjeve dhe prirja e qëndryeshme për ta lënë vendin nuk kushtëzohen nga pamundësia për të siguruar minimumin jetik, por nga ekzistenca trishtuese e padrejtësisë në marrëdhëniet shtet-shtetas dhe midis vetë shtetasve.

Njëra nga anët më të dukshme të padrejtësisë shoqërore është krijimi i një pabarazie të llahtarshme midis një pakice të privilegjuar, harbute, të pacipë e grabitëse, dhe shumicës së qytetarëve që jetojnë në zgrip.

Këtë pabarazi e bën edhe më të papranueshme dhe revoltuese fakti se shumica e të pasuruarve e kanë arritur këtë pa pasur kurrfarë meritash dhe pa mundime. E kanë arritur duke përdorur rrugë e mjete amorale dhe të paligjshme.

Kur qytetari shqiptar shikon se qeveritarët e të gjitha krahëve vihen në poltronin e pushtetit me votën e tij, por shërbimet kryesore ia bëjnë pakicës së lartpërmendur, atëherë ai dëshpërohet dhe mendon largimin nga vendi.

Një “demokraci” e tillë, në fakt, është e rreme sepse ajo është oligarki (kapitalizëm oligarkik) ku një pakicë stërpasurohet dhe me pasurinë që përqendron në duart e saj imponon ligje dhe sisteme që i shërbejnë asaj në kurriz të shumicës, duke e bërë votën popullore të pavlefshme.

Për këtë pakicë, kriminalisht të privilegjuar, nuk ka rëndësi kush zgjidhet në qeverisje. Të gjitha qeveritë i shërbejnë asaj.

Një sistem politik nuk mund të jetë as i drejtë dhe as i moralshëm kur, si të mirat ashtu edhe të këqijat, si arritjet ashtu edhe dështimet, nuk i ndajnë të gjitha shtresat dhe kategoritë shoqërore.

Fakti që gjatë krizave ekonomike, atyre sociale e humanitare apo gjatë luftërave pasojat më të rënda iu bien shtresave të mesme e të varfëra të shoqërisë, ndërsa pakica e pasur, përkundrazi, del gjithmonë e fituar ekonomikisht tregon se pakica e pasur është e paprekshme nga e keqja e përgjithshme shoqërore, në mos qoftë edhe krijuesja e kësaj të keqeje.

Kur ra tërmeti i 2019 apo pandemia e Kovid -19, ashtu si edhe tani që zhvillohet lufta Rusi-Ukrainë, të parët që kërkuan ndihmë financiare nga shteti ishin përfaqësuesit e biznesit.

Dhe, jo vetëm kaq. Procesi i vaksinimit kundër Kovid -19, apo ai i testimit që iu kërkohej qytetarëve për të udhëtuar jashtë shtetit u shndërruan në një garë të ethshme fitimi e spekulimi, duke vënë tarifa më të larta se vendet perëndimore që kanë nivele ekonomike dhe të ardhurash financiare disa herë më të larta se tonat.

Kur nisi lufta në Ukrainë, kapitalistët tanë “të ndershëm” i rritën menjëherë çmimet e naftës, miellit etj., megjithëse malli që kishin stok ishte blerë në tregjet e huaj pa filluar lufta dhe me çmime më të ulëta.

Ndërsa çmimet e naftës në botë ishin rritur me 20-30 %, kompanitë e autobusëve urban i kërkuan qeverisë t’i lejonte të rrisnin çmimin e biletave me 100%. Madje, disa prej tyre i kërkuan qeverisë “ndihmë financiare”, domethënë të merrnin nga xhepi i përbashkët (buxheti i shtetit) i shqiptarëve shuma të konsiderueshme parash.

Të pasuruarve as që iu shkon nëpër mend të ulin përqindjet e fitimeve. Ata duan që shtresat e varfra dhe të mesme të sakrifikojnë, qoftë edhe bukën e përditshme familjare, ndërsa ata nuk duhet të pakësojnë sadopak luksin që i kanë krijuar vetes dhe që na e demonstrojnë përditë me paturpësi të pamëshirshme.

Nëse iu thuhet se edhe ata duhet të mbajnë mbi kurriz sadopak nga barra e krizave, ata të përplasin në fytyrë teori dhe fraza filozofike për parimet e “ekonomisë së tregut”, funksionimin e shtetit demokratik dhe pasojat që do të vijnë në rast se shteti ndërhyn në treg.

Mirëpo, kur ndodhi kriza botërore financiare e vitit 2006 qeveritë e vendeve kryesore perëndimore ndërhynë në “tregun e lirë” duke marrë triliona dollarë nga paratë e taksapaguesve të vendeve të tyre dhe duke ua dhënë gjigantëve ekonomiko-financiarë për t’i shpëtuar nga falimentimi.

Nëse tregu duhej të ishte i lirë, i pandikuar nga politika dhe qeverisjet dhe nëse tregu ishte vërtetë konkurrencë e lirë, atëherë le të falimentonin edhe gjigantët. Pse gjigantët shpëtohen nga qeveritë ndërsa “milingonat” lihen në fatin dhe nën thundrën e “tregut dhe konkurrencës së lirë”?!

Më duhet të pranoj se i njoh dhe nuk i shpërfill tërësisht argumentet që jepen pse veprohet kështu, por nuk harroj dot atë që thoshte Viktor Hygoi se “Parajsa e të pasurve krijohet nga ferri i të varfërve”.

Histeria që kapi botën e biznesit sapo nisi lufta në Ukrainë, duke rritur çmimet edhe për mallra, kostoja e të cilëve s’ka kurrfarë lidhjeje me luftën dhe tregjet ndërkombëtare, tregon kalbëzimin moral të botës kapitaliste shqiptare.

Mund të merret fare lehtë me mend se çfarë do të bënin këta banditë “të nderuar” në rast, larg qoftë, të një lufte botërore apo thjesht lokale ku do të përfshihej edhe Shqipëria. Ata, me siguri, do ta detyronin një pjesë të popullit shqiptar të shiste edhe shtëpitë për të siguruar bukën e fëmijëve.

Një qeveri vërtetë demokratike, as nuk duhet ta diskriminojë apo ndëshkojë padrejtësisht botën e biznesit, por as nuk duhet të mbyllë sytë përballë matrapazëve me licensa, që shfaqen nën maskën e “lirisë” apo “lirisë së tregut”.

Tregun e krijojnë dhe menaxhojnë njerëzit, prandaj përpjekjet për ta fajësuar si diçka që qëndron jashtë nesh, si një gjë e padukshme dhe e padisiplinueshme, nuk është gjë tjetër veçse hihedhje syve për të verbuar popullin taksapagues.

Populli nuk i ka votuar qeveritarët që ta verbojnë e varfërojnë.

Nëse një qeveri ndërhyn me proceduara të shpejtuara për t’iu dhënë tendera dhe koncesione një grushti pasunarësh, por ngurron të mbrojë shumicën nga mashtrimet dhe grabitjet që iu bën atyre kjo pakicë, kjo qeveri nuk mund të jetë as e majtë dhe as demokratike.

Një qeveri e tillë nuk bën keq t’i mbajë në kujtesë vargjet e Sadiut që thoshte: “Shiko vegjëlinë, brengosu për të / Kij frikë nga koha, se koha poshtë të vë!”.

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • Vlora 97 says:
    January 12, 2024 at 11:47 am

    Brilant viktor malaj!
    Per te ardhur keq qe nuk publikoni nje foto te tij.
    Si ka mundesi mendje te tilla idealiste dhe plot kulture nuk ftohen neper banaqet televizive ku mbizoteron kodoshlleku dhe mediokriteti?????

    Reply
    • K R says:
      January 12, 2024 at 11:49 am

      “….Si ka mundesi mendje te tilla idealiste dhe plot kulture nuk ftohen neper banaqet televizive…”

      PERGJIGJEN E KE TE QARTE NE SHKRIM!!!

      Reply
    • ¿? says:
      January 12, 2024 at 2:22 pm

      O Vlora 97, po akoma nuk e ke mare vesh o derdimen qe nuk i botohet fotografia se eshte Anonim, dmth perdor nje pseudonim, njelloj si puna jote qe ve Vlora 97. Kjo do te thote qe nuk i mba bitha te vere emrin, dhe prandaj nuk e terrasin te jape mendje se nuk dihet kush eshte me nje fjale eshte Viktor Sdikushishti. E more vesh tashti?

      Reply
  • Spak says:
    January 12, 2024 at 12:26 pm

    Ftohen nga kush? Grida Duma,kurva,Ylli Rakipi shoku i hajdutit Sali apo Syri i Cim Pekes! Sa kot eshte Shqiperia dhe sidomos PD! Kur te shesin keta moral jeta ka marre fund! Nje jete e reme pa kuptim me genjeshtra dhe intriga te paguara nga Saliu dhe likja!

    Reply
    • ¿? says:
      January 12, 2024 at 2:24 pm

      Jo or taj Spaku, mund ta therrase edhe Grida, edhe Ylli, edhe Qimi, po puna eshte se nuk e dine kush eshte se eshte anonim, nuk ia mba bitha t’i thote me surrat keto qe shkruan.

      Reply
  • capi says:
    January 12, 2024 at 1:03 pm

    Pergjigja eshte se ato televizione punojne ne informalitet ose me thene lavatrice paraje. Nuk ka asnje llogjike ekonomike qe nje i ashtequajtur analist te marri nje rroge 200 mije euro ne vit, sa eshte rroga e presidenti amerikan.
    Me fal cfare “prodhon” ky analist qe gjeneron te ardhura sa mbulon shpenzimet e tij(rroga) dhe krijon fitim per televizionin. Te mos besh kalkulimet me te pakten 5 “analiste” qe ftohen cdo nate. Keta gjasme zihen si qeni me derrin sipas nje skenari te para pergatitur. Te flasin dhe te mos thone asgje.

    E cta duan Viktorin, te krijoj telashe. Te nesmen ne megjes te gjejne perpara televisionit taksidarin dhe xhandarin ti thote ske deklaruar te ardhurat dhe ti veje drynin. Njelloj si televisionit te atij kapterrit, qe kishte 5 vjet qe nuk paguante taksat dhe qirane, dhe shkon e mbyll gazeten/tv dhe i ve rruspat resortit pse ju ngriten bubat kumandarit (KM)

    Reply
  • DRENICA E KUQE says:
    January 12, 2024 at 1:46 pm

    Ju lumte, z. Viktor Malaj! Tema te tilla duhen shtjelluar e zberthyer ne imtesi, por, “kapitalistet shqiptare”, qe i duartrokasin dreqit e te birit, nuk duan t’ia dine per atdheun dhe per popullin shqiptar, per skamnoret shumice, para te cileve kapitalistet e “rinj” nuk shohin aske dhe asgje… Nje gjendje edhe me shqetesuese dhe me e rende ndodh ne “Republiken e Kosoves” dhe ne trojet e tjera shqiptare, te coptuara e te “lira” sipas orekseve “demokratike” te pushtuesve dhe aleateve te tyre “shqiptare”…
    Por, nje pyetje qe keni shtruar me te drejte: – “Pse, çfarë kërkon ti, diktaturën e Hoxhës?, duhet pergjigjur me durim dhe argumente, sepse, “diktatura e Hoxhes” ishte rend dhe rregull dhe logjikisht rendi dhe rregulli nuk jane diktature… Po harrojne shqiptaret se ne çfare gjendje ka qene Shqiperia e pasluftes se II Boterore dhe ajo kohe e “diktatures se Hoxhes” zhduku analfabetizmin, krijoi arsimimin falas, shendetesine falas, krijoi ushtri, polici e armatim per te gjithe shqiptaret dhe ne jemi ata qe e duam ate “diktature”, qe ishte rend dhe rregull per te gjithe, hiç tradhtaret…

    DRENICA E KUQE

    Reply
  • Saktë says:
    January 12, 2024 at 2:39 pm

    Përveç konkluzioneve të sakta të z. Malaj, dua të shtoj se kapitalizmi shqiptar ka veçorinë që të jetë primitiv, ku shumë fenomene vëndet perëndimore i kanë kaluar me kohë. Shëmbull: Privatizimi i monopoleve që duhej të ishin publike! Arsyeja: sepse janë në kundërshtim me teorinë e Ekonomisë së Tregut të kapitalizmit. Ka plot të tjera.

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    January 12, 2024 at 5:44 pm

    E djathta nuk eshte, sepse nuk mund te rilindte nga nga nje sekretar partie radikal, madje dhe jeniçer i PP, siç e ka percaktar nje ish koleg i tij.
    E majta ishte dhe s’eshte më. Nuk mund te ndodhte ndryshe edhe me te majten, perderisa ne krye te saj u “plagjua” Edi Rama. Pikerisht ai qe, pasi veshi pardesyne e bardhe, kerkoi inkuizicion ndaj te mjtes. Pra ne krye te PD dhe te PS u vune dy bastarde, jo ne kuptimin biogjenetik, por ideopolitik. Edhe fundi I tyre do jete i tille. Edhe heronjte mitologjik(bastarde), edhe pse te fuqishem mitologjik, kene nje fund per tu meshiruar. Ndersa Shekspiri, per politikanet e sotem te fuqishem, profetizon keshtu:
    “Gjithçka ka emer pushtet,
    Dhe pushteti vullnet, dhe vullneti deshire.
    Dhe deshira – ujk universal.
    I permbushur dyfish me vullnet dhe pushtet, ben gjithe universin prehë n e tij.
    Dhe pastaj,ne fund, shqyen vetveten.”

    Kjo profeci u provua me Berishen. Rama pret rradhen….

    Reply
  • demo says:
    January 12, 2024 at 7:09 pm

    Ky merr poza profetike,here si Don Bosko,here si Shopenhaueri,
    Ay maloku merr poza folklorike si Mic Sokoli me top, gjeli jevgut maje mullarit.
    po jemi dishiru te shohim nje NORMAL kryeminister.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    January 12, 2024 at 7:19 pm

    Këtë Demon e du fort, është njeri me botë !!!

    Reply
  • Emigranti says:
    January 12, 2024 at 10:04 pm

    Cfare ju nevoitet fotografia e Viktorit apo ndonje shkruesi tjeter ? E rendesishme eshte se cfare shkruan, mendon dhe propagandon dikush dhe jo kush eshte ai qe shkruan. Viktori nuk thirret ne studio televizive sepse jeton ne France prej gati 20 vitesh dhe jep mesim ne Universitetin Paris 4. Besoj se kaq mjafton.

    Reply
    • ¿? says:
      January 15, 2024 at 1:32 pm

      Perse genjen o Emigranti??? Viktor Malaj eshte pseudonim, pra kemi te bejme me nje anonim dhe kaq. Ato perrallat me Universitetin e Parisit shko tregoi ne ndonje vend tjeter, se jo per gje po me te vertete ja ashtu kot, qofte edhe per kuriozitet perse nuk del fotografia e ketij gjeniut. Shoku i vet Bedri Islami e bon cope fotografine e vet, i kane mush mendjen qe eshte fotozhenik dhe vuuuu fotografia. Po Viktori???

      Reply
  • Katiu says:
    January 15, 2024 at 6:26 pm

    Si Viktori edhe ne që komentojmë , jemi bërë bajatë . Jemi si papagalli .
    Si klasa politike deri në palcë e degjeneruar ( njëllojë si e djathta edhe e majta ) ashtu edhe neokapitalistet hajdutë tallen , na nxjerrin gjuhën kur lexojnë llafollogjinë tonë .
    Ata tjetęrsohen , bëhen bisha, i vënë flakën Shqipërisë po u preke pasurinë dhe kolltukët .

    Unë e quaj veten të majtë dhe Leninin e kam patur si perëndi , por , e paskam patur gabim.
    Për Marksin s’po flas, ai ishte filozof dhe unë nuk jam aq injorant të flas për të siç flas për Enverin , Saliun , Edvin Ramë prostitutën , apo për të tjerë .

    Titua paska qënë gjenial , ai ndertoi një federatë edhe me kosovarët brënda që jetonin më mirë se Amerika ( këtë ma kanë thënë kosovarë ) .

    Duhet ta pranojmë , ne jemi një shtet I dështuar . Ne jemi një kosh plehęrash për të huajtë .
    Shteti I pavarur shqipëtar ka qënë parajsë për krerët , si dje edhe sot .
    Të na rrojë pavarësia , mjerë populli !

    Reply
  • I juaji Edi Rama says:
    January 17, 2024 at 4:18 pm

    Po c’te Majte po kerkoni mor dreqer? A e keni harruar premtimin tim solemn kur hipa ne fron : “pertej te Majtes e te Djathtes”? (pra shqip fare – ne Gop te s’Emes)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?